ATV

Këshilli Kombëtar Shqiptar hap zyrën në Pazar të Ri

Written by

in

Në një hap të rëndësishëm drejt forcimit të identitetit kulturor shqiptar dhe mbështetjes së komunitetit, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur zyrën e tij të re në Pazar të Ri.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu. Ai, përmes një postimi në facebook, njoftoi edhe për fillimin e kursit të gjuhës shqipe për shqiptarët e Sanxhakut.

“Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur zyrën e tij në Pazar të Ri. Kjo, vetëm pak muaj pasi nxënësit shqiptarë të Sanxhakut u furnizuan me çanta dhe filloi kursi i gjuhës shqipe. Shqiptarët në Pazarin e Ri sot kanë edhe një shtëpi të re. Kjo në vigjilje të festave të Nëntorit. E gëzofshi për shumë gjenerata”, ka shkruar Lutfiu. /atvlive.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *