ATV

Blog

  • Kujtimet e Brahimajt: Kur Jasharajt zmbrapsnin armikun, ne futëm në Kosovë 96 armë

    Kujtimet e Brahimajt: Kur Jasharajt zmbrapsnin armikun, ne futëm në Kosovë 96 armë

    Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona e Dukagjinit, Lahi Brahimaj ka kujtuar sulmin e dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, 28 vjet më parë.

    Ai kujton ditën e sulmit, teksa thotë se lajmi për të i vuri në lëvizje pa hezitim.

    “22 janari – ditë kujtimesh dhe krenarie. Më 22.01.1998, kur familja Jashari u sulmua në Prekaz, ne ishim në Bajram Curr, në shtëpinë e Besnik Krasniqit – strehë e UÇK-së – me heronjtë Mujë Krasniqin, Ilir Konushevcin, Qerim Kelmendin, si dhe bashkëluftëtarë të tjerë, ndër ta Rexhep Selimi i cili tash e 5 vite padrejtësisht po mbahet ne Haag,dhe Nasim Haradinaj, Xhabir Zharku… Lajmi për sulmin na vuri në lëvizje pa hezitim”.

    Ai shkroi se ndërsa Jasharajt zmbrapsnin armikun, “ne futëm në Kosovë 96 armë për luftën që po vinte”.

    “Sot ata nuk janë më, por lavdia e tyre jeton përjetë. Lavdi Dëshmorëve!”, shkroi Brahimaj.

  • Will Smith dhe Jada Pinkett shokojnë publikun me ribashkimin e tyre të parë publik!

    Will Smith dhe Jada Pinkett shokojnë publikun me ribashkimin e tyre të parë publik!

    Duo-ja shumë kontraverse e Hollywood-it është rikthyer në qendër të vëmendjes!

    Will Smith dhe Jada Pinkett Smith u panë së bashku publikisht për herë të parë pas një kohe të gjatë, duke shënuar një paraqitje të rrallë që paparacët dhe fansat kapën me foto me shpejtësi të paparë.

    Pasi çifti, i cili u nda në mënyrë të qetë disa vite më parë, por vazhdon të ndajë lidhje të forta familjare, u shfaq në Paris “Fashion Week 2026” për të mbështetur djalin e tyre, Jaden Smith, i cili prezantoi koleksionin e tij të parë të veshjeve për meshkuj si drejtor kreativ për Christian Louboutin. Të dy, Will dhe Jada, dukeshin stylish dhe të koordinuar, Will me një pallto të zezë, të veçantë e elegante dhe syze dielli kurse Jada me një pallto “të guximshme” prej lëkure dhe pantallona lëkure, duke treguar se edhe pas vitesh ndarje, ata ende bëjnë bujë kur dalin bashkë.

    Kjo paraqitje dallon sepse është dalja e tyre e parë e madhe në publik pas shumë muajsh, që nga hera e fundit kur u panë së bashku në fund të vitit 2025 gjatë një drekë të rrallë në Kaliforni, paraqitja e tyre e parë e fotografuar pas thuajse një viti.

    Edhe pse çifti i martuar që nga viti 1997, zbuloi në 2023 se po jetonin jetën e tyre të ndarë që nga viti 2016, ata kanë theksuar vazhdimisht se ende ndajnë një lidhje të fortë dhe dashuri të thellë për njëri-tjetrin. Ata janë parë së bashku në ngjarje familjare, duke përfshirë premierat e filmave dhe festimet e ditëlindjeve, duke treguar se marrëdhënia e tyre, edhe pse “e evoluar”, nuk është zhdukur.

    Për shumë fansa, të shohësh Will dhe Jada të ndajnë sërish skenën, veçanërisht në një ngjarje të madhe si “Paris Fashion Week”, është një kujtesë se marrëdhëniet në Hollywood nuk ndjekin gjithmonë skenarët e zakonshme. Dhe me të dy yjet që vazhdojnë të lulëzojnë në karrierat e tyre krijuese duke ruajtur lidhjen familjare, kjo dalje mund të jetë vetëm fillimi i më shumë paraqitjeve së bashku në të ardhmen.

  • Zgjatet për 12 muaj, afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje

    Zgjatet për 12 muaj, afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka marrë vendim për vazhdimin e afatit për dorëzimin e aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje, në përputhje me nenin 9, paragrafi 2 të Ligjit Nr. 06/L-024 për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje.

    Sipas këtij vendimi, afati për aplikim është vazhduar për herë të parë për një periudhë prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh, duke filluar nga dita e nënshkrimit të vendimit. Vendimi është marrë duke marrë parasysh nevojën për kohë shtesë, me qëllim të realizimit të plotë të objektivave të Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje.

    Nga autoritetet komunale bëhet e ditur se qytetarët e interesuar për legalizimin e objekteve të tyre mund të aplikojnë në Zyrat e Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit (DUPMM), të vendosura në objektin e ri të Komunës së Vitisë.

    Institucionet përkatëse u bëjnë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë afat shtesë dhe të kompletojnë dokumentacionin e nevojshëm brenda afatit të përcaktuar.

  • Gazetarja shqiptare ndez shpresat për Bleona Matën: Jeton dhe gjendet në Gjermani

    Gazetarja shqiptare ndez shpresat për Bleona Matën: Jeton dhe gjendet në Gjermani

    Avokatja shqiptare, Nexhmije Beqiri ka ndezur shpresat në lidhje me rastin e Bleona Matës, e cila është zhdukur rreth 15 vjet më parë.

    Ajo tha se sipas informacioneve të fundit, ajo është gjallë dhe gjendet në Gjermani.

    Beqiri u shpreh se në bazë të informacioneve, ajo është rrëmbyer nga një fshatar dhe është sjellë në fshatin Llakatun të Vlorës , tek vajza e tij që nuk kishte fëmijë.

    “Vajza 6 vjeçare e rrëmbyer në Zapot të Kukësit, është rrëmbyer nga një fshatar po nga ai fshat i Kukësit, dhe është sjellë në fshatin Llakatun të Vlorës , tek vajza e tij që nuk kishte fëmijë. Pas 3 muaj, kjo familje bashkë me Bleonën ikin në Greqi, dhe vitet e fundit gjenden në Gjermani. Bleona Mata jeton”, ka shkruar avokatja.

  • Presidentja Osmani publikon pamje prej Davos, ku u ftua nga Trump për Bordin e Paqes

    Presidentja Osmani publikon pamje prej Davos, ku u ftua nga Trump për Bordin e Paqes

    Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në Davos për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes.

    Osmani është ftuar për ta përfaqësuar Kosovën në këtë bord nga Presidenti amerikan, Donald Trump.

    “Mirëmëngjes nga Davos, ku jemi me ftesë të Presidentit Trump, në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes. 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Osmani.

  • Ngacmime seksuale!?- Steven Seagal u ofroi masazhe aktoreve gjatë ‘audicioneve fiktive’

    Ngacmime seksuale!?- Steven Seagal u ofroi masazhe aktoreve gjatë ‘audicioneve fiktive’

    Hollywood ka një temë të re që po ndez diskutimet pas përvojave të shqetësuara të aktrisave Claudia Jordan dhe Shanna Moakler me yllin e filmave aksion Steven Seagal. 

    Në episodin e parë të podcast-it të tyre të ri “Wicked Awesome”, Jordan dhe Moakler ndanë histori të ngjashme nga vitet e kaluara mbi atë që supozohej të ishin audicione me Seagal, por që shpejt u bënë tejet të pakëndshme.

    Sipas të dy grave, Seagal i ftoi në shtëpinë e tij nën pretekstin e një audicioni për film, por gjërat morën një kthesë të çuditshme. Jordan thotë se gjatë vizitës së saj të dytë, Seagal i ofroi një tur të shtëpisë, më pas mbylli derën, e çoi në një dhomë dhe filloi t’i ofronte të punonte mbi “ngurtësinë” e qafës së saj, duke sugjeruar një masazh që ajo kurrë nuk e kërkoi.

    Historia e Moakler-it është edhe më shqetësuese. Ajo pretendon se kur ishte 18 vjeç, Seagal e fluturoi nga New York në Los Angeles për një audicion të prezantuar si i rregullt. Pasi mbërriti në shtëpinë e tij, ai thuhet se i tha se ishte “sensei” (mjeshtër) dhe mund ta ndihmonte me akupunkturë në shpinë dhe më pas i kërkoi të hiqte bluzën për të kryer “trajtimin”. Ajo thotë se mund të dëgjonte fëmijët e tij që luanin në shtëpi gjatë ngjarjes.

    Moakler thotë se Seagal e trajtoi me akupunkturë dhe pastaj filloi të masazhojë shpinën e saj, duke i thënë më pas të ulej pa pasur mundësi ta vesh bluzën, në atë moment u bë qartë se nuk kishte asnjë audicion real dhe asnjë punë që e priste. Ajo tha se iku duke u ndjerë “e neveritur” nga përvoja.

    Të dyja gratë kritikuan Seagal për atë që e shohin si një përpjekje për të përzier biznes me kënaqësi personale dhe për të shfrytëzuar aktoret e reja që përpiqeshin të depërtonin në Hollywood. Ato gjithashtu pyetën nëse të tjera gra mund të kenë pasur përvoja të ngjashme me aktorin e njohur.

    Deri tani, nuk ka pasur asnjë reagim publik nga Seagal apo përfaqësuesit e tij mbi pretendimet e raportuara nga Jordan dhe Moakler.

  • SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

    SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të largohen zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ditën e sotme, përballë paralajmërimeve se vendimi do të godasë si shëndetin amerikan ashtu edhe atë global, si dhe në shkelje të një ligji amerikan që kërkon që Washingtoni t’i paguajë agjencisë së shëndetësisë të OKB-së 260 milionë dollarë në tarifa që i detyrohen.

    Presidenti Donald Trump njoftoi se SHBA do të largohej nga organizata në ditën e parë të presidencës së tij në vitin 2025, nëpërmjet një urdhri ekzekutiv.

