ATV

Blog

  • Zyrtare: Izraeli bëhet pjesë e Bordit të Paqes për rindërtimin e Gazës

    Zyrtare: Izraeli bëhet pjesë e Bordit të Paqes për rindërtimin e Gazës

    Izraeli është bashkuar zyrtarisht me Bordin e Paqes, nisma e presidentit amerikan Donald Trump për rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës e jo vetëm.

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se nënshkroi pranimin e Izraelit në këtë mekanizëm ndërkombëtar gjatë një vizite në Uashington, ku u takua me kreun e shtëpisë së bardhë dhe sekretarin e shtetit MARCO Rubio.

    Bordhi i Paqes është autorizuar me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara që të krijojë një forcë ndërkombëtare stabilizimi në Gaza pas arritjes së armëpushimit vitin e kaluar.

    Bordi do të mbajë takimin e tij të parë më 19 shkurt në Uashington për të diskutuar rindërtimin e Gazës. Pjesëmarrëse në këtë bord janë edhe Shqipëria e Kosova.

    Faza tjetër e planit të Trump për Gazën kërkon zgjidhjen e çështjeve komplekse si çarmatimi i Hamasit, të cilin grupi e ka refuzuar prej kohësh, tërheqjen e mëtejshme të Izraelit nga Gaza dhe vendosjen e një force paqeruajtëse ndërkombëtare.

    Ndërkohë takimi mes Trump dhe Netanyahu u përqendrua kryesisht te Irani, një tjetër çështje e nxehtë në Lindjen e Mesme.

    Trump, tha se këmbënguli që bisedimet me Iranin të vazhdojnë gjatë takimit me kryeministrin izraelit, por paralajmëroi se mund të ndërmarrë veprime kundër Teheranit nëse nuk arrihet një marrëveshje bërthamore.

    Ndërkohë një paralajmërim për Iranin e pati edhe Zëvendëspresidenti JD Vance, i cili tha se ekziston “një mundësi tjetër në tryezë” nëse Uashingtoni nuk arrin të arrijë një marrëveshje me Teheranin.

    Vizita e Netanyahut shënon udhëtimin e tij të gjashtë në SHBA që nga rikthimi i Trump në detyrë më shumë se çdo udhëheqës tjetër botëror, shkruan Abcnews.al.

    Të dy folën për gati tre orë në një takim jashtëzakonisht të qetë, në të cilin Netanyahu u fut nga një hyrje anësore, larg pamjes së kamerave.

  • Rihanna, miliardere por me këmbë në tokë! Ja se si shfaqet në një supermarket në L.A.

    Rihanna, miliardere por me këmbë në tokë! Ja se si shfaqet në një supermarket në L.A.

    Rihanna mund të ketë statusin e miliarderes dhe një pasuri marramendëse falë suksesit në muzikë dhe biznes, por kjo nuk e pengon të bëjë gjëra krejtësisht të zakonshme, si të dalë për të bërë pazar në supermarket.

    Këngëtarja dhe sipërmarrësja u pa në Los Angeles teksa bënte blerje ushqimore, e veshur thjesht por me shumë stil.

    Nuk është diçka që e shohim shpesh, miliarderë që dalin vetë për të blerë ushqime, pa shumë bujë apo luks të tepruar. Por Rihanna duket se preferon të ruajë një rutinë normale, edhe pse marka e saj Fenty Beauty dhe bizneset e tjera e kanë bërë një nga gratë më të pasura në industrinë e argëtimit.Billionaire Rihanna Looks Chic During Grocery Shopping Run in L.A., on Video

    Kliko ketu

    Artistja, e cila është në një lidhje me reperin A$AP Rocky, është gjithashtu nënë e dy djemve. Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë në vitin 2022 dhe të dytin në vitin 2023. Që prej atëherë, Rihanna ka folur shpesh për sa shumë e ka ndryshuar mëmësia dhe sa e rëndësishme është për të të ketë një jetë sa më normale për fëmijët e saj.

    Edhe pse mban titullin e miliarderes, duket se Rihanna mbetet e thjeshtë në përditshmëri, duke treguar se fama dhe pasuria nuk e kanë larguar nga realiteti i jetës së zakonshme.

