ATV

Blog

  • 10 shenja që tregojnë se dikush ka vetëbesim që i bezdis njerëzit e pasigurt

    10 shenja që tregojnë se dikush ka vetëbesim që i bezdis njerëzit e pasigurt

    Vetëbesimi shpesh shkakton reagime të gabuara nga rrethina. Njerëzit që flasin qartë, e dinë vlerën e tyre dhe nuk tërhiqen kur shprehin mendimin, ndonjëherë etiketohen si arrogantë

    Psikologët, megjithatë, theksojnë se ekziston një dallim i madh midis vetëbesimit dhe arrogancës. Ndërsa arroganca shpesh është mënyrë për të fshehur pasigurinë, vetëbesimi autentik nuk kërkon vazhdimisht konfirmimin e të tjerëve. Pikërisht për këtë arsye njerëzit me vetëbesim ndonjëherë shkaktojnë parehati te ata që vetë ndihen të pasigurt.

    Ekzistojnë disa sjellje që tregojnë qartë dallimin midis vetëbesimit të vërtetë dhe arrogancës.

    1. Gëzohen sinqerisht për suksesin e të tjerëve
    Njerëzit që janë të sigurt në vetvete nuk kanë nevojë të zvogëlojnë suksesin e të tjerëve. Kur dikush arrin diçka të rëndësishme, ata mund ta festojnë sinqerisht pa krahasime dhe pa konkurrencë. Nuk e devijojnë bisedën drejt arritjeve të tyre dhe nuk përpiqen të tërheqin vëmendjen te vetja. Për ta, suksesi i tjetrit nuk është kërcënim.

    2. Pranojnë pa problem se diçka nuk e dinë
    Një nga dallimet më të qarta midis njerëzve me vetëbesim dhe atyre arrogantë është marrëdhënia me njohuritë e tyre. Personat me vetëbesim mund të thonë pa hezitim: “Nuk e di, por mund ta mësoj.” Për ta, pranimi i mosdijes nuk është dobësi, por pjesë e procesit të të mësuarit.

    3. Nuk i theksojnë vazhdimisht sukseset e tyre
    Njerëzit që janë vërtet të sigurt në vetvete nuk kanë nevojë të përmendin vazhdimisht diplomat, njohjet apo arritjet profesionale. Puna dhe sjellja e tyre flasin vetë. Përkundrazi, personat e pasigurt shpesh përpiqen që gjatë bisedës të theksojnë vazhdimisht statusin ose sukseset e tyre.

    4. Janë të gatshëm të ndajnë meritat
    Njerëzit me vetëbesim e kuptojnë se suksesi rrallë arrihet vetëm. Për këtë arsye ata shpesh theksojnë kontributin e të tjerëve dhe falënderojnë ata që kanë marrë pjesë në një projekt apo ide. Një sjellje e tillë tregon siguri në vlerën e tyre.

    5. Mund të qeshin me gabimet e tyre
    Aftësia për të qeshur me veten shpesh është shenjë e stabilitetit të brendshëm. Njerëzit me vetëbesim nuk e përjetojnë çdo gabim si katastrofë apo si kërcënim për reputacionin e tyre. Ata e dinë se një gabim nuk e përcakton identitetin e tyre.

    6. Bëjnë pyetje sepse duan të kuptojnë
    Në biseda dhe takime, njerëzit me vetëbesim bëjnë pyetje për ta kuptuar më mirë situatën. Pyetjet e tyre nuk janë mënyrë për të treguar sa shumë dinë, por mënyrë për të mësuar diçka të re. Një kureshtje e tillë është shpesh shenjë e sigurisë mendore, transmeton Telegrafi.

    7. Nuk e kthejnë bisedën në garë
    Kur dikush ndan një përvojë personale ose një sukses, personi me vetëbesim nuk përpiqet ta tejkalojë me historinë e vet. Ai mund të dëgjojë, të tregojë interes dhe t’u lejojë të tjerëve momentin e tyre. Për ta, biseda nuk është arenë ku duhet të fitohet.

    8. Ndihen mirë edhe në heshtje
    Njerëzit e pasigurt shpesh ndiejnë nevojën të flasin vazhdimisht ose të dominojnë bisedën. Personat me vetëbesim nuk kanë problem me heshtjen. Ata mund t’i dëgjojnë të tjerët dhe nuk ndiejnë nevojë të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Kjo tregon qetësi të brendshme.

