Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, po raporton këtë të mërkurë para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, në një mbledhje të mbyllur për publikun.
Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit, ndërsa raportimi po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Kjo është një nga katër mbledhjet e komisioneve parlamentare të parapara për sot.
Në agjendë janë edhe çështjet e barazisë gjinore, shqyrtimi i raportit financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe dy projektligje që lidhen me sektorin e energjisë.
