ATV

Blog

  • A është uji me gaz i dëmshëm apo i shëndetshëm për sistemin tretës?

    A është uji me gaz i dëmshëm apo i shëndetshëm për sistemin tretës?

    Nuk ka asgjë më të mirë se një gotë me ujë të ftohtë, një pije kaq e lehtë dhe freskuese.

    Por nëse jeni adhurues të ujit të gazuar, mund të pyesni me të drejtë veten nëse është apo jo i shëndetshëm.

    A është i shëndetshëm uji me gaz për sistemin tretës?

    Ekspertët e shëndetit thonë se për disa persona, konsumi i ujit të gazuar mund të shkaktojë efekte negative për sistemin tretës.

    Konsumatorët mund të përjetojnë dhimbje të kyçeve, e madje edhe probleme kardiake, për shkak të ndryshimeve në mikrobiomën e zorrëve (shtëpia e mikroorganizmave në traktin tretës që ndihmojnë në përpunimin e ushqimit që konsumoni çdo ditë).

    Po ashtu, duke qenë se ky lloj uji ka flluska gazi natyror në të, është normale që disa njerëz të përjetojnë fryrje dhe gazra pas konsumit.

    Uji i gazuar mund të përkeqësojë simptomat tek njerëzit që kanë çrregullime të tretjes si refluksi i acidit, sëmundja e zorrës së irrituar etj.

    Gjithashtu vlen të përmendet se disa lloje uji me gaz, përmbajnë ëmbëlsues artificialë për të përmirësuar shijen të cilët mund të shkaktojnë shqetësime në tretje dhe ndryshime në mikrobiomën e zorrëve.

    Megjithatë, konsumi i këtij uji nuk është tërësisht i dëmshëm. E kjo pasi çdo lloji uji rrit nivelin e hidratimit në trupin tuaj.

    E madje, mund të përmirësojë tretjen dhe kapsllëkun edhe më shumë se uji i zakonshëm.

    Në fund të fundit shëndeti i zorrëve dhe simptomat e shqetësimeve që ai mund të japë ndryshojnë nga personi në person.

    Nëse përjetoni shqetësime pas konsumit të ujit të gazuar, veçanërisht nëse keni probleme me tretjen, kalimi në ujë të zakonshëm mund të jetë një zgjedhje më e mirë.

    Ju gjithashtu t’i drejtoheni edhe mjekut tuaj, i cili mund t’ju ndihmojë në adresimin e shqetësimeve që lidhen me shëndetin e sistemit tretës.

  • Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, rasti po hetohet

    Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, rasti po hetohet

    Një person është gjetur pa shenja jete.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:35, në Prizren.

    Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

    “Raportohet se në banesën e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport.

  • “Rrugëtimi i Kosovës nga paslufta drejt një shteti ku sundon ligji”, Osmani publikon fjalimin në kuadër të Samitit Botëror

    “Rrugëtimi i Kosovës nga paslufta drejt një shteti ku sundon ligji”, Osmani publikon fjalimin në kuadër të Samitit Botëror

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e tretë në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes trajtoi rrugëtimin e Kosovës nga rindërtimi pas luftës drejt një shteti që në themel ka sundimin e ligjit, forcimin e të drejtave dhe vendosjen e dinjitetit njerëzor në qendër të inovacionit.

    E para e vendit poashtu ka njoftuar për një serë takimesh me liderë të shteteve të ndryshme gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe.

  • Zbulohet gjarpri më i gjatë i matur ndonjëherë në natyrë

    Zbulohet gjarpri më i gjatë i matur ndonjëherë në natyrë

    Një piton femër (Malayopython reticulatus) e gjetur në rajonin Maros të ishullit indonezian Sulawesi në fund të vitit 2025 është konfirmuar zyrtarisht si gjarpri më i gjatë i matur ndonjëherë në natyrë, njoftuan Rekordet Botërore Guinness.

    Gjarpri, i quajtur Ibu Baron, u mat më 18 janar 2026 dhe u gjet të ishte 7.22 metra i gjatë dhe peshonte 96.5 kilogramë. Vlerësohet se gjatësia e tij aktuale, kur muskujt e tij ishin plotësisht të relaksuar, mund të kalonte 7.9 metra. Ibu Baron është aktualisht nën kujdesin e kujdestarit vendas Budi Parvanta.

    Zbulimi ka tërhequr shumë vëmendje, jo vetëm për shkak të madhësisë së gjarprit, por edhe për shkak të rëndësisë së ruajtjes së specieve. Ekipi që dokumentoi gjarprin shpreson se zbulimi do të rrisë ndërgjegjësimin për kërcënimet me të cilat përballen pitonët me rrjetë dhe do të inkurajojë përpjekje më të mëdha për t’i mbrojtur ata.