    9. Nuk kanë nevojë të jenë gjithmonë më të zgjuarit në dhomë
    Njerëzit me vetëbesim nuk kanë problem të rrethohen me njerëz që dinë më shumë ose kanë aftësi të ndryshme. Ata e kuptojnë se bashkëpunimi me njerëz të aftë rrit cilësinë e ideve dhe të rezultateve. Për ta, inteligjenca e të tjerëve nuk është kërcënim.

    10. I respektojnë njësoj të gjithë njerëzit
    Një nga shenjat më të sigurta të vetëbesimit autentik është mënyra se si dikush i trajton njerëzit që nuk mund t’i sjellin asnjë përfitim. Njerëzit me vetëbesim i respektojnë njësoj kolegët, bashkëpunëtorët, kamerierët apo punonjësit e rinj. Sjellja e tyre nuk varet nga statusi apo fuqia e dikujt.

    Çfarë thotë psikologjia për vetëbesimin
    Hulumtimet psikologjike tregojnë se vetëbesimi shpesh interpretohet gabimisht si arrogancë. Në kuadër të modelit të personalitetit të njohur si “Pesë të mëdhatë” (Big Five), personat me vetëbesim të qëndrueshëm shpesh kombinojnë tipare si stabiliteti emocional, ndërgjegjshmëria dhe empatia. Këta njerëz nuk kanë nevojë të dominojnë të tjerët për të dëshmuar vlerën e tyre.

    Kur vetëbesimi u duket i pakëndshëm të tjerëve
    Paradoksi qëndron në faktin se vetëbesimi autentik ndonjëherë shkakton parehati te njerëzit që vetë ndihen të pasigurt. Kur dikush duket i sigurt në vetvete, kjo mund t’i kujtojë të tjerëve dyshimet e tyre. Për këtë arsye njerëzit me vetëbesim ndonjëherë etiketohen gabimisht si arrogantë.

    Thelbi i vetëbesimit të vërtetë
    Vetëbesimi i vërtetë nuk përpiqet të mbizotërojë mbi të tjerët dhe as të tërheqë vëmendje. Ai është shumë më i qetë dhe më i padukshëm. Është aftësia që njeriu të njohë vlerën e vet, të respektojë të tjerët dhe të flasë qartë, pa pasur nevojë të dëshmojë vazhdimisht veten. Dhe pikërisht për këtë arsye një vetëbesim i tillë mund të duket i pazakontë në një botë ku njerëzit janë mësuar të dëshmojnë veten me zë të lartë.

  • Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite

    Gjendet e vdekur vajza e ministres izraelite

    Shoshana Strook, 34 vjeçe, vajza e ministres së Izraelit për Misione Kombëtare, Orit Strook, u gjet e vdekur gjatë natës në banesën e saj në veri të Izraelit. Lajmin e konfirmoi vetë ministrja.

    Rrethanat e vdekjes së saj mbeten të paqarta ndërsa policia ka nisur një hetim për rastin. Strock njoftoi lajmin përmes një postimi në Facebook, duke shkruar:

    “Me zemër të thyer njoftojmë ndarjen nga jeta të vajzës sonë të dashur, Shoshana”.

    Në muajt e fundit, Shoshana kishte folur publikisht për abuzimin seksual nga prindërit e saj dhe për abuzime rituale që thoshte se kishte përjetuar gjatë fëmijërisë. Ajo publikoi disa postime në rrjetet sociale, duke përshkruar se ishte e detyruar të merrte pjesë në abuzime dhe ceremoni rituale që përfshinin përdorimin e drogës dhe hipnozës.

    “Që nga mosha dy e gjysmë vjeç, prindërit më çuan në ceremoni pedofilike ku më programonin dhe më trajnonin përmes drogës, hipnozës dhe abuzimeve seksuale”, tha ajo në një video të postuar në shkurt.

    Në një tjetër postim, Shoshana përshkruante se si babai i saj e “shiste” në Tel Aviv që nga mosha 13 vjeç, duke fituar para prej saj, dhe se abuzimi vazhdoi edhe më vonë.

    Në janar, ajo foli edhe për “terapinë e konvertimit” dhe ritualet e tjera të dhunshme që thoshte se kishte përjetuar gjatë rritjes.

    “Në ditët e fundit, kujtimet e kësaj terapie dhe të kultit sadik ku jam rritur më rikthehen vazhdimisht”, shkroi ajo, duke shtuar se përjetonte shpesh rikthime të traumës dhe ankth të madh nga ndarja e historisë së saj.

