Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur në Mitrovicë të Veriut, të cialt dyshohen se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, zbulimi është bërë të martën, gjatë një operacioni zhvarrosjeje të zhvilluar me urdhër të gjykatës.
Në këtë operacion kanë marrë pjesë hetuesit për persona të zhdukur gjatë luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Mbetjet eshtërore janë dërguar në këtë institut për ekzaminime, të cilat pritet të ndihmojnë në përcaktimin e identitetit të personave të cilëve u përkasin.
