ATV

Blog

  • Të paktën 14 vdekje të lidhura me stuhinë dimërore në SHBA

    Të paktën 14 vdekje të lidhura me stuhinë dimërore në SHBA

    Një stuhi dimërore e rëndë ka goditur disa shtete të SHBA-së, duke shkaktuar të paktën 14 vdekje, sipas raportimeve të fundit, megjithëse autoritetet paralajmërojnë se në disa raste është ende herët për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

    Në Tennessee, zyrtarët konfirmojnë tre vdekje të lidhura me kushtet e motit, ndërsa në Louisiana janë raportuar dy raste të ngjashme. Në Teksas, një burrë i gjetur në një pikë karburanti mund të ketë vdekur si pasojë e problemeve shëndetësore, kushteve të motit, ose të dyja bashkë. Po në Teksas, një vajzë 16-vjeçare humbi jetën gjatë rrëshqitjes me slita.

    Në Massachusetts, një grua vdiq pasi u godit nga një mjet pastrimi bore. Ndërsa në Kansas, një grua u gjet e mbuluar nga bora dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga hipotermia.

    Në Nju Jork, kryetari i bashkisë Zohran Mamdani njoftoi se të paktën pesë persona kanë humbur jetën, duke shtuar se “është ende shumë herët për të përcaktuar shkaqet e vdekjes”.

    Autoritetet paralajmërojnë qytetarët që të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të jenë të kujdesshëm ndaj kushteve të rrezikshme të motit.

  • Brokoli apo lulelakra? Ja cila fiton në vlerat ushqyese

    Brokoli apo lulelakra? Ja cila fiton në vlerat ushqyese

    Brokoli dhe lulelakra janë dy nga perimet më të shëndetshme që gjenden lehtësisht në tryezën tonë dhe shpesh krahasohen mes vete për përfitimet ushqyese. Të dyja i përkasin familjes së kryqëzoreve dhe njihen për ndikimin pozitiv në shëndet, por a ka një fitues të qartë mes tyre?

    Brokoli – kampion në vitamina
    Brokoli dallohet veçanërisht për përmbajtjen e lartë të vitaminës C, vitaminës K dhe acidit folik. Një porcion brokoli mbulon një pjesë të madhe të nevojave ditore për vitaminë C, e cila ndihmon në forcimin e imunitetit dhe përthithjen e hekurit. Po ashtu, ai përmban antioksidantë të fuqishëm, si sulforafani, që lidhen me mbrojtjen e qelizave dhe reduktimin e inflamacionit.

    Lulelakra – e lehtë dhe e pasur me fibra
    Nga ana tjetër, lulelakra ka më pak kalori dhe karbohidrate, duke u kthyer në një zgjedhje ideale për ata që ndjekin dieta dobësuese ose ushqyerje me pak karbohidrate. Ajo është e pasur me fibra, vitaminë B6 dhe kolinë, një lëndë ushqyese e rëndësishme për funksionimin e trurit dhe metabolizmin.

    Cila fiton?
    Nëse flasim për densitetin e vitaminave dhe antioksidantëve, brokoli merr një avantazh të lehtë. Por lulelakra fiton pikë për lehtësinë, tretshmërinë dhe fleksibilitetin në gatim. Në fund, përgjigjja më e saktë është se të dyja janë fituese dhe zgjedhja varet nga nevojat dhe preferencat ushqimore të secilit.

    Ekspertët e ushqyerjes këshillojnë që brokoli dhe lulelakra të përfshihen rregullisht në dietë, pasi kombinimi i tyre siguron një spektër më të gjerë vlerash ushqyese dhe përfitimesh për shëndetin.

  • Alarm në rrethin familjar të Mick Jagger: Partneri i mbesës raportohet i zhdukur në Cornwall

    Alarm në rrethin familjar të Mick Jagger: Partneri i mbesës raportohet i zhdukur në Cornwall

    Një situatë shqetësuese ka përfshirë së fundmi rrethin familjar të legjendës së rock-ut Mick Jagger, pasi partneri i mbesës së tij është raportuar i zhdukur në zonën e Cornwall-it, në jugperëndim të Anglisë. Lajmi ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike dhe ka ngritur alarmin tek autoritetet lokale.

    Sipas raportimeve, personi në fjalë është parë për herë të fundit në Cornwall, një zonë bregdetare e njohur për peizazhet e saj, por edhe për terrenin e vështirë në disa pjesë. Familjarët kanë humbur kontaktin me të, çka ka shtyrë autoritetet të nisin kërkimet për ta lokalizuar sa më shpejt.

    Policia ka konfirmuar se janë angazhuar ekipet e kërkim-shpëtimit dhe se po bashkëpunon ngushtë me shërbimet lokale, ndërsa apelon për çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit. Deri më tani, nuk janë dhënë detaje shtesë mbi rrethanat e zhdukjes.

    Familja Jagger nuk ka reaguar publikisht, duke zgjedhur të ruajë privatësinë në këtë periudhë të vështirë. Burime pranë tyre bëjnë të ditur se prioriteti kryesor mbetet siguria dhe gjetja e personit të zhdukur.

    Ngjarja ka ngjallur interes të madh publik, jo vetëm për shkak të lidhjes me familjen e ikonës së Rolling Stones, por edhe për natyrën e paqartë të zhdukjes. Autoritetet kanë bërë thirrje që çdo informacion i mundshëm të raportohet menjëherë, ndërsa hetimet dhe kërkimet vijojnë.

  • Të mendosh shumë para vendimeve? Psikologjia thotë se kjo lidhet me inteligjencën

    Të mendosh shumë para vendimeve? Psikologjia thotë se kjo lidhet me inteligjencën

    Në një shoqëri ku vendimmarrja e shpejtë shpesh shihet si forcë, pavendosmëria zakonisht perceptohet si dobësi. Megjithatë, studime të ndryshme në fushën e psikologjisë dhe neuroshkencës tregojnë se të menduarit gjatë përpara se të marrësh një vendim mund të jetë shenjë e një inteligjence më të lartë dhe një mënyre më të thellë të përpunimit të informacionit.

    Personat që hezitojnë para vendimeve zakonisht analizojnë më shumë alternativa, vlerësojnë pasojat afatshkurtra dhe afatgjata dhe marrin parasysh këndvështrime të ndryshme. Ky proces kërkon energji mendore dhe përfshirje të thellë njohëse, duke treguar se truri i tyre është vazhdimisht në kërkim të zgjidhjes më të mirë, jo thjesht asaj më të shpejtë.

    Sipas psikologëve, pavendosmëria lidhet shpesh me inteligjencën analitike dhe me ndjeshmërinë ndaj detajeve. Individët me këtë tipar kanë tendencë të jenë më kritikë ndaj vetes, të mos kënaqen me përgjigje sipërfaqësore dhe të kërkojnë siguri logjike përpara se të veprojnë. Kjo i bën ata më të kujdesshëm, por edhe më të prirur ndaj mbingarkesës mendore.

    Nga ana tjetër, ky stil i të menduarit shpesh shoqërohet me kreativitet dhe empati më të lartë. Të pavendosurit zakonisht janë më të vetëdijshëm për ndikimin që vendimet e tyre kanë tek të tjerët dhe për pasojat emocionale të zgjedhjeve, gjë që tregon inteligjencë emocionale të zhvilluar.

    Ekspertët theksojnë se problemi nuk është pavendosmëria në vetvete, por presioni social për të qenë gjithmonë të shpejtë dhe të sigurt. Në realitet, ndalja për të menduar, dyshimi i shëndetshëm dhe analiza e thellë janë aftësi që ndihmojnë në marrjen e vendimeve më të qëndrueshme dhe më të zgjuara.

    Pra, herën tjetër kur ndiheni të mbingarkuar nga zgjedhjet, mos e shihni pavendosmërinë si armik. Ajo mund të jetë thjesht shenjë se mendja juaj po punon më shumë se zakonisht — dhe ndoshta, më zgjuar.

  • Endrick me rekord të jashtëzakonshëm tek Olympique Lyon-Bëhet lojtari më i ri në moshë që shënon hattrick

    Endrick me rekord të jashtëzakonshëm tek Olympique Lyon-Bëhet lojtari më i ri në moshë që shënon hattrick

    Talenti brazilian Endrick po shkëlqen me fanellën e Olympique Lyon qëkur është huazuar nga Real Madrid.

    Me hattrickun e shënuar kundër Metz në fitoren 5:2 Endrick regjistroi një rekord tek klubi francez,duke u bërë lojtari më i ri që shënon hattrick në kampionatin francez me 19 vjet e 188 ditë,si dhe theu rekordin e Bernard Lacombe që realizoi tre gola me 19 vjet e 196 ditë.

    Përndryshe Endrick i është bashkuar futbollistëve që shënuan hattrick në moshë të re gjatë shekulliy 21,duke përfshirë emra si: Jérémy Ménez, Kylian Mbappé dhe Ousmane Dembélé.

    Braziliani nëse vazhdon me formë fantastike me Lyonin ,atëherë gjasat për të luajtur me Brazilin në botërorin e vitit 2026 do të jenë më të mëdha.

    Kujtojmë që Endrick është i huazuar tek Olympique Lyon nga Real Madrid deri në fund të sezonit.

  • Milot Rashica drejt rikthimit në Bundesligë-Hoffenheim synon transferimin e reprezentuesit të Kombëtares së Kosovës

    Milot Rashica drejt rikthimit në Bundesligë-Hoffenheim synon transferimin e reprezentuesit të Kombëtares së Kosovës

    Ylli i Kombëtares së Kosovës Milot Rashica mund të rikthehet në Bundesligën gjermane pas aventurës në Superligën e Turqisë.

    Sipas gazetës turke Fanatik Hoffenheim është i interesuar të sigurojë shërbimet e Rashicës,dhe raportohet se reprezentuesi dardan mund të shkëmbehet me Adam Hlozek i cili mund të kalojë tek Besiktas.

    Përndryshe Rashica në fillim të sezonit nuk pati periudhë të mirë të sezonit me Besiktasin,dhe për më tepër ishte përfolur për një largim nga skaudra e Sergen Yalcin.

