ATV

Blog

  • Dren Abazi së fundi ka publikuar këngën e tij më të re “Edhe një herë”

    Dren Abazi së fundi ka publikuar këngën e tij më të re “Edhe një herë”

    Dren Abazi së fundi ka publikuar këngën e tij më të re. “Edhe një herë” është kënga e artistit e që është është lansuar edhe nëpërmjet videoklipit.

    Kënga shquhet për një vijë tepër të ndjeshme melodike, sikurse edhe për tekstin përmbajtësor, e që për këtë prurje është përkujdes vet Dren Abazi.

    Kënga “Edhe një herë” tashmë është lansuar në kanalet zyrtare të Dren Abazit, dhe ky projekt është duke u pritur shumë mirë nga adhuruesit e këngëtarit Abazi, që konsiderohet një prej këngëtarëve më të kërkuar brenda dhe jashtë Kosovës..

  • Kryediplomati shqiptar: Kosova mbetet përparësi e politikës së jashtme të Shqipërisë

    Kryediplomati shqiptar: Kosova mbetet përparësi e politikës së jashtme të Shqipërisë

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha tha se Kosova mbetet përparësi e politikës së jashtme të Shqipërisë.

    Këto komente ai i bëri pas një takimi që pati me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.

    “E sigurova, siç ia kam konfirmuar më parë edhe Ministrit Konjufca, se Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës sonë të jashtme. Rikonfirmuam angazhimin e palëkundur për thellimin e partneritetit të ngushtë e të veçantë si dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, përmes koordinimit të ngushtë institucional, rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe avancimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike në fushat e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit. Shqipëria nuk do të reshtë së mbështeturi forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik”, shkruan Hoxha në një postim në X.

  • Haradinaj kujton të rënët në Celinë, Fortesë e Brestoc: Plagët e asaj kohe mbeten të hapura…

    Haradinaj kujton të rënët në Celinë, Fortesë e Brestoc: Plagët e asaj kohe mbeten të hapura…

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 75 të rënët në Celinë, 68 në Fortesë dhe 54 në Brestoc.

    Përmes një postimi në Facebook, kreu i Aleancës thotë se 25 marsi i vitit 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë, dhe plagët e saj kohe mbeten të hapura.

    Ai thotë se të rënët janë dëshmia më e mirë se sa e shtrenjtë është liria dhe do të jetojnë përgjithmonë në kujtesën historike të popullit tonë.

    “25 Marsi 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë. Regjimi kriminal i Millosheviqit masakroi fëmijë, gra e pleq të pafajshëm, duke lënë plagë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive. Sot, në përkujtim të kësaj sakrifice, ndajmë dhimbjen me familjarët që kujtojnë më të dashurit e tyre: 75 të rënët në Celinë, 68 në Fortesë dhe 54 në Brestoc. Plagët e asaj kohe mbeten të hapura, ndërsa kujtimi i viktimave na obligon të mos harrojmë kurrë dhe të kërkojmë drejtësi”, ka shkruar ai.

  • Vildane Latifi emërohet drejtoreshë e Administratës në Fushë Kosovë

    Vildane Latifi emërohet drejtoreshë e Administratës në Fushë Kosovë

    Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar për emërimin e Vildane Latifit në pozitën e drejtoreshës së Drejtorisë së Administratës, në kuadër të angazhimeve për forcimin dhe avancimin e administratës komunale.

    Sipas njoftimit zyrtar, autoritetet komunale kanë shprehur pritshmëri që përvoja dhe përkushtimi i saj të ndikojnë në përmirësimin e funksionimit të administratës.

    “Shprehim besimin se përvoja dhe përkushtimi i saj do të kontribuojnë në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës.

    Emërimi i ri vjen në kuadër të përpjekjeve për rritjen e performancës institucionale dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët e kësaj komune.

  • Arrestohet një person me drogë në Prizren, Policia i sekuestron rreth 5 gram substancë të llojit marihuanë

    Arrestohet një person me drogë në Prizren, Policia i sekuestron rreth 5 gram substancë të llojit marihuanë

    Një person është arrestuar në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, pasi gjatë një kontrolli policor i janë gjetur substanca narkotike.

    Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21:20, ndërsa i dyshuari është shoqëruar menjëherë në stacion.

    Sipas policisë, gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 4.6 gram substancë narkotike të llojit marihuanë. Më tej, me urdhër të prokurorit është bastisur banesa e tij, ku janë zbuluar edhe 50 qese plastike të dyshuara për paketim të narkotikëve.

    Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Rishikimi i buxhetit për vitin 2026, OJQ-të kërkojnë masa për barazi ekonomike

    Rishikimi i buxhetit për vitin 2026, OJQ-të kërkojnë masa për barazi ekonomike

    Koalicioni i organizatave joqeveritare u ka bërë thirrje qeverisë dhe komunave që rishikimi i buxhetit për vitin 2026 dhe Korniza Afatmesme e Shpenzimeve të reflektojnë nevojat e të gjithë qytetarëve.

    Sipas tyre, barrierat strukturore aktuale lënë jashtë tregut të punës rreth 74% të grave në Kosovë.

    Sipas hulumtimeve të Rrjetit të Grave të Kosovës dhe Caritasit Zviceran, pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore është vetëm 26%, krahasuar me rreth 60% te burrat.

    Koalicioni kërkon kalim nga zotimet në veprime konkrete, duke propozuar ligj të ri për punën dhe investime në shërbimet e kujdesit për fëmijë.

  • Skena të tmerrshme në Obiliq, publikohen pamjet e aksidentit të rëndë

    Skena të tmerrshme në Obiliq, publikohen pamjet e aksidentit të rëndë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Obiliq të martën në mesditë, si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve.

    Dy vetura janë përplasur përballë me njëra-tjetrën, tregojnë pamjet e publikuara nga portali Indeksonline.

    Njëra prej vetura ndodhej në tejkalim derisa përballë saj, në të njëjtin shirit, po lëvizte automjeti me të cilin ajo u përplas. Përplasja ndodhi në territorin e një pike të karburanteve pasi dy automjetet u përpoqën të shmangnin përplasjen, por shkuan në drejtim të njëjtë.

    Nuk është raportuar për viktima.

  • Shahini: Nëse bllokohet Ngushtica e Hormuzit, Lindja e Mesme mund të mbetet pa ushqim dhe bota pa energji

    Shahini: Nëse bllokohet Ngushtica e Hormuzit, Lindja e Mesme mund të mbetet pa ushqim dhe bota pa energji

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka thënë se nëse bllokohet ngushtica e Hormuzit , Lindja e Mesme mund të mbetet pa ushqim dhe bota pa energji.

    Përmes një postimi në profilin zyrtare në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ngre shqetësim për një nga kërcënimet më serioze ndaj ekonomisë dhe sigurisë globale.

    Sipas tij, një ndërprerje në këtë arterie nuk është thjesht krizë rajonale, është një tronditje globale.

    Postimi i tij i plotë:

    BOTA NË RREZIK NGA NJË NGUSHTICË E VETME

    Nëse bllokohet Ngushtica e Hormuzit, Lindja e Mesme mund të mbetet pa ushqim… dhe bota pa energji.

    80% e ushqimit për Lindjen e Mesme dhe rreth 20% e energjisë globale varen nga një korridor i vetëm strategjik.

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ngre shqetësim për një nga kërcënimet më serioze ndaj ekonomisë dhe sigurisë globale.

    Sipas analizës së AKB-së: Mbi 80% e ushqimit për vendet e Lindjes së Mesme kalon përmes kësaj rruge,

    Mbi 50% e ujit të pijshëm sigurohet nga desalinizimi, Rreth 20% e energjisë globale transportohet përmes këtij korridori jetik.

