ATV

Blog

  • Real Madrid synon të bëjë goditje befasuese në vitin 2027-Pedri objektiv i “Los Blancos”

    Real Madrid synon të bëjë goditje befasuese në vitin 2027-Pedri objektiv i “Los Blancos”

    Klubi mbretëror spanjoll Real Madrid po synon të bëjë një befasi në tregun e transferimeve.

    “Los Blancos”sipas mediave spanjolle po synon të transferoj yllin e Barcelonës Pedri,dhe kjo mund të ndodhë në sezonin 2027-28.

    Përndryshe synohet një skenar i ngjashëm si kur ajo e Figos në sezonin 2000/01,ku ylli portugez ishte transferuar në mënyrë sensacionale tek Real Madrid nga Barcelona e cila shkaktoi reagime të ashpra nga tifozët katalunas të cilët edhe sot e konsiderojnë si tradhtar të klubit.

    Ndërkohë sipas opinionistëve ky transfer i Pedrit po konsiderohet e pamundur,kjo edhe për faktin që spanjolli ka një klauzolë lirimi prej 1 miliardë euro dhe se Pedri ka një lidhje të fortë me gjigantin katalunas.

    Kujtojmë që Pedri Gonzalez ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2030.

  • Horoskopi Kinez 2026: Parashikimi për të 12 shenjat në vitin e kalit të zjarrit

    Horoskopi Kinez 2026: Parashikimi për të 12 shenjat në vitin e kalit të zjarrit

    Viti 2026 sjell energji të fortë veprimi, pavarësie dhe ndryshimi. Ndikimi i Kalit të Zjarrit ndihet ndryshe për secilën shenjë të zodiakut kinez, duke theksuar fusha të caktuara si karriera, marrëdhëniet, stabiliteti emocional apo zhvillimi personal.

     

    Horoskopi Kinez/ Gjithçka që duhet të dini! Zbuloni cilës shenjë i  përkisni... - Horoskop

    Miu

    Viti 2026 kërkon kujdes dhe strategji për shenjën e Miut. Energjia impulsive e Kalit nuk është gjithmonë në harmoni me natyrën e kujdesshme të Miut. Në karrierë, është e rëndësishme të shmangen vendimet e nxituara dhe të fokusohet në planifikim afatgjatë. Financiarisht, stabiliteti arrihet vetëm me vetëkontroll. Në dashuri, kërkohet durim dhe komunikim i hapur.

    Demi (Bualli)

    Për Demin, viti i Kalit të Zjarrit sjell sfida, por edhe mundësi për rritje të brendshme. Ritmi i shpejtë i vitit mund të jetë lodhës, ndaj këshillohet të ruhet ekuilibri mes punës dhe pushimit. Në aspektin profesional, puna e palodhur shpërblehet, por jo menjëherë. Marrëdhëniet kërkojnë fleksibilitet dhe hapje ndaj ndryshimeve.

    Tigri

    Tigri është një nga shenjat më të favorizuara në vitin 2026. Energjia e Kalit përputhet mirë me natyrën e guximshme dhe ambicioze të Tigrit. Ky është një vit i shkëlqyer për avancim në karrierë, role udhëheqëse dhe projekte të reja. Në dashuri, pasioni është i fortë, por duhet shmangur dominimi i tepruar.

    Lepuri

    Për Lepurin, 2026 është një vit që kërkon përshtatje. Energjia intensive e Kalit mund të sjellë stres, ndaj është e rëndësishme të ruhet qetësia emocionale. Në punë, bashkëpunimet dhe diplomacia janë çelësi i suksesit. Në jetën personale, Lepuri përfiton duke dalë gradualisht nga zona e rehatisë.

    Dragoi

    Dragoi përjeton një vit me potencial të lartë transformimi. 2026 favorizon ambiciet e mëdha, sidomos në karrierë dhe projekte personale. Megjithatë, suksesi varet nga aftësia për të menaxhuar egon dhe konfliktet. Në dashuri, marrëdhëniet forcohen përmes sinqeritetit dhe mbështetjes reciproke.

