ATV

Blog

  • Manuel Neuer:Nuk zgjedha vetë të bëhesha portier

    Manuel Neuer:Nuk zgjedha vetë të bëhesha portier

    Portieri gjerman Manuel Neuer ka folur për karrierën e tij ,dhe për mënyrën sesi arriti të bëhej një prej më të mirëve në botë në dekadën e fundit.

    Neuer në një intervistë për L’Equipe ka zbuluar se nuk ishte zgjedhja e tij që të bëhej portier,dhe se tregoi arsyet për këtë rol që e morri gjatë kohës kur luante për grupmoshat e Schalkes.

     

    “Kur isha i vogël nuk zgjodha që të isha portier, trajneri më aktivizoi aty. Sapo i isha bashkuar të rinjve të Schalke-s dhe ekipi nuk kishte një portier. Në atë kohë askush nuk dëshironte të luante në këtë rol. Luhej në fusha artificiale ose me tapet të fortë madje herë herë edhe në vende parkimi.”

    Përndryshe Neuer ka treguar edhe për kohën kur pësonte gola në disa ndeshje,dhe shton se roli i portierit është e rrezikshme në situata të ndryshme.

    Kujtojmë që Manuel Neuer ka hyrë tashmë në sezonin e fundi-it me Bayern Munich,teksa nuk dihet se nëse do të vazhdojë edhe për një vit në Allianz Arena apo do t’i jap fund karrierës.

  • Drita shënon fitore në minutat e fundit ndaj Drenicës

    Drita shënon fitore në minutat e fundit ndaj Drenicës

    Kampioni aktual Drita ka shënuar fitore tejet të vështirë kundër Drenicës,duke e mposhtur në minutat e fundit me rezultat minimal 1:0.

    Pjesa e parë u karakterizua me raste të shumta për gol nga të dyja ekipet,ku mundësinë më të mirë e pati Drita përmes Kristal Abazajt por pa sukses,dhe 45 minutat e parë përfunduan pa gola.

    Në pjesën e dytë Drita intensifikoi sulmet për të shënuar golin e fitores,dhe kjo ndodhi në minutat e fundit ku heroi i gjilanasve ishte  Besnik Krasniqi që shënoi për 1:0 që në fund ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi.

    Drita tani 35 pikë pas 20 xhirove në Albi Mall Superligë,teksa Dreica mbetet në kuotën e 21 pikëve të grumbulluara.

  • Gazetari italian me kritika për Edon Zhegrovën

    Gazetari italian me kritika për Edon Zhegrovën

    Ylli i Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova është një nga lojtarët më të kritikuar që prej se u transferua tek Juventus në verën e kaluar.

    Së fundmi gazetari italian Paolo Paganini ka folur për Zhegrovën në një intervistë,ku e konsideron yllin dardan si një lojtar kot që morri “Zonja e Vjetër”

    “Duhet të kishe marrë dikë që donte të vinte dhe e njihte tashmë mjedisin në vend të atyre të treve” tha Paganini duke iu referuar Zhegrovës si dhe dy lojtarëve të tjerë Opendas dhe David.

    Përndryshe Zhegrova është ftuar nga trajneri Spalleti për derbin kundër Inter-it,dhe mbetet të shihet se nëse do të gëzojë minuta kundër neuroazzurëve.

    Kujtojmë që Edon Zhegrova ka bërë vetëm 16 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat.

  • Rezoluta për Hagën, Quni: Situata u shfrytëzua për të na goditur politikisht, ne ishim “pro” nëse do të përfshihej amandamenti i LDK-së

    Rezoluta për Hagën, Quni: Situata u shfrytëzua për të na goditur politikisht, ne ishim “pro” nëse do të përfshihej amandamenti i LDK-së

    Mospjesëmarrja e LDK-së në procesin e votimit të Rezolutës së propozuar të PDK-së në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ka nxitur reagime të shumta e akuza në drejtim të partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

    Lidhur me këtë ka folur deputeti i LDK-së, Anton Quni. Ai në një intervistë të shkurtër për Gazetën Express ka thënë kjo situatë është shfrytëzuar për ta goditur LDK-në politikisht, meqë sqaron se partia e tij ishte  e gatshme ta përkrahte rezolutën nëse do të përfshihej edhe amandamenti i kërkuar nga LDK.

    “Ishte një rast i shkëlqyer që të gjitha partitë shqiptare të unifikoheshin rreth një teksti që nderon luftën tonë çlirimtare, por edhe garanton se asnjë krim i pazbuluar nuk do të mbetet peng i agjendave politike.Përpjekja për ta paraqitur kushtëzimin tonë parimor si “mosperkrahje” është një tendencë e pastër për goditje politike. Megjithatë, për LDK-në, drejtësia nuk mund të jetë selektive”, ka thënë Quni.

    Ai ka thënë se tejkalimi i pozicioneve të vjetra bëhet vetëm duke u ballafaquar me të vërtetën e plotë.

