ATV

Fshatrat shqiptare në Leposaviq, pa transport

Written by

in

Përgatiti: Driton Sadiku

Jetish Halili nga Ceraja e Leposaviqit ende nuk e ka marrë pensionin, për të cilin i duhet të udhëtojë deri në Mitrovicë.

I bllokuar në këtë fshat të largët verior, në mungesë të transportit publik, ai thotë se ka mbetur edhe pa para, meqë udhëtimin me mjete vetjake e ka të pamundur.

Të njëjtin hall e kanë edhe banorët e Koshtovës e Bistricës, fshatra këto të banuara me shqiptarë në veri të vendit.

Andaj kjo po ua vështirëson edhe më tej jetën.

Meqë, qeverisjen komunale e mori fqinji i tyre, patën shpresë se mos do t’iu dalë në ndihmë, por që deri tash nuk u dha ndonjë premtim.

E as kjo ministri nuk tregoi nëse ka ndonjë projekt dhe se kur mund të jetësohet ai, që banorët e Bistricës Koshtovës e Cerajës të kenë transport.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *