Rrushi i thatë është një ushqim i shëndetshëm për njerëzit e të gjitha moshave, pasi është një burim i pasur vitaminash, mineraleve dhe elektroliteve. Ai ofron shumë përfitime shëndetësore që ndikojnë pozitivisht në organizëm.
Ky frut i thatë përmban kalium, magnez, kalcium dhe vitaminë K, duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve, përmirësimin e tretjes, si dhe në luftën kundër diabetit dhe kancerit. Rrushi i thatë ka gjithashtu ndikim të rëndësishëm për shëndetin e zemrës, duke ulur rrezikun e infarktit, goditjes në tru dhe hipertensionit. Ekspertët shpjegojnë se kjo ndodh për shkak të niveleve të larta të kaliumit që gjenden në rrushin e thatë.
Përveç kësaj, ai përmban hekur, që ndihmon në parandalimin e anemisë dhe përshpejton mpiksjen e gjakut pas dëmtimeve. Hulumtimet tregojnë se rrushi i thatë ka edhe antioksidantë të fuqishëm, të cilët luftojnë radikalet e lira dhe zvogëlojnë rrezikun e dëmtimit të qelizave, një faktor kyç që mund të çojë në zhvillimin e kancerit.
Konsumi i rregullt i rrushit të thatë mund të jetë një ndihmë natyrale për mirëqenien e trupit dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, duke e bërë atë një pjesë të rëndësishme të dietës ditore.
Sulmuesi anglez Harry Kane nuk e ka të qartë të ardhmen e tij tek gjiganti gjerman Bayern Munich.
Drejtuesit bavarezë synonjnë që të arrijnë marrëveshje të re me Kane,por tani kanë dalur zëra se anglezi mund të transferohet në Arabinë Saudite.
Mediumi gjerman Kicker bën të ditur se Kane është vënë në radarin e klubeve saudite,të cilët po synojnë të përgatisin një ofertë marramendëse për sulmuesin për transferim në ligën saudite.
Në anën tjetër Kane ka theksuar se është mjaft i lumtur në Allianz Arena,dhe mendon që në fund të sezonit të fitojë të gjitha trofetë me bavarezët.
Kujtojmë që Harry Kane ka kontratë me Bayern Munich deri në qershor të vitit 2027.
Një aeroplan pasagjerësh Fokker 50 përfundoi në plazh në Mogadishu, pasi rrëshqiti nga pista gjatë uljes, pas një fluturimi nga Aeroporti Ndërkombëtar Aden Adde drejt Galkayo.
Sipas mediave, avionit i paraqitën probleme teknike menjëherë pas ngritjes, por të gjithë 50 pasagjerët arritën të dalin të sigurt pa lëndime.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë pasagjerët duke dalë një nga një nga avioni, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë, i cili sipas informacionit të deritanishëm lidhet me një defekt teknik.
Mediat afrikane raportojnë se nuk ka të lënduar deri më tani.
🚨✈️ BREAKING: Passenger plane crash-lands on a Mogadishu beach shortly after taking off from Aden Adde Airport.
Lluka Mishetiq, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi se nesër në orën 09:00 do të paraqesë deklaratën përmbyllëse në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.
“Do ta paraqes deklaratën përmbyllëse në gjykimin për krime lufte të klientit tim, Hashim Thaçi, nesër (të mërkurën) në orën 9:00 sipas Kohës së Europës Qendrore (CET). Mund ta ndiqni në këtë lidhje, me një vonesë prej 45 minutash (videoja do të fillojë në orën 9:45 CET): https://streaming.scp-ks.org“, shkroi ai në një postim në X.
Avokati shpërndau një postim të Speciales për transmetimin e deklaratës përmbyllëse.
Prokuroria e Specializuar, ndërkaq, përfundoi sot deklaratën e saj përmbyllëse në këtë gjykim.
Rita Ora ka tërhequr vëmendjen e pushuesve dhe mediave teksa është shfaqur në plazhin e Sydney-t, në shoqërinë e bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi.
Këngëtarja 35-vjeçare u pa me një bikini, të kombinuar me pantallona të shkurtra të verdha, duke vënë në pah linjat e saj trupore. Pamjen verore ajo e plotësoi me syze elegante dhe një peshqir mbi supe, duke ruajtur një stil të relaksuar dhe modern.
Nga ana tjetër, Taika Waititi, 50 vjeç, u shfaq me një veshje të thjeshtë verore, ndërsa çifti shijonte momente të qeta në bregdet, shkruan Daily Mail.
Paraqitja e tyre në plazh vjen pas mbërritjes së Ritës në Australi, ku ajo pritet të marrë pjesë në eventin Vogue Forces of Fashion në Sydney, si dhe të performojë në Grand Prix të Formula 1 në Melbourne.
Së fundmi, Rita Ora ka folur edhe për jetën e saj familjare, duke treguar se roli si njerkë për dy vajzat e Taika Waititit ka qenë një përvojë e papritur, por shumë domethënëse për të.
Ajo ka theksuar se miqësia e fortë dhe mbështetja reciproke janë themeli i martesës së tyre, e cila u zyrtarizua në një ceremoni private në vitin 2022. /Telegrafi/
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë në lagjen “2 Korriku” në Mitrovicë.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja ka ndodhur si pasojë e dëmtimit të gypit të ujësjellësit gjatë punimeve të kryera nga KEDS.
Nga kompania bëhet e ditur se ekipet teknike do të vazhdojnë punimet për sanimin e defektit nesër herët në mëngjes, ndërsa furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas përfundimit të riparimit.
Ujësjellësi “Mitrovica” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje.
Më shumë se 30 për qind e popullsisë botërore përballet me probleme të ndryshme të shikimit, përfshirë miopinë dhe lodhjen e syve. Stili modern i jetesës, koha e gjatë para ekraneve dhe mungesa e pushimit vizual janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë negativisht në shëndetin e syve.
Ekspertët theksojnë se, përveç sëmundjeve serioze si glaukoma dhe katarakti, të cilat kërkojnë trajtim mjekësor, shumë shqetësime të përditshme të syve mund të lehtësohen përmes ushtrimeve të thjeshta relaksuese dhe praktikave të frymëzuara nga joga.
Në vend të mbështetjes së vazhdueshme vetëm te syzet apo lentet, të cilat korrigjojnë por nuk e përmirësojnë funksionin e syve, ushtrimet për sy mund të ndihmojnë në rritjen e fleksibilitetit dhe qarkullimit të gjakut në këtë zonë.
Ushtrime të thjeshta për relaksimin e syve
Kapsitja e syve Uluni rehat dhe kapsitni sytë shpejt rreth 10–15 herë. Më pas mbyllni sytë dhe relaksohuni për 20–30 sekonda, duke u përqendruar në frymëmarrje. Ushtrimi mund të përsëritet 5–6 herë gjatë ditës.
Vëzhgimi rrotullues Mbani kokën drejt dhe fokusoni shikimin në gishtin e madh të dorës. Lëvizeni gishtin duke formuar një rreth të plotë dhe ndiqeni me sy. Përsëriteni ushtrimin pesë herë në drejtim të akrepave të orës dhe pesë herë në drejtim të kundërt, fillimisht me dorën e djathtë, pastaj me të majtën.
Shikimi anash Uluni drejt dhe fokusoni shikimin në një pikë përpara jush. Pa lëvizur kokën, zhvendosni shikimin majtas, pastaj kthehuni në qendër dhe zhvendoseni djathtas. Ushtrimin përsëriteni 10–20 herë dhe në fund mbyllni sytë për disa çaste pushimi.
Shikimi në afërsi dhe largësi Qëndroni pranë një dritareje me pamje të hapur. Fokusoni shikimin për disa sekonda në një pikë të afërt, më pas zhvendoseni shikimin në një objekt të largët. Gjatë këtij ushtrimi merrni frymë thellë dhe relaksohuni. Përsëriteni 10–20 herë.
Skuadra e Ferizajt ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës,ku eliminoi Drenicën pas ekzekutimit të penalltive,teksa koha e rregullt përfundoi 0:0.
Pjesa e parë dhe e dytë solli raste të shumta për shënim,por të dyja ekipet nuk arritën të tundnin rrjetat e njëra-tjetrës dhe ndeshja shkoi në dy herë nga 15 minuta.
Edhe gjatë vazhdimeve si Ferizaj ashtu edhe Drenica nuk mundën të gjenin golin që do ta dërgonte njërën skuadër në fazën tjetër,dhe kështu fituesi është vendosur në ekzekutimin e penalltive.
Më konkretë në gjuatjen e tyre ishin futbollistët e Ferizajt të cilët fituan me rezultat 4:3,dhe kështu Ferizaj u kualifikua në fazën çerekfinale.
FSK ka njoftuar se një kontigjent i saj do të marrë pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” në Gjermani. Ky ushtrim është organizyara nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent nga Regjimenti i Tretë i këmbësorisë me një togë të mortajave, është duke marrë pjesë në ushtrimin ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” , i organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF).”
FSK shton se ky ushtrim është shumëkombësh dhe teston ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO’s dhe ushtrive partnere në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt.
“Ushtrimi fushor Dynamic Front është një ushtrim shumëkombësh që teston ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO-s dhe ushtrive partnere në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt. Këtë vit, ushtrimi është realizuar paralelisht në pesë shtete: Gjermani, Rumani, Poloni, Spanjë dhe Turqi.”
