ATV

E marta me shi në Kosovë, reshje më të dendura priten në këto zona

Written by

in

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të karakterizohet nga mot i vranët, me reshje shiu dhe temperatura të ulëta.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), reshjet më të theksuara pritet të regjistrohen gjatë ditës së martë, ndërsa në viset e larta malore shiu mund të përzihet edhe me borë.

Reshje më të dendura parashihen në zonën e Pejës, ku parashikimet meteorologjike tregojnë sasi më të mëdha të reshjeve, si dhe në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Drenas.

Në Prishtinë, temperaturat pritet të lëvizin nga 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa në nivel vendi temperaturat minimale do të zbresin deri në 0 gradë.

Për Kosovën është në fuqi paralajmërimi i verdhë për reshje shiu. Reshjet mund të shkaktojnë vështirësi në trafik, përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në zonat e rrezikuara.

IHMK rekomandon që qytetarët të kenë kujdes gjatë qarkullimit dhe të përdorin veshje më të ngrohta për shkak të rënies së temperaturave.