ATV

Blog

  • Bogujevci pret në një takim shefin e UNDP-së në Kosovë, dakordohen për vazhdimin e bashkëpunimit

    Bogujevci pret në një takim shefin e UNDP-së në Kosovë, dakordohen për vazhdimin e bashkëpunimit

    Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci së bashku me zëvendësministren Nora Arapi-Krasniqi, pritën në takim shefin e UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros.

    Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë dhe UNDP-së në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm.

    U vlerësua mbështetja e vazhdueshme e UNDP-së në projekte që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik lokal, fuqizimin e komuniteteve dhe promovimin e potencialit kulturor e turistik të vendit.

    Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e partneriteteve strategjike për realizimin e projekteve me ndikim afatgjatë.

    Palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovimit të vlerave kulturore të Kosovës.

  • Tifozët turq i presin tifozët serbë me flamurin e Kosovës në ndeshjen e Euroligës

    Tifozët turq i presin tifozët serbë me flamurin e Kosovës në ndeshjen e Euroligës

    Gjithëka ndodhi në ndeshjen e Euroligës në basketboll, ku skuadra e Fenerbahces priste Partizanin e Beogradit në Stamboll.

    Kjo ishte java e 29-të e Euroligës dhe që luhej në kryeqendrën turke, ku tifozët vendas me sa duket i kishin rezervuar një surprizë skuadrës “mike”.

    Në sallën e pallatit të sportit ku po luhej ndeshja atmosfera ishte shumë e nxehtë nga tifozët vendas që njihen për atmosferat e zjarrta që krijojnë. Mes shumë banderolave dhe pankartave me sa duket ata kishin vendosur edhe t’i përshëndesnin “miqt” nga Serbia me flamurin e Kosovës, duke e valvitur në një pjesë të tribunës ku ndodheshin tifozët ultras.

    Pasi ata shfaqën, atmosfera u nxeh edhe më keq për lojtarët dhe stafin e skuadrës së Partizanit, të cilët me sa duket u ndikuan jo për mirë emocionalisht nga ajo, që mediat serbe e konsideruan sërish një provokim.

  • Media boshnjake shkruan për Edon Zhegrovën: E humbi gjuajtjen nga vetëm disa metra

    Media boshnjake shkruan për Edon Zhegrovën: E humbi gjuajtjen nga vetëm disa metra

    Lojtarët e Galatasarayt kanë siguruar mbrëmë një vend në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve pavarësisht humbjes ndaj Juventusit në Torino 3:2 pas kohës shtesë, dhe figura tragjike e Zonjës së Vjetër ishte lojtari i Kosovës Edon Zhegrova.

    Edhe pse skuadra vendase luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 48-të pas kartonit të kuq të Lloyd Kelly, ata arritën të përmbysnin rezultatin dhe të fitonin kohën shtesë me golat e Locatelli-t, Gatti-t dhe McKennie-t, dhe në 30 minutat shtesë mund të kishin fituar.

    Megjithatë, media boshnjake Klix.ba, shkruan se momenti kyç i kohës shtesë erdhi në minutën e 96-të kur Edon Zhegrova pati një shans të shkëlqyer për ta bërë rezultatin 4:0 dhe për ta përmbysur plotësisht ndeshjen, por ai humbi gjuajtjen nga vetëm disa metra.

    Penalltia erdhi drejt fundit të kohës së parë shtesë kur Baris Yilmaz asistoi Victor Osimhen për një gol që praktikisht zgjidhi çështjen e udhëtimit për të shkuar më tej.

    Yilmaz, në momentet e fundit të ndeshjes, konfirmoi kalimin e gjigantit turk dhe shuajti shpresat e Zonjës së Vjetër, e cila ishte një rivale shumë më e mirë, por nuk pati fatin të bënte një rikthim epik.

  • Zhduket një i mitur në Drenas, nisin hetimet

    Zhduket një i mitur në Drenas, nisin hetimet

    Një rast i zhdukjes së një të mituri është raportuar pasditen e së mërkurës në rrugën “Asllan Fazlia” në Drenas.

    Sipas policisë, zhdukjen e ka raportuar babai i tij, sipas të cilit djali ka dalë nga shtëpia dhe që nga ai moment nuk dihet vendndodhja e tij.

    Rasti po hetohet nga organet e rendit.