    Në anën tjetër në rast se Rashica transferohet tek Hoffenheim,atëherë mund t’i bashkohet treshes dardane Fisnik Asllani,Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

    Kujtojmë që Milot Rashica në 20 ndeshje të zhvilluara për Besiktasin këtë sezon ka shënuar vetëm 2 gola e bëri 3 asistime,teksa është pjesë e gjigantit turk që nga viti 2023 ku u transferua për 5 milionë euro.

  • Marc Casado nuk është i interesuar të largohet nga Barcelona

    Marc Casado nuk është i interesuar të largohet nga Barcelona

    Mesfushori spanjoll Marc Casado dëshiron të mbetet tek gjiganti katalunas Barcelona.

    Shumë klube të njohura në Evropë janë të interesuara për shërbimet e Casados,duke përfshirë ketu rivalin Atletico Madrid si dhe gjiganti anglez Manchester United.

    Përndryshe Mundo Deportivo bën të ditur se Casado nuk e ka në plan që të largohet nga Camp Nou,dhe se do të mundohet të jap kontributin e tij në fanellën e blaugaranasve.

    “Veshja e kësaj fanelle do të jetë gjithmonë prioriteti im. Është një ëndërr që e kam pasur që fëmijë dhe shpresoj që të vazhdojë kështu për shumë vite. Do të shfrytëzoj çdo minutë që më jepet”

    Kujtojmë që Marc Casado këtë sezon ka bërë 20 paraqitje për Barcelonën,duke dhuruar vetëm 1 asistim.

  • Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj optimist për lojërat olimpike dimërore “Milano Cortina 2026”

    Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj optimist për lojërat olimpike dimërore “Milano Cortina 2026”

    Kosova pritet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”,ku pritet të përfaqësohet nga dy skitarët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj.

    Në një konferencë të mbajtur për media të dy atletët janë shprehur optimist,dhe se do të mundohen që nga kjo olimpiadë të kthehen me rezultate tejet pozitive.

    Përndryshe Kryeziu  ka folur edhe për përvojën që pati në olimpiadën e kaluar në Pekin,duke thënë se tani synon të arrij më shumë rezultate.

    DEK Kiana Kryeziu…

    Në anën tjetër Drin Kokaj i cili merrë pjesë për herë të parë në Olimpiadën dimërore thotë se është një emocion i papëprshkrueshëm që do të përfaqësoj Kosovë,dhe shton se do të jap më të mirën dhe të arrij rezultate tejet të kënaqshme.

    DEK Drin Kokaj…

    Kujtojmë që Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”pritet të nisin nga data 6 e deri më 22 shkurt.

  • Lirohen 104 persona të burgosur politik në Venezuelë

    Lirohen 104 persona të burgosur politik në Venezuelë

    Autoritetet e Venezuelës kanë liruar të paktën 104 persona, të cilët sipas organizatës për të drejtat e njeriut  konsideroheshin të burgosur politikë.

    Lirimet u regjistruan gjatë së dielës dhe shifra mund të rritet teksa verifikohen rastet.

    Mes të liruarve janë një avokat për të drejtat e njeriut, Kennedy Tejeda, i arrestuar në vitin 2024 gjatë vizitës së tij në një qendër paraburgimi, dhe një student i komunikimit, Juan Francisco Alvarado.

    Drejtori i organizatës, Alfredo Romero, kishte bërë thirrje që qeveria të publikojë listat e plota të lirimeve për të sqaruar procesin.

    Presidentja Delcy Rodríguez, ka premtuar lirimin e një numri të madh të të burgosurve politikë si pjesë e një momenti të ri politik, duke u përpjekur të lehtësojë tensionet e brendshme pas zgjedhjeve të vitit 2024 dhe presionit ndërkombëtar.

  • Xherdan Shaqiri dhe Amir Shaipi në formacionin e javës në Superligën Zvicrane

    Xherdan Shaqiri dhe Amir Shaipi në formacionin e javës në Superligën Zvicrane

    Dy  futbollistët nga Kosova Xherdan Shaqiri dhe Amir Shaipi kanë shkëlqyer këtë javë në xhiron e 21-të të Superligës Zvicrane.

    Shaqiri shënoi hattrick në derbi kundër Zurich në fitoren 4:3,si dhe poashtu kontribuoi me asistim tek goli i Philip Otelen.

    Në anën tjetër portieri i Kombëtares së Kosovës Amir Shaipi bëri paraqitje fantastike në fitoren e Luganos 4:1 kundër Ëinterthur-it,ku bëri disa intervenime tejet të rëndësishme.

    Përndryshe këto paraqitje të mira të dy futbollistëve kanë bërë që të përfshihen në formacionin e javës,ku Shaqiri nga faqja e njohur Sofascore mori notën 10 që është më e larta teksa Shaipi mori notën 8.7.

    Kujtojmë që paraqitje të mirë patën edhe dy futbollistë të tjerë nga Kosova Kastriot Imeri dhe Donat Rrudhani,ku secili prej tyre shënuan nga një gol.