    Gjarpri

    Viti i Kalit të Zjarrit kërkon maturi për Gjarprin. Ndryshe nga natyra e qetë dhe strategjike e kësaj shenje, 2026 sjell presion për veprim të shpejtë. Gjarpri përfiton më shumë duke vëzhguar, planifikuar dhe vepruar në momentin e duhur. Në financa dhe marrëdhënie, kujdesi dhe diskrecioni janë thelbësore.

    Kali

    Si shenja sunduese e vitit, Kali ndjen energjinë e vitit më fort se të tjerët. 2026 është një vit i fuqishëm, plot mundësi, por edhe sfida. Karriera dhe ambiciet personale janë në qendër të vëmendjes. Suksesi vjen nëse Kali shmang lodhjen, konfliktet dhe impulsivitetin. Në dashuri, kërkohet më shumë stabilitet.

    Dhia (Bricjapi kinez)

    Për Dhinë, viti 2026 mund të jetë emocionalisht i paqëndrueshëm. Energjia e fortë e Kalit mund të krijojë pasiguri, por gjithashtu nxit kreativitetin. Në punë, është e rëndësishme të kërkohet mbështetje dhe të mos izoloheni. Marrëdhëniet personale kërkojnë mirëkuptim dhe durim.

    Majmuni

    Majmuni përfiton nga dinamika e vitit 2026. Mendja e shpejtë dhe aftësia për t’u përshtatur e ndihmojnë të shfrytëzojë mundësitë që lindin papritur. Karriera dhe biznesi janë fusha të favorshme, por duhet shmangur shpërndarja e energjisë në shumë drejtime. Në dashuri, sinqeriteti është vendimtar.

    Gjeli

    Viti i Kalit të Zjarrit është një periudhë testimi për Gjeli. Disiplina dhe përpikmëria e tij mund të bien ndesh me kaosin e vitit. Megjithatë, nëse Gjeli mëson të jetë më fleksibël, mund të arrijë stabilitet profesional. Në jetën personale, është e rëndësishme të shmangen kritikat e tepërta.

    Qeni

    Për Qenin, 2026 sjell fokus te vlerat, drejtësia dhe marrëdhëniet njerëzore. Ky vit mund të sjellë përgjegjësi të reja, sidomos në punë. Besnikëria dhe ndershmëria shpërblehen, por Qeni duhet të kujdeset për shëndetin emocional dhe të mos mbajë barrë më shumë seç duhet.

    Derri

    Derri përballet me një vit që kërkon vetëkontroll dhe organizim. Energjia e Kalit mund ta shtyjë drejt shpenzimeve apo kënaqësive të tepërta. Në karrierë, progresi vjen ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme. Në dashuri, viti favorizon marrëdhënie të sinqerta dhe mbështetëse.

     

  • Franca nis stërvitjen e saj më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë

    Franca nis stërvitjen e saj më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë

    Franca filloi të dielën stërvitjen e saj më të madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë, duke vendosur 12,500 trupa në një stërvitje tremujore të projektuar për t’u përgatitur për luftë me intensitet të lartë në Evropë.

    Stërvitja Orion 26, e cila zgjat deri më 30 prill, do të përfshijë 25 anije, përfshirë aeroplanmbajtësen Charles de Gaulle, 140 avionë, 1,200 dronë dhe forca nga 24 vende, shkruajnë mediat e huaja.

    Ministria Franceze e Forcave të Armatosura e përshkroi Orion 26 si “një ngjarje të madhe në përgatitjen operacionale franceze për skenarë me intensitet të lartë” që synon përgatitjen e forcave për “situata komplekse në mjedise të shumëfishta, të larmishme dhe të kontestuara”.

    Stërvitja bazohet në një skenar fiktiv që përfshin dy vende të quajtura Arnland dhe Mercury, të frymëzuara drejtpërdrejt nga kërcënimi rus në Evropë.

    Në skenar, Mercury, një shtet ekspansionist, kundërshton fqinjin e tij Arnland, të cilin Mercury kërkon ta destabilizojë për të parandaluar afrimin e tij me Bashkimin Evropian.