  • Aeroporti ‘Adem Jashari’ së shpejti do të instalojë pajisje të avancuara për kontrollin e udhëtarëve

    Aeroporti ‘Adem Jashari’ së shpejti do të instalojë pajisje të avancuara për kontrollin e udhëtarëve

    Aeroporti Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ do të përmirësojë kontrollin e udhëtarëve me pajisje të avancuara të skanimit, në kuadër të rritjes së efikasitetit dhe sigurisë në aeroport, shkruan albinfo.

    Sipas njoftimeve zyrtare, çdo person që udhëton nga Prishtina drejt destinacioneve të tjera është i obliguar të kalojë kontrolle të sigurta përmes pajisjeve të skanimit. Për të përballuar rritjen e numrit të udhëtarëve dhe për të përmirësuar procesin e kontrollit, pritet të instalohen pajisjet e reja të standardit C3.

    Këto pajisje moderne, të prezantuara së fundmi në treg, mundësojnë kontrolle më të shpejta, më të sakta dhe më të detajuara, duke rritur sigurinë dhe duke përshpejtuar procedurat për udhëtarët.

    Autoritetet e aeroportit kanë theksuar se ky investim synon të kombinojë teknologjinë e avancuar me procedurat efikase, duke garantuar përvojë më të mirë dhe siguri maksimale për të gjithë udhëtarët.

  • Hetohet vdekja e një pacienti në Entin Special të Shtimes

    Hetohet vdekja e një pacienti në Entin Special të Shtimes

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pacient nga Enti Special në Shtime është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

    Sipas raportit 24-orësh të policisë, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

    Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse.

    “Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është nën hetime”, thuhet nga PK.

  • Falsifikim i rezultatit zgjedhor, arrestohen e më pas lirohen 15 persona në Novobërdë

    Falsifikim i rezultatit zgjedhor, arrestohen e më pas lirohen 15 persona në Novobërdë

    Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar të martën e më pas janë liruar në procedurë të rregullt në Novobërdë për falsifikim të rezultateve të votimit.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, bëhet fjalë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    “Me 25.02.2026 janë arrestuar 15 të dyshuar, nën dyshimin se të njëjtit me datën e cekur kanë falsifikuar rezultatet e votimit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

    Në disa qytete në Kosovë kanë nisur hetimet për manipulim me vota pas shfaqjes së dallimeve në vota të kandidatëve për deputetë. Në disa qytete po ashtu ka pasur edhe të arrestuar.

  • Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongresit

    Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongresit

    Gati njëzet e pesë vjet pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë, Bill dhe Hillary Clinton po përballen me një sfidë të re në Uashington. Ish-zonja e parë është planifikuar të dëshmojë para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve si pjesë e hetimit të tij për autorin e dënuar të krimit seksual Jeffrey Epstein.

    Pas muajsh refuzimi për t’u paraqitur para komitetit, duke pretenduar se procesi ishte i motivuar politikisht, Clintonët ndryshuan mendje vetëm kur u bë e qartë se ata mund të akuzoheshin për shpërfillje të Kongresit. Sipas CNN, vendimi u mor në minutën e fundit.

    Përgatitjet dhe vendi

    Dëshmia do të mbahet në Chappaqua, New York, ku jeton çifti. Hillary Clinton është planifikuar të flasë e para, ndërsa Bill Clinton është planifikuar të flasë ditën tjetër. Avokatët e tyre, David Kendall dhe Cheryl Mills, janë përfshirë në përpunimin e detajeve me kryetarin e komitetit, kongresmenin republikan James Comer, për të shmangur mundësinë që ish-presidenti të thirret në Capitol Hill.

    Comer theksoi se ai nuk po i akuzon Clintonët për ndonjë krim, por se komiteti po kërkon përgjigje për një numër pyetjesh. Megjithatë, tensioni politik është i dukshëm.

    Cili është fokusi i hetimit?

    Sipas analizave të mëparshme, Bill Clinton përdori avionin privat të Epstein disa herë, dhe emri i tij shfaqet në dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së. Ai u fotografua gjithashtu me bashkëpunëtoren e Epstein, Ghislaine Maxwell, e cila u dënua për pjesëmarrje në një rrjet trafikimi njerëzor.

    Hillary Clinton pretendon se nuk e ka takuar kurrë Epstein. Bill Clinton nuk është akuzuar kurrë në lidhje me rastin, dhe zëdhënësi i tij thotë se ai e ndërpreu kontaktin me Epstein shumë kohë para arrestimit të tij në vitin 2019.

    Marrja në pyetje mund të zgjasë me orë të tëra, dhe republikanët planifikojnë të publikojnë regjistrime të dëshmisë. Janë rënë dakord për pesë fusha tematike, duke përfshirë mënyrën se si u zhvillua hetimi federal, rrethanat e vdekjes së Epstein, dështimet e mundshme institucionale dhe shkeljet e mundshme etike nga zyrtarët e zgjedhur.

    Klima politike në ndryshim

    Ndryshe nga skandalet e mëparshme politike të epokës së Clinton, atmosfera sot është dukshëm e ndryshme. Shumë demokratë tani po mbështesin hapur kërkesat për transparencë të plotë. Midis tyre është edhe kongresmenja Rashida Tlaib, e cila këmbëngul se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

    Pasi fillimisht refuzuan të dëshmonin, familja Clinton u nxorr nga detyra. Disa demokratë iu bashkuan republikanëve në mbështetjen e masës. Të përballur me mundësinë reale të një dënimi formal nga e gjithë Dhoma e Përfaqësuesve, familja Clinton përfundimisht ranë dakord me kushtet e dëshmisë së tyre, gjë që ndaloi procedurat.

    Demokrati kryesor në komision, Robert Garcia, tha se ish-presidenti dhe sekretari i shtetit donin të paraqiteshin me të gjitha informacionet që kishin. Në të njëjtën kohë, disa republikanë besojnë se hetimi nuk duhet të ketë përjashtime politike.

    I gjithë rasti ka provokuar gjithashtu reagime në qarqet pranë Presidentit Donald Trump, ku ka frikë se precedentë të ngjashëm mund të hapin derën për hetime të ardhshme ndaj figurave të tjera politike.

    Viktimat e Epstein thonë se është thelbësore që të gjithë ata që ishin rreth tij të paraqiten me informacione, pavarësisht nga përkatësia politike. Ata besojnë se transparenca është më e rëndësishme sesa besnikëria ndaj partisë dhe se publiku meriton të vërtetën e plotë.

    Spiropali e takon Hamzën: Vlerësoj rolin historik dhe politik të PDK-së, Ka momente kur politika duhet të qëndrojë mbi dallimet partiake
    Read more

  • Kapja e 1 milion eurove në Merdar, Stavileci: Shuma më e madhe e zënë ndonjëherë

    Kapja e 1 milion eurove në Merdar, Stavileci: Shuma më e madhe e zënë ndonjëherë

    Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se 1 milion eurot e kapura gjatë së martës në pikëkalimin kufitar në Merdar, është shuma më e madhe e kapur ndonjëherë nga oficerët doganorë.

    Në emisionin “60 Minuta” në KTV, Stavileci ka thënë se në të kaluarën janë zënë shuma edhe më të mëdha, por në dy apo tri raste ndaras, ndërsa shifra prej 1 milion eurosh, siç ka bërë të ditur Stavileci, është më larta e kapur si një rast i vetëm.

    “Oficerët doganorë e kanë stopuar këtë automjet dhe kanë kërkuar të kontrollohet përmes skanerit. Pas skanerit janë vënë re disa hapësira të cilat nuk do të duhej të ishin të mbushura në pjesën e dyshemesë së këtij mini-busi. Pas këtyre indikacioneve kemi kaluar në fazën e dytë të kontrolleve fizike bashkë me Policinë e Kosovës. Pas kontrollove fizike, edhe për befasinë tonë natyrisht si oficerë doganorë, aty doli një ndër shumat më të madhe që e kemi zënë në një rast të caktuar. Pra është rasti më i madh në vlerë monetare i kapur si një rast i vetëm”, ka thënë Stavileci.

    Stavileci ka bërë të ditur po ashtu se pavarëisht që bëhet fjalë për një shumë të tillë, nuk kanë pasur informacione më herët për këtë rast.

    “Nuk ka pasur informacion më herët për këtë automjet por oficerët doganorë dijnë të lexojnë indikacione nëse po vozitet një automjet të dyshimtë. Nganjëherë edhe lëvizja e automjetit kur ka diçka ilegale bëhet në formë të dyshimtë, vërehet”, ka thënë Stavileci.

  • Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me BE-në

    Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me BE-në

    Komisioni për Integrime Evropiane sot do të mbajë mbledhje, ku do të shqyrtojë amendamentet e dy marrëveshjeve financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

    Do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-010 për ratifikimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2017, pjesa e parë”, si dhe shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-009 për ratifikimin e “Amendamentit nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018”.