ATV

Category: ZGJEDHJET 2025

  • KDTP në garë për Prizrenin dhe Mamushën, zotohen për zhvillim dhe përfaqësim të fuqishëm lokal

    KDTP në garë për Prizrenin dhe Mamushën, zotohen për zhvillim dhe përfaqësim të fuqishëm lokal

    Në kuadër të fushatës zgjedhore të Kosova Demokratik Türk Partisi, dy kandidatët për kryetar komune, Furkan Bütüç në Prizren dhe Abdulahadi Krasniç në Mamushë kanë intensifikuar takimet me qytetarë duke shpalosur vizionin dhe angazhimet e tyre.

    Në Prizren, kandidati Furkan Bütüç është zotuar për një përfaqësim të fuqishëm të komunitetit turk në institucionet lokale, duke theksuar rëndësinë e unitetit, bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në vendimmarrje teksa ka zhvilluar takime të shumta në lagje të ndryshme, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe nevojat e banorëve.

    Bütüç ka premtuar se me përkrahjen e qytetarëve, më 12 tetor do të sigurojnë tre ulëse në këshillin komunal, duke rikthyer ndikimin e munguar në institucionet vendore. Ai ka deklaruar se do të punojë për një qytet më të zhvilluar ekonomikisht, për më shumë mbështetje për bizneset e vogla dhe zejtarët, si dhe për shërbime më cilësore për qytetarët.

    Ndërkohë në Mamushë, kryetari aktual dhe kandidati për një mandat të ri, Abdulahadi Krasniç, ka vënë theksin në vazhdimësinë e projekteve të mëdha që kanë filluar gjatë mandatit të tij.

    Ai ka prezantuar ndërtimin e Qendrës Kulturore si projektin më të rëndësishëm që po realizohet aktualisht në këtë komunë, një investim që është cilësuar si më i madhi në historinë e Mamushës. Me një mbështetje shtesë prej 900 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës, ky projekt pritet të përfundojë në vitin 2026 dhe synon të bëhet zemra e jetës kulturore, arsimore dhe shoqërore të qytetit.

    Gjatë fushatës, Krasniç ka zhvilluar takime të përditshme me qytetarë në lagje e fshatra, ku ka diskutuar për shërbimet që janë ofruar deri tani dhe projektet që do të realizohen në të ardhmen.

  • Kandidatët e AAK-së me plane konkrete për shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë

    Kandidatët e AAK-së me plane konkrete për shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, gjatë fushatës së tij zgjedhore ka prezantuar programin për lagjet Ulpiana dhe Dardania, të cilat i ka quajtur themelet e lashta të Prishtinës.

    Sipas Berishës, ky program është hartuar bashkë me qytetarët teksa premton përmirësim të infrastrukturës, rritje të cilësisë së jetës dhe ruajtjen e trashëgimisë historike të kryeqytetit.

    Në Rahovec, Smajl Latifi, i cili kërkon një mandat të ri si kryetar komune, ka vendosur shëndetësinë si prioritet kryesor të qeverisjes së tij. Ai premton aparatura moderne, digjitalizim, trajnime për mjekë dhe punësim të të diplomuarve të rinj.

    Kandidati për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka kritikuar politizimin e sistemit arsimor premton transport falas për nxënësit, mbështetje për bujqit dhe shëndetësi më funksionale.

    Në Suharekë, Bali Muharremaj, aktualisht në krye të komunës dhe kandidat për një mandat të ri, ka zhvilluar takime me biznese vendore dhe ka nderuar dëshmorët lokalë. Ai ka premtuar vazhdim të zhvillimit dhe bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe sektorin privat.

    Në Ferizaj, kandidatja e AAK-së Xhemile Murati Shabani premton një qeverisje më të drejtë dhe më afër qytetarëve, me synim zhvillimin e komunës.

  • Kronika zgjedhore: Dita 15 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 15 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e pesëmbëdhjetë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • Shkumbin Demaliaj premton barazi sociale, demokraci dhe transparencë për Deçanin-

    Shkumbin Demaliaj premton barazi sociale, demokraci dhe transparencë për Deçanin-

    Shkumbin Demaliaj nga Iniciativa Demokracia premtoi se nëse zgjidhet kryetar i Deçanit, do të punoj për demokraci dhe transparencë në komunë.

    “Demokraci dhe transparencë, pjesëmarrje të qytetarëve, ekonomi dhe punësim”, tha ai.

    Po ashtu, ai premtoi investime në shëndetësi, infrastrukturë dhe sektore të tjera.

    Ndiqni debatin:

  • PDK në Deçan premton mbështetje për bujqësinë

    PDK në Deçan premton mbështetje për bujqësinë

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Deçanit, Jetmir Prekalla, premtoi zhvillim të sektorit të bujqësisë në territorin e komunës.

    “Fermerëve të Deçanit nuk iu duhet vetëm nxitje për të zhvilluar dhe për të prodhuar por ju duhet edhe siguri e shitjes, që do të jetë njëra nga shtyllat kryesore dhe prioritet i imi si agronom”, deklaroi Prekalla.