    Franca udhëheq një koalicion ndërkombëtar për të mbrojtur Arnland kundër veprimeve hibride në rritje dhe mbështetjes nga milicitë e mbështetura nga Mercury.

    Stërvitja do të fillojë me një ulje të simuluar amfibe dhe ajrore në Brittany, me rreth 700 ushtarë dhe 100 automjete të vendosura pranë Quiberon në rajonin Morbihan më 20 dhe 21 shkurt.

    Nga prilli, stërvitja do të vihet nën komandën e NATO-s për të testuar aftësinë e ushtrive evropiane për të punuar së bashku.

    Stërvitja përfshin tre brigada, 2,150 automjete taktike dhe 40 helikopterë, së bashku me komponentë të luftës kibernetike dhe hapësinore.

    Forcat franceze dhe të NATO-s do të simulojnë vendosjet në terren të hapur, do të nisin kundërsulme dhe do të kalojnë pengesa natyrore duke përfshirë lumenjtë Seine dhe Aube me “zjarr të vërtetë”.

    Ministria Franceze e Forcave të Armatosura tha se stërvitja ishte veçanërisht e rëndësishme “në një kontekst ku përfshirja në një konflikt me intensitet të lartë mund të bëhet realitet”.

    Japonia, Zvicra, Maroku dhe SHBA-të janë midis vendeve aleate të Francës që marrin pjesë në stërvitje.

    Stërvitja vjen ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi se Rusia mund të sulmojë aleancën brenda pesë viteve.

    “Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë”, tha Rutte, ndërsa operacionet e luftës hibride që i atribuohen Rusisë po shumohen në të gjithë Evropën, ndërsa pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës hyn në vitin e katërt.

  • Altin Krasniqi reagon ashpër: Rezistenca nuk mund të trajtohet si krim

    Altin Krasniqi reagon ashpër: Rezistenca nuk mund të trajtohet si krim

    Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për dënim me nga 45 vjet burg për secilin prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka kritikuar ashpër narrativën e Prokurorisë, duke thënë se do të ishte më e lehtë dhe më e sinqertë të deklarohej hapur se shqiptarët është dashur të rrinin duarkryq dhe të pranonin vrasjet, përdhunimet, nënçmimin dhe trajtimin çnjerëzor, sesa të guxonin të luftonin për mbijetesë dhe dinjitet.

    “Sipas kësaj narrative të mbrapshtë dhe thellësisht të padrejtë, problemi nuk janë krimet sistematike të Serbisë, por guximi i një populli për të mos u dorëzuar para shfarosjes. Viktima relativizohet, ndërsa rezistenca kriminalizohet”, ka shkruar ai.

    Megjithatë, Krasniqi thekson se historia nuk është shkruar nga ata që u përkulën, por nga ata që refuzuan nënshtrimin.

    “Një pjesë e vogël e popullit shqiptar zgjodhi rezistencën si akt të fundit mbijetese, jo si zgjedhje politike, por si domosdoshmëri njerëzore. Sot, vetë ekzistenca jonë është dëshmia më e fuqishme se ajo luftë ishte e drejtë, e pashmangshme dhe legjitime”, ka shkruar tutje ai.

    Sipas Krasniqit, çdo përpjekje për ta kriminalizuar këtë rezistencë nuk përfaqëson drejtësi, por përbën një akt politik të rrezikshëm që synon rishkrimin e historisë, barazimin e agresorit me viktimën dhe ndëshkimin e së drejtës për liri.

  • Donald Trump kritikon ashpër shfaqjen gjysmë‑në­natës të Bad Bunny në Super Bowl: “Një fyerje për Amerikën”

    Donald Trump kritikon ashpër shfaqjen gjysmë‑në­natës të Bad Bunny në Super Bowl: “Një fyerje për Amerikën”

    Ish‑Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me kritika të forta ndaj shfaqjes së Bad Bunny gjatë ndërprerjes gjysmë‑në­natës të Super Bowl LX 2026. Në një postim në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, Trump e përshkroi performancën si “absolutisht të tmerrshme, një nga më të këqijat ndonjëherë”, duke theksuar se nuk përfaqëson “standardet e suksesit, kreativitetit apo ekselencës amerikane”.

