ATV

Blog

  • Punime në rrjet, në këto vende nuk do të ketë rrymë nesër

    Punime në rrjet, në këto vende nuk do të ketë rrymë nesër

    KEDS ka treguar se ku do të kryhen punime në ditët në vijim, në të cilat zona do të ndërpritet furnizimi me energji elektrike.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet:

    19.03.2026

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Ferizaj

    1.

    Nga TS 110/35/10 kV Ferizaj 1 (Bibaj) do të ndërprehet:

    TR3 (J01) 110/10kV,TR 4 (H11) dhe TR 5 (H12) kodi 4000 pa tension mbesin daljet 10kV nga ora 12:00 deri 16:00

    Vendet: Rrugët: Ali Hadri ,Bibaj Fshat i Vjetër, Fshat i Vjetër, Gursel e Bajram Sylejmani, Ilir Konushevci, Magj. Ferizaj-Kaçanik, Rexhep Bislimi, Rexhep Bislimi (te ura) Zejnulla Zejna, Gërlicë, Greme, Magj. Ferizaj-Kaçanik, Nikadin Rakaj, Rakaj , Varosh, KFOR Bonstel, Gama, Elektro-Heta.

    Fshatrat:Varoshi, Bibaj, Sojevë, Dardani dhe Zllatar, Fshati i Vjetër, Gërlicë, Komogllavë, Magj.Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Magj. Prishtinë-Ferizaj (1 konsumatorë) dhe Varosh, Poslishtë, Sazli, Muhader, Talinoc i Muhaxherëve, Talinoc i Jerlive (një pjesë), Mirosallë dhe Rahovicë

    Arsyeja: Vendosja e kabllove TM

    Gjilan

    1.

    Nga NS 35/10[kV] Lladovë do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J13 Pasjan (kodi: 61066013) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

    Vendet: Fsh: Llashtic, Pasjan, Burinc, Muqi Baba

    Arsyeja: Demontimi i Transformatorit TR2

    23.03.2026

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Prishtinë

    1.

    NgaNS 35/10[kV] Badovci do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J04 Mramor-Slivovë (kodi: 10014001) nga ora 10:00 deri në ora 15:30

    Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit, Mareci

    Arsyeja:: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eleminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Pejë

    1.

    Nga NS 110/10[kV] Deçani do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J04 Lluka (kodi: 53000009) nga ora 09:30 deri 13:30

    Vendet: Lluka e Epërme 1, Muçaj- Llukë.

    Arsyeja: Intervenim në koka kabllovike dhe shkarkues.

    Prizreni

    1.

    NgaNS 35/10 [kV] Pirana do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J11 Krusha (kodi: 30034011) nga ora 10:00 deri në ora 15:30

    Vendet: Fshatrat: Mamusha, Medevec, Sërbicë e Ulët, Sërbicë e Poshtme dhe Zojz.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Ferizaj

    1.

    NgaNS 35/10 [kV] Shtime do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J04 Carraleva (kodi: 41046004) nga ora 10:00 deri në ora 15:30

    Vendet: Pjesë e Shtimes, Qesta Reqakut, Reqaku, Belinci, Caraleva Topilla, Llanisht, Devetak, Grejqevc, Zborc, Pjetkreshtica, Duga dhe Karaçica

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    2.

    NgaNS 35/10 [kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Jezerci (kodi: 40042003) nga ora 10:00 deri në ora 11:00.

    Vendet: Manastirc,Nerodime e ulët dhe e epërme,Balaj,Jezerc dhe bizniset private

    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele.

    3.

    NgaNS 35/10 [kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Nikadin (kodi: 40042007) nga ora 11:00 deri në ora 12:00.

    Vendet: Rrugët: Agim Prodani (një pjesë), Ali Hadri, Beqë Heta (një pjesë), Besim Rexhepi (një pjesë), Dëshmorët e Kombit, Elhami Hasani (një pjesë), Enver Maloku (një pjesë), Faik Rexha (një pjesë), Gramozi (një pjesë), Gursel e Bajram Sylejmani, Hajdin Matoshi (një pjesë), Imri Halili, Lagja e Qiraxhive, Liman Reka, Luigj Gurakuqi (një pjesë), Mujo Ulqinaku (një pjesë), Nekadin (një pjesë), Rexhë Berisha (një pjesë), Riza Matoshi (një pjesë), Rrezak Shala, Sylejman Pitarka (një pjesë), Vezir Jashari, Viktor Hygo (një pjesë), Xhyli Semaja (një pjesë) .

    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele.

    4.

    NgaNS 35/10 [kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] FVF Projektingu (kodi: 40042008) nga ora 12:00 deri në ora 13:00.

    Vendet: TS Valon Haxhimusa.

    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele.

    5.

    NgaNS 35/10 [kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J07 Gaçka (kodi: 40042002) nga ora 13:00 deri 14:00.

    Vendet: Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizniset private.

    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele.

    Gjakovë

    1.

    Nga NS 110/10[kV] Gjakova 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J43 Bistazhini (kodi: 81000051) nga ora 10:00 deri në ora 15:30

    Vendet: Fshatrat: Bistrazhin, Damjan (një pjesë), Dol, Fshaj (një pjesë), Gërqinë, Kusar, Kushavec (një pjesë), Lipovec, Marmull, Marash, Pjetërshan, Raç (një pjesë), Ramamat, Rrezinë, Smaq (një pjesë).

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    23.03.2026

    Punime nga pala e tretë

    Ferizaj

    1.

    Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J07 Drejtimi “Kraishta” (kodi: 41000002) nga ora 09:30 deri 12:30

    Vendet: Rufci I Ri, Rufci I Vjetër,Hallaqi I Vogël, Hallaqi I Madh, Ribar i Vogël, Ribar i Madh, Zllakuqan, Kraishta, Bujani, Bregu I Zi,Godanci I Epërm, dheVarigoci. Kraishta

    Arsyeja: Zhvendosja e trafos dhe panelit TU sipas PEE.

    Gjakovë

    1.

    NgaNS 35/10[kV] Gjakova III do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J10 Konvikti (kodi: 81084022) nga ora 09:00 deri 14:00

    Vendet: Tirana, Musa Zajmi, Elton Zherka.

    Arsyeja: Lidhja e kabllove te reja dhe tërheqja e kabllove te vjetra sipas projekti te aprovuar.

    2.

    NgaNS 35/10[kV] Gjakova III do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J04 Dalja 21 (kodi: 81084018) nga ora 09:00 deri 14:00

    Vendet: Rruga e UÇK-së, Fehmi Agani, Wesley Klark.

    Arsyeja: Lidhja e kabllove te reja dhe tërheqja e kabllove te vjetra sipas projekti te aprovuar.

    24.03.2026

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    Prishtinë

    1.

    Nga NS 35/10[kV] Koliqi do të ndërprehet:

    Dalja 10 [kV] J09 Grashticë – Radashec (kodi: 14016001) nga ora 10:00 deri në ora 15:30

    Vendet: Grashtice, Radashec.

    Arsyeja: Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Pejë

    1.

    Nga NS 110/10[kV] Peja 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Loxha (Kodi: 51000008) nga ora 10:00 deri në ora 15:30.

    Vendet: Fshatrat: Babiq, Dobërdol, Duboqakë (një pjesë), Firaj (një pjesë), Gorazhdecë, Llozhan, Millovancë, Pishtan (një pjesë), Poqestë, Ramun, Strellc i Ulët, Vragoc, Zhllopek si dhe pjesë e rrugës Tranzit, Ruzhdi Haxhijaj dhe Dardania 1,2 dhe 3.

    Arsyeja: Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    Ferizaj

    1.

    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

    Dalja 10 [kV] Doganaj (kodi: 40042004) nga ora 10:00 deri në ora 11:00

    Vendet: Rr.Kadri Zeka, Astrit Bytyqi, Aleksandër Mojsiu, Gazmend Zajmi, Esat Mekuli, Emin Duraku

    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele.