    Një ndërprerje në këtë arterie nuk është thjesht krizë rajonale — është një tronditje globale. Pasojat do të ishin të menjëhershme,mungesë ushqimi dhe ujë i pijshëm në Lindjen e Mesme,rritje drastike e çmimeve të energjisë  dhe destabilizim i tregjeve ndërkombëtare.

    Sot, një pikë e vetme gjeografike mban në ekuilibër jetën ekonomike të miliona njerëzve.

    AKB u bën thirrje institucioneve të diversifikojnë rrugët e furnizimit, të rrisin rezervat strategjike, të forcojnë sigurinë ushqimore dhe energjetike

    Çdo përshkallëzim në këtë zonë mund të ketë pasoja të paparashikueshme për ekonominë botërore thot Agim Shahini kryetar i AKB-ës.

  • Aktakuzë për keqpërdorim detyre ndaj B.J. në Prizren, komunës iu shkaktua dëm mbi 18 mijë euro

    Aktakuzë për keqpërdorim detyre ndaj B.J. në Prizren, komunës iu shkaktua dëm mbi 18 mijë euro

    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër B.J. nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Prokuroria tha se ai dyshohet se kreu këtë vepër si përfaqësues i autorizuar i operatorëve ekonomikë “M.B.G.” Sh.P.K dhe “A.P.” Sh.P.K.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri B.J., në cilësinë e personit zyrtar dhe të organit mbikëqyrës të projektit “Ndërtimi i infrastrukturës në fshatin Vlashnje, rrugët dhe ndriçimi publik”, gjatë periudhës nga muaji gusht 2022 deri më 16.08.2024, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar, me dashje i tejkalon kompetencat dhe duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, përpilon raporte dhe situacione fiktive, në të cilat është paraqitur se punimet janë kryer sipas kontratës, ndonëse në terren gjendja ka qenë ndryshe.

    Si rezultat i këtyre veprimeve, Prokuroria tha se Komisioni për Pranimin Teknik është vënë në lajthim dhe ka përpiluar raport pranimi, duke konfirmuar në mënyrë të gabuar se punimet janë realizuar sipas specifikimeve të kontratës, pavarësisht se në terren punimet nuk ishin përfunduar në përputhje me kushtet e kontraktuara.

    “Andaj, si rezultat i këtyre veprimeve, janë realizuar pagesa në favor të grupit të operatorëve ekonomik “M.B.G.” Sh.P.K dhe “A.P.” Sh.P.K, edhe pse punimet nuk ishin përfunduar sipas kontratës së lidhur. Përmes këtyre veprimeve, Komunës së Prizrenit i është shkaktuar dëm material në vlerë prej 18,765.00 euro, ndërsa përfitim pasuror i kundërligjshëm për operatorët ekonomik në të njëjtën shumë. Me këto veprime, B.J., ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së”.

    Ndërsa, i pandehuri J.B., si përfaqësues i autorizuar i operatorëve ekonomik “M.B.G.” Sh.P.K dhe “A.P.” Sh.P.K, në bashkëpunim me të pandehurin B.J., ka vepruar me qëllim përfitimi pasuror duke shkelur dispozitat dhe procedurat e prokurimit publik dhe i njëjti nuk zbaton detyrimet që dalin nga kontrata. Me këto veprime, J.B., ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” sipas KPRK-së.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

  • Mbi 2 mijë e 500 gjoba për 24 orë, Policia njofton për 43 aksidente e disa persona të arrestuar

    Mbi 2 mijë e 500 gjoba për 24 orë, Policia njofton për 43 aksidente e disa persona të arrestuar

    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2512 gjoba trafiku.

    Po ashtu, është njoftuar për 43 aksidente trafiku, ku, 13 janë më të lënduar, kurse 30 janë me dëme materiale.

    Pos këtyre, policia njofton se janë arrestuar 9 persona ku 7 janë dërguar në mbajtje.