  • Sot është dita e fundit për legalizim në Preshevë

    Sot është dita e fundit për legalizim në Preshevë

    Sot është dita e fundit absolute për dorëzimin e aplikimeve për legalizimin e objekteve në Preshevë. Institucionet kompetente kanë paralajmëruar se pas përfundimit të afatit nuk do të ketë shtyrje, raporton Presheva.al.

    Sot është dita e fundit absolute për dorëzimin e aplikimeve për legalizimin e objekteve në Preshevë. Institucionet kompetente kanë paralajmëruar se pas përfundimit të afatit nuk do të ketë shtyrje.

    Qytetarët që nuk veprojnë sot, do të humbasin të drejtën për legalizim sipas kushteve aktuale. Autoritetet bëjnë thirrje për përgjegjësi dhe veprim të menjëhershëm.

  • Ekstradohet një i kërkuar nga Gjermania në Kosovë dhe një nga Kosova në Gjermani

    Ekstradohet një i kërkuar nga Gjermania në Kosovë dhe një nga Kosova në Gjermani

    Policia e Kosovës, përmes Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me institucionet e drejtësisë ka realizuar dy ekstradime ndërkombëtare.

    • I pari u arrestua nga autoritetet gjermane, pasi që kërkohej nga Kosova për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”. Pas ekstradimit, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të policisë për procedurat e mëtejshme ligjore.

    • Sot, u realizua ekstradimi nga Kosova për në Gjermani i një shtetasi kosovar, i kërkuar nga Gjermania për përfshirje në veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “grabitje”.

    Të dy ekstradimet u realizuan në përputhje me ligjet në fuqi, marrëveshjet ndërkombëtare dhe bashkëpunimin e ngushtë midis institucioneve të Kosovës dhe Gjermanisë.

  • Britney Spears “Shita një pjesë nga vetja ime”!

    Britney Spears “Shita një pjesë nga vetja ime”!

    Britney Spears ka nënshkruar një marrëveshje të madhe muzikore duke shitur të drejtat e katalogut të saj muzikor. Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ, këngëtarja ka shitur pjesën e saj të pronësisë së katalogut tek kompania botuese Primary Wave.

    Shuma e saktë nuk është bërë publike, por burime pranë marrëveshjes e përshkruajnë atë si një “marrëveshje historike”, e krahasueshme me kontratën prej rreth 200 milionë dollarësh që Justin Bieber nënshkroi kur shiti muzikën e tij.

    Marrëveshja, e firmosur më 30 dhjetor dhe e menaxhuar nga Cade Hudson, përfshin hite ikonike si “…Baby One More Time”, “Oops!… I Did It Again”, “Toxic”, “Gimme More”, “Womanizer”, “Lucky”, “Stronger” dhe shumë të tjera.

    Britney Spears Performance Pictures

    Britney i bashkohet një liste të gjatë artistësh të mëdhenj që kanë shitur katalogët e tyre vitet e fundit, përfshirë Bruce Springsteen, Bob Dylan, Paul Simon, Neil Young, Shakira, Sting dhe Stevie Nicks. Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Britney apo Primary Wave.

    britney-spears-main-getty-jive-records-1

  • Punonjësit e shtetit përfitojnë dyfishim të shtesës për përvojën e punës

    Punonjësit e shtetit përfitojnë dyfishim të shtesës për përvojën e punës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së parë të Qeverisë së re, bëri të ditur se Projektligji për Buxhetin e vitit 2026 përfshin një ndryshim që dyfishon shtesën për përvojën e punës për punonjësit e sektorit publik.

    Sipas këtij ndryshimi, shtesa rritet nga 0.25% në 0.50% për 15 vitet e para të përvojës.

    Përveç kësaj, buxheti për vitin 2026 parashikon edhe paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, që do të paguhet sapo të hyjë në fuqi Ligji i Buxhetit.

    Kryeministri Kurti shtoi se ky kabinet ka të gjitha parakushtet për të qenë më i suksesshmi në historinë e re të Kosovës dhe se pritjet e qytetarëve janë dëshmi e standardit të vendosur.

    Ai po ashtu përmendi se Kuvendi i legjislaturës së 10-të do të ratifikojë marrëveshje ndërkombëtare të rëndësishme, përfshirë Planin e Rritjes së BE-së në vlerë prej 882.6 milionë euro dhe tri marrëveshjet me Bankën Botërore mbi 120 milionë euro.

