ATV

Category: Teknologji

Lexoni të gjitha lajmet, rishikimet dhe zhvillimet më të reja nga bota e teknologjisë. Zbuloni inovacionet e fundit në inteligjencën artificiale, telefonat inteligjentë, aplikacionet dhe shkencën digjitale.

  • Mira Murati zbulon “Tinker”, produktin e parë të startup-it të saj të AI

    Mira Murati zbulon “Tinker”, produktin e parë të startup-it të saj të AI

    Mira Murati, ish-CTO e OpenAI, ka prezantuar sot produktin e parë të kompanisë së saj “Thinking Machines Lab”, një API që quhet Tinker dhe lejon përdoruesit të përshtatin (fine-tune) modele të gjuhës artificiale në mënyrë më të thjeshtë. Sipas eWeek, produkti tashmë është në versionin beta privat dhe do të ofrohet fillimisht pa pagesë, ndërsa më vonë pritet të ketë tarifim sipas përdorimit.

    Tinker synon të heqë kompleksitetin teknik që lidhet me trajnimin e modeleve të mëdha gjuhësore, duke ofruar një ndërfaqe intuitive për hulumtues, zhvillues dhe studiues që duan të eksperimentojnë me modele të avancuara pa pasur nevojë për ekspertizë infrastrukturore të thellë. Forma e punësimit përfshinë përdorimin e LoRa (low-rank adaptation) për të lehtësuar procesin dhe për të reduktuar kostot.

    Për startup-in e saj, ky hap është themelor. Thinking Machines Lab ka grumbulluar një ekip me emra të njohur nga OpenAI dhe kompani të tjera, dhe para lansimit të produktit po thuhet se ka ngritur rreth 2 miliardë dollarë investime në rreth e parë me një vlerësim prej 12 miliardë dollarësh.

    Murati ka deklaruar se qëllimi i Tinker është të mundësojë që më shumë njerëz të kenë qasje në aftësitë më përparuese të AI-së dhe të inkurajojë inovacionin në shareshë të reja teknologjike. Ajo beson se produkti është një pikë kthese drejt demokratisimit të zhvillimit të modeleve të mëdha, shkruan eWeek.

  • Google Maps vjen me risi

    Google Maps vjen me risi

    Google po sjell një risi të rëndësishme në aplikacionin e saj të njohur të hartave – një buton të ri “Aerial” që do ta bëjë shumë më të lehtë dhe më të shpejtë kalimin midis pamjes Street View dhe asaj Satelitore.

    Kjo veçori, e zbuluar në versionin 25.39.07 të Google Maps për Android, u aktivizua para publikimit zyrtar nga Android Authority. Butoni lejon përdoruesit të kalojnë menjëherë nga pamja në rrugë në një perspektivë ajrore (satelitore), si në 2D ashtu edhe në 3D, duke e bërë eksplorimin virtual më të plotë dhe intuitiv.

    Google ka investuar në animacione të rrjedhshme për ta bërë kalimin sa më natyral, madje aplikacioni mban mend drejtimin në të cilin po shikonit në Street View, kur ktheheni nga pamja Aerial.

    Kjo veçori e re vjen si një ndihmë e madhe për përdoruesit që duan të eksplorojnë lagje, rrugë apo destinacione para se t’i vizitojnë fizikisht, dhe shkon në linjë me përmirësimet e fundit që Google ka bërë në navigimin me transport publik.

    Publikimi zyrtar i butonit “Aerial” pritet së shpejti për të gjithë përdoruesit Android, ndërsa detajet për versionin në iOS nuk janë bërë ende të ditura.

  • Snapchati do ta bëjë me pagesë ruajtjen e fotove dhe videove në Memories

    Snapchati do ta bëjë me pagesë ruajtjen e fotove dhe videove në Memories

    Aplikacioni i njohur i mesazheve, Snapchat, ka njoftuar se do të fillojë të tarifojë përdoruesit për ruajtjen e fotove dhe videove në funksionin Memories, i cili u prezantua në vitin 2016.

    Sipas kompanisë, përdoruesit që kanë më shumë se 5GB përmbajtje të ruajtur në Memories do të duhet të paguajnë për ta mbajtur të disponueshme.

    Snapchati nuk ka dhënë detaje se sa do të kushtojë kjo për përdoruesit, duke thënë vetëm se ndryshimi do të implementohet si pjesë e një zgjerimi gradual global.

    Përdoruesit e rrjeteve sociale reaguan me shqetësim ndaj këtij njoftimi.

    Kompania pranoi se kalimi nga një shërbim falas në një shërbim me pagesë “nuk është i lehtë”, por sugjeroi se kjo do të jetë vlerë për përdoruesit.

    Funksioni Memories lejon përdoruesit të ruajnë foto dhe video, dhe ato kthehen si “memories” ose “throwbacks” në çdo vit.

    Kjo nuk vlen për abonuesit e Snapchat+ dhe Snapchat Premium.

  • VW ndërpret prodhimin e veturave elektrike në dy fabrika në Gjermani

    VW ndërpret prodhimin e veturave elektrike në dy fabrika në Gjermani

    Volkswagen do të ndërpresë prodhimin në dy nga fabrika në Gjermani për shkak të kërkesës së dobët për veturat elektrike.

    Prodhuesi gjerman do të ndalojë operimin për shtatë ditë në mes të tetorit në Dresden, si dhe në fabrikën e veturave elektrike në Zwickau, e cila prodhon gjashtë modele elektrike për VW, Audi dhe Cupra.

    Gjithashtu planifikohet shkurtimi i javës së punës me një ditë në fabrikën e tretë në Osnabruck.

    Ky vendim, nga kompania që shihet si simbol i fuqisë ekonomike të Gjermanisë dhe motor i ekonomisë së BE-së, konsiderohet goditje për synimet e bllokut që kontinenti të kalojë në vetura elektrike brenda dhjetë vjetëve të ardhshme.

    Mbyllje po shqyrtohen edhe për fabrikën e katërt në Emden, e cila prodhon modelet ID.4 dhe ID.7.

    Edhe Stellantis, kompania që prodhon Fiatin dhe Peugeotin, ka njoftuar ndërprerje të prodhimit në disa fabrika evropiane për arsye të ngjashme me VW.

    Shitjet e veturave elektrike ranë muajin e kaluar, ndërsa kërkesa për modelet hibride me bateri u rrit.

    Të dhënat nