ATV

Blog

  • Demhasaj: 30 ditët për zgjedhjen e presidentit do të shfrytëzohen për lojë politike

    Demhasaj: 30 ditët për zgjedhjen e presidentit do të shfrytëzohen për lojë politike

    Gjykata Kushtetuese ka dalë të mërkurën me vendim në lidhje me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

    Në aktgjykim është thënë se Kuvendit i jepen edhe 34 ditë afat shtesë për zgjedhjen e Presidentit.

    Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, anëtari i AAK-së, Arton Demhasaj, ka kritikuar veprimet e partive politike dhe ka theksuar mungesën e besimit në procesin aktual.

    Demhasaj ka thënë se përçarja mes partive mund të ndikojë në procesin politik dhe në stabilitetin institucional.

    “Është krijuar një hendek i madh mes partive politike dhe LVV njëherë pretendoi ta nxjerrë një figurë konsesuale dhe pastaj shkojë me dy kandidat partiak dhe nuk besoj që opozita nuk ka dozë besimi”, tha Demhasaj.

    Ai thotë se vendi do të shkojë prap në zgjedhje e 30 ditëshi do të shfrytëzohet për lojëra politike.

    “Krejt këto 30 ditë kanë me shkuar duke luajtur lojë politike që nuk fund kur të shkon vendi në zgjedhje me u mundu me fajësuar njëra tjetrën për shkuarjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thënë Demhasaj për “Front Online”.

  • Bayern Munich vendos vijë të kuqe për Michael Olise: “Nuk shitet për asnjë çmim”

    Bayern Munich vendos vijë të kuqe për Michael Olise: “Nuk shitet për asnjë çmim”

    Bayern Munich ka bërë të qartë qëndrimin e tij për të ardhmen e Michael Olise, duke refuzuar çdo mundësi largimi, madje edhe për një ofertë marramendëse prej 200 milionë eurosh.

     

    Presidenti i nderit i klubit bavarez, Uli Hoeneß, konfirmoi se lojtari nuk është në shitje dhe konsiderohet një pjesë kyçe e projektit të skuadrës. Ai theksoi se klubi nuk është i gatshëm të sakrifikojë cilësinë në fushë për përfitime financiare.

     

    “Olise nuk do të shitet, as për 200 milionë euro. Ne luajmë për tifozët dhe jo për të mbushur arkën e klubit, duke rrezikuar performancën në fushë”, u shpreh Hoeneß.

     

    Ai komentoi gjithashtu interesimin nga Liverpool FC, duke shtuar se bavarezët nuk kanë ndërmend të ndihmojnë rivalët të përforcohen për sezonin e ardhshëm.

  • Komentatori kosovar bëhet viral në mediat botërore pas festës së çmendur pas golave të ‘Dardanëve’

    Komentatori kosovar bëhet viral në mediat botërore pas festës së çmendur pas golave të ‘Dardanëve’

    Komentatori Engjëll Bërbatovci është bërë viral në thuajse të gjitha mediat botërore pas reagimeve të tij të ‘çmendura’ pas golave në ndeshjen e kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë.

    Kombëtarja e Kosovës mposhti Sllovakinë në udhëtim me rezultat 4-3 duke siguruar finalen e madhe për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

    Në këtë finale të ‘play-off’-it, “Dardanët” do të luajnë ndaj Turqisë në stadiumin Fadil Vokrri, të martën, më 31 mars, nga ora 20:45.

    Megjithatë, fitorja e Kosovës ishte për infarkt pasi gjatë pjesës së parë dy herë ishin në disavanazh dhe 45 minutat e parë u mbyllen me rezultat 2-1 në favor të vendasve.

    Se barazimi i rezultatit në të dy rastet dhe dy golat tjerë të epërsisë ishin plot emocion këtë e tregon edhe reagimi i komentarit kosovar të Art Sport, Engjëll Bërbatovci.

    Edhe pse në komentim ishte në ndeshjen mes Danimarkës dhe Maqedonisë së Veriut, Bërbatovci kishte lënë një ekran ku shikonte edhe rezultatin apo ndeshjen e Kosovës, duke bërë që reagimet e tij të ishin thjeshtë të çmendura.

    “Zemra gati më doli nga vendi gjatë komentimit të ndeshjes Danimarka – Maqedonia e Veriut… duke e përcjellë Kosovën. Me falet nëse është dëgjuar adrenalina në mikrofon”, ka shkruar Bërbatovci në postimin përkrah videos.