    Sipas ligjit amerikan, ajo duhet të japë njoftim njëvjeçar dhe të paguajë të gjitha tarifat e papaguara para largimit.

    Të enjten, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së tha se dështimi i OBSH-së për të përmbajtur, menaxhuar dhe ndarë informacionin i kishte kushtuar SHBA-së triliona dollarë dhe presidenti kishte ushtruar autoritetin e tij për të ndaluar transferimin e ardhshëm të çdo fondi, mbështetjeje ose burimi të qeverisë amerikane tek OBSH-ja. “Populli amerikan i ka paguar më shumë seç duhet kësaj organizate dhe kjo goditje ekonomike është përtej një pagese fillestare për çdo detyrim financiar ndaj organizatës”, tha zëdhënësi me email.

    Gjatë vitit të kaluar, shumë ekspertë globalë të shëndetit kanë kërkuar një rimendim, përfshirë së fundmi Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

    OBSH-ja tha gjithashtu se SHBA-të ende nuk i kanë paguar tarifat që u detyrohen për vitet 2024 dhe 2025. Shtetet anëtare janë gati të diskutojnë largimin e SHBA-së dhe se si do të trajtohet në bordin ekzekutiv të OBSH-së në shkurt, tha një zëdhënës i OBSH-së për Reuters me email. “Kjo është një shkelje e qartë e ligjit amerikan”, tha Lawrence Gostin, drejtor themelues i Institutit O’Neill për Ligjin Global të Shëndetit në Universitetin Georgetown në Washington, një vëzhgues i afërt i OBSH-së.

    Washingtoni tradicionalisht ka qenë deri tani mbështetësi më i madh financiar i agjencisë së shëndetit të OKB-së, duke kontribuar rreth 18% të financimit të saj të përgjithshëm. OBSH-ja do të shkurtojë gjithashtu rreth një të katërtën e stafit të saj deri në mesin e këtij viti.

    Agjencia tha se ka punuar me SHBA-në dhe ka ndarë informacione gjatë vitit të kaluar. Nuk është e qartë se si do të funksionojë bashkëpunimi në të ardhmen.
    Ekspertët globalë të shëndetit thanë se kjo përbënte rreziqe për SHBA-në, OBSH-në dhe botën.

  • Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

    Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

    Lutfi Haziri nga LDK-ja në ”Click” të RTV21 ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike. Ai theksoi se fryma Rugoviane nënkupton respekt, bashkëpunim dhe përkujdesje për familjen dhe komunitetin, dhe kritikoi sjelljet arrogante si të papajtueshme me këto vlera.

    Haiziri gjithashtu reflektuar mbi mungesën e fizikshme të Ibrahim Rugovës, duke e cilësuar atë si një ndëshkim të madh për LDK-në për shkak të gabimeve të bëra.

    “Se ka marrë askush, do isha i lumtur të shija të kishte vlera Rugoviane. Fryma Rugoviane është me mbrojt familjen tënde, në kuptimin politik; kur fiton, shumë më mirë është të sjellesh sjellshëm dhe të afrohesh me të tjerët. Ne nuk kemi garuar për qeveri në kohën e Ibrahim Rugovës, qeverinë ia kemi dhënë dikujt tjetër. Të ndash shtëpinë tënde, të mos bësh bashkëpunim politik, të ulesh me sjellje arrogante – kjo nuk është vlerë Rugoviane,” ka deklaruar Haiziri.

    Ai shtoi se, “këpucët e Ibrahim Rugovës nuk i kanë bërë askush, tamon, as sot as në të ardhmen. Mungesa fizike e tij më 17 nëntor të vitit 2007 është ndëshkimi më i madh për LDK-në, për shkak të gabimeve tona.”.

    Tutje Haziri ka shtuar se Rugova ”la trashëgimi LDK-në’.

  • Mënyra natyrale për të hequr aromat e këqija nga frigoriferi

    Mënyra natyrale për të hequr aromat e këqija nga frigoriferi

    Frigoriferi, si pajisje që funksionon vazhdimisht, kërkon organizim dhe mirëmbajtje për të shmangur aromat e këqija.

    Magazinimi i ushqimeve të ndryshme së bashku shpesh krijon erëra të pakëndshme, por ato mund të eliminohen me metoda natyrale.

    Fetat e limonit, llumi i kafesë, patatet e qëruara, uthulla dhe hiri janë mjete efektive për thithjen e aromave të këqija.

    Po ashtu, ruajtja e ushqimeve në enë hermetike ndihmon në freskinë e tyre dhe parandalon përhapjen e erërave në frigorifer.

  • OVL-UÇK dhe Sami Lushtaku bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

    OVL-UÇK dhe Sami Lushtaku bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

    Përfaqësues të OVL-UÇK-së, së bashku me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, me rastin e 28-vjetorit të sulmit të dytë që Serbia kreu ndaj familjes Jashari.

    Gjatë homazheve u nderua sakrifica e familjes Jashari dhe u kujtua qëndresa e tyre si simbol i luftës çlirimtare dhe i lirisë së Kosovës.