    “Besojmë fuqishëm se tejkalimi i pozicioneve të vjetra arrihet vetëm duke u ballafaquar me të vërtetën e plotë. Ne jemi për një Kosovë ku drejtësia vepron mbi parimet e paanësisë dhe barazisë para ligjit për çdo qytetar”, ka potencuar deputeti i LDK-së.

    Sipas Qunit, LDK s’ka qenë kundër Rezolutës dhe se ky ishte një keqkuptim që u tentua të mbillet në opinion.

    “Përkundrazi, ne kemi qenë të gatshëm ta mbështesim atë, por kemi kërkuar që ky dokument të ishte gjithëpërfshirës dhe t’i përgjigjej nevojës për drejtësi të plotë në Kosovë. Për këtë arsye, ne kemi propozuar plotësimin e tekstit të rezolutës me amendamentin vijues:

    “KËRKON nga të gjitha institucionet e rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës, si dhe inkurajon mbështetjen ndërkombëtare, për intensifikimin e përpjekjeve drejt zbardhjes së plotë të të gjitha vrasjeve të pazbuluara të ndodhura gjatë dhe pas periudhës së luftës në Kosovë, me qëllim që të sigurohet drejtësia për të gjitha viktimat, të zbardhet e vërteta dhe të fuqizohet shteti i së drejtës mbi parimet e paanësisë dhe barazisë para ligjit.”, ka shtuar Quni.

    Deputeti i LDK-së thotë se ky propozim i LDK-së fatkeqësisht s’gjeti përkrahjen e partive të tjera parlamentare.

    “Ky propozim i yni, i cili synon fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe zbardhjen e së vërtetës pa dallim, fatkeqësisht nuk gjeti përkrahjen e partive të tjera parlamentare”, ka përfunduar ai.

  • Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin e pakicës kroate në Janjevë

    Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin e pakicës kroate në Janjevë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, kanë zhvilluar të shtunën një takim në margjinat e Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku kanë biseduar për disa çështje me interes të përbashkët.

    Një nga temat e diskutuara mes Kurtit dhe Plenkoviqit ishte statusi i pakicës kroate në Janjevë.

    Ndërkohë, Plenkoviqi e ka uruar Kurtin për rizgjedhjen si kryeministër dhe ka theksuar se Kroacia vazhdon ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

    “Ne vazhdojmë t’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale dhe e mbështesim rrugën evropiane të Kosovës. Gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih diskutuam situatën në rajon, sfidat e sigurisë dhe statusin e pakicës kroate në Janjevë”, ka shkruar Plenkoviq në X.

    Kroacia edhe në të kaluarën ka kërkuar që komuniteti kroat në Kosovë të njihet me Kushtetutë si pakicë.

  • Mbi 200 mijë qytetarë pritet t’i bashkohen marshit “Drejtësi, jo politikë”

    Mbi 200 mijë qytetarë pritet t’i bashkohen marshit “Drejtësi, jo politikë”

    Mbi 200 mijë qytetarë pritet të jenë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet me 17 shkurt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

    Kështu ka bërë të ditur përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër” , Eliza Hoxha, në konferencën për media.

    “Kjo nuk është çështje partie, pushteti, por është çështje drejtësie dhe dinjiteti kombëtar. Kemi marrë konfirmime nga shqiptarë nga i gjithë rajoni dhe Evropa. Diaspora jonë po organizohet, po vjen, po udhëton me orë të tëra për të qenë bashkë. Po na vijnë fotografi e mesazhe me familje të cilat na tregojnë që do të jenë prezente aty bashkë. Ky është momenti kur e kupton që ky marsh nuk i përket vetëm një platforme dhe individi, thjesht ky marsh i përket popullit të Kosovës. Presim mbi 200 mijë qytetarë në këtë marsh. Do të jetë marshi më i madh në historinë e Kosovës së lirë. Por madhështia e tij nuk matet vetëm me numra, por do të matet me qetësinë tonë, me disiplinën dhe dinjitetin tonë dhe seriozitetin e mesazhit që do të përcjellim atë ditë”, tha Hoxha.

    Eliza Hoxha theksoi se qytetarët do të dalin për të kërkuar drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre.

    Në këtë marsh do të jenë pesë folës, por asnjëri nuk do të jetë partiakë, ndërsa do të performojë edhe këngëtari Ilir Shaqiri dhe Lyrical Son.

    “E ripërsëris edhe sot: asnjë folës nuk do të jetë partiak. Ky është marsh qytetar,” theksoi Tasholli.

    Programi do të përfshijë edhe performancë artistike nga Ilir Shaqiri dhe Lyrical Son, ndërsa do të realizohet një aksion simbolik tek monumenti NEWBORN, si moment reflektimi për lindjen e shtetit të Kosovës dhe përgjegjësinë për mbrojtjen e së vërtetës së tij.

    Platforma njoftoi gjithashtu se sot do të publikohet agjenda e nisjes së autobusëve nga secila komunë e Kosovës. “Janë qindra autobusë që do të nisen në mënyrë të organizuar drejt Prishtinës. Agjenda do të bëhet publike në faqen zyrtare të platformës ‘Liria ka Emër’, në mënyrë që çdo qytetar të ketë informacion të saktë,” deklaroi Tasholli.

    Në aspektin e sigurisë dhe organizimit, platforma konfirmoi se janë ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme, në koordinim me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, njësitet emergjente shëndetësore, stacionet e autobusëve dhe strukturat përgjegjëse për parkingjet. Organizimi teknik i binës, videomaterialeve dhe sistemit të zërimit është planifikuar me kujdes për të garantuar një tubim të sigurt dhe dinjitoz.

    “Ky do të jetë një marsh paqësor dhe i organizuar, që do të tregojë pjekurinë qytetare të Kosovës,” u tha në konferencë.

  • Kosova U16 në hendboll përfundon me fitore Kampionatin Mesdhetar

    Kosova U16 në hendboll përfundon me fitore Kampionatin Mesdhetar

    Kombëtarja e Kosovës U16 në konkurrencën e femrave ka përfunduar me fitore Kampionatin Mesdhetar që u mbajtë gjatë kësaj jave në Prishtinë.

    Vashat dardane mposhtën Maqedoninë e Veriut me penallti,duke sjellur një ndeshje interesante ku në fund Kosova zuri vendin e nëntë.

    Kosova e nisi mirë ndeshjen duke e fituar pjesën e parë me rezultat 8:4,ndërkohë më pashë hendobollistet e Maqedonisë së Veriut iu afruan në rezultat duke sjellur një fund dramatic teksa rezultati ishte baras 13:13.

    Gjatë ekzekutimit të penalltive hendbollistet e Kosovës ishin më efikase duke triumfuar në fund me rezultat 3:1 në penallti,teksa rezultati i përgjithshëm në fund ishte 16:14.

  • Luis Enrique i nervozuar pas humbjes kundër Rennes

    Luis Enrique i nervozuar pas humbjes kundër Rennes

    Trajneri i PSG-së Luis Enrique  është shprehur tejet i nervozuar pas humbjes së ekipit të tij ndaj Rennes.

    Enrique u ndak tek Ousmanne Dembele për fjalët e tij në zhveshtore,duke thënë se askush nuk është mbi hierarkinë e klubit.

    “Nuk do të lejoj asnjë lojtar të mendojë se është më i rëndësishëm se klubi. As unë, as drejtori sportiv, as presidenti, as klubi”.

    Përndryshe Dembele u shpreh i mllefosur për paraqitjet e lojtarëve ndaj Rennes,duke thënë se jemi PSG dhe se duhet treguar më shumë paraqitje pozitive,ndërkohë Enrique ka shtuar se këto deklarata ylli francez i ka bërë nga zemërimi.

    Kujtojmë që PSG pësoi humbje 3:1 në udhëtim ndaj Rennes në xhiron e 22-të në kampionatin francez.

  • Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali

    Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali

    Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali i vrarë me armë zjarri. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ndodhi të shtunën në zonën e Pizës, në Montecalvoli, një fshat i vogël në komunën e Santa Maria a Monte, ku  25-vjeçari shqiptar Kevin Muharremi u qëllua për vdekje.

    Viktima u qëllua me armë zjarri ndërsa udhëtonte me makinën e tij, nga një automjet që udhëtonte paralel me të.

    Sipas mediave në vendin fqinj, i riu u qëllua në kokë ndërsa udhëtonte në një makinë me dy shokë të tjerë: ai ishte ulur në sediljen e pasagjerit përpara.

    Oficerët e karabinierisë po përpiqen të rindërtojnë motivin: nga ajo që ka dalë deri më tani, duket se krimi mund të ketë rrjedhur nga një grindje. Vrasësi ishte në një makinë me një person tjetër, i cili më pas iku nga vendi i ngjarjes. Hetuesit po shqyrtojnë kamerat e mbikëqyrjes në zonë, përfshirë kamerat e targave. Oficerët e karabinierisë po intervistojnë gjithashtu disa dëshmitarë.

  • FFK-ja i bashkohet marshi për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare

    FFK-ja i bashkohet marshi për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare

    Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka dalë në mbështetje të organizimit të marshit “Drejtësi, jo politikë” që do të mbahet më 17 shkurt në ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

    FFK ka thënë se ata do t’i bashkohen këtij marshi, ku u ka bërë thirrje edhe komunitetit të futbollit dhe qytetarëve që të marshojnë në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.

    Postimi i plotë:

    DREJTËSI, JO POLITIKË!

    FFK i bashkohet protestës së organizuar nga platforma “Liria ka Emër” dhe u bën thirrje komunitetit të futbollit dhe të gjithë qytetarëve që të marshojnë për drejtësi dhe në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.

    📆 17 shkurt, 2026

    ⏰ 14:00

    📍 Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

    #LiriaKaEmër