ATV

Blog

  • PDK e fajësoi Kurtin për situatën, deputetja e VV’së: Po duan zgjedhje, kështu dëmi për vendin është më i madh

    PDK e fajësoi Kurtin për situatën, deputetja e VV’së: Po duan zgjedhje, kështu dëmi për vendin është më i madh

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka reaguar pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pas mbledhjes së kryesisë thanë se “zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për të ecur përpara”, duke e fajësuar Albin Kurtin për krizën institucionale.

    Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se “po duan zgjedhje sepse kështu dëmi ndaj vendit është më i madh”.

    “Pra, nuk qenka puna që s’ka zgjidhje, por zgjidhje nuk po duan. Po duan zgjedhje. Sepse kështu dëmi ndaj vendit është më i madh”, ka shkruar ajo në Facebook, të martën.

  • Raportohet se ShBA-të do të dërgojnë 3 mijë ushtarë në Lindjen e Mesme

    Raportohet se ShBA-të do të dërgojnë 3 mijë ushtarë në Lindjen e Mesme

    Pentagoni amerikan do të urdhërojë vendosjen e 3,000 trupave shtesë në Lindjen e Mesme, raportoi Wall Street Journal.

    Një urdhër me shkrim për dërgimin e ushtarëve, që thuhet se është nga njësia e 82-të ajrore e ushtrisë amerikane, pritet të publikohet në orët në vijim, thanë dy zyrtarë amerikanë për median, raporton Sky News.

    Kjo vjen pas raportimeve të 13 marsit se 5,000 marinsa amerikanë, së bashku me një anije sulmi amfibe, po dërgoheshin në rajon.

    Donald Trump ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk dëshiron që SHBA-të të dërgohen në terren në Iran gjatë konfliktit.

    Presidenti amerikan tha të premten se SHBA-të po shqyrtonin mundësinë e “qetësimit” të operacioneve të tyre ushtarake në Lindjen e Mesme.

    Vetëm dje, ai pretendoi se ishin zhvilluar bisedime “produktive” me Teheranin mbi konfliktin, duke e çuar atë në ndërprerjen e sulmeve të kërcënuara ndaj termocentraleve iraniane për pesë ditë.

  • Osmani: Epopeja e Dukagjinit, testament i përjetshëm i sakrificës për liri

    Osmani: Epopeja e Dukagjinit, testament i përjetshëm i sakrificës për liri

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, duke e cilësuar këtë ngjarje si një nga kapitujt më të lavdishëm të luftës për liri.

    Në mesazhin e saj, Osmani theksoi se më 24 mars 1998, në Gllogjan, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zhvilluan një betejë frontale kundër forcave të regjimit serb, të cilat kishin rrethuar zonën dhe në veçanti familjen Haradinaj.

    Ajo vuri në pah se familja Haradinaj u bë simbol i qëndresës dhe sakrificës për liri, ndërsa kujtoi me nderim dëshmorët Himë Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj, të cilët ranë në atë ditë të lavdishme.

    “Epopeja e Dukagjinit është kujtesë dhe testament i sakrificës, guximit dhe vendosmërisë për liri. Ajo mbetet frymëzim i përhershëm për brezat që ta ruajmë dhe forcojmë shtetin, të ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve”, thuhet në deklaratën e presidentes.

    Në përfundim, e para e shtetit, bëri thirrje për unitet dhe përkushtim në ruajtjen e vlerave të lirisë, duke theksuar se sakrifica e të rënëve duhet të mbetet udhërrëfyes për të ardhmen e Kosovës.

  • Vrau gruan dhe më pas veten, ky është çifti shqiptar që humbi jetën tragjikisht

    Vrau gruan dhe më pas veten, ky është çifti shqiptar që humbi jetën tragjikisht

    Shefit Rrapaj, rreth 80-vjeçar, është personi që e vrau gruan e tij, Dashuri Rrapaj, sot në Fier të Shqipërisë e më pas i dha fund jetës së tij.

    Mediat shqiptare kanë publikuar foton e çiftit të moshuar që humbën jetën ditës e sotme në fshatin Kuman të Roskovecit, për motive akoma të panjohura.

    Siç raporton TCh, burime nga zona bëjnë me dije se në këtë familje kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite.

    Madje, vetëm katër ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë edhe policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit.

  • Inter synon transferimin e Nico Williams në verë

    Inter synon transferimin e Nico Williams në verë

    Ylli spanjoll Nico Williams mund të lëvizë këtë verë në Serie A.

    Sipas raportimeve të mediave gjiganti italian Inter është duke synuar që të nënshkruajë me Ëilliams,dhe spanjolli shihet si njeriu perfekt për repartin e sulmit tek neuroazzurët.

    Përndryshe drejtuesit e klubit po bëjnë gati një ofertë në drejtim të Athletic Bilbaos,dhe se neuroazzurët janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro shumë kjo e vendosur në klauzolën e kontratës me klubin bask.

    Megjithatë mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në ditët dhe javët në vijim,por e sigurt është që Nico Williams do të jetë në qender të vëmendjes gjatë afatit kalimtar veror.

  • Samir Ujkani për mediat sllovake: Jemi të vetëdijshëm çfarë na pret, detajet do ta vendosin ndeshjen

    Samir Ujkani për mediat sllovake: Jemi të vetëdijshëm çfarë na pret, detajet do ta vendosin ndeshjen

    Drejtori sportiv i Kombëtares së Kosovës Samir Ujkani ka dhënë një intervistë për mediat sllovake në prag të përballjes vendimtare ndaj Sllovakisë për fazëne play-off-it për botërorin e vitit 2026.