    Policia raportohet se nuk ka mundur të verifikojë pretendimet e Shoshanës për abuzimin seksual, ndërsa detajet e hetimit mbeten të paqarta.

    Organizatat e grave në vend i kanë bërë thirrje qeverisë që të kryejë një hetim më të gjerë, duke theksuar se policia nuk e ka mbrojtur siç duhej dhe se Shoshana nuk ka marrë mbështetjen e duhur. Bonot Alternativa, një organizatë për gratë, kërkoi që shteti të veprojë: “Detyra e shtetit tani është e qartë: të hetojë, të shqyrtojë dhe të zbulojë të vërtetën”.

    Në kujtim të Shoshanës u mbajt një protestë e heshtur në Sheshin Zion në qendër të Jeruzalemit. Organizatorët paralajmëruan se do të kërkojnë “ndryshime reale dhe drejtësi për të dhe për të gjithë ne”. Pjesëmarrësit mbajtën pankarta me mbishkrimin: “Ne të besojmë, Shoshana.”

    Shoqja e Shoshanës, Yael Shitrit, e cila gjithashtu ka deklaruar se ka qenë viktimë e abuzimeve rituale seksuale, kërkoi që të bëhet më shumë.

    “Biseduam me të atë mëngjes. Ajo nuk donte të vdiste. Donte një shtëpi dhe siguri. Nëse ky komb nuk zgjohet, ne jemi të radhës”, tha ajo.

    Pas njoftimit për vdekjen e Shoshanës, Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministrat shprehën ngushëllime për Strock dhe familjen e saj. Zyra e kryeministrit tha se ai kishte biseduar me Strock dhe “mori me hidhërim të thellë” lajmin për vdekjen e vajzës së saj.

  • Spanja zhvendos forcat speciale nga Iraku për shkaqe sigurie

    Spanja zhvendos forcat speciale nga Iraku për shkaqe sigurie

    Spanja ka zhvendosur përkohësisht forcat e saj speciale nga Iraku duke përmendur përkeqësimin e sigurisë dhe pamundësinë për të kryer operacione në mënyrë të sigurt, njoftoi Ministria spanjolle e Mbrojtjes.

    Grupi i Operacioneve Speciale u zhvendos në vende të sigurta pasi situata e bëri të pamundur vazhdimin e misioneve të trajnimit me forcat irakiane, sipas ministrisë.

    Raportohet se i gjithë personeli është i sigurt.

    Ndryshe, Spanja dislokon afërsisht 300 personel ushtarak në Irak si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër të ashtuquajturit grup i Shtetit Islamik (IS).

    SOTG trajnon njësitë irakiane kundër terrorizmit në Bagdad dhe në bazat në zonat e kontrolluara nga kurdët.

    Ministria nuk specifikoi se ku u zhvendosën forcat.

    Bëhet e ditur se Spanja ka ruajtur një prani të vazhdueshme në Irak që nga viti 2015 si pjesë e Operacionit Inherent Resolve, koalicionit të udhëhequr nga SHBA të formuar për të luftuar ISIS-in.

    SOTG ndërrohet çdo gjashtë muaj.

  • Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes historike me Sllovakinë

    Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes historike me Sllovakinë

    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka pritur në takim presidentin e FFK-së, Agim Ademin me bashkëpuntorë.

    Shkak i këtij takimi kanë qenë edhe ndeshjet vendimtare të Kombëtares së Kosovës, ku Dardanët do të zhvillojnë ndeshjen ndaj Sllovakisë në Bratislavë.

    Konjufca ka uruar krerët e FFK-së për rezultatet e mira të arritura nga Kombëtarja, derisa i ka bërë me dije se institucionet shtetërore do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta mbështetur Kosovën në këtë rrugëtim historik.

    “Sot, së bashku me anëtarin e KE të FFK-së, Samir Ujkani dhe menaxherin e ekipit kombëtar, Bajram Shala, zhvilluam një vizitë pune te Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Gjatë takimit e informuam Zëvendëskryeministrin për përgatitjet rreth ndeshjes së rëndësishme kundër Sllovakisë, në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, si dhe për organizimin e udhëtimit të ekipit tonë drejt Bratisllavës”.

    “Ai na përgëzoi për rezultatet e arritura deri më tani, duke theksuar se puna ekipore dhe angazhimi i përbashkët kanë sjellë fitore të rëndësishme dhe e kanë përfaqësuar denjësisht vendin tonë në arenën ndërkombëtare”.

    “Gjithashtu vuri në pah se institucionet shtetërore do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta mbështetur Kosovën në këtë rrugëtim historik. E falënderuam Zëvendëskryeministrin për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj ekipit tonë kombëtar në rrugëtimin tonë drejt realizimit të synimeve tona”, ka shkruar Ademi.

  • Krizë në portën e Bayern Munich: Tre portierë jashtë para sfidave vendimtare

    Krizë në portën e Bayern Munich: Tre portierë jashtë para sfidave vendimtare

    Bayern Munich po përballet me një situatë të vështirë në portë, pasi të tre portierët kryesorë janë jashtë fushës për shkak të dëmtimeve, duke krijuar një krizë serioze përpara ndeshjeve të rëndësishme të sezonit.

     

    Portieri rezervë Sven Ulreich (37) pësoi një dëmtim në muskulin adduktor të djathtë gjatë barazimit 1-1 ndaj Bayer Leverkusen dhe për momentin është jashtë planeve të skuadrës.

     

    Vetëm pak ditë më parë, kapiteni i bavarezëve Manuel Neuer pësoi një rikthim të dëmtimit në pulpë gjatë ndeshjes kundër Borussia Mönchengladbach, ndërsa portieri i ri Jonas Urbig mori një tronditje të trurit në përballjen e UEFA Champions League kundër Atalanta BC.

     

    Kjo situatë e detyron trajnerin Vincent Kompany të kërkojë zgjidhje emergjente për ndeshjen e kthimit në Champions League. Alternativat e vetme janë portierët e rinj nga akademia: Jannis Bärtl (19) ose Leonard Prescott (16), të cilët mund të bëjnë debutimin e tyre si titullarë në një ndeshje me presion të madh.

     

    Ndërkohë, edhe një tjetër portier i ri, Leon Klanac (19), është gjithashtu i dëmtuar, duke e bërë situatën edhe më të komplikuar për klubin bavarez.

     

    Me mungesa që prekin ekipin e parë, skuadrën rezervë dhe akademinë, Bayerni hyn në një moment kritik të sezonit me një nga problemet më të mëdha që mund të ketë një skuadër: mungesën e portierëve të gatshëm për të mbrojtur portën në ndeshje vendimtare

  • “Vit i humbur për Kosovën” – Bajrami kritikon qeverinë Kurti për draft-raportin e hartuar nga PE-ja

    “Vit i humbur për Kosovën” – Bajrami kritikon qeverinë Kurti për draft-raportin e hartuar nga PE-ja

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të draft-raportit të Parlamenti Evropian për Kosovën, duke thënë se viti 2025 është cilësuar si “vit i humbur” për vendin për shkak të krizës politike dhe bllokadave institucionale.

    Sipas saj, në “DRAFT REPORT on the 2025 Commission report on Kosovo (2025/2252(INI))”, i publikuar më 6 mars 2026 nga raportuesi Riho Terras në Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET), theksohet se viti 2025 ka qenë një periudhë pa përparim për Kosova.

    “Viti 2025 ishte vit i humbur (lost year) për Kosovën, për shkak të paralizës politike pas zgjedhjeve të shkurtit 2025: pa Kuvend funksional, pa Qeveri me mandat të plotë”, ka shkruar Bajrami.

    Sipas saj, raporti vë në pah se kjo situatë ka ndikuar negativisht në proceset reformuese dhe në integrimin evropian të vendit.

    “Sipas raportit, kjo gjendje bllokoi reformat, dialogun, fondet e BE-së dhe Planin e Rritjes, pati mungesë të përparimit në sundimin e ligjit, mungesë të lirisë së mediave (rënie për 24 vende në Indeksin e lirisë së medias), mungesë në luftën kundër krimit të organizuar dhe mungesë në reforma në administratën publike”, u shpreh ajo.

    Deputetja thekson gjithashtu se në raport përmendet edhe rënia e Kosovës në indeksin global të korrupsionit.

    “Kosova ka rënë 3 vende në indeksin global të korrupsionit për 2025 në krahasim me 2024. Raporti shpreh shqetësim të madh për progresin e kufizuar në luftën kundër korrupsionit në përgjithësi dhe kërkon reforma të thella në sundimin e ligjit, sepse pa reforma integrimi evropian mbetet peng”, tha ajo.

