ATV

Category: TEKNOLOGJI

  • Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

    Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

    CEO i Tesla-s, Elon Musk, mund të ketë shpresuar për një fat të mirë shumë të nevojshëm kur zgjodhi datën e parashikuar të lansimit të robotaksi më 8 gusht.

    “E zgjodha pjesërisht sepse 8/8 është një numër me fat në Kinë!”, Musk i tha përdoruesit X Michel de Guilhermier të hënën.

    Kjo pasi ky i fundit vuri në dukje rëndësinë e datës në kulturën kineze.

    Numri tetë shihet si një shifër e favorshme në kulturën kineze, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Kjo për shkak se ka një shqiptim të ngjashëm me fjalën kineze për pasuri dhe prosperitet.

    Kur Kina priti Lojërat Olimpike në vitin 2008, ata hapën lojërat zyrtarisht në orën 20:00, më 8 gusht.

    Interesi i Musk për kulturën kineze nuk është aq befasues nëse merret parasysh ndikimi i madh që Kina ka në pasuritë e Tesla-s.

    Gjiganti aziatik është bërë një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e operacioneve të Tesla-s.

    Në prill 2023, Musk zbuloi planet për një fabrikë të re baterish në Shangai, sipas një raporti nga agjencia shtetërore e lajmeve kineze Xinhua.

    Me problemet në rritje të Tesla-s për shitjet e ngadalta dhe rënien e të ardhurave, tregu kinez tani ka një rëndësi jetike për mbijetesën dhe rritjen e kompanisë.

    Musk gjithashtu mori një shpëtim kritik nga Kina gjatë fundjavës, kur zyrtarët dhanë miratimin e tyre në parim që Tesla të përdorte teknologjinë e saj të Self-Driving Full në vend, raportoi Bloomberg të hënën duke cituar një individ të njohur me këtë çështje.

  • WhatsAppi po sjell ndryshimin e shumëpritur

    WhatsAppi po sjell ndryshimin e shumëpritur

    Aplikacioni WhatsApp po zhvillon një funksion të ri që do t’ju lejojë të telefononi njerëzit drejtpërdrejt nga aplikacioni, pa i ruajtur në listën e kontakteve, raporton “WABetaInfo”.

    Kjo risi do të jetë e disponueshme për ata që kanë aplikacionin beta për Android, versioni 2.24.9.28.

    WhatsAppi nuk ka lejuar t’a telefononi dikë nga aplikacioni nëse numri nuk ka qenë i regjistruar në listën e kontakteve.

    Nuk ka ende detaje se kur kjo veçori mund të jetë e disponueshme për përdoruesit në mbarë botën, por zakonisht nuk kalon shumë kohë kur veçoria fillimisht testohet në versionin beta.

  • TikTok-u nuk do të shitet, e paralajmëron SHBA-në pronari i tij kinez

    TikTok-u nuk do të shitet, e paralajmëron SHBA-në pronari i tij kinez

    Kompania kineze ByteDance, e cila e ka në pronësi TikTok-un, ka thënë se nuk e ka ndër mend ta shesë aplikacionin e famshëm, pasi Senati amerikan e miratoi një ligj sipas të cilit TikTok-u duhet të shitet, ose do të ndalohet në Amerikë.

    “ByteDance nuk ka plane për ta shitur TikTok-un”, tha kjo kompani në llogarinë e vet zyrtare në Toutiao, një rrjet social të cilin e ka në pronësi gjithashtu.

    Në fillim të kësaj jave, TikTok-u tha se do të ankohet në gjykatë kundër ligjit “jokushtetues”.

    Njoftimi nga ByteDance vjen si përgjigje e një artikulli në media se ajo ishte duke e shqyrtuar shitjen e mundshme të TikTok-ut në SHBA.

    “Raportimet në mediat e huaja për shitjen e TikTok-ut nga ByteDance janë të pavërteta”, tha kjo kompani, raporton Radio Europa e Lirë.

    Presidenti amerikan, Joe Biden, e nënshkroi të mërkurën ligjin i cili do ta ndalojë TikTok-un në Shtetet e Bashkuara, nëse pronari i saj ByteDance nuk e shet atë brenda një viti.

    Ligjvënësit nga të dyja partitë në SHBA – si dhe zyrtarët ligjorë dhe të inteligjencës – kanë shprehur shqetësime se autoritetet kineze mund ta detyrojnë ByteDance-in t’ia dorëzojë të dhënat e më shumë se 170 milionë amerikanëve që e përdorin TikTok-un.