    Video e postuar nga Bërbatovci është bërë shpejt virale në mediat botërore, duke u postuar në masë të madhe dhe duke u komentuar për reagimet e tij.

  • A do ta ndryshojë Erdogan agjendën për ta ndjekur ndeshjen Kosovë – Turqi në Prishtinë?

    A do ta ndryshojë Erdogan agjendën për ta ndjekur ndeshjen Kosovë – Turqi në Prishtinë?

    Presidenti I Turqisë, Recep Tayip Erdogan i ka uruar futbollistët e kombëtares së vendit të tij për kualifikim në finalen e play-offit të eliminatoreve evropiane për Kupën e Botës FIFA 2026.

    Në një bisedë telefonike me Ministrin e sportit, Osman Aşkın Bak, Presidentin e Federatës Turke të Futbollit, İbrahim Ethem Hacıosmanoğlu, trajnerin e Kombëtares A, Vincenzo Montella, si dhe me futbollistët e ekipit kombëtar, ai u uroi atyre sukses në përballjen me Kosovën, që do të zhvillohet më 31 mars në Prishtinë.

    Meqenëse edhe Turqia edhe Kosova i kaluan sfidat tek të enjten mbrëma, ende nuk ka një vendim final nëse Erdogan edhe personalisht do të jetë i pranishëm në këtë përballje me vendin mik e vlla siç e kishte quajtur Kosovën në disa raste.

    Burime të KosovaPress brenda kabinetit të presidentit turk, bën me dije se pikërisht për ditën e martë ai ka agjendë të paracaktuar, dhe se një vendim eventual për ndryshimin e saj nuk ka mundësi të merret para të dielës.

    Erdogan e kishte vizituar Kosovën në dy raste – më 2010 dhe 2013. Herën e parë, i shoqëruar nga atëbotë kryeministri Hashim Thaçi i kishte vizituar edhe disa xhami, derisa në të dytën, poashtu me Thaçin si nikoqir, mori pjesë në inaugururimin e zgjerimit të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Gjatë kësaj vizite edhe e pati dhënë deklaratën: “Kosova është Turqi, Turqia është Kosovë”, si shprehje e miqësisë mes dy shteteve dhe popujve.

  • “Kryeministër qiti paret”, Peci: Ngacmimi i Përparim Ramës ishte në frymën e festës

    “Kryeministër qiti paret”, Peci: Ngacmimi i Përparim Ramës ishte në frymën e festës

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ishte në lidhje direkte sot në emisionin Kosova Live në T7.

    Peci ishte i pranishëm në stadium për ndeshjen Sllovaki – Kosovë dhe ndau momente nga festa e madhe dhe emocionet që përjetuan ata nga afër.

    E një postim i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama në rrjete sociale pati reagime të shumta.

    Ai publikoi foto me zyrtarët shtetërorë duke shkruar: Qiti paret kryeministër, teksa iu referua premisë prej 500 mijë eurosh që Qeveria e Kosovës kishte premtuar për “Dardanët” në rast se e kalojnë Sllovakinë.

    Lidhur me këtë çështje, i pari i Mitrovicës së Jugut tha se ngacmimi i Ramës ishte në frymën e festës.

  • Rritet tregtia Kosovë-Shqipëri – INSTAT: Në dy muaj eksportet arritën në 6.3 miliardë lekë

    Rritet tregtia Kosovë-Shqipëri – INSTAT: Në dy muaj eksportet arritën në 6.3 miliardë lekë

    Shqipëria dhe Kosova kanë shtuar bashkëpunimin ekonomik gjatë viteve të fundit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se eksportet vetëm në dy muaj janë rritur me 1 miliard lekë krahasuar me fillimin e vitit 2025 duke shkuar në 6.3 miliardë. Po ashtu rritje ka pasur edhe në mallrat që ne blejmë nga Kosova duke arritur në 1.8 miliardë lekë. Por pavarësisht kësaj në forumin e biznesit Shqipëri –Kosovë u theksua se ka ende hapësirë ku vendet mund të shtojnë marrëdhëniet ekonomike.

    Drejtoresha e Agjencisë se Investimeve LAURA Saro tha se Shqipëria dhe Kosova duhet te jene bashke për të përballuar konkurrencën dhe sfidat globale.