FSK thotë se kontigjenti ka zbarkuar në Gjermani, me kapacitetet e veta logjistike, duke përfshirë automjetet, armatimin dhe municionin.
“Kontingjenti i FSK-së, ka vepruar bashkëngjitur me Regjimentin 4-319 të Artilerisë Fushore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Togu i mortajave, me elementët e tij përbërës – Vijën e Zjarrit, Qendrën e Drejtimit të Zjarrit dhe Vëzhguesit e Përparëm – si dhe me mortaja 120 mm, ka realizuar qitje mbi objektiva në koordinim me Ushtrinë Amerikane dhe trupat e Ushtrisë Italiane. Gjatë Ushtrimit Fushor Dynamic Front 26, FSK ka demonstruar përvojën e saj në qitje me mortaja gjatë ditës dhe natës, si dhe ka shkëmbyer mësime dhe praktika më të mira me forcat partnere. FSK çdo ditë po dëshmon profesionalizmin, disiplinën duke ndërvepruar me partnerët në të mirë të paqes dhe sigurisë.”
Kur planifikon ta shtosh një “mbretëreshë” ose “mbret” të vogël me qime në shtëpinë tënde, mendoje mirë sepse jo të gjitha macet janë njësoj kur bëhet fjalë për jetesën brenda.
Disa janë “liderë” të lindur, disa janë lozonjare e kërkojnë vëmendje ndërsa disa të tjera sillen si aristokrate të vërteta. Ja racat që njihen si më të përshtatshmet për jetesë në ambiente të brendshme.
1. Ragdoll – “Dashuria që Shkrihet në Krahë”
Ragdoll është ideale nëse dëshiron një mace që sillet pothuajse si qen. Ato njihen për faktin që relaksohen plotësisht kur i merr në krahë. Janë të qeta, shumë të dashura dhe perfekte për familje.
Por problemi i tyre ështe se ndonjëher mund të jenë tepër të varura nga njerëzit dhe nuk duan të qëndrojnë vetëm gjatë ditës, gjë që mund të jetë problem për pronarët me orar të ngarkuar.
2. British Shorthair – “Aristokratja e Qetë”
E pavarur, e qetë, nuk kërkon shumë vëmendje dhe shumë e lehtë për mirëmbajtje. Por mund të jetë pak e rezervuar dhe nuk ka dëshirë të përqafohet shumë, NUK është ideale nëse dëshiron një mace mjaullitëse që kërkon shumë vëmendje e që i adhuron puthjet e përqafimet.
3. Persian – “Diva Glamuroze”
Elegante dhe të qeta, përshtaten tejet mirë në një ambient të qetë. Por mos harroni, qimet e gjata kërkojnë kujdes të vazhdueshëm, gjithashtu mund të jenë të ndjeshme ndaj problemeve të frymëmarrjes për shkak të fytyrës së sheshtë (brachycephalic).
4. Maine Coon – “Gjiganti i Butë”
I madh, i butë, social dhe i zgjuar dhe përshtatet mirë me familjet. Por madhësia e tyre gjigante, jo vetëm se i bën ca persona të kenë frikë nga to, por gjithashtu do të thotë se kërkojnë më shumë hapësirë dhe më shumë ushqim mund të jenë sfidë për apartamente të vogla.
A girl holding in arms a gigantic maine coon cat on the blue background, isolated.
5. Scottish Fold – “E Ëmbla me Veshë të Palosur”
E dashur, e adaptueshme dhe shumë e lidhur me njerëzit. Por mos harroni se veshët e tyre të palosur janë të ndjeshëm ndaj problemeve të kockave dhe artritit, gjë që kërkon kujdes mjekësor dhe monitorim.
6. Siamese – “Superylli që “FLET” Shumë”
Shumë komunikative, energjike dhe të lidhura thellë me pronarët.
Por bazuar nga nofka, tejet të zhurmshme dhe kërkojnë shumë vëmendje, madje dijnë të bëhen të bezdisshme nëse i lë vetëm për një kohë të gjatë.
7. Russian Blue – “Shoqja e Qetë dhe Elegante”
Elegante, e rezervuar dhe shumë e pastër, e qetë dhe e përshtatshme për shtëpi të qeta. Mund të jetë e turpshme dhe nuk lidhet menjëherë me të panjohurit, i nevojitet kohë për të shfaqur dashurinë.
Cila është zgjedhja jote?
Për shumë përqafime → Ragdoll
Për qetësi dhe pak mirëmbajtje → British Shorthair
Për stil dhe luks → Persian
Për energji dhe personalitet të fortë → Siamese
Për familje dhe hapësirë të madhe → Maine Coon
Edhe pse çdo mace ka personalitetin e vet, këto raca janë të njohura për përshtatshmërinë e tyre në shtëpi, por është mirë të mendohet edhe për disavantazhet para se të sjellësh një mace të re në familje.