    Shqetësimet e tyre burojnë nga një sërë ligjesh kineze të sigurisë kombëtare – të cilat i detyrojnë organizatat ta ndihmojnë vendin në grumbullimin e të dhënave. ByteDance mund t’i nënshtrohet këtij ligji kinez.

    TikTok-u i ka hedhur poshtë pretendimet se mund të përdoret si mjet i Qeverisë kineze.

    Kjo kompani ka thënë se kurrë nuk i ka ndarë me autoritetet kineze të dhënat e përdoruesve amerikanë dhe se nuk do ta bëjë këtë edhe nëse i kërkohet. /REL

  • Senati amerikan e aprovon projektligjin për ndalimin apo shitjen e TikTok-ut

    Senati amerikan e aprovon projektligjin për ndalimin apo shitjen e TikTok-ut

    Senati amerikan e ka kaluar të martën vonë një projektligj i cili do ta ndalojë TikTok-un në Shtetet e Bashkuara, nëse pronari i saj – firma kineze ByteDance – nuk e shet atë brenda një viti.

    I shtyrë nga shqetësimet e mëdha në mesin e ligjvënësve amerikanë se Kina mund të ketë qasje në të dhënat e amerikanëve, apo t’i vëzhgojë ata përmes këtij aplikacioni, projektligji u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së të shtunën dhe presidenti amerikan, Joe Biden, tha se do ta nënshkruajë atë të mërkurën, për ta bërë ligj.

    “Për shumë vite ne e kemi lejuar partinë komuniste të Kinës të ketë kontroll mbi njërin prej aplikacioneve më të njohura në Amerikë”, tha republikani Marco Rubio nga Komiteti i Inteligjencës.

    “Ligji i ri do t’i kërkojë pronarit kinez ta shesë aplikacionin. Ky është vendim i mirë për Amerikën”, shtoi ai.

    Beteja katërvjeçare për TikTok-un, i cili përdoret nga 170 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara, është vetëm njëri prej shumë fronteve në luftën e internetit dhe teknologjisë mes Uashingtonit dhe Pekini.

    Javën e kaluar, Apple tha se Pekini e kishte urdhëruar t’i largonte platformat e Meta-s, WhatsApp dhe Threads, nga dyqani i saj i aplikacioneve në Kinë, për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë kombëtare.

    TikTok-u pritet ta sfidojë këtë projektligj përmes Amendamentit të Parë dhe përdoruesit e TikTok-ut pritet të ndërmarrin veprime ligjore gjithashtu. Një gjykatës në Montana e parandaloi ndalimin e TikTok-ut në këtë shtet, duke u thirrur në lirinë e shprehjes.

    Unioni Amerikan i Lirive Civile ka thënë se ndalimi apo kërkesa për shitjen e TikTok-ut do ta vendoste “një precedent alarmues botëror për kontroll të gjerë qeveritar mbi platformat e rrjeteve sociale… Nëse Shtetet e Bashkuara e ndalojnë një platformë të huaj, kjo do nxisë masa të ngjashme në vendet e tjera.

    TikTok-u, i cili ka thënë se nuk ka ndarë dhe nuk do të ndajë të dhëna të përdoruesve amerikanë me Qeverinë e Kinës, u ka thënë punëtorëve se do t’i drejtohet gjykatës në përpjekje për ta parandaluar këtë projektligj.

    “Ky është fillimi, jo fundi i një procesi të gjatë”, i tha TikTok-u stafit të vet të shtunën në një email, sipas Reuters.

    Më 2020, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u përpoq ta ndalojë platformën e rrjetit social përmes një urdhri ekzekutiv. Ai urdhër u shfuqizua më vonë nga gjykatat, pas padisë nga TikTok-u.

    Administrata Trump e ndërmjetësoi gjithashtu një marrëveshje më 2020, sipas të cilës korporatat amerikane, Oracle dhe Walmart, do të siguronin aksione të mëdha në TikTok mbi baza të sigurisë kombëtare.

    Por, shitja e atyre aksioneve nuk ndodhi asnjëherë për një numër arsyesh, ndër to Kina, e cila vendosi kontrolle më të rrepta të eksportit për ofruesit e vet të teknologjisë. /REL

  • Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

    Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

    Që kur Elon Musk mori drejtimin e X (dikur Twitter), videot janë bërë një artikull shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për këtë rrjet social.

    Tani, X po lëshon një aplikacion që do të funksionojë në të gjitha pajisjet, transmeton Telegrafi.

    Drejtoresha ekzekutive e X, Linda Yaccarino, njoftoi se po prezantohet “përmbajtja që mund të shikohet në televizorët e mençur”, domethënë një aplikacion që do të përmbajë një algoritëm për video, së bashku me tendencat dhe temat, dhe do të mundësohet nga inteligjenca artificiale.

    Ky aplikacion do të jetë i disponueshëm për telefonat dhe televizorët e mençur kurse kompania dëshiron që të jetë diçka e ngjashme me YouTube.

    Do të funksionojë në mënyrë të ngjashme – të dyja platformat, kur sugjerojnë se çfarë të shikoni, marrin parasysh historinë tuaj të kërkimit, atë që po shikojnë të tjerët, si dhe përmbajtjen e vetë videove.

    X, do të përdorë AI për të sugjeruar video që është më e sigurt se do t’ju pëlqejnë. Një tjetër ngjashmëri midis X dhe aplikacionit YouTube është se do të mund të kaloni nga televizori në telefonin tuaj, dhe të vazhdoni të shikoni.

    Do të mbështesë edhe “casting” nga telefonat, por ende nuk është thënë se kur do të dalë në treg saktësisht aplikacioni X video.

  • Përkulur në dysheme, i veshur me pelena: Një film biografik për Putinin i realizuar me inteligjenc artificiale

    Përkulur në dysheme, i veshur me pelena: Një film biografik për Putinin i realizuar me inteligjenc artificiale

    Pasi u shty disa herë, premiera botërore e një filmi të ri biografik për presidentin rus Vladimir Putin, ku personazhi kryesor u gjenerua nga inteligjenca artificiale, u paralajmërua për 26 shtator.

    Drejtori tha se ai krijoi teknologjinë e tij të AI për të krijuar një version filmik të Putinit.

    “Të ftosh Putinin në studio për 20,000 shkrepje nuk ishte një opsion dhe materialet e disponueshme arkivore nuk na lejuan të përdorim falsifikime të thella me rezolucion të lartë për përdorim kinematografik”. Si rezultat, pas gati dy vitesh zhvillim, ne krijuam teknologjinë tonë pioniere të drejtuar nga AI, e cila na lejoi të zhvillonim një personazh kinematografik pa u mbështetur në një model të vërtetë njerëzor, “tha ai.

    I titulluar fillimisht “The War in Law” (një term i përdorur për figurat kryesore brenda krimit të organizuar), filmi përmban gjithashtu pamjet e xhiruara nga kineastët ukrainas gjatë pushtimit rus.

    Në trailer, ndër të tjera, Putini shfaqet i veshur me një pelenë të pistë, duke ushtruar arte marciale dhe duke u përballur me Boris Yeltsin.

  • Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

    Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

    Dje janë bërë 19 vite, përkatësisht më 24 prill të vitit 2005, ishte publikuar videoja e parë në YouTube.

    Bëhet fjalë për videon e Jawed Karim, njërit prej themeluesve të kësaj platforme.

    Videoja është titulluar “unë në kopshtin zoologjik”, e gjykuar nga pamjet mund të shihni edhe vet se për çfarë bëhet fjalë.

    Videoja ishte vetëm 18 sekonda e gjatë dhe natyrisht se nuk kishte rezolucion të lartë, efekte apo gjëra të ngjashme që sot janë të zakonshme.

    Pavarësisht kësaj, sot ka mbi 317 milionë shikime kjo video e shumëpërfolur e njërit prej të parëve të YouTube.

    “Ja ku jemi, para elefantëve. Gjëja e mirë tek ata është që kanë hundë të gjatë, kjo është ‘cool’. Kjo është përafërsisht e gjitha çfarë dua të them”, thotë Karim.

    Përveç 317 milionë shikimeve, videoja ka edhe mbi 16 milionë pëlqime. Në fakt është videoja e vetme që Karim kishte publikuar në kanalin e tij edhe pse ka mbi 3 milionë abonues. /Telegrafi/

  • Mona Lisa “bën” rap, videoja e krijuar nga inteligjenca artificiale krijoi shumë zhurmë në rrjet!

    Mona Lisa “bën” rap, videoja e krijuar nga inteligjenca artificiale krijoi shumë zhurmë në rrjet!