    Trump u ndal më tej te aspektet e shfaqjes, duke thënë se askush “nuk e kupton asnjë fjalë që këngëtari po thotë” dhe se kërcimi ishte “i neveritshëm, veçanërisht për fëmijët”, duke e quajtur kreun e spektaklit një “shpullë në fytyrë të vendit tonë”.

    Këto komente vijnë pas një performance historike nga Bad Bunny — emri i tij i vërtetë është Benito Antonio Martínez Ocasio — i cili u bë artisti latino i parë që kryeson shfaqjen gjysmë‑në­natës, duke performuar pothuajse të gjithë në spanjisht dhe duke përfshirë elemente të trashëgimisë së tij kulturore.

    Ndërkohë që Trump koncentroi sulmet e tij te përmbajtja dhe format e shfaqjes, artisti përfundoi programin me një mesazh të qartë uniteti dhe përfshirjeje, duke përshkruar dashurinë si “më e fuqishmja se urrejtja”.

    Reagimet ndaj kritikes kanë qenë të përziera në media dhe rrjetet sociale, duke reflektuar ndasitë kulturore dhe politike mes tifozëve të sportit, adhuruesve të muzikës dhe kritikëve të artistit.

  • Mësimdhënësi ushtron dhunë fizike ndaj një nxënësi në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë

    Mësimdhënësi ushtron dhunë fizike ndaj një nxënësi në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë

    Një rast i dhunës fizike është regjistruar brenda ambienteve të shkollës ‘Pavarësia’ në Prishtinë.

    Në videon që e ka publikuar Kallxo, shihet një mësimdhënës i kësaj shkolle derisa e godet një nxënës.

    Drejtori Halilaj i cili nuk ndodhej në shkollë, e ka konfirmuar rastin përmes telefonit më 09.02.2026.

  • KEK thotë se për dy muaj ka prodhuar 110 mijë MWh më shumë se para një viti

    KEK thotë se për dy muaj ka prodhuar 110 mijë MWh më shumë se para një viti

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se gjatë muajit dhjetor 2025, prodhimi i energjisë elektrike ka arritur në 127 për qind të nivelit të regjistruar në të njëjtin muaj të vitit paraprak, që përfaqëson një rritje prej 27 për qind, respektivisht 46,539 MWh më shumë energji elektrike.

    Ndërkohë, gjatë muajit janar 2026, prodhimi ka shënuar 132.9 për qind të nivelit të janarit të vitit paraprak, që përkthehet në një rritje prej 32.9 për qind, apo 63,003 MWh më shumë energji elektrike të prodhuar.

    Sipas KEK-ut, në total gjatë këtyre dy muajve, Korporata Energjetike e Kosovës Sh.A. ka realizuar një rritje të konsiderueshme të prodhimit prej rreth 110 mijë MWh më shumë energji elektrike krahasuar me periudhën përkatëse të viteve paraprake, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmbushjen e kërkesës për energji elektrike në vend.

    KEK thekson se këto rezultate janë dëshmi e punës profesionale, përkushtimit dhe angazhimit të punonjësve, stafit teknik dhe operativ të korporatës, të cilët kanë luajtur rol kyç në arritjen e këtyre performancave pozitive në prodhim.

  • BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

    BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

    Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është “një shkelje tjetër” e obligimeve të Serbisë të Marrëveshjes për dialogun dhe drejtësinë të vitit 2015.

    “Sipas kësaj marrëveshjeje, Serbia është zotuar që të mos iniciojë hetime penale apo ndjeje penale për krimet që pretendohet se janë kryer në Kosovë, përveç nëse një gjë e tillë kërkohet nga autoritetet e Kosovës. Juridiksioni mbi pretendimet për krime të luftës dhe vepra të tjera serioze bie mbi institucionet e Kosovës. I bëjmë thirrje Serbisë që të respektojë zotimet e saj”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

    Më 5 shkurt, autoritetet e Serbisë arrestuan Mitehat Llozhanin me të hyrë në terrorin serb nga kufiri me Kroacinë. Ai, sipas autoriteteve, në Beograd dyshohet për krime kundër popullatës civile.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar angazhim të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me këtë rast.