    2.

    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

    Dalja 10 [kV] Gjon Sereqi (kodi: 40042037) nga ora 11:00 deri në ora 12:00

    Vendet: : Pjesë të rrugëve – Hysen Terpeza, Remzi Hoxha, Halim Spanca, Ali Pashë Tepelena dhe Gjon Serreqi.

    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele.

    3.

    Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Ylli 1 (kodi: 40042015) nga ora 12:00 deri në ora 13:00

    Vendet: Rr 12 Qershori,Rr Deshmoret e Kombit,pjese te Rr. Ismail Qemajli, pjesë të Rr. Tahir Sinani, Sheshi Hyre Emini, pjesë te Rr. Toni Bler, Hekurudha, Kinemaja e re -KEDS,Hoteli (MBTS)

    Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele.

    Gjilani

    1.

    Nga NS 110/20(10)[kV] Kamenica do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Strezovci (kodi: 62000005) nga ora 10:00 deri në ora 15:30.

    Vendet: Kamenicë (T.S.P.Bazeni, Lagja Çamëria, Ujësjellësi, Kollarët, Malësia), Moqari i Ulët, Reqan, Hajnoc, Meshinë, Bugjenica, Strezoci, Kosovica, Carevci, Bushinca, Tirincë, Krileva, Leshtar, Boleci, Vaganeshi, Kremenatë, Rahovica

    Arsyeja: Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

  • Gruda për Presidentin: VV ka rënë pre e standardit të ndërtuar vet, tallje me proceset politike

    Gruda për Presidentin: VV ka rënë pre e standardit të ndërtuar vet, tallje me proceset politike

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ka folur për situatën aktuale politike në vend.

    Në lidhje me zgjedhjen e Presidentit, ai tha se Vetëvendosja ka rënë pre e standardit të ndërtuar vet, siç tha, për t’u tallur me proceset politike.

    “Unë mendoj që ajo që ka ndodhur është se Vetëvendosja ka rënë pre e një standardi që e ka ndërtuar vet, standardi të mbrapsht, për t’u tallur me proceset politike dhe mos me marrë seriozisht asnjë proces, në këtë rast procesin e dialogut politik për ta zgjedhur Presidentin e ri”, tha Gruda.

    Duke folur për VV-në, ai u shpreh se kjo parti ka menduar që opozita është e dërmuar nga rezultati i zgjedhjeve dhe sipas tyre, do ta votojnë këdo që propozohet për President.

    “Këta kanë shprehur që opozita është e dërmuar nga rezultati i zgjedhjeve, nuk reziston aspak dhe këdo që e qesin e votojnë, përfshirë edhe Glauk Konjufcën, por nuk ka dalë ashtu”, u shpreh deputeti i PDK-së.

  • Lista Serbe u bën thirrje serbëve të Kosovës: Aplikoni për dokumente pas marrëveshjes së re me BE-në

    Lista Serbe u bën thirrje serbëve të Kosovës: Aplikoni për dokumente pas marrëveshjes së re me BE-në

    Pesë ditë pasi kryeministri Albin Kurti mundësoi lehtësirat përmes marrëveshjes së arritur me Bashkimin Europian për zbatimin e ligjeve që prekin të huajt dhe automjetet, Lista Srpska ka reaguar për herë të parë lidhur me këtë zhvillim.

    Kjo parti u ka bërë thirrje mbi 10 mijë serbëve në Kosovë, të cilët nuk posedojnë dokumente, që të fillojnë aplikimin për pajisje me dokumente të Kosovës, duke shpjeguar edhe procedurat përkatëse.