    Microsoft së fundmi ka prezantuar një model të ri me AI që mund të gjenerojë video realiste të fytyrave njerëzore që flasin.

    I quajtur VASA-1, modeli imazh-në-video transformon fotot e palëvizshme të fytyrave njerëzore në video.

    Së fundmi, një video që demonstron aftësitë e aplikacionit është bërë virale në rrjete sociale. Videoja shfaq pikturën ikonike të Leonardo da Vincit, Mona Lisa, duke kënduar. Ndërsa disa u argëtuan nga klipi qesharak, të tjerë shprehën shqetësimet e tyre për përdorimin e aplikacionit për të krijuar falsifikime të thella.

    Arti gjithmonë e ka pasur fuqinë të na mahnisë. Megjithatë, siç thekson një analizë e fundit e kryer nga “CouponBirds”, sa më të larta të jenë pritshmëritë, aq më i madh është rreziku i zhgënjimit. Ky parim vlen edhe për kryeveprën e famshme të Leonardo da Vinçit, “Mona Lisa”, e përcaktuar si “vepra e artit më zhgënjyese në botë”. Sipas “CouponBirds” mes 18 000 vlerësimeve të veprave ndërkombëtare të artit, “Mona Lisa” u dallua për përqindjen e konsiderueshme të opinioneve negative, duke regjistruar 37,1%.

    Një riimagjinim nga inteligjenca artificiale i kryeveprës ikonike të Leonardo da Vinçit, Mona Lisa, është shfaqur së fundmi në mediat sociale. Portreti i realizuar me inteligjencë artificiale ka ndezur një valë komentesh duke ofruar një perspektivë të re mbi veprën artistike të përjetshme.

  • ​Google pushon 28 punonjës për protesta kundër kontratës së kompanisë me Izraelin

    ​Google pushon 28 punonjës për protesta kundër kontratës së kompanisë me Izraelin

    Google pushoi 28 punonjës për përfshirjen e tyre në një protestë 10-orëshe në dy nga zyrat e gjigantit të teknologjisë në Kaliforni dhe New York City, për protesta ndaj lidhjeve të kompanisë me Izraelin.

    Në përgjigje të protestave të së martës të udhëhequr nga një grup i quajtur No Tech For Apartheid kundër Projektit Nimbus, një kontratë “cloud” 1.2 miliardë dollarësh me Izraelin, Google të mërkurën shkarkoi 28 punonjës të akuzuar për pjesëmarrje në protesta.

    Chris Rackow, kreu i sigurisë globale i Google, theksoi politikën e tolerancës zero të kompanisë ndaj sjelljes së protestuesve në një mesazh dërguar të gjithë punonjësve që qarkulloi gjithashtu në mediat sociale.

    “Sjelljet e tilla nuk kanë vend në vendin tonë të punës dhe ne nuk do ta tolerojmë atë”, thuhet në deklaratë.

    “Pas hetimit, sot ne ndërpremë punësimin e njëzet e tetë punonjësve që u gjetën të përfshirë. Ne do të vazhdojmë të hetojmë dhe të marrim masa sipas nevojës,” shtoi ai.

    Rreth 10 orë pas protestave, policia arrestoi grupe punonjësish në Nju Jork dhe Kaliforni, raportoi grupi në X.

    Pushimet, të cilat ndodhën vetëm disa orë pasi nëntë punonjës u arrestuan nga policia gjatë protestave kanë nxitur një valë polemikash brenda kompanisë dhe më gjerë./AA/

  • ​Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

    ​Një pronar restoranti ‘punëson’ robotë pasi nuk arrin të marrë staf

    Një pronar restoranti në Bregun e Amalfit ka ‘punësuar’ dy robotë të prodhuar në Kinë për të pritur në tavolina pasi nuk ka arritur të marrë staf të mjaftueshëm.

    Mario Parlato, pronar i restorantit La Terrazza delle Sirene në Sorrento, tha se ishte “lodhur” nga të rinjtë që kërkonin pushimin e fundjavës dhe tha se ishte “i lumtur që mori këtë vendim për të përdorur pajisje të pajisura me AI”.

    Ai tha se robotët nuk do të zëvendësojnë kurrë plotësisht personelin njerëzor.

    “Mund të shoqërojnë klientët në tavolinat e tyre, të sjellin pjatat dhe pijet, por mirësjellja dhe ‘simpatia’ e atyre që bëjnë këtë punë janë të pazëvendësueshme”./ANSA/