    Ujkani ka thënë se shpreson që nuk është ndeshja më e rëndësishme,dhe nëse Kosova arrin ta eliminojë Sllovakinë do të jetë finalja e play-off-it në Prishtinës dhe lojtarët sipas tij janë të vetëdijshëm për këtë.

    Përndryshe Ujkani shton se Kosova gjendet në një fazë ku po rritet si ekip,dhe se arritja në play-offin e botërorit është një sukses dhe krenari e madhe,teksa për kundërshtarët potencialë në finale si Turqia apo Rumania thotë se janë ekipe tejet cilësore,por në fund shtoi se detajet janë ato që të vendosin gjithçka.

    Kujtojmë që ndeshja Sllovaki-Kosovë pritet të zhvillohet të ejnten me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Tehelne Pole’ në Bratisllavë.

  • Legjenda sllovake Lubomir Moravcik paralajmëron kombëtaren e Sllovakisë: ”Kosova më e fortë se sa e imagjinonim”

    Legjenda sllovake Lubomir Moravcik paralajmëron kombëtaren e Sllovakisë: ”Kosova më e fortë se sa e imagjinonim”

    Një prej legjendave të futbollit sllovak Lubomir Moravcik ka komentuar përballjen në mes Sllovakisë dhe Kosovës që pritet të zhvillohet të ejnten në Bratisllavë.

    Moravcik ka vlerësuar lartë ekipin e trajnerit Franco Foda,duke deklaruar se “Dardanët”kanë lojtarë që luajnë në top ligat kryesore evropiane.

    “Mendova se Kosova kishte dy ose tre yje si ne, por jo. Formacioni i tyre është i një cilësie të ekuilibruar. Rezultatet në grup thonë gjithçka. Por fakti që po luajmë në shtëpi është gjëja më e rëndësishme për ne”.

     

    “Kosova ka disa lojtarë nga ligat gjermane, spanjolle dhe italiane. Ndeshjet në këto gara të përgatitin për kualifikim”

    Tutje legjenda sllovake ka shtuar se Kosova nuk është favoritë për këtë ndeshje,por pranon se do të jetë mjaft e vështirë përballë skuadrës tonë.

  • Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte në Matiçan në vitet ’98-99

    Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte në Matiçan në vitet ’98-99

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit Z.S për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” gjatë periudhës kohore 1998-1999.

    “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit Z.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile nga nenit 142 dhe 22 të ish Ligjit Penal të RSFJ-së.

    Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Z.S., ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i arratisjes pasi i njëjti posedon edhe shtetësinë e Republikës së Serbisë dhe ekziston mundësia reale që të ik nga Kosova, po ashtu nëse i pandehuri gjendet në liri mund të fsheh, asgjësoj apo ndryshojë provat, andaj Gjykata vlerësoj se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë, për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale”, thuhet tutje në njoftim.

    I dyshuari u arrestua të hënën gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale në fshatin Matiçan.

    “I pandehuri Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999”, thuhej në një komunikatë e përbashkët të Prokurorisë me Policinë e Kosovës.

  • Dyshime gjatë kontrolleve, Dogana thotë se zyrtari i saj u kërcënua nga një përfaqësues i kompanisë së naftës

    Dyshime gjatë kontrolleve, Dogana thotë se zyrtari i saj u kërcënua nga një përfaqësues i kompanisë së naftës

    Dogana e Kosovës ka reaguar duke e dënuar ashpër një kërcënim që thotë se i është bërë një zyrtari të saj.

    Sipas një reagimi të këtij institucioni, ky kërcënim ndaj menaxherit të nivelit të lartë, është bërë nga përfaqësuesi i autorizuar i njërit prej subjekteve të mëdha që operojnë në tregtimin me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës.

    Aty thuhet se kërcënimi ka ndodhur gjatë së hënës, derisa ishin duke u ndërmarrë verifikime për një kontingjent me derivate.

    Sipas Doganës, janë evidentuar elemente të dyshimta në dokumentacion, përfshirë parametrat e transaksionit dhe vlerën që shërben si bazë doganore për përllogaritjen e detyrimeve doganore.

    “Çdo përpjekje për të frikësuar, penguar apo ndikuar në zyrtarët doganorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj rendit ligjor, autoritetit të shtetit dhe funksionimit të institucioneve publike.”, thuhet në reagim.

    Dogana e Kosovës ka njoftuar se rastin e ka paraqitur në organet kompetente dhe pret veprim të menjëhershëm, të plotë dhe të paanshëm, në mënyrë që përgjegjësit të përballen me pasojat ligjore.

  • Kevin Durant kalon Michael Jordan dhe ngjitet në top 5 të të gjitha kohërave në NBA

    Kevin Durant kalon Michael Jordan dhe ngjitet në top 5 të të gjitha kohërave në NBA

    Kevin Durant vazhdon të shkruajë historinë e tij në NBA. Ai shënoi 27 pikë në fitoren dramatike 123-122 të Hjuston Rokets ndaj Majemi Hit të shtunën, më 21 mars, duke kaluar legjendën Michael Jordan dhe duke u ngjitur në vendin e pestë në listën e pikë-shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave me 32,294 pikë.

    Durant është tashmë një nga dy lojtarët aktivë që ndodhen në këtë elitë, së bashku me LeBron James, i cili mban vendin e parë me 43,241 pikë. Për të kaluar Kobe Bryant dhe për t’u ngjitur në vendin e katërt, Durant ka nevojë për vetëm 1,351 pikë të tjera.

    Para tij në historinë e NBA mbeten edhe Karim Abdul-Jabbar dhe Karl Malone, duke e vendosur Durant në një rrugëtim të jashtëzakonshëm drejt majave të basketbollit të të gjitha kohërave.