ATV

Blog

  • Raportohet se dy të rinj mitrovicas kanë vdekur pas një aksidenti në Itali

    Raportohet se dy të rinj mitrovicas kanë vdekur pas një aksidenti në Itali

    Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale raportohet të ketë ndodhur të premten në Itali.

    Sipas Mitropol, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:40 në autostradën A4 në drejtim të Triestes.

    Tutje raportohet se përplasja tragjike, në drejtim të Triestes, ndodhi në lartësinë e San Stino di Livenza. Autostrada A4 u mbyll menjëherë nga personeli i Autostrade Alto Adriatico pas aksidentit të rëndë.

    Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit me ekipet nga Portogruaro dhe Motta di Livenza, si dhe autovinçi nga Mestre, i cili u bë i nevojshëm për ngritjen e mjetit të rëndë dhe nxjerrjen e makinës së mbetur të bllokuar dhe të shkatërruar plotësisht nga përplasja.

    Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të shpëtimit, për dy shtetasit kosovarë në makinë nuk kishte asgjë për t’u bërë: të dy u shpallën të vdekur nga personeli shëndetësor i Suem 118 që mbërriti në autostradë.

    Familjet e viktimave janë njoftuar sot për aksidentin fatal, raporton tutje ky portal.

    Rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende nën hetim nga autoritetet kompetente italiane, të cilat po punojnë për të sqaruar shkakun që çoi në tragjedi.

  • Mbiemri Krasniqi më i përhapuri në Kosovë, ASK tregon kush janë mbiemrat e tjerë më të shpeshtë

    Mbiemri Krasniqi më i përhapuri në Kosovë, ASK tregon kush janë mbiemrat e tjerë më të shpeshtë

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Raportin tematik për “Emrat dhe Mbiemrat në Kosovë”. Të dhëna këto të dala nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos) 2024.

    Mbiemeri më shpeshtë në Kosovë është Krasniqi.

    Më pas Gashi, Berisha Morina dhe Shala.

    Më poshtë 10 mbiemrat më të shpeshtë:

  • Dubai: Nga sonte rifillon numër i kufizuar fluturimesh

    Dubai: Nga sonte rifillon numër i kufizuar fluturimesh

    Autoritetet e Aeroportit të Dubait kanë njoftuar se nga sonte rifillon funksionimin me një numër të kufizuar të fluturimeve.

    Fluturimet rifillojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, dhe Aeroporti Ndërkombëtar Al Maktoum, megjithatë, udhëtarëve u është kërkuar të mos paraqiten në aeroporte nëse nuk ja në kontaktuar nga kompania e tyre ajrore me një orar të konfirmuar nisjeje, transmeton albinfo.ch.

    Kompania ajrore “Emirates” me seli në Dubai, ka bërë të ditur se po u jep përparësi pasagjerëve me rezervime të mëhershme.

    Ndërkohë, Gjermania do të dërgojë avionë për të evakuuar turistët e mbetur në Lindjen e Mesme, ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, sipas agjencisë Reuters. Ata do të evakuohen nga Rijadi në Arabinë Saudite dhe nga Muskati në Oman.

    Më herët gjatë ditës, sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, tha se qeveria po punon “jashtëzakonisht fort” për të ndihmuar qytetarët të kthehen në shtëpi. Sipas saj, rreth 100 mijë shtetas britanikë kanë regjistruar praninë e tyre pranë zyrës së jashtme britanike.

  • ASK: Këta janë 10 emrat më të shpeshtë në Kosovë

    ASK: Këta janë 10 emrat më të shpeshtë në Kosovë

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Raportin tematik për “Emrat dhe Mbiemrat në Kosovë”. Të dhëna këto të dala nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos) 2024.

    Emri më i përhapur në Kosovë është Fatime, ndërsa i dyti Bajram.

    Emri Emine, Bekim, Agim përmbyllin top pesëshen. Këta janë 10 emrat më të përhapur në Kosovë

    Këta janë 10 emrat më të përhapur në Kosovë:

  • “Kristal masiv me kalcit të bardhë”, Tupella jep detaje pas zbulimit të rrallë në Trepçë

    “Kristal masiv me kalcit të bardhë”, Tupella jep detaje pas zbulimit të rrallë në Trepçë

    Në minierën e Trepça, punëtorët e horizontit të 11-të kanë nxjerrë një kristal të madh dhe të rrallë, pjesë e një masivi minerar që përmban pirit dhe galenit.

    Shefi i Shërbimit Gjeologjik, Xhemajl Tupella, ka deklaruar për KosovaPress se kristali është zbuluar gjatë punimeve në punishten 151/A dhe paraqet vlera të veçanta minerare.

    “Ky kristal është nxjerrë nga punëtorët e horizontit të 11-të, përkatësisht nga punishtja 151/A. Ai karakterizohet nga disa zgavra natyrore dhe është pjesë e masivit që përmban pirit dhe galenit, ndërsa në sipërfaqe është i mbuluar me kalcit të bardhë. Përmasat e tij janë rreth 1.40 metra i lartë dhe 1.20 metra i gjerë”, ka thënë Tupella.

    Sipas tij, pavarësisht peshës së konsiderueshme, kristali është nxjerrë me përkushtim nga punëtorët e ndërrimit të tretë.

    “Ka peshë të madhe dhe nxjerrja e tij nuk ka qenë e lehtë. Megjithatë, punëtorët e ndërrimit të tretë, me shumë zell, e kanë transportuar përmes vagonetave, lokomotivës dhe korpës, duke e bërë të gatshëm për dalje nga miniera”, ka shtuar ai.

    Zbulimi i këtij kristali konsiderohet dëshmi e pasurisë minerare që posedon Trepça, si dhe e angazhimit të vazhdueshëm të minatorëve në shfrytëzimin e resurseve nëntokësore.

  • “Nuk mërzitem”, Trump thotë se lufta mund të zgjasë 5 javë, por edhe më gjatë

    “Nuk mërzitem”, Trump thotë se lufta mund të zgjasë 5 javë, por edhe më gjatë

    Presidenti i Amerikës, Donald Trump po vazhdon informimin e tij, duke thënë se ShBA-të janë “shumë përpara parashikimeve tona kohore” prej katër deri në pesë javë.

    Ai thotë se ShBA-të kanë “aftësinë për të shkuar shumë më gjatë se kaq”, përpara se t’u përgjigjen pretendimeve se dëshiron ta përfundojë atë “shumë shpejt”.

    “Nuk mërzitem, nuk ka asgjë të mërzitshme në lidhje me këtë”, tha Trump.

    “Dikush në fakt tha ‘mendoj se ai do të mërzitet pas rreth një ose dy javësh”…jo, ne nuk mërzitemi. Unë nuk mërzitem kurrë”.

  • Bajrami: Nëse Kurti mendon që ka me zgjedhë president me shantazh, të mendohet dy herë

    Bajrami: Nëse Kurti mendon që ka me zgjedhë president me shantazh, të mendohet dy herë

    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me takimet që po zhvillon kryeministri Albin Kurti me kreun e PDK’së, Bedri Hamzën dhe atë të LDK’së, Lumir Abbdixhikun, lidhur me çështjen e presidentit.

    Bajrami ka thënë se Kurti nuk ka dhënë asnjë propozim dhe se takimet po mbahen vetëm sa për t’i treguar njëri-tjetrit që nuk përkrahin kandidatë partiakë.

    Sipas Bajramit, VV është përgjegjësja kryesore për zgjedhjen e presidentit dhe se ka pasur dy alternativa për këtë.

    “ e para duke e bërë pjesë të Qeverisë ndonjëren prej partive politike në mënyrë që më vonë të siguroheshin votat edhe për president ose tani duke propozuar një president apartiak – një që pranon të bëhet president. Por, Kurti as s’e ka bërë të parën as s’po e bën të dytën dhe nëse mendon që ka me zgjedhë president me shantazh duhet të mendohet dy herë, se gjasat janë reale që nuk përsëritet më 2021-ta”, ka shkruar Bajrami.

    Ajo ka thënë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje meqë vendi do të mbetej pa institucione funksionale me muaj të tërë, do të shpenzoheshin dhjetëra milona euro dhe se situata do të vinte prapë në këtë pikë.

    Sipas saj, Kurti dëshiron ta fusë nën kontroll secilin institucion.

    “Unë ju bëj thirrje qytetarëve le t’i vezhgojnë sjelljen e Kurtit dhe le ta kuptojnë se ai veç hallin e tyre nuk e ka. Ai nuk e ka hallin e faturave të energjisë që pritet të rritën prapë, as të arsimit, as të shëndetësisë as atë të migracionit. Kurti dëshiron ta fusë nën kontrollë secilin institucion dhe mandej të sillet sikur të ishte mbret.

    Kosova nuk guxon të mbetet peng i dy as tre emrave për president, jam e sigurt, se ka burra e gra me dije e integritet jashtë partive politike më shumë se brenda tyre, vetëm duhet vullnet e guxim, duhet me qënë në gjendje me vendosë interesin e vendit e interesin e qytetarit para atij personal e të partisë”, ka shkruar Bajrami.

    Kurti pas takimit të sotëm me Abdixhikun tha se nuk ka ndonjë të re rreth kësaj çështje, duke shtuar se evitimi i zgjedhjeve është prioritet.

  • AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli: Policia t’i gjejë dhe t’i kapë autorët

    AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli: Policia t’i gjejë dhe t’i kapë autorët

    Gazetari Burim Pacolli është sulmuar fizikisht nga disa persona pasditen e së hënës, siç ka njoftuar Nacionale, mediumi ku ai punon.

    Sipas njoftimit, sulmi dyshohet se ka ardhur nga një reper, për të cilin Pacolli kishte bërë recension të punës së tij.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar këtë sulm dhe e ka ftuar Policinë të veprojë.

    “AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm që ka cenuar integritetin fizik të Pacollit, dhe e fton Policinë e Kosovës për gjetjen dhe kapjen e autorit/autorëve, pas denoncimit që Pacolli ka bërë. Liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe asnjë gazetar nuk mund të jetë pre e sulmeve për shkak të zbatimit të kësaj të drejte”, thuhet në reagimin e AGK-së.

  • Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin Burim Pacolli

    Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin Burim Pacolli

    Reperi “Mossi”, Gramos Krasniqi, dhe disa persona të tjerë e kanë sulmuar fizikisht gazetarin e Nacionales, Burim Pacollin.

    Sipas Nacionale, kjo për arsye të analizave dhe recesioneve muzikore të Pacollit për pesë “freestyle-at më të fortë të Meriton Mjekiqit.”

    Në analizën e Pacollit “freestyle”-at e renditur ishin dy “diss”-at e reperit Betim Januzi “Buta” ndaj Mossi-t.

    Pacolli u sulmua fizikisht në Prishtinë derisa po kryente shërbimet personale bankare.

  • Tahiri: Edhe 48 orë deri te votimi i presidentit, fituesi i zgjedhjeve ende nuk ka as propozim

    Tahiri: Edhe 48 orë deri te votimi i presidentit, fituesi i zgjedhjeve ende nuk ka as propozim

    Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, është deklaruar për çështjen e presidentit, duke theksuar se kanë mbetur edhe 48 orë deri tek votimi dhe Kurti nuk ka asnjë emër apo propozim.

    Ai vlerëson se takimet janë më shumë për konsum publik, derisa shton se “papërgjegjësia nuk ka kufi”.

    Reagimi i tij i plotë:

    Edhe 48 orë kanë mbetur deri te votimi i presidentit, ndërsa fituesi i zgjedhjeve ende nuk ka as emër e as propozim konkret. Takimet duken më shumë për konsum publik, fjalët për “konstruktivitet” janë vetëm fasadë, sepse këtu veç konstruktivitet nuk ka. Ka vetëm situata hipotetike që prodhojnë krizë pas krize. Papërgjegjësia nuk ka kufi.