    Pitonët me rrjetë njihen si gjarpërinjtë më të gjatë në botë. Edhe pse nuk janë helmues, ato mund të jenë shumë të rrezikshme për shkak të forcës së tyre të madhe, të afta të shtypin dhe mbytin prenë e tyre.

    Për shkak të shpyllëzimit dhe uljes së numrit të presë natyrore, siç janë derrat e egër, këta gjarpërinj hyjnë gjithnjë e më shpesh në vendbanimet njerëzore. Përveç kësaj, pitonët gjigantë shpesh janë shënjestër e tregtarëve të paligjshëm të kafshëve ekzotike, duke paraqitur një kërcënim shtesë për popullatën e tyre.

  • Bella Hadid ndalohet nga Policia pak para arrestimit të Adan Banuelos, të dashurit të saj!

    Bella Hadid ndalohet nga Policia pak para arrestimit të Adan Banuelos, të dashurit të saj!

    Supermodelja Bella Hadid u përfshi papritur në një dramë, e cila u zhvillua vetëm pak çaste para se partneri i saj të përfundonte në pranga për dehje publike në Teksas gjatë fundjavës.

    Sipas raporteve policore të siguruara nga TMZ, oficerët e ndaluan Bellën pranë Gator’s Cantina në Weatherford, Texas dhe ajo që ndodhi më pas ka dalë tani në dritë me detaje pikante.

    Policia nuk sqaroi arsyen e ndalimit të Bellës, por ndërsa oficerët po merreshin me kontrollin, Adan Banuelos, një kauboj dhe trajner kuajsh 36-vjeçar, i lidhur romantikisht me supermodelen, iu afrua policisë në parking, duke u thënë se ishte i shqetësuar për të dashurën e tij, pasi ajo kishte lënë telefonin brenda lokalit.

    Sipas raportit të arrestimit, Banuelos kishte të folur të paqartë, sy të skuqur dhe të turbullt, si dhe mbante erë të fortë alkooli. Ai pranoi se kishte pirë katër birra gjatë ditës dhe pranoi t’i nënshtrohej testit të sobrietetit, test që, sipas policisë, tregoi se ai ishte i dehur. Për ta penguar që të drejtonte automjetin ose të përbënte rrezik për veten apo të tjerët, ai u arrestua për dehje publike dhe më vonë u lirua pasi pagoi një garanci të vogël.

    Në një kthesë befasuese, oficerët shkruajnë se me kërkesë të Banuelos, automjeti dhe sendet e tij iu dorëzuan Bella Hadid-it e identifikuar në raport si “Isabella Hadid”, përfshirë një kamion që ishte lënë ndezur me një qen brenda, për të cilin Banuelos tha se i përkiste asaj.

    E gjithë kjo seri ngjarjesh, ndalimi i Bellës nga policia, afrimi i Banuelos-it, arrestimi për dehje dhe dorëzimi i makinës tek ajo vjen vetëm pak ditë pasi u raportua se çifti ishte ndarë pas rreth dy vitesh lidhje, një marrëdhënie që burime të afërta e kanë përshkruar si “të trazuar”.

    Fansat në rrjetet sociale po flasin jo vetëm për arsyen pse Bella u ndalua nga policia, por edhe për kohën e arrestimit të Banuelos-it dhe nëse kjo dramë tregon probleme më të thella në marrëdhënien mes supermodeles dhe kaubojit të saj.

  • Asistenca e inteligjencës artificiale e zhvilluar nga Elon Musk, Grok, ka prezantuar një risi

    Asistenca e inteligjencës artificiale e zhvilluar nga Elon Musk, Grok, ka prezantuar një risi

    Grok tani do të gjenerojë video të krijuar me inteligjencë artificiale, që kanë rezolucion dhe zë më të mirë.

    Kompania thotë se “Grok Imagine 1.0” është versioni më i mirë i krijuar deri më tani.

    “Prezantojmë Grok Imagine 1.0, hapin tonë më të madh deri më tani.

    Versioni 1.0 ofron video 10-sekondëshe, rezolucion 720p dhe audio shumë më të mirë.

    Imagine ka gjeneruar 1.245 miliardë video vetëm në 30 ditët e fundit” thuhet në njoftim, indeksonline.

    Teksa teknologjia çdo ditë e më shumë po avancon, sistemet si Grok, gjithnjë e më shumë po mbështeten në zhvillimin e inteligjencës artificiale

  • Studimi zbulon lidhje mes hipertiroidizmit dhe tipareve antagoniste të personalitetit

    Studimi zbulon lidhje mes hipertiroidizmit dhe tipareve antagoniste të personalitetit

    Një studim i ri sugjeron një lidhje të pazakontë mes hipertiroidizmit dhe disa tipareve problematike të personalitetit, si impulsiviteti i lartë, mungesa e empatisë dhe prirjet manipuluese. Ekspertët theksojnë se bëhet fjalë për gjetje paraprake dhe jo për etiketime apo diagnoza automatike.