    “Që ky proces të ketë sukses, është e nevojshme që kjo zgjidhje të përdoret nga qytetarët tanë, si ata që u janë refuzuar dokumentet, ashtu edhe ata që nuk kanë marrë kurrë përgjigje në kërkesën e tyre për lëshimin e dokumenteve, si dhe ata që, të dekurajuar nga situata, nuk kanë aplikuar kurrë për dokumente, si të rritur ashtu edhe të mitur. Kjo bëhet për të treguar se jemi populli ynë, se ekzistojmë dhe se kërkojmë respekt për të drejtat tona, por edhe që të mund të qëndrojmë në shtëpitë tona. Ne e dimë shumë mirë qëndrimin e popullit tonë ndaj këtyre dokumenteve, por në këtë moment kjo zgjidhje ka penguar që 10,000 njerëz tanë të mbeten jashtë Kosovës, të bllokojnë punën e institucioneve shëndetësore dhe arsimore dhe të lënë komunat dhe fshatrat tona pa serbë pas 27 vitesh luftë të guximshme nga të gjithë qytetarët tanë”, thuhet në reagim.

    Duke folur për marrëveshjen e arritur nga kryeministri Albin Kurti me Bashkimin Europian, Lista Srpska theksoi se ajo u realizua edhe me ndihmën e “udhëheqjes sonë shtetërore”, duke iu referuar Beogradit.

    “Të dashur qytetarë, pas një beteje të vështirë diplomatike, me ndihmën e udhëheqjes sonë shtetërore, arritëm të sigurohemi që të mos ketë deportim të bashkatdhetarëve tanë për shkak të mungesës së dokumentacionit, që të mos ketë ndarje të nënave, baballarëve dhe fëmijëve, që të mos ketë ndalim hyrjeje për mjekë, profesorë dhe studentë. Një situatë e tillë do të rrezikonte punën e Universitetit të Prishtinës me selinë e tij të përkohshme në Mitrovicë, si dhe funksionimin e institucioneve tona shëndetësore dhe arsimore. Kemi arritur, siç do të thoshte Patriarku ynë, të ruajmë popullin e Kosovës”, thuhet më tej.

    Lista Srpska ka sqaruar gjithashtu procedurat për pajisjen me dokumente:

    Personat që punojnë në institucionet shëndetësore dhe arsimore në të gjitha nivelet dhe që nuk jetojnë në Kosovë, do të dorëzojnë të dhënat përmes institucioneve të tyre dhe do të përfitojnë të drejtën e qëndrimit për 12 muaj, me mundësi vazhdimi. E njëjta procedurë vlen edhe për studentët që nuk jetojnë në Kosovë, por studiojnë në Universitetin e Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë.

    Ndërkohë, qytetarët që jetojnë në Kosovë por nuk posedojnë dokumente të Kosovës, do të mund të aplikojnë duke filluar nga e hëna, duke përdorur dokumente serbe si karta identiteti, certifikata lindjeje, martese dhe vdekjeje. Në këtë mënyrë, sipas tyre, sigurohet mbrojtja e tyre, e drejta për të jetuar në këto zona, si dhe e drejta mbi pronat familjare.

    Kryetarët e komunave me shumicë serbe, së bashku me ekipet e tyre, do të angazhohen për të siguruar që procesi të zhvillohet pa probleme dhe që të gjithë qytetarët të mund të realizojnë të drejtat e tyre deri më 16 qershor.

    Në fund, Lista Srpska bëri të ditur se po vazhdon angazhimin për të gjetur një zgjidhje edhe për çështjen e automjeteve, duke shprehur besimin se me mbështetjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë, së shpejti do të arrihet një marrëveshje në dobi të qytetarëve.

  • Arianit Sllamniku lihet në liri, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak

    Arianit Sllamniku lihet në liri, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak

    Arianit Sllamniku është lënë në liri. Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e cila ka njoftuar se hetimet mbi Sllamnikun janë duke vazhduar, por të njëjtit i është mbyllur masa e arrestit shtëpiak.

    Si fillim, pas arrestimit Sllamnikut i ishte vendosur masa prej një muaji paraburgim, e më pas kjo masë u zëvendësua me masë të arrestit shtëpiak e cila tanimë është hequr e gjitha.