  • Zgjatet mandati i Peter Sorensen si emisar i dialogut për dy vjet

    Zgjatet mandati i Peter Sorensen si emisar i dialogut për dy vjet

    Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur të zgjatë mandatin e emisarit të tij për dialogun Beograd–Prishtinë, Peter Sorensen, për dy vjet, deri më 29 shkurt 2028.

    Sorensen ishte emëruar për herë të parë në këtë pozitë në janar të vitit 2025. Ai vizitoi për herë të fundit Kosovën më 14 janar 2026, duke shprehur shpresën se ky vit do t’i sjellë Kosovës rezultate që viti 2025 nuk ia dha.

    Gjatë vizitës, Sorensen uroi për Vitin e Ri dhe për zgjedhjet, duke theksuar pritjen që Kuvendi të konstituohet dhe Qeveria të formohet, gjë që sipas tij do të mundësojë përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

  • Oklahoma City Thunder dhe Denver Nuggets shënojnë fitore të rëndësishme në NBA

    Oklahoma City Thunder dhe Denver Nuggets shënojnë fitore të rëndësishme në NBA

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Kampioni aktual Oklahoma City Thunder ka mundur me rezultat të thellë skuadrën e Phoenix Suns me rezultat 136:109.

    Jalen Ëilliams me 28 pikë dhe Isaiah Hartenstein me 18 pikë të tjera ishinë më efikasët për Thunder,teksa në anën tjetër për Suns basketbollisti më i mirë ishte Dillion Brooks me 23 pikë të realizuara.

    Në anën tjetër Denver Nuggets ka mundur Memphis Grizzlies me rezultat 122:116.

    Nikola Jokic me 26 pikë 11 asistime e 15 kërcime dhe Jamal Murray me 23 pikë,6 kërcime e 7 asistime ishin më të mirët për Nuggets,kurse në anën tjetër tek Grizzlies ishte GG Jackson me 21 pikë dhe Ty Jerome me 19 pikë të tjera.

  • Lot dhe dhimbje, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola

    Lot dhe dhimbje, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola

    Në Peqin kanë mbërritur në orët e para të ditës së sotme 4 arkëmortet e familjes Kola.

    Kryefamiljari Arti Kola, bashkëshortja e tij Jonida dhe dy fëmijët, Hajdari 22 vjeç dhe Xhesika 15 vjeçe, do të përcillen mesditën e sotme për në banesën e fundit në fshatin Gryksh i Madh të Peqinit, vendlindjen e tyre.

    Qindra njerëz të pranishëm në përcjelljen e fundit të familjes Kola. Familjarët më të afërt, nëna e Arti Kolës dhe vëllai i tij e familjarë të tjerë do të presin ngushëllimet për vdekjen tragjike të 4 personave nga e njëjta familje.

    Sipas hetimeve paraprake italiane, shkak i tragjedisë dyshohet të ketë qenë helmimi nga monoksidi i karbonit, i çliruar nga një kaldajë gazi e vendosur së fundmi në banesë. Trupat iu nënshtruan analizave toksikologjike nga autoritetet italiane përpara se të lejohej transporti drejt Shqipërisë.

    Për të mbuluar shpenzimet e kthimit të familjes, vëllai i viktimës, Durim Kola, hapi një fushatë në platformën GoFundMe, e cila brenda pak ditësh siguroi mbi 75 mijë euro nga dhurues të shumtë

  • Greqia refuzon t’i bashkohet “Bordit të Paqes” të propozuar nga Donald Trump

    Greqia refuzon t’i bashkohet “Bordit të Paqes” të propozuar nga Donald Trump

    Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili do të mbajë seancën e parë më 19 shkurt në Uashington.

    “Nuk është në axhendën e kryeministrit”, tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis në një konferencë për shtyp të enjten.

    “Bordi” fillimisht u prezantua si një grup i vogël udhëheqësish që do të mbikëqyrnin posaçërisht armëpushimin në Gaza. Presidenti i SHBA-së më pas ftoi dhjetëra vende të merrnin pjesë dhe sugjeroi që organizata mund të fillonte të funksiononte si një organ më i gjerë për zgjidhjen e konflikteve.