    Hipertiroidizmi – rreth dhjetë herë më i shpeshtë te gratë sesa te burrat – shfaqet kur gjëndra tiroide prodhon tepër hormone. Kjo gjendje shoqërohet me simptoma si luhatje humori, pagjumësi, rrahje të shpejta zemre, nervozizëm dhe ankth.

    Sipas studimit, personat me hipertiroidizëm rezultuan me nivele më të larta të asaj që psikologjia e quan “tipare të errëta të personalitetit”, përfshirë psikopatinë, makiavelizmin dhe sadizmin, krahasuar me individët me funksion normal të tiroides. Studiuesit theksojnë se kjo nuk do të thotë se këta persona janë domosdoshmërisht të rrezikshëm, por se mund të kenë më shumë prirje drejt antagonizmit dhe empatisë së reduktuar.

    Studimi u krye nga Ashkelon Academic College në Izrael dhe përfshiu 154 të rritur që plotësuan pyetësorë online. Prej tyre, 49 kishin hipertiroidizëm, 52 hipotiroidizëm dhe 53 nuk kishin asnjë çrregullim të tiroides. Pjesëmarrësit u pyetën për qëndrime dhe sjellje që lidhen me manipulimin, impulsivitetin, mungesën e ndjeshmërisë dhe kënaqësinë nga dominimi i të tjerëve.

    Rezultatet treguan se grupi me hipertiroidizëm shënoi vlera më të larta në pyetje që lidhen me impulsivitetin, ftohtësinë emocionale, sadizmin dhe cinizmin. Sipas autorëve, këto gjetje përputhen me studime të mëparshme që lidhin nivelet e larta të hormoneve tiroide (T3 dhe T4) me rritje të agresivitetit, nervozizmit dhe sjelljes impulsive.

    Shkencëtarët shpjegojnë se hipertiroidizmi rrit aktivitetin e sistemit nervor qendror, duke krijuar një gjendje “hiper-zgjimi” që mund të ndikojë në stabilitetin emocional dhe marrëdhëniet ndërpersonale. Ankthi kronik, irritueshmëria dhe paqëndrueshmëria emocionale, të zakonshme në këtë gjendje, mund të thellojnë sjellje antagoniste ose manipuluese.

    Në Mbretërinë e Bashkuar, vlerësohet se rreth 2.7 për qind e grave dhe 0.23 për qind e burrave vuajnë nga hipertiroidizmi, zakonisht mes moshës 20 dhe 40 vjeç. Trajtimi përfshin medikamente që frenojnë prodhimin e hormoneve, terapi me jod radioaktiv ose, në disa raste, ndërhyrje kirurgjikale.

    Autorët e studimit theksojnë se njohja e ndikimit psikologjik të çrregullimeve hormonale mund të ndihmojë në trajtim më të hershëm dhe më të plotë. “Integrimi i mbështetjes psikologjike me trajtimin mjekësor mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatet për pacientët,” përfundojnë ata.

    Ekspertët paralajmërojnë se këto gjetje nuk duhet të përdoren për stigmatizim, por si një shtysë për qasje më gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit, ku mirëqenia mendore dhe ajo hormonale trajtohen së bashku.

  • Alarm nga rajoni shpenzimet për shëndetin rëndojnë më shumë familjet shqiptare

    Alarm nga rajoni shpenzimet për shëndetin rëndojnë më shumë familjet shqiptare

    Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin, duke dëshmuar gjithashtu mungesë stabiliteti në mbrojtjen financiare që shteti u ofron familjeve për shërbimet bazë, sipas rezultateve të anketës “Securimetri 2025” nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

    Sipas shifrave zyrtare të anketimit, rreth 57% e familjeve shqiptare deklarojnë se shpenzojnë midis 1% dhe 10% të të ardhurave të tyre totale për vizita mjekësore dhe barna. Ky grup përfaqëson shumicën dërrmuese të popullsisë dhe shënon nivelin më të lartë në të gjithë Ballkanin Perëndimor për këtë kategori.

    Ndërsa në vendet fqinje si Bosnja apo Serbia, një pjesë më e madhe e qytetarëve arrijnë të mbulohen nga skemat publike me kosto minimale, në Shqipëri duket se çdo kontakt me sistemin shëndetësor shoqërohet me një faturë që rëndon mbi buxhetin e të sëmurëve.

