ATV

Kurti në SHBA: Politikat e Kosovës, shembull i mbështetjes së qytetarëve në krizë

Written by

in

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ishte folës kryesor në diskutimin e organizuar nga Instituti Zolberg on Migration and Mobility në kuadër të universitetit The New School në SHBA, me temën: “Mbështetja e qytetarëve të thjeshtë në një krizë ekonomike globale: Çfarë mund të mësojë bota nga Kosova”.

Kurti prezantoi qasjen e qeverisë së tij në përballjen me krizat globale, duke theksuar se Kosova ia ka dalë të ndihmojë qytetarët pa rritur taksat dhe pa shtuar borxhin publik.

Ai foli për masat e marra kundër inflacionit, përfshirë rregullimin e çmimeve tavan për disa produkte, mbështetjen për fermerët, bizneset e vogla e të mesme, subvencionimin e energjisë, si dhe programet për punësim të të rinjve e bursa për studentët.

“Është jetike që qeveritë të mbështesin qytetarët pa u zhytur në spiralen e rritjes së borxheve dhe pagesave me interes”, tha Kurti.

Ai shtoi se politikat e qeverisë kanë pasur në fokus barazinë shoqërore, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *