ATV

Category: ZGJEDHJET 2025

  • Guxo”, premton se do të jetë zë i ndryshimeve nëpër komuna

    Guxo”, premton se do të jetë zë i ndryshimeve nëpër komuna

    Bartësja e listës për Kuvend Komunal të Prshtinës, nga GUXO, Jeta Statovci ka nisur javën në takim me përfaqësuesit e Dhomës Ekonomike të Grave të Kosoves. Në këtë takim u diskutua për bizneset që udhëhiqen denjësisht nga gra sipërmarëse e të suksesshme në biznes.

    “Kënaqësi të shohësh këtë zhvillim të derivuar nga gratë tona, e akoma më entuziazëm i madh të bisedosh me to për ide që avancojnë sektorin e tekstilit, teknologjisë dhe teknikat e reja që ndihmojnë edhe politikat ambientale.”- shkroi mes tjerash Statovci.

    Se do të jetë përkrahëse për zhvillimin e bizneseve në Prishtinë, e ka thënë edhe gjatë takimit me përfaqësuesit e një kompanie me traditë familjare që nga viti 1992, e specializuar në distribuimin e produkteve ushqimore, higjienike e kozmetike.

    Kandidati për Malishevën nga GUXO, Valon Krasniqi në takimet e tij me banor po premton se do të jetë zë i tyre. Por Krasniqi, thotë se përkrahesit e GUXO-s po përballen me pengesa nga të tjerët, për cka tha se 12 tetori për të gjithë do të jetë përgjigje.

    Kritik për qeverisjen komunale aktuale në Lipjan, është kandidati Ardian Bytyqi. Derisa po kërkon besimin e qytetarëve, Bytyqi akuzon kryetarin aktual se vetëm në kohë zgjedhjesh kujtohet për qytetarët.

    Theks të vecantë gjatë këtyre ditëve Bytyqi i ka dhënë banesave kolektive si dhe arsimit.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • Bujqësia, ndërmarrjet e vogla e të mesme në fokus të kandidatëve të AAK-së

    Bujqësia, ndërmarrjet e vogla e të mesme në fokus të kandidatëve të AAK-së

    Mbështetje maksimale dhe financiare, për Bashkësinë Islame të Prishtinës ka premtuar kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha.

    Ai gjatë të martës ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Bashkësisë Islame në Prishtinë, Ahmet Efendi Sadriu.

    Duke kërkuar besimin edhe për një mandat tjetër, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, njoftoi se kjo komunë tashmë është bërë pjesë e programit “Youth Empoëered”, që e vlerësoi si mundësi të re për të rinjtë.

    E kandidati për kryetar të Gjilanit, Nazim Gagica, thotë se do t’i mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që sipas tij janë promotor i zhvillimit e punësimit.

    Mbështetje për Smajl Latifin, në ditën e 18-të të fushatës elektorale, kërkoi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ata takuan fermerë e bujq nga Rahoveci për cka u zotuan se ky sektor do të vazhdojë të jetë prioritet për qeverisjen komunale.

    Edhe kandidati i komunës fqinje, Suharekës i cili po kërkon edhe 4 vjet tjera qeverisje në këtë komunë, ka thënë se fjalët do t’i shndërrojë në vepra. Për gjeneratën e vjetër tha so do të trajohen me dinjitet, derisa njoftoi se gjatë të martës ka nisur edhe hapja e rrugëve fushore në Leshan.

    Ndërkaq transport publik për linjën Pejë-Bogë, premtoi kandidati Ali Berisha.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • Salihu: Prioritet do të jetë zhvillimi ekonomik i Obiliqit

    Salihu: Prioritet do të jetë zhvillimi ekonomik i Obiliqit

    Kandidati i Nismës Socialdemokrate, Shefki Salihu, ka prezantuar prioritetet e tij për komunën e Obiliqit.

    Në fokus të programit të tij do të jetë zhvillimi ekonomik.

    “Në këtë drejtim, do të krijojmë një zonë industriale për të tërhequr investitorë të huaj, dhe pse jo, edhe diasporën. Me një infrastrukturë të rregulluar do t’i mbështesim bizneset e reja përmes programeve ‘Start-Up’, si dhe do t’i subvencionojmë edhe ato ekzistuese,” deklaroi Salihu.

    Bujqësia do të jetë një tjetër prioritet për kandidatin e Nismës.

    “Për bujqësinë do të angazhohemi veçanërisht në zonat rurale ku është e zhvilluar kjo veprimtari, si në Breznicë dhe Lajthishtë. Aty do të krijojmë dy qendra ‘One Top Shop’ për grumbullimin e produkteve bujqësore dhe për një marketing më efektiv, në mënyrë që t’u mundësojmë fermerëve plasimin e produkteve të tyre në treg,” shtoi Salihu.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • Krasniqi: Do të ndërtojmë një muri izolues përgjatë vijës hekurudhore

    Krasniqi: Do të ndërtojmë një muri izolues përgjatë vijës hekurudhore

    Ndërtimin e një muri izolues përgjatë vijës hekurudhore në pjesën urbane të qytetit e premtoi Ali Krasniqi, kandidati për kryetar të Obiliqit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    “Do të ndërtojmë murin izolues përgjatë vijës hekurudhore, në të dy anët e saj, në zonën urbane të qytetit,” deklaroi Krasniqi.

    Ai u zotua gjithashtu për projekte të tjera infrastrukturore në Obiliq.

    “Në infrastrukturë kemi paraparë bashkimin e qytetit përmes ndërtimit të një mbi-kalimi hekurudhor. Po ashtu, do të zgjerojmë dhe ndriçojmë rrugën që lidh katër komunat: Stanciq, Breznicë, Barilevë dhe Ranidoll,” shtoi ai.

    Një tjetër prioritet i AAK-së, në rast se fiton udhëheqjen e komunës, do të jetë arsimi.

    “Ndërtimi i një shkolle në qendër të Obiliqit dhe ndërtimi i çerdheve të reja në Breznicë, Krushevc dhe Obiliq janë pjesë e planit tonë. Po ashtu, do të fillojmë me një pilot-projekt për mësimin gjithëditor në shkollat e komunës,” tha Krasniqi.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • Thaçi: Platforma jonë është e fokusuar te kërkesat dhe nevojat e qytetarëve

    Thaçi: Platforma jonë është e fokusuar te kërkesat dhe nevojat e qytetarëve

    Kandidati për të parin e Obiliqit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, prezantoi platformën e tij për qeverisjen e komunës.

    “Platforma jonë është e fokusuar te kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, jo te interesat e operatorëve ekonomikë që vazhdimisht privilegjohen,” tha Thaçi.

    Sipas tij, prioritet urgjent do të jetë përfundimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq.

    “Banorët e dinë mirë me çfarë problemesh përballen çdo ditë. Përveç një QKMF-je moderne, qytetarëve do t’u ofrojmë shërbime shëndetësore 100% falas dhe mbulim të kostos së barnave për pensionistët,” deklaroi kandidati i LVV-së.

    Thaçi premtoi gjithashtu funksionalizimin e sistemit të ngrohjes qendrore dhe sigurimin e ujit të pijshëm për të gjithë qytetarët e komunës.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • Kelmendi:Do t’i pajisim të gjitha shkollat me ngrohje

    Kelmendi:Do t’i pajisim të gjitha shkollat me ngrohje

    Pajisja e të gjitha shkollave me ngrohje në komunën e Obiliqit është një nga premtimet e kandidatit nga Partia Demokratike e Kosovës, Nysret Kelmendi
    .
    “Nuk ka kuptim që, 26 vite pas luftës, të flitet për tabela digjitale ndërkohë që shkollat ende ngrohen me dru dhe stufa,” deklaroi Kelmendi.

    Rishikimin e planit zhvillimor urban e premtoi po ashtu kandidati për kryetar të Obiliqit, pasi sipas tij, plani aktual i qeverisjes është i dëmshëm dhe i gabuar.

    “Po ashtu, ne do ta rishikojmë planin zhvillimor urban dhe hartat zonale të punuara nga udhëheqësia e tanishme, sepse mendojmë se janë të dëmshme dhe të pasakta, pasi kanë mundësuar ndërtim apo dhënie të lejeve në zona ku ndërtimi ndalohet, duke u bazuar në Ligjin për KEK-un,” tha kandidati i PDK-së.

    Kelmendi u zotua gjithashtu për mbështetje ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe përkrahje për gratë sipërmarrëse.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!

  • KQZ-ja synon që rezultatet për zgjedhjet e 12 tetorit t’i publikojë brenda pak orëve

    KQZ-ja synon që rezultatet për zgjedhjet e 12 tetorit t’i publikojë brenda pak orëve

    Nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale, do të të transmetohen brenda pak orëve.

    KQZ-ja po synon që në ditën e zgjedhjeve lokale, më 12 tetor, të prezantojë dy lloje të rezultateve preliminare, ato për kryetar të komunave si dhe ato për kuvende komunale.

