ATV

Blog

  • U vra nga i dashuri i saj dhe trupi iu fut në një valixhe, autopsia zbulon detaje nga ekzekutimi i influenceres 32-vjeçare

    U vra nga i dashuri i saj dhe trupi iu fut në një valixhe, autopsia zbulon detaje nga ekzekutimi i influenceres 32-vjeçare

    Influencuesja e njohur, Stefanie Pieper, dyshohet se u vra nga ish-i saj pas një grindjeje më 23 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa trupi i saj u gjet i futur në një valixhe në një pyll pranë kufirit Austri-Slloveni.

    Hetuesit thonë se Stefanie mund të ketë qenë gjallë kur u vendos brenda valixhes, megjithëse nuk është e qartë saktësisht koha e vdekjes.

    Autopsia zbuloi mbytje dhe lëndime në fytyrë, të mundshme nga goditjet ose lëvizja brenda valixhes gjatë transportit.

    I dyshuari, 31 vjeç, u arrestua në Slloveni dhe u ekstradua në Austri. Ai ka pranuar vrasjen dhe ka çuar policinë në vendin ku i hodhi trupin. Avokati i tij tha se klienti është i “thyer dhe penduar thellësisht” dhe pretendon se gjatë ngjarjes ishte nën ndikimin e drogës.

    Hetuesit kishin përdorur dronë dhe qen nuhatës për të gjetur influencuesen, pasi ajo nuk u paraqit në punë dhe telefoni i saj u gjend i hedhur në një shkurre.

  • Alpinistet Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi nderohen me pulla postare

    Alpinistet Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi nderohen me pulla postare

    Ky emetim i veçantë i pullave postare i kushtohet alpinizmit kosovar dhe grave që, me guxim, përkushtim dhe arritje të jashtëzakonshme, kanë lartësuar emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai realizohet në kuadër të promovimit të pullave postare kushtuar alpinisteve Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi.

    Në këtë ceremoni, të mbajtur në prani të dy alpinisteve, u vlerësua kontributi i tyre i jashtëzakonshëm në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes arritjeve në alpinizëm dhe ngjitjeve në majat më të larta të botës.

    Ministrja Rizvanolli përgëzoi Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin për përkushtimin, qëndrueshmërinë dhe sukseset e tyre, duke theksuar rëndësinë e promovimit të figurave që, me punë dhe vendosmëri, e përfaqësojnë denjësisht Kosovën në botë.

    Ministri Jagxhiu theksoi rëndësinë e inkurajimit të aktiviteteve në natyrë dhe të promovimit të modeleve frymëzuese për të rinjtë, duke vlerësuar se rrëfimet e suksesit të dy alpinisteve përbëjnë shembull të vyer për brezat e rinj.

    Gjatë ceremonisë, Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi ndanë përvojat e tyre nga ekspeditat malore, sfidat e përballuara dhe motivimin që u japin të rinjve për një jetë aktive, me disiplinë dhe afërsi me natyrën.Pullat postare ju dorëzuan alpinisteve nga Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, e cila theksoi se përfshirja e tyre në filatelinë e Kosovës përfaqëson një vlerësim institucional për arritjet e tyre dhe njëkohësisht shërben në promovimin e vendit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

  • U raportua se kishte vdekur, reagon Rozana Radi: Imagjinoni të isha diku e të mos kisha valë, do ishin çmendur familjarët

    U raportua se kishte vdekur, reagon Rozana Radi: Imagjinoni të isha diku e të mos kisha valë, do ishin çmendur familjarët

    Rozana Radi është bërë së fundmi subjekt i një lajmi të rremë që ka qarkulluar në mediat online, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga vet artistja.

    Një portal shqiptar publikoi një fotografi të këngëtares, të shoqëruar me imazhe të një aksidenti automobilistik dhe titullin tronditës: “Shuhet nga jeta këngëtarja Rozana Radi”, duke ngritur shqetësim të madh te publiku dhe ndjekësit e saj.

    Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, këngëtarja dhe moderatorja e emisionit Goca dhe Gra reagoi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke e dënuar ashpër këtë dezinformim.

    “ Merreni me mend çfarë janë në gjendje të bëjnë portalet online”, shkroi ajo fillimisht, ndërsa më pas shtoi: “Imagjino të isha diku ku të mos kisha valë. Do ishin çmendur familjarët. Nuk e di si ju mban toka”.

    Ky reagim i Rozana Radit nxjerr në pah shqetësimin për përhapjen e lajmeve të rreme, të cilat mund të shkaktojnë panik dhe pasoja emocionale te familjarët dhe publiku.

    Nuk është hera e parë që figura publike përballen me lajme të tilla të pavërteta, të cilat shpesh përhapen për klikime dhe sensacion. Megjithatë, raste të tilla rikthejnë në vëmendje nevojën për më shumë përgjegjësi dhe etikë në raportimin mediatik.

  • Kijeva bëhet me qendër moderne të mjekësisë familjare

    Kijeva bëhet me qendër moderne të mjekësisë familjare

    Që nga e mërkure banorët e Kijevës do të kenë një qendër moderne të mjekësisë familjare.

    Kjo është bërë e ditur nga ana e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

    Kastrati ka bërë të ditur se ky projekt është realizuar falë bashkëpunimit me organizatën “Qatar Charity”.

    Postimi i plotë:

    Sot një lajm i madh për Kijevën

    Qendra e re e Mjekësisë Familjare ka përfunduar dhe ka filluar punën, duke ofruar kushte moderne dhe shërbime më cilësore për qytetarët.

    Ky projekt është realizuar falë bashkëpunimit me miqtë tanë të organizatës “Qatar Charity”, ku pjesa më e madhe e investimit është mbuluar prej tyre, ndërsa edhe Komuna e Malishevës ka dhënë kontributin e saj.

