ATV

Blog

  • Trump diskuton vendosjen e trupave amerikane në Iran

    Trump diskuton vendosjen e trupave amerikane në Iran

    Donald Trump ka shprehur privatisht interes serioz për vendosjen e trupave amerikane në terren brenda Iran, sipas burimeve të cituara nga partneri amerikan i Sky News, NBC News.

    Sipas raportimeve, presidenti ka diskutuar këtë mundësi me këshilltarë dhe zyrtarë republikanë jashtë Shtëpisë së Bardhë, duke shpalosur gjithashtu vizionin e tij për një Iran pas konfliktit.

    Ky plan do të përfshinte sigurimin e uraniumit të Iranit dhe bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe një regjimi të ri iranian në prodhimin e naftës, në mënyrë të ngjashme me bashkëpunimin që SHBA ka me Venezuelën, pretendohet në raport.

    Komentet e Trumpit për interesin serioz në vendosjen e trupave në terren nuk janë përqendruar në një pushtim të madh ushtarak. Ato thuhet se janë fokusuar në idenë e një kontingjenti të vogël trupash amerikane që do të dislokoheshin për qëllime specifike strategjike, sipas personave të njohur me diskutimet.

  • Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit për rikthimin e Hashim Thaçit

    Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit për rikthimin e Hashim Thaçit

    I Dërguari Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka përshëndetur vendimin për zgjedhjet e reja në Kosovë.

    Ai e ka cilësuar shpërbërjen e Kuvendi i Kosovës dhe paralajmërimin për shpalljen e zgjedhjeve të reja si një “lajm të mirë”.

    Në llogarinë e tij në platformën X, diplomati amerikan ka shkruar se Zoti po përgatit rikthimin e Hashim Thaçi.

    “Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçi! Thaçi për Kryeministër”, ka shkruar ai në X.

  • PDK-ja do të dërgojë komente në Gjykatë Kushtetuese për të mbrojtur dekretin e presidentes

    PDK-ja do të dërgojë komente në Gjykatë Kushtetuese për të mbrojtur dekretin e presidentes

    Deputet i PDK-së, Përparim Gruda, ka bërë me dije se kjo parti do të dërgojë në Gjykatë Kushtetuese komentet e saj në mbrojtje të dekretit të presidentes për shpërndarjen e Kuvendit.

    Ai ka bërë me dije se një gjë të tillë do ta bëjnë të hënën.

    Në emisionin Pressing, Gruda ka paralajmëruar se zgjedhjet mund të shpallen në fund të javës së ardhshme.

    “Na mendojmë që krejt pushtet s’duhet me u bartë krejt të një njeri, se këtu synohet që një njeri me i pas krejt pushtetet. Ju e shihni që Glauk Konjufca është xhoker universal, propozohet për kryeministër, tash për president. Dita e zgjedhjeve duhet të jetë 45 ditë nga dita e nesërme, që i bjen afër fundit të prillit. Mendoj që në fund të javës së ardhshme do të caktohen zgjedhjet. Do ta kemi edhe (qëndrimin) e Gjykatës Kushtetuese lidhur me masën, dhe ne do të bëjmë komentet tona në Kushtetuese do t’i dorëzojmë që dekrete është plotësisht kushtetues’’, ka thënë ai.

  • Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz

    Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz

    Aktivitetet përmbyllëse për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nisin sot nga ora 18:00 në disa qytete të vendit.

    Në Prekaz do të mbahet manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, ndërsa në të njëjtën kohë, nga ora 18:00, edhe Prishtina do të organizojë ndezjen e flakadanëve në amfiteatrin e sheshit Sheshi Zahir Pajaziti, ku do të hapet edhe një ekspozitë me punime të nxënësve.

    Më pas, nga ora 18:15 do të bëhet ndezja e flakadanëve në shtatë rajonet e Republikës së Kosovës.

    Ndërkohë, aktivitetet do të vazhdojnë në ora 19:00 në Skenderaj, ku në Sheshi Adem Jashari do të mbahet një program artistik.

  • Rivarroset Myrteza Dylhasi, i zhdukur nga marsi i ’99-tës

    Rivarroset Myrteza Dylhasi, i zhdukur nga marsi i ’99-tës

    Sot në Gjakovë u bë rivarrimi me nderime i Myrteza Dylhasit, i zhdukur më 27 mars 1999 gjatë luftës në Kosovë.

    Për 27 vjet, Myrteza Dylhasi ishte në listën e personave të zhdukur, si pjesë e grupit prej 11 qytetarësh të rrëmbyer dhe zhdukur nga forcat serbe, në rastin e njohur si rasti i ‘Shtëpisë së Familjes Qerkezi’.

    Mbetjet mortore të tij u gjetën në lokalitetet përgjatë rrjedhës së lumit Drini i Bardhë. Pas ekzaminimeve mjeko-ligjore e angazhimit të vazhdueshëm të ekspertëve dhe analizave të ADN-së, u bë i mundur identifikimi dhe rivarrimi i tij me dinjitet.

    Nga i njëjti grup, gjashtë persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa familja Dylhasi mbetet në pritje edhe për zbardhjen e fatit të Skender Dylhasit, babai i Myrteza Dylhasit.

    Ky rast dëshmon se procesi i kërkimit vazhdon dhe se përkushtimi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur mbetet i palëkundur deri në ndriçimin e fatit të çdo personi të zhdukur.

    Me këtë rast, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Dylhasi dhe nderimin më të thellë për qëndresën e tyre 27 vjeçare në kërkim të së vërtetës.

  • Akuzat për monarki e arbitraritet, Hollaj: Turp, presidentja e zbatoi atë që Kushtetuta e kërkon!

    Akuzat për monarki e arbitraritet, Hollaj: Turp, presidentja e zbatoi atë që Kushtetuta e kërkon!

    Shefja e stafit të presidentes, Vjosa Osmani, Learta Hollaj ka reaguar për dekretin e nxjerrë nga e para e shtetit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

    “Presidentja zbatoi atë që Kushtetuta kërkon. Pra, kreu një detyrim kushtetues e jo një dëshirë. Ajo do ta shkelte Kushtetutën sikur mos ta nxirrte një dekret të tillë.

    Ta akuzosh atë për verbërim pushteti, monarki, arbitraritet e lloj-lloj fyerjesh që është turp t’i përmendim këtu, tregon se nuk keni as tolerancë minimale për njerëzit që thjesht mund të kenë interpretim ndryshe të Kushtetutës nga ai i juaji. Presidentja vetë ka thënë se e mirëpret dërgimin e këtij dekreti në Gjykatën Kushtetuese dhe se çfarëdo vendimi do ta respektojë.

    Në një republikë, zelli për Kushtetutën është detyrë, jo ambicie.”

  • BE thotë se i sheh me “keqardhje” zhvillimet e fundit politike në Kosovë: Po presim vendimin e Kushtetueses

    BE thotë se i sheh me “keqardhje” zhvillimet e fundit politike në Kosovë: Po presim vendimin e Kushtetueses

    Bashkimi Evropian është deklaruar lidhur me situatën politike në vend ku sot, presidentja Vjosa Osmani njoftoi se ka nxjerr dekret për shpërndarjen e kuvendit,

    Një zëdhënësi i Bashkimit Evropian i ka thënë Radios Evropa e Lirë të premten se blloku i sheh me “keqardhje” zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

    “Tani, po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha zëdhënësi, duke iu referuar ankesës së partisë në pushtet kundër dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për ta shpërndarë Kuvendin.