    Ai po ashtu premtoi zhvillim në arsim dhe turizëm.

    Ndiqni debatin:

  • Kandidati i LVV-së për Deçan, premton zgjidhje të problemit të ujit

    Kandidati i LVV-së për Deçan, premton zgjidhje të problemit të ujit

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Deçanit, Faton Selmanaj, premtoi zgjidhje të problemit të ujit, për qytetarët e komunës së Deçanit.

    “Zotimi im i parë është që brenda mandatit tim katër vjeqar, do ta zgjidhi një herë e përgjithmonë problemin e ujit të pijes”, tha ai.

    Ai premtoi edhe investime në infrastrukturë si dhe shëndetësi.

    Ndiqni debatin:

  • Natya Kuçi lëshon studion, arsyeja është mungesa e kryetarit aktual në debat

    Natya Kuçi lëshon studion, arsyeja është mungesa e kryetarit aktual në debat

    Kandidatja e Partisë Social Demokrate për kryetare të Deçanit, Natyra Kuçi, u tërhoq nga debati në ATV, në shenjë proteste për shkak të mungesës së kryetarit actual, Bashkim Ramosaj.

    “Unë nuk mund të vazhdojë debatin pa personin që na ka sjellur në këtë gjendje”, tha ajo.

    Ndiqni debatin:

  • LDK premton depolizitim të arsimit në Deçan

    LDK premton depolizitim të arsimit në Deçan

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Deçanit, Jeton Mushkolaj, premtoi

    “Arsimi sot në Deçan është tmerrësisht i politizuar. Nuk ke drejtor shkolle që nuk është politik dhe më shumë është në zyrat e partisë në pushtet se në vendin e punës”, tha ai.

    Ai po ashtu premtoi edhe katër qerdhe dhe bursa për studentët.

    Ndiqni debatin:

  • Kandidatët e VV-së premtojnë përkrahje për fermerët dhe modernizim e qyteteve

    Kandidatët e VV-së premtojnë përkrahje për fermerët dhe modernizim e qyteteve

    Kandidati i LVV-së për Prishtinën, Hajrulla Çeku, përmes një video-mesazhi ka sfiduar publikisht kryetarin aktual Përparim Rama në një debat të hapur ballë për ballë, ku kërkon që platformat e tyre të krahasohen përballë qytetarëve.

    Në Gjilan, kryetari aktual Alban Hyseni ka shënuar një moment simbolik të fushatës duke vizituar një familje që për dekada kishte mbështetur LDK-në dhe tash e ka orientuar besimin te Lëvizja Vetëvendosje.

    Jeton Raka në Kaçanik vizitoi një fabrikë mobiliesh, duke premtuar përkrahje për bizneset që krijojnë vende pune dhe zhvillojnë ekonominë vendore.

    Kandidati për kryetar të Lipjanit, Ilir Qeriqi akuzoi qeverisjen aktuale për keqpërdorime në projektin e parkingut nëntokësor dhe kërkoi hetime për skandalin financiar.

    Shpejtim Bulliqi, që synon një mandat të dytë në Podujevë u zotua për mbështetje të artit dhe artistëve lokalë.

    Kandidati për Prizren, Artan Abrashi ka zhvilluar një maratonë takimesh. Ai u zotua për krijimin e një ambienti miqësor për startup-et dhe rritjen e përkrahjes për ndërmarrjet lokale.
    Qemajl Aliu, kryetar i Shtimes që kandidon për një mandat tjetër, prezantoi projekte në urbanizëm, infrastrukturë dhe planifikim hapësinor, që synojnë modernizimin e qytetit.

    Hamdi Bytyçi në Suharekë premtoi subvencionim për çdo litër qumështi, si përkrahje konkrete për fermerët dhe bujqësinë vendore.

    Arsim Ademi në Viti theksoi mbështetjen për fermat dhe zhvillimin e agrobiznesit, duke premtuar zgjerim të përkrahjes edhe në nivel komunal.

  • Kandidatët e PSD-së me fokus në turizëm, qytete të përballueshme dhe përfshirje qytetare

    Kandidatët e PSD-së me fokus në turizëm, qytete të përballueshme dhe përfshirje qytetare

    Në Kamenicë, kandidati për kryetar komune nga Partia Social Demokrate, Qëndron Kastrati, ka prezantuar një projekt të madh për zhvillimin e turizmit lokal. Ai synon që përmes këtij projekti, Kamenica të kthehet në një destinacion tërheqës për më shumë se 100 mijë vizitorë në vit.

    Në Deçan, kandidatja e PSD-së, Natyra Kuçi, u është drejtuar qytetarëve dhe veçanërisht mërgatës, duke i ftuar që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

    Në kryeqytet, kandidatja për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, po vazhdon fushatën me një qasje të drejtpërdrejtë që prek jetën e përditshme të qytetarëve duke ilustruar ndikimin e krizës ekonomike në buxhetin e familjeve.