    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë tha se po punohet për të ulur edhe më tej burokracitë për bizneset midis dy vendeve.

    Sipas të dhënave zyrtare Kosova mban vendin e parë edhe në nivelin e investimeve të realizuara në vendin tonë.

    Në periudhën janar-shtator 2025 Kosova vijon të pozicionohet e para për sa i përket investimeve, duke arritur vlerën 153 milionë euro. Investimet nga Kosova në Shqipëri fokusohen kryesisht në shërbime dhe tregti, ku po zgjerohen në tregtinë me pakicë, pasuri të paluajtshme dhe ndërtim, por edhe në industrinë përpunuese.

  • Haxhiu thotë se po bën përpjekje për të arritur konsensus me partitë për Presidentin: S’ka nevoje për zgjedhje

    Haxhiu thotë se po bën përpjekje për të arritur konsensus me partitë për Presidentin: S’ka nevoje për zgjedhje

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se për çështjen e zgjedhjes së presidentit duhet të ketë diskutime serioze.

    Ajo pohoi se nuk e ka mbyllur seancën e 5 marsit, por vetëm e ka ndërprerë.

    “Unë mendoj që kjo çështje i takon niveleve dhe grupeve parlamentare, diskutimeve që do të bëhen në këtë drejtim. Në anën tjetër, në ditën kur ne kemi pasur përpjekje për ta zgjedhur presidentin e vendit, pra me 5 mars konkretisht, nëse i rikthehemi asaj seance, unë kam thënë në fund që seanca do të vazhdojë kur të plotësohen kushtet për këtë. Pra unë nuk e kam mbyllur seancën, unë e kam ndërprerë atë, sepse natyrisht që ka dallim edhe nëse bazohemi në aktgjykimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj seanca do të vazhdojë në momentin që do të krijohen kushtet. Deri atëherë nevojiten diskutime serioze, pra jo në aspekte të tilla procedurale, por diskutime serioze nëse duam apo nuk duam përnjëmend ta zgjedhim presidentin. Për faktin se është e rëndësishme që ajo që thuhet në takime të mbyllura të jetë qëndrim real dhe jo vetëm diskutim sa për të thënë. Prandaj në këtë drejtim i ftoj të gjitha subjektet politike që të bëjnë përpjekje maksimale. Kryetari i Vetëvendosjes, kryeministri Kurti ka kërkuar takime me subjektet, ju e dini sepse kjo është bërë publike. Natyrisht që kërkesat për takime do të vazhdojnë, por në anën tjetër nevojitet edhe vullneti i palës tjetër. Grupi parlamentar i Vetëvendosjes më së shumti i ka 66 vota, por kjo është e pamjaftueshme për ta zgjedhur presidentin e vendit sepse nevojiten 80 vota në kuti të paktën në dy raundet e para. Në këtë pikë mendoj që është shumë i rëndësishëm kontributi i të gjitha palëve, por kontributi të jetë serioz sepse mendoj që pajtohemi që vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja sepse zgjedhjet sapo i kemi përfunduar, qytetarët kanë folur, kanë dhënë mesazhin e tyre, prandaj kemi shumë punë për të bërë”, tha Haxhiu para medieve.

    Haxhiu, ka folur edhe mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit e cila ëshët thirrë për të hënën e që sipas saj, në do të trajtohen shumë projektligje.

    “Së pari unë kam thirrë një mbledhje të kryesisë së kuvendit për të trajtuar shumë projektligje që ndërlidhen me marrëveshjet ndërkombëtare dhe jo vetëm. Pra, në mbledhjen e kryesisë së kuvendit, për të cilën janë njoftuar edhe mediat, kemi shumë tema të rëndësishme që ndërlidhen me interesat e qytetarëve dhe vetë Republikës së Kosovës. Mendoj që orientimi jonë duhet të jetë në dy drejtime, së pari që t’i adresojmë të gjitha përgjegjësitë që kemi në raport me agjendën legjislative por edhe çështje të tjera, dhe e dyta në drejtim të përpjekjes për arritje të konsensusit për ta zgjedhur presidentin apo presidenten e vendit. Në të dyja drejtimet natyrisht që roli i Kuvendit është shumë i rëndësishëm, prandaj edhe si kryetare e kuvendit po përpiqem maksimalisht që t’i adresojmë përgjegjësitë që ne i kemi./Ekonomia Online

  • Haradinaj dhe Giaufret diskutojnë për integrimin euro-atlantik të Kosovës

    Haradinaj dhe Giaufret diskutojnë për integrimin euro-atlantik të Kosovës

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Emanuele Giaufret , zëvendësdrejtor Menaxhues për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm.

    Gjatë takimit, Haradinaj dhe Giaufret kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, proceset integruese euroatlantike dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

    Haradinaj ka theksuar përkushtimin e partisë së tij për avancimin e agjendës evropiane të vendit, duke theksuar se “Kosova gjatë këtyre viteve ka ngecur në agjendën integruese euro-atlantike, veçanërisht në synimin për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian. Është jetike që ta kthejmë vendin në binarë të sigurt, përmes vendimmarrjes së përgjegjshme dhe forcimit të partneritetit me aleatët tanë”.

  • Abdixhiku në takim me delegacionin e BE’së: Përgjegjësia për Presidentit bie te shumica parlamentare, LDK i hyn zgjedhjeve e bashkuar

    Abdixhiku në takim me delegacionin e BE’së: Përgjegjësia për Presidentit bie te shumica parlamentare, LDK i hyn zgjedhjeve e bashkuar

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Emanuele Giaufret, Zëvendësdrejtorin Menaxhues për Europën Perëndimore në Shërbimin Europian për Veprim të Jashtëm.

    Gjatë këtij takimi, LDK njoftoi se Abdixhiku diskutoi për qëndrimin e partisë për zhvillimet politike aktuale në vend, me theks të veçantë mbi situatën e krijuar rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe rolin e institucioneve të Kosovës në këtë proces.

    Ai nënvizoi se përgjegjësia kryesore për përmbylljen e këtij procesi i takon shumicës parlamentare, duke shprehur bindjen se ky proces “duhet të zgjidhet përmes një marrëveshjeje politike dhe jo me imponim”.

    “Në lidhje me mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja, Kryetari Abdixhiku theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës do të hyjë e bashkuar dhe e përgatitur në çdo proces zgjedhor, duke besuar se ka mundësinë për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe zhvillimore për vendin”, thotë LDK.

    Po ashtu, Abdixhiku shprehu mirënjohjen e LDK-së për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Europian ia ka ofruar Kosovës gjatë të gjitha proceseve, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të BE-së në forcimin e stabilitetit, demokracisë dhe orientimit evropian të vendit.

    Ai theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e ekonomisë, zhvillimit dhe integrimit europian, duke e konsideruar këtë si një hap thelbësor në rrugëtimin e Kosovës drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe më të mirë për qytetarët tanë.

  • Sylvinho i zhgënjyer pas eliminimit të Shqipërisë nga Polonia

    Sylvinho i zhgënjyer pas eliminimit të Shqipërisë nga Polonia

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 2-1 ndaj Polonisë, por në të njëjtën kohë vlerësoi paraqitjen dhe angazhimin e lojtarëve të tij. Ai theksoi se skuadra zhvilloi një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e parë, ku arriti edhe të shënojë, ndërsa në pjesën e dytë pati ulje, por sërish krijoi raste për gol.

    Sipas tij, përballë një kundërshtari të fortë si Polonia, me lojtarë të nivelit të lartë ndërkombëtar, paraqitja e barabartë është një sinjal pozitiv për ecurinë e ekipit. Sylvinho nënvizoi se puna me skuadrën është ende në proces dhe se koha në dispozicion ka qenë e kufizuar, çka e bën më të vështirë përgatitjen optimale.

    Ai u ndal edhe te zgjedhjet taktike dhe zëvendësimet gjatë ndeshjes, duke pranuar se disa vendime mund të diskutohen, por theksoi se çdo lëvizje është bërë në funksion të ekipit dhe situatës në fushë. Trajneri shtoi se ky është një rrugëtim që kërkon durim dhe përkushtim, duke kujtuar progresin e bërë nga Kombëtarja në vitet e fundit.

    Në lidhje me të ardhmen e tij, Sylvinho preferoi të mos komentojë, duke u fokusuar te ndeshja e radhës kundër Ukrainës. Ai përfundoi duke theksuar se në fushë zbresin gjithmonë lojtarët që konsiderohen më të mirët në dispozicion, pavarësisht rrethanave që lidhen me aktivizimin e tyre në klubet respektive.