    Edhe më shqetësues është fakti se 27% e familjeve shqiptare detyrohen të alokojnë më shumë se 10% të të ardhurave të tyre për shëndetin. Ky prag konsiderohet kritik nga organizatat ndërkombëtare si OBSH, pasi shpenzime të këtij niveli shpesh çojnë në varfërim të mëtejshëm të shtresave të mesme dhe të ulëta.

    Ndonëse vende si Serbia (34%) apo Kosova (32%) kanë përqindje më të larta në këtë kategori ekstreme, struktura e shpenzimeve në Shqipëri tregon një shtrirje më të gjerë të barrës financiare në të gjithë shoqërinë.

    Ajo që e bën situatën në Shqipëri unike në rajon është numri shumë i ulët i atyre që nuk paguajnë. Vetëm 9% e familjeve arrijnë të mbajnë shpenzimet shëndetësore nën nivelin 1%. Ky është treguesi më i ulët në Ballkan, ku mesatarja rajonale është 13%, duke sugjeruar se mbulimi falas mbetet më shumë një premtim sesa një realitet i prekshëm për pjesën më të madhe të shqiptarëve.

    Analistët sugjerojnë se ky trend reflekton nevojën urgjente për një rishikim të listës së barnave të rimbursueshme dhe përmirësimin e menaxhimit të sistemit parësor.

    Në kushtet kur pagat po përballen me një inflacion të lartë, fakti që mbi 84% e popullsisë duhet të paguajë shuma të ndjeshme nga xhepi për shëndetin, e vendos sigurinë sociale të vendit në një pozicion mjaft vulnerabël. Kostoja e shëndetit do të vijojë të mbetet një nga pengesat kryesore për rritjen e mirëqenies së familjeve shqiptare në vitet e ardhshme.

  • Fëmijët dhe ekranet sfida e prindërve në epokën digjitale

    Fëmijët dhe ekranet sfida e prindërve në epokën digjitale

    Teknologjia është tashmë pjesë e pandarë e procesit të rritjes së fëmijëve Por përballë këtij realiteti një raport i fundit i Bankës Botërore sugjeron se sfida e prindërve nuk është më sesi të largojnë fëmijët nga ekranet pasi një gjë e tillë është thuajse e pamundur por balancimi i kohës së kaluar përpara tyre

    “Me të drejtë thuhet se nuk mund të ndalojmë prekjen apo ekspozimin ndaj teknologjisë Por ne duhet t’i edukojmë fëmijët për mënyrën sesi duhet të qëndrojnë përpara saj Dhe kjo ka të bëjë me prindërit dhe është pjesa më e vështirë” tha sociologia Arjana Muçaj

    Prindërit shpesh i përdorin ekranet si zgjidhje praktike për të menaxhuar sjelljet e vështira të fëmijëve apo thjesht për të gjetur momente lehtësimi për veten Raporti i cilëson këto si zgjedhje të dobëta prindërore ndërsa sociologët rekomandojnë qasje të tjera

    “Duhet të bëhet një kontroll i rreptë nga ana e prindit që do të thotë të menaxhosh kohën e qëndrimit të qëndrosh me fëmijët për aq orë sa ata kanë nevojë Mirë është që edhe prindi të luajë bashkë me ta”

    Çfarë ndodh nëse një fëmijë ekspozohet gjatë dhe në mënyrë të pakontrolluar përballë ekranit

    “Bëhet një fëmijë i izoluar një fëmijë i tërhequr Një fëmijë që nuk ka dëshirë të luajë në natyrë Të gjitha këto janë elementë që e bëjnë fëmijën më pak social”

    Ekspertët rekomandojnë që ekspozimi ndaj teknologjisë të mos zgjasë më shumë se 20 minuta për të vegjlit deri në moshën 5 vjeç Ndërkohë qëllimi nuk është më eliminimi i ekranit por nxitja e modeleve të shëndetshme të përdorimit që mbrojnë rritjen e fëmijëve ndërsa i përgatisin ata për një botë gjithnjë e më digjitale

  • Kryeprokurori Isufaj takon kongresistë amerikanë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    Kryeprokurori Isufaj takon kongresistë amerikanë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    Në kuadër të vizitës zyrtare në ShBA, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, dhe prokurori special Naim Abazi, janë pritur në takime pune nga anëtarë të Kongresit Amerikan, përkatësisht nga Pat Fallon, Zach Nunn, Robert Aderholt dhe John Moolenaar.

    Gjatë këtyre takimeve, siç njofton PSRK, Isufaj dhe Abazi, të shoqëruar nga Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi, thuhet se kanë riafirmuar përkushtimin institucional të Republikës së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

    Gjatë takimeve është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë, rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe në ngritjen e kapaciteteve”.

    “Kongresistët amerikanë shprehën mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe përkrahjen konkrete në përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u tha në njoftimin e PSRK-së.