  • ‘‘Kanë gabu rëndë’’, Gjini: Zgjedhjet kanë qenë të evitueshme, VV s’ka pasur vullnet me gjet rrugë

    ‘‘Kanë gabu rëndë’’, Gjini: Zgjedhjet kanë qenë të evitueshme, VV s’ka pasur vullnet me gjet rrugë

    Ardian Gjini, nënkryetari i AAK-së ka mbajtur konferencë për media lidhur me zgjedhjet e parakohshme.

    Ai tha se janë mbledhur me Këshillin Drejtues të Alencës për ta pezulluar procesin e brendshëm zgjedhor të partisë.

    “Sot Këshilli Drejtues i Aleancës ka marrë vendim të parë për pezullimin e procesit të brendshëm zgjedhor. Siç e dini, ne e kemi filluar këtë proces, mirëpo meqenëse do të kemi zgjedhje nacionale datën nuk e dimë, por do t’i kemi atëherë ka qenë interaktiv që ne këtë proces ta pezullojmë”, tha Gjini.

    Ai tha se po përgatiten për zgjedhjet e reja për të fituar.

    “Në ana tjetër, i kemi krijuar edhe ekipet për zgjedhjet, të cilat janë prapë obligimet tona statutore edhe politike, si shtabi zgjedhor dhe miratimin e autorizimeve për listat dhe për gjithçka që e pret Aleancën në këto zgjedhje. Ne po përgatitemi, po përgatitemi për zgjedhje, do ta bëjmë më të mirën tonë, do të synojmë me i fitu zgjedhjet. Nuk po synojmë diçka tjetër. Çka do të sjellë koha tash e mëtutje, me siguri se do t’ju informojmë me kohë”, tha ai.

    I pyetur se a kanë qenë këto zgjedhje të evitueshme, Gjini theksoi se po mirëpo kryeministri Kurti dhe LVV kanë gabuar rëndë.

    “Gjithmonë zgjedhjet janë të evitueshme nëse veç nuk ka përfunduar mandati i Parlamentit. Edhe këto zgjedhje kanë qenë të evitueshme. Në një aspekt, është keq që kanë ndodhur. Ne për një kohë të gjatë i kemi thënë mendimet tona edhe në publik se partia më e madhe, partia në pushtet, nuk ka pasë vullnet me gjetë rrugë për me i evitu. Në demokraci ka nevojë me gjetë rrugë, me gjetë kompromis, me gjetë mënyra për me qeveris për vendin, jo me e zaptu vendin, jo me i zaptu institucionet. Ne mendojmë që kanë gabu rëndë. Kanë gabu rëndë, ka pasë zgjidhje, ka pasë mundësi me i evitu zgjedhjet, mirëpo tani jemi para aktit të kryem”, shtoi Gjini. /eo

  • ”Drama” me presidentin, KDI: Duhet trajtim i përshpejtuar dhe qartësim urgjent nga Kushtetuesja

    ”Drama” me presidentin, KDI: Duhet trajtim i përshpejtuar dhe qartësim urgjent nga Kushtetuesja

    KDI ka reaguar lidhur me zhvillimet e situatës politike në vend, duke theksuar se, është e nevojshme që me urgjencë të ketë qartësim nga Gjykata Kushtetuese.

    Në komunikatën për media, KDI thotë edhe se, mungesa e përgjegjësisë politike për marrëveshje lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ”rrezikon ta fusë vendin në një situatë të paqartësisë kushtetuese”, përcjell Express.

    ”Prandaj, duke pasur parasysh që situata e tanishme që mund të prodhojë pasoja të pakthyeshme, i bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese që, në përputhje me rolin e saj si gardiane e mbrojtjes së rendit kushtetues dhe konform interesit publik, të përdorë mekanizmat proceduralë për trajtim të përshpejtuar dhe të ofrojë qartësi kushtetuese përpara zhvillimit të procesit zgjedhor”, thuhet mes tjerash nga KDI.

