Ndeshja ndërmjet Feronikelit 74 dhe Prishtinës është shtyrë për nesër për shkak të reshjeve të borës.
Përballja do të zhvillohet në të njëjtin orar të paraparë fillimisht, në orën 13:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Shkak i shtyrjes është bërë pamundësia për ta pastruar fushën në kohë, si pasojë e reshjeve të borës, duke pamundësuar kështu zhvillimin e ndeshjes sipas planifikimit fillestar.
