Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, e cila është planifikuar të nis në orën 12:00.
Në rend dite janë shqyrtimi i tri projektligjeve dhe Raporti Vjetor i Auditimit të Buxhetit për vitin 2025.
Deputetët do të shqyrtojnë në lexim të parë projektligjet për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Regjistrimin e Bujqësisë dhe Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Para tyre, në rend dite janë edhe propozimet për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të komisioneve parlamentare, si dhe miratimi i fushëveprimit të këtyre komisioneve.
Seanca do të përfshijë gjithashtu deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