    Komunikata:
    KDI: Përballë zhvillimeve të fundit institucionale, nevojitet qartësim urgjent nga Gjykata Kushtetuese

    KDI shpreh keqardhje të thellë që, pavarësisht krizave të njëpasnjëshme gjatë vitit të fundit, përfaqësuesit politikë në Kuvend nuk arritën të gjejnë zgjidhje për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Mungesa e përgjegjësisë politike dhe institucionale për arritjen e një marrëveshjeje për një çështje kaq të rëndësishme tashmë rrezikon ta fusë vendin në një situatë të paqartësisë kushtetuese.

    Prandaj, duke pasur parasysh që situata e tanishme që mund të prodhojë pasoja të pakthyeshme, i bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese që, në përputhje me rolin e saj si gardiane e mbrojtjes së rendit kushtetues dhe konform interesit publik, të përdorë mekanizmat proceduralë për trajtim të përshpejtuar dhe të ofrojë qartësi kushtetuese përpara zhvillimit të procesit zgjedhor.

    Në një demokraci kushtetuese, është me rëndësi thelbësore që veprimet e institucioneve që prodhojnë pasoja të mëdha politike dhe institucionale të mbështeten në një interpretim të qartë të Kushtetutës. Asnjë prej proceseve që prekin funksionimin e institucioneve dhe proceset eventuale zgjedhore nuk do të duhej të zhvilloheshin nën një paqartësi kushtetuese. Çdo vonesë në interpretime të tilla krijon pasiguri juridike, institucionale dhe politike.

    Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë akterëve institucionalë dhe politikë që të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbahen nga veprime apo deklarime që mund të kontribuojnë në rritjen e paqartësive kushtetuese dhe tensionimin e mëtejshëm të situatës politike. Respektimi i rendit kushtetues, maturia institucionale dhe besimi në mekanizmat kushtetues janë thelbësore për ruajtjen e stabilitetit demokratik dhe funksionimin normal të institucioneve të vendit.

  • Paralajmërim i frikshëm nga Katari – Lufta mund të çojë naftën në 150 dollarë, rrezikohet ekonomia globale

    Paralajmërim i frikshëm nga Katari – Lufta mund të çojë naftën në 150 dollarë, rrezikohet ekonomia globale

    Ministri i Energjisë i Katarit , Saad al-Kaabi, ka paralajmëruar se një luftë në Lindjen e Mesme mund të rrëzojë ekonomitë globale dhe vlerësoi se të gjithë eksportuesit e energjisë në Gjirin Persik do të ndalonin prodhimin brenda disa javësh, duke i çuar çmimet e naftës në 150 dollarë për fuçi .

    Al-Kaabi, duke folur për Financial Times, tha se edhe nëse lufta përfundon menjëherë, Katarit do t’i duheshin javë deri në muaj për t’u rikthyer në furnizimet normale pas një sulmi me dron iranian në uzinën më të madhe të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në vend. Katari, prodhuesi i dytë më i madh në botë i LNG-së , u detyrua të deklaronte forcë madhore këtë javë pas sulmit në uzinën e Ras Laffan.

    Mediat e huaja shkruajnë që edhe pse Katari eksporton vetëm një përqindje të vogël të gazit të tij në Evropë, ministri i energjisë tha se Evropa do të pësonte humbje të konsiderueshme, pasi blerësit aziatikë do të ofronin më shumë për aq gaz sa është në dispozicion në treg, ndërsa vendet e tjera të Gjirit do të kishin vështirësi në përmbushjen e detyrimeve të tyre kontraktuale.

    “Të gjithë ata që nuk e kanë deklaruar forcën madhore pritet ta bëjnë këtë në ditët në vijim nëse kjo situatë vazhdon. Të gjithë eksportuesit në rajonin e Gjirit do të detyrohen të deklarojnë forcën madhore. Nëse nuk e bëjnë, do të detyrohen ligjërisht të paguajnë për të, dhe kjo është zgjedhja e tyre.”, tha Kaabi.