    Sipas Bajramit, Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësim edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin e zgjedhjes së presidentit.

    Ajo ka kritikuar edhe situatën aktuale politike, duke thënë se kriza institucionale po vazhdon edhe në vitin 2026.

    “Pas një viti të humbur në 2025, humbja po vazhdon edhe në 2026, Kosova është me Kuvend të suspenduar deri më 31 mars e më pas, sipas të gjitha gjasave, zgjedhje parlamentare sepse LVV i do krejt për vete dhe asgjë për Kosovën”, ka shkruar deputetja.

    Në reagimin e saj, Bajrami ka kritikuar edhe kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se qasja e tyre po çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.

    “Kjo nuk është demokraci, ky është pengim i qëllimshëm i institucioneve.”

    Në fund, ajo ka bërë thirrje për reflektim qytetar dhe përgjegjësi politike.

    “Andaj ka ardhur koha për reflektim të vërtetë qytetar, t’i themi stop arrogancës së partive politike, atyre që shtetin po e konsiderojnë si lodër argëtimi. Askush, ama askush nuk ka të drejtë të abuzojë me besimin e qytetarëve”, u shpreh Bajrami.

  • Ford sërish në qendër të vëmendjes për tërheqje masive automjetesh

    Ford sërish në qendër të vëmendjes për tërheqje masive automjetesh

    Vitin e kaluar, Ford Motor Company lëshoi më shumë tërheqje veturash se çdo prodhues tjetër ndonjëherë.

    Ai e tejkaloi mbajtësin e mëparshëm të rekordit, General Motors, me më shumë se dyfishin, me 153 tërheqje që prekin gati 13 milionë automjete.

    Nuk ka gjasa që Ford të lëshojë kaq shumë tërheqje veturash këtë vit, por bazuar në atë që po shohim tashmë, numri i automjeteve të prekura mund ta kalojë numrin e vitit 2025.

    Deri më tani në vitin 2026, marka ka lëshuar 18 tërheqje që përfshijnë 7,396,427 automjete.

    Tërheqja më e madhe e kompanisë deri më tani prek 4.4 milionë kamionë, përfshirë kamionçinën më të shitur të markës, Serinë F.

    Ndryshe, gjatë disa viteve të fundit, numri i lartë i tërheqjeve nga tregu nga prodhuesi i automjeteve ka tërhequr vëmendje të gjerë.

    Ai lëshoi më shumë tërheqje nga tregu se çdo prodhues tjetër automjetesh në vitet 2022 dhe 2023.

  • VIDEO/ Fitoi çmimin Oscar si aktori më i mirë, ylli hollivudian feston triumfin duke ngrënë një hamburger

    VIDEO/ Fitoi çmimin Oscar si aktori më i mirë, ylli hollivudian feston triumfin duke ngrënë një hamburger

    Disa orë pasi mbaruan çmimet Oscar 2026, Michael B. Jordan festoi fitoren e tij duke vizituar një rrjet restorantesh me hamburgerë.

    Në orët e para të së hënës, më 16 mars, aktori spikati në ceremoninë e 98-të të Çmimeve të Akademisë, të mbajtur në Teatrin Dolby në Los Angeles, duke fituar çmimin Oscar për Aktorin më të Mirë për performancën e tij në filmin “Sinners”.

    Më pas, Michael B. Jordan, siç shihet në një video të publikuar në rrjete sociale, e gjeti veten në një rrjet ushqimi të shpejtë In-N-Out në Hollyëood, duke mbajtur statujën e tij të artë, ndërsa shijonte hamburgerin e tij.

  • Ceremonia e 98-të e ‘Oscar’, kjo është lista e filmave fitues

    Ceremonia e 98-të e ‘Oscar’, kjo është lista e filmave fitues

    Filmi One Battle After Another ka fituar çmimin kryesor për Filmin më të Mirë në ceremoninë e 98th Academy Awards, duke kurorëzuar një natë të mbushur me emocione dhe konkurrencë të fortë.

    Produksioni i drejtuar nga Paul Thomas Anderson arriti të triumfojë pas një gare të ngushtë me filmin Sinners, me të cilin ndau shumë nga çmimet kryesore gjatë mbrëmjes. Të dy filmat dominuan ceremoninë, duke marrë vlerësime të shumta nga Akademia dhe duke u kthyer në protagonistët kryesorë të këtij edicioni.