    Urime të gjithëve dhe vazhdojmë me projekte të tjera!

  • Komuna e Prishtinës shpall “Shtëpinë-Shkollë” të Herticëve shtëpi muze, simbol të qëndresës dhe shpresës

    Komuna e Prishtinës shpall “Shtëpinë-Shkollë” të Herticëve shtëpi muze, simbol të qëndresës dhe shpresës

    Komuna e Prishtinës ka shpallur “Shtëpinë-Shkollë” të familjes Hertica shtëpi muze, duke nderuar guximin dhe sakrificën e tyre.

    Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

    “ Shtëpinë-Shkollë” të Herticëve, sot nuk e shpallëm vetëm shtëpi muze, por e nderuam një akt të jashtëzakonshëm guximi, sakrifice dhe dashurie për dijen dhe atdheun.

    Në vitet më të vështira të historisë sonë, kur arsimi në gjuhën shqipe ishte i ndaluar dhe fëmijët tanë rrezikonin të mbeteshin pa të ardhme, familja e Mehmet Herticës hapi dyert e shtëpisë dhe e shndërroi atë në shkollë.

    Ajo shtëpi nuk ishte më vetëm një strehë por ishte një dritë shprese, një vend rezistence dhe një simbol i qëndresës sonë si popull.

    Përjetësisht mirënjohës

  • Policia shpall në kërkim dilerin e drogës

    Policia shpall në kërkim dilerin e drogës

    Policia ka shpallur në kërkim dilerin e drogës, Hajder Mukajt.

    Në njoftim thuhet se ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

    “Bazuar në autorizimin e prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, personi i dyshuar fotot e të cilit janë publikuar, shpallet në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet për kryerjen e veprave penale ,,Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 dhe ,, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

  • Abdixhiku: LDK po kthehet qysh e kemi dashtë, e bashkuar, e fortë, si një shtëpi e madhe

    Abdixhiku: LDK po kthehet qysh e kemi dashtë, e bashkuar, e fortë, si një shtëpi e madhe

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook është shprehur se këtë parti, pranvera po e gjen të bashkuar.

    Ai u shpreh se LDK-ja po kthehet e fortë, siç tha, si një shtëpi e madhe, përcjell Klankosova.tv.

    “Këtë herë pranvera, po na gjenë bashkë. LDK po kthehet qysh e kemi dashtë – e bashkuar, e fortë, si një shtëpi e madhe”, ka shkruar Abdixhiku.

  • Katari paralajmëron kundërpërgjigje ndaj Teheranit pas sulmit ndaj impiantit më të madh të gazit, dëbon dy diplomatë iranian

    Katari paralajmëron kundërpërgjigje ndaj Teheranit pas sulmit ndaj impiantit më të madh të gazit, dëbon dy diplomatë iranian

    Katari ka paralajmëruar se rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur sulmit iranian ndaj impiantit të gazit në Ras Laffan.

    Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Katarit theksoi se vendi “rezervon të drejtën për t’u përgjigjur, në përputhje me nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe me të drejtën për vetëmbrojtje të garantuar nga e drejta ndërkombëtare”.

    Autoritetet në Doha nënvizuan se nuk do të hezitojnë të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe jetën e qytetarëve dhe banorëve në territorin e tyre.

    Ndërkohë, Katari ka njoftuar dëbimin e dy diplomatëve iranianë pas sulmit. Ministria e Jashtme bëri të ditur se ambasadori i Iranit në Doha është informuar se atasheu ushtarak dhe ai i sigurisë, së bashku me personelin përkatës, janë shpallur “persona non grata” dhe duhet të largohen nga vendi brenda një afati maksimal prej 24 orësh.

  • Gjini: Mund të kemi dy palë zgjedhje në vitin 2026

    Gjini: Mund të kemi dy palë zgjedhje në vitin 2026

    Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për zhvillimet politike, duke thënë se janë prodhuar kriza për gjëra të thjeshta.

    Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova foli edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve gjatë vitit 2026.

    Madje, ai u shpreh se gjatë këtij viti, Kosova mund të përballet me dy procese zgjedhore.

    “Kurti me qëllim po i humb kohë Kosovës. Janë prodhuar kriza për gjëra krejt të thjeshta. Po shpresoj që kjo çka po them nuk del as profeci vetpërmbushëse, as e vërtetë, por mundemi me pasë dy palë zgjedhje në vitin 2026”, tha Gjini.

  • “Po largohem, mos më kërkoni”, gjendet e mitura që ishte zhdukur pa gjurmë në Durrës

    “Po largohem, mos më kërkoni”, gjendet e mitura që ishte zhdukur pa gjurmë në Durrës

    Është gjetur 14-vjeçarja që ishte zhdukur në Durrës që në orët e para të mëngjesit dhe nuk ishte kthyer në shtëpi.

    Nëna e vajzës, deklaroi se deri në orën 5 të mëngjesit, kur ka qenë zgjuar për konsumimin e syfyrit, vajza ka qenë në shtëpi. Më pas në orën 6:30, ajo thotë vajza nuk ishte në dhomën e saj.

    Nëna ka deklaruar se ka gjetur një letër ku e mitura shkruante: ‘Po largohem, mos më kërkoni.’ Të alarmuar, prindërit kanë nisur kërkimet për vajzën. Sipas informacioneve ajo nuk ishte paraqitur në shkollë mëngjesin e sotëm.

    Lidhur me zhdukjen e vajzës së mitur është bërë denoncimi në polici, ndërkohë që prindërit apeluan që kushdo që kishte dijeni ose e kishte parë 14-vjeçaren t’i kontaktonte. Fatmirësisht e mitura u gjet dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.