    Në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 9 shkurt, KQZ-ja pati dështuar të transmetonte rezultatet preliminare të subjekteve politike për shkak të problemeve të paraqitura me platformën elektronike të rezultateve.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se gjatë përgatitjeve të zgjedhjeve lokale janë trajtuar edhe sfidat me të cilat është ballafaquar ky institucion në zgjedhjet e fundit parlamentare.

    “Në përgjigje ndaj sfidave të paraqitura në zgjedhjet e fundit, të cilat ndërlidhen me procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe evidentimit të tyre përmes softuerit, për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, KQZ ndërmarrë veprimet e nevojshme për zhvillimin e softuerit të ri për rezultate preliminare nga vendvotimet, rezultate nga Qendrat Komunale të Numërimit dhe nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve”, ka theksuar Elezi.

    I pyetur se çfarë të dhënash do të publikojë KQZ-ja në ditën e zgjedhjeve, Elezi tha se përveç rezultateve preliminare, në orare të caktuara publiku do të njoftohet edhe për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje.

    “Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe të subjekteve politike duhet të bëhet në vendvotim, pasi të përfundojë procesi i votimit. Prandaj, KQZ po bën përgatitjet që më 12 tetor të publikohen rezultatet preliminare të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale. Gjithashtu, gjatë zhvillimit të ditës së votimit, në orare të caktuara do të publikohen edhe të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje, për secilën komunë, të detajuar për çdo Qendër Votimi dhe Vendvotim”, ka deklaruar Elezi.

    Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale nuk bëhet në vendvotime, por në Qendrat Komunale të Numërimit. KQZ ka caktuar nga një qendër të tillë për çdo komunë dhe do të jenë të vendosura kryesisht në palestra sportive. /

  • Kronika zgjedhore: Dita 17 e fushatës zgjedhore

    Kronika zgjedhore: Dita 17 e fushatës zgjedhore

    Në ditën e shatëmbëdhjetë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
    Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.

  • Kandidatët e NISMËS Socialdemokrate premtojnë shëndetësi e urbanizëm

    Kandidatët e NISMËS Socialdemokrate premtojnë shëndetësi e urbanizëm

    Halimaj, ka premtuar shërbime të zgjeruara mjekësore për banorët e komunës.

    E, Kandidati i Nismës për Podujevën, premtoi se do të angazhohet për urbanizëm të kontrolluar.

    “Në një kohë kur shumë qytete në Kosovë po përballen me pasojat e ndërtimeve të pakontrolluara, Podujeva duhet të jetë më e kujdesshme. Zhvillimi urban nuk duhet të jetë sinonim i kaosit, por i një vizioni të qartë, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm”, tha ai.

    Ndërkaq, Kandidat i NISMAs për Malishevën, Ekrem Kastrati, i cili po kërkon edhe një mandat të dytë bashkë me kreun e Partisë, Fatmir Limaj mbajti tubim elektoral në Carallugë.

    Kastrati thotë se mbështetja nga qytetarët po ia konfirmon fitoren më 12 tetor.

    Xhevahire Izmaku, që po garon për kryetarë të Vushtrrisë, në ditën e 17 të fushatës zgjedhore bëri homazhe në nderim të 26-vjetorit të rënies së dëshmorit Ferki Aliu.

    Ndërsa të dielën mbrëma ajo takoi familjen e një asamblisti.

  • “Prishtina në dorën tënde”, Krasniqi me fokus tek arsimi

    “Prishtina në dorën tënde”, Krasniqi me fokus tek arsimi

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Agim Krasniqi nga iniciativa qytetare “Prishtina në dorën tënde”, takimin elektoral e ka zhvilluar në Kodrën e Trimave. Krasniqi fushatën e tij elektorale po e zhvillon kryesisht duke takuar qytetarë në çdo lagje të Kryeqytetit.

    Duke thënë se kryeqytetit është i të gjithëve, Krasniqi ka premtuar se do të punojë për të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim.

    Sipas Krasniqit, qeverisjet e kaluara nuk i kanë dhënë vëmendje siç duhet kryeqytetit, e sipas tij kjo është e papranueshme

    Në këtë takim me qytetarët, ai u ndal veçanërisht tek arsimi, duke theksuar se kriza e arsimit nuk është e ndërtesave—është e sistemit: pa meritë, pa llogari, pa disiplinë.

    Derisa prezantoi platformën e tij për depolitizimin e shkollave, sipas tij kjo problematikë do të ndryshohet brenda 90 ditëve.