    Fitorja e “One Battle After Another” si filmi më i mirë përforcon pozicionin e tij si një nga produksionet më të rëndësishme të vitit, ndërsa konfirmon edhe një herë talentin dhe vizionin artistik të Anderson në kinemanë moderne.

    LISTA E FITUESVE

    Filmi më i mirë
    “One Battle After Another”
    Aktori më i mirë
    Michael B. Jordan, “Sinners”
    Aktorja më e mirë
    Jessie Buckley, “Hamnet”
    Aktorja më e mirë mbështetëse
    Amy Madigan, “Weapons”
    Aktori më i mirë mbështetës
    Sean Penn, “One Battle After Another”
    Regjisori më i mirë
    Paul Thomas Anderson, “One Battle After Another”
    Kënga origjinale më e mirë
    “Golden” nga “KPop Demon Hunters,” EJAE, Mark Sonnenblick, Joong Gyu Kwak, Yu Han Lee, Hee Dong Nam, Jeong Hoon Seon dhe Teddy Park
    Muzika origjinale më e mirë
    “Sinners,” Ludwig Göransson
    Filmi i animuar më i mirë
    “KPop Demon Hunters”
    Filmi më i mirë ndërkombëtar
    “Sentimental Value,” Norvegji
    Dokumentari me metrazh të gjatë
    “Mr. Nobody Against Putin”
    Kasti më i mirë (Casting)
    Cassandra Kulukundis, “One Battle After Another”
    Tingulli më i mirë
    Gareth John, Al Nelson, Gwendolyn Yates Whittle, Gary A. Rizzo dhe Juan Peralta, “F1”
    Kinematografia më e mirë
    Autumn Durald Arkapaw, “Sinners”
    Skenari origjinal më i mirë
    “Sinners,” Ryan Coogler
    Skenari i adaptuar më i mirë
    “One Battle After Another,” Paul Thomas Anderson
    Filmi i shkurtër me aksion të drejtpërdrejtë
    (barazim) “The Singers” dhe “Two People Exchanging Saliva”
    Filmi i shkurtër i animuar
    “The Girl Who Cried Pearls”
    Filmi dokumentar i shkurtër
    “All the Empty Rooms”
    Efektet vizuale më të mira
    Joe Letteri, Richard Baneham, Eric Saindon dhe Daniel Barrett, “Avatar: Fire and Ash”
    Dizajni i produksionit më i mirë
    Tamara Deverell dhe Shane Vieau, “Frankenstein”
    Montazhi më i mirë
    Andy Jurgensen, “One Battle After Another”
    Grimi dhe stilimi më i mirë
    Mike Hill, Jordan Samuel dhe Cliona Furey, “Frankenstein”
    Kostumografia më e mirë
    Kate Hawley, “Frankenstein”

  • Marcus Thuram dëshiron largimin nga Inter në fund të sezonit

    Marcus Thuram dëshiron largimin nga Inter në fund të sezonit

    Sulmuesi francez Marcus Thuram duket se po përballet me një periudhë të vështirë te Interi, me raportimet që sugjerojnë një largim të mundshëm gjatë afatit kalimtar veror.

     

    Rënia e formës së 28-vjeçarit është arsyeja kryesore e shqetësimeve, pasi që nga fillimi i vitit ai është dukur larg nivelit që e karakterizonte më parë në fushë.

     

    Dikur një golashënues i besueshëm dhe një element shumë i rëndësishëm në repartin ofensiv të Interit, Thuram tani po përpiqet të rikthejë formën e tij të mëparshme. Përveç kësaj, edhe faktori i moshës dhe disa probleme fizike kanë ndikuar në paraqitjet e tij.

     

    Ndërkohë, drejtuesit e klubit zikaltër po mendojnë për të ardhmen duke ndërtuar projektin rreth talentit të ri Francesco Pio Esposito, i cili shihet si një alternativë energjike dhe një zëvendësues potencial për francezin.

     

    Sipas raportimeve të Tuttosport, Thuram ka marrë një ofertë të majme nga Liga Profesionale Saudite, ndërsa interes për shërbimet e tij ka shfaqur edhe Barcelona.

     

    Në këto rrethana, e ardhmja e sulmuesit francez duket gjithnjë e më larg Interit, ndërsa lideri aktual i Serie A synon që nga shitja e tij të përfitojë rreth 60 milionë euro.