    Sipas Serbisë, i arrestuari dyshohet se ka kryer trajnime si pjesëtar i UÇK-së i Zonës Operative të Dukagjinit më 1998 dhe 1999 “pas së cilave ka marrë pjesë në sulme terroriste kundër anëtarëve të MPB-së serbe dhe ushtrisë jugosllave”. Në njoftim thuhet po ashtu se “si anëtar i grupit të komanduar nga Ramush Haradinaj, ai ka marrë pjesë në rrëmbim dhe masakrim të policëve”.

    Por, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë thënë se i arrestuari ka marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri, por nuk ka informacione të ketë qenë në vijat e frontit në Kosovë.

    Nënkryetari i kësaj organizate të veteranëve, Gazmend Syla, ka thënë se Llozhanit iu gjet kartela e veteranit në xhep gjatë kontrollit nga autoritetet serbe.

    Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99, dhe vetëm në vitin 2025 u regjistruan disa arrestime të tilla.

    Serbia gjatë viteve ’90 e karakterizoi UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa për Kosovën, UÇK-ja është organizata që mbrojti popullsinë lokale nga represioni i forcave të armatosura jugosllave.

  • “Dasma e vërtetë që tronditi skenën e Super Bowl 2026”

    “Dasma e vërtetë që tronditi skenën e Super Bowl 2026”

    Një nga momentet më të pabesueshme dhe të përfolura të Super Bowl LX ishte një dasmë e vërtetë që u zhvillua në skenë gjatë shfaqjes half‑time të yllit Bad Bunny. Gjatë performancës së tij në Levi’s Stadium në Santa Clara, Kaliforni, publikuesit panë një ceremoni martesore ku një çift u shpall zyrtarisht bashkëshort në mes të spektaklit, një moment që u konfirmua si i vërtetë nga përfaqësuesit e artistit.

    Rituali ndodhi rreth pesë minuta brenda performancës prej gati 13 minutash, ku çifti u shfaq i veshur me të bardha dhe u martua nën shoqërimin e muzikës dhe kërcimit. Sipas raportimeve, ata fillimisht kishin ftuar Bad Bunny për dasmën e tyre, por reperi i kthyer ikonë e bëri këtë moment edhe më të veçantë duke sjellë ceremoni­ninë direkt në skenë. Ai shërbeu edhe si dëshmitar zyrtar në dokumentet e martesës dhe ceremonia u pasua nga festa me tortë si pjesë e shfaqjes.

    Ky akt solli një dimension të ri romantik në një nga skenat më të ndjekura muzikore në botë, ndërsa shfaqja gjysmë‑në­natës u komentua gjerësisht për elementet e saj surprizë dhe atmosferën festive që përfshiu personazhe të mëdha si Lady Gaga dhe artistë të tjerë të njohur.

  • Bianca Censori rrëfen dhuratën më të veçantë që ka marrë nga Kanye West

    Bianca Censori rrëfen dhuratën më të veçantë që ka marrë nga Kanye West

    Modelja Bianca Censori ka zbuluar së fundmi se ka marrë një dhuratë që e konsideron si më të veçantën ndonjëherë nga reperi Kanye West. Në një intervistë të fundit, ajo rrëfeu se dhurata nuk ka qenë thjesht një gjest material, por diçka që ka pasur një kuptim emocional të veçantë për të.

    Bianca tregoi se marrëdhënia e saj me Kanye-n nuk është vetëm publike, por përmban momente të vogla dhe surpriza që e bëjnë çdo kujtim të veçantë. Ajo gjithashtu shtoi se vlerëson shumë kujdesin dhe mendimin pas dhuratës, duke e bërë këtë eksperiencë një nga më të paharrueshmet në jetën e saj.

    “Çdo dhuratë ka një histori, por kjo ka qenë e veçanta për mua. Nuk është vetëm gjëja në vetvete, por mënyra dhe mendimi që ka pasur prapa saj,” tha modelja, duke nxjerrë në pah lidhjen e sinqertë dhe respektin në marrëdhënien e tyre.