    “Duke iu referuar kërkesës tuaj, të parashtruar me date 17 mars 2026, përmes email-it zyrtar të PTH – Gjilan, lidhur me rastin penal ndaj të pandehurit Arianit Sllamniku, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan është duke zhvilluar hetime dhe ndaj të njëjtit është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak”./teve1/

  • Argjentina tërhiqet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

    Argjentina tërhiqet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

    Argjentina është tërhequr zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, një vit pasi njoftoi zyrtarisht vendimin e saj, siç u konfirmua nga Ministri i Jashtëm Pablo Quirno në X.

    “Sot tërheqja e Argjentinës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) hyn në fuqi, një vit pas njoftimit zyrtar të bërë nga vendi ynë”, tha Quirno, duke kujtuar se njoftimi u bë më 17 mars 2025 sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

    “Në përputhje me dispozitat e Konventës së Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve, tërheqja bëhet një vit më vonë”, shtoi ai, shkruajnë mediat e huaja.

    Pavarësisht tërheqjes, qeveria siguroi se “do të vazhdojë të promovojë bashkëpunimin ndërkombëtar në shëndetësi përmes marrëveshjeve dypalëshe dhe në nivele rajonale, duke mbrojtur plotësisht sovranitetin e saj dhe aftësinë e saj për të vendosur për politikat shëndetësore”.

    Vendimi u justifikua në atë kohë nga presidenti Javier Milei dhe ekipi i tij si një përgjigje ndaj “dallimeve të thella” me OBSH-në gjatë pandemisë COVID-19.

    Presidenti e quajti agjencinë “të ligë dhe krahun zbatues të asaj që ishte eksperimenti më i madh në kontrollin shoqëror në histori”.

    Njoftimi shkaktoi kritika nga ekspertët vendas, të cilët e konsideruan masën një “devijim” nga pikëpamja shëndetësore, ndërsa qeveria mbrojti idenë se do të jepte “më shumë fleksibilitet” dhe “sovranitet” në zbatimin e politikave shëndetësore.

    Mosmarrëveshja e Milei me OBSH-në vjen pas kritikave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndaj organit ndërkombëtar, me administratën amerikane që kritikon keqmenaxhimin e organizatës ndaj pandemisë COVID-19 dhe krizave të tjera globale shëndetësore.

    SHBA-të u larguan nga OBSH-ja në janar.

  • Specialja ia vazhdon paraburgimin Kadri Veselit

    Specialja ia vazhdon paraburgimin Kadri Veselit

    Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin Kadri Veselit.

    Gjyqtarët sërish theksuan se Prokuroria po i përmend të njëjtat argumente.

    “Paneli vëren se ZPS-ja po paraqet në thelb të njëjtat argumente që Paneli i ka shqyrtuar dhe hedhur poshtë tashmë në lidhje me çështjet e mëposhtme: (i) ndërgjegjësimi i Z. Veseli për seriozitetin e akuzave të konfirmuara kundër tij; (ii) potenciali i një dënimi të gjatë; (iii) provat e paraqitura kundër tij; dhe (iv) ndërgjegjësimi i Z. Veseli për ndryshimin e kushteve të paraburgimit të tij. Në këtë drejtim, Paneli kujton konstatimin e Panelit të Gjykatës së Apelit se nuk duhet të pritet që Gjyqtari i Procedurës Paraprake të shqyrtojë parashtresa që thjesht përsërisin argumente që janë trajtuar tashmë në vendimet e mëparshme të shqyrtimit”, thuhet në vendim.

    Gjyqtarët konstatuan se fakti që gjykimi ka përfunduar, nuk ka asnjë ndikim në rritjen e rrezikut për arratisje. Madje, nuk ka prova që Kadri Veseli synon arratisjen.

    “Lidhur me argumentin e ZPS-së se mbyllja e çështjes dhe fillimi i shqyrtimeve rrit rrezikun e arratisjes së Z. Veseli, Paneli kujton konstatimet e tij të mëparshme se hapa të ngjashëm proceduralë, siç është përfundimi i procedurave të provave, nuk e rrisin rrezikun e arratisjes së Z. Veseli. Në mënyrë të ngjashme, Trupi Gjykues konsideron se mbyllja e çështjes dhe fillimi i shqyrtiit nuk ndikon në prezumimin e pafajësisë, në vetvete, nuk e bën më konkrete dhënien e mundshme të një dënimi kundër z. Veseli. Në dritën e sa më sipër, Trupi Gjykues nuk ka gjetur ndonjë faktor shtesë mjaftueshëm bindës për të ndikuar në gjetjen e mëparshme në lidhje me rrezikun e arratisjes”, thuhet në vendim.

    Madje, Prokuroria theksoi se përfundimi i gjykimit, e ka rritur presionin publik. Por, gjyqtarët konstatuan se nuk ka shembull konkret ku Veseli ka frikësuar një dëshmitar. Megjithatë, gjyqtarët konstatuan se ai ka ndikim të madh në Kosovë.

    “Paneli mban qëndrimin e tij se emrat dhe të dhënat personale të disa dëshmitarëve shumë të ndjeshëm i janë zbuluar Mbrojtjes dhe për këtë arsye janë bërë të njohura për një gamë më të gjerë njerëzish, përfshirë të Akuzuarin. Kjo, nga ana tjetër, rrit rrezikun që informacioni i ndjeshëm që lidhet me dëshmitarët të bëhet i njohur për publikun. Në këtë kontekst, pavarësisht fazës aktuale të këtij rasti, Paneli konsideron se lirimi i një të Akuzuari me informacion të ndjeshëm në zotërim të tij nuk do të ishte i favorshëm për mbrojtjen efektive të dëshmitarëve. Në këtë drejtim, Paneli kujton gjetjen e tij, e cila u mbështet nga Paneli i Gjykatës së Apelit, se rreziku i ndërhyrjes që paraburgimi synon të parandalojë përfshin gjithashtu çdo përpjekje për t’u hakmarrë kundër ose për të nxitur dëshmitarët që kanë hequr dorë tashmë. Paneli kujton se më parë kishte konstatuar se rreziku i ndërhyrjes shtrihej edhe në përpjekjet për të ndërhyrë te dëshmitarët në procedurat paralele, dhe se një çështje në lidhje me pretendimet për ndërhyrje në procedurat aktuale është në vazhdim, përkatësisht Rasti 12. Megjithatë, Paneli konsideron se, në momentin aktual, potenciali për ndërhyrje është i kufizuar, duke vënë në dukje, në veçanti, se Prokuroria Speciale ka paraqitur së fundmi një njoftim për mbylljen e çështjes së saj”, thuhet në vendim.

    Gjyqtarët paraburgimin e vazhduan me arsyetimin se në Kosovë ka klimë të frikësimit të dëshmitarëve.

    “ Për më tepër, ekziston një klimë e vazhdueshme frikësimi të dëshmitarëve dhe ndërhyrjeje në procedurat penale kundër ish-anëtarëve të UÇK-së në Kosovë, të cilën masat mbrojtëse vetëm nuk mund ta kapërcejnë. Paneli vëren më tej se [REDAKTUAR]. Kjo klimë, siç konfirmoi Paneli i Gjykatës së Apelit, është një konsideratë e rëndësishme për qëllimin e vlerësimit të ekzistencës së një rreziku sipas Nenit 41(6)(b)(ii).53 Në këtë drejtim, Paneli është gjithashtu i vetëdijshëm për detyrën e tij për të mbrojtur si integritetin e procedurave ashtu edhe dëshmitarët e mbrojtur”, thuhet në vendim.

  • Ministria për Familje: Qytetarët që s’i kanë pranuar subvencionet për rrymë për dhjetor e janar mund t’i marrin ato nga nesër

    Ministria për Familje: Qytetarët që s’i kanë pranuar subvencionet për rrymë për dhjetor e janar mund t’i marrin ato nga nesër

    Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ka njoftuar se qytetarët që nuk e kanë pranuar subvencionin për muajt dhjetor dhe janar, si dhe të gjithë përfituesit për muajin shkurt, nga nesër do të mund të përfitojnë subvencionin direkt në faturat e tyre, në kuadër të Programit për Subvencionimin e Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme.

    Nga ministria është bërë e ditur se këtu hyjnë ata qytetarë që kanë plotësuar kriteret.

    Postimi:

    Të dashur qytetarë!

    Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njofton se që nga nesër, qytetarët që kanë plotësuar kriteret dhe nuk e kanë pranuar subvencionin për muajt dhjetor dhe janar, si dhe të gjithë përfituesit për muajin shkurt, do të mund të përfitojnë subvencionin direkt në faturat e tyre, në kuadër të Programit për Subvencionimin e Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme.

    Ky program ka për qëllim të ofrojë lehtësim në shpenzimet për energji elektrike për familjet më në nevojë, në mënyrë që familjet e cenueshme të mund të përballojnë më lehtë kostot e konsumit të energjisë.

  • Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

    Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

    Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno Kuzhnin, të cilët dyshohen për faje, privimin i kundërligjshëm i lirisë, dhe, detyrim.

    Nga policia është thënë edhe se, çdo informacion lidhur me personat në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike ose në numër të telefonit.

    Postimi:

    Kërkesë për bashkëpunim

    Prishtinë 18 mars 2026

    Bazuar në autorizimin e Prokurorisë themelore në Prizren, katër personat personat e dyshuar, fotot e të cilëve janë publikuar, shpallen në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohen për kryerjen e veprave penale; Fajdeja nga neni 331, Privimi i kundërligjshëm i lirisë neni 193 dhe Detyrimi nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Çdo informacion lidhur me personat në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike [email protected], ose

    në numrat e telefonit: 192 ose 080019999

  • Presidenti iranian konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës

    Presidenti iranian konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës

    Presidenti i Iranit ka konfirmuar vrasjen e ministrit të Inteligjencës Esmail Khatib, pasi Izraeli pati thënë se e vrau Khatibin në një sulm gjatë natës.

    Presidenti Mazoud Pezeshkian e ka quajtur sulmin ndaj tij “vrasje tinëzare”.

    “Vrasja tinëzare e kolegëve të mi të dashur Esmail Khatib, Ali Larijani dhe Aziz Nasirzadeh, së bashku me disa anëtarë të familjeve të tyre dhe ata që i shoqëronin na ka lënë në zi”, ka shkruar ai në X.

    Vdekjet e Larijanit, shefi i sigurisë, dhe Nasirzadehut, ministri i Mbrojtjes, janë konfirmuar më parë.

  • Ndërron jetë Elife Sherifi zëdhënësja e FC Dritës

    Ndërron jetë Elife Sherifi zëdhënësja e FC Dritës

    Klubi kampion i Kosovës FC Drita ka njoftuar vdekjen e Elife Sherifit,e cila ushtronte detyrën e zëdhënëses së klubit.

    Në një postim të bërë në rrjetet sociale klubi gjilanas ka shkruar se Sherifi ishte një puntëore e shquar në fushën e gazetarisë,dhe ishte një tifoze e flaktë e Intelektualëve.

    “Elifja ishte një profesioniste e shquar në fushën e gazetarisë dhe një adhuruese e flaktë e klubit tonë, shumë kohë përpara se të merrte detyrën e zëdhënëses së klubit, pozitë të cilën e mbajti me përkushtim për më shumë se gjashtë vite.

    Puna, përkushtimi dhe dashuria e saj për klubin do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve tona.”

    Ndërkohë FC Drita ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes së Elife Sherifit,duke bërë të ditur se klubi gjilanas qëndron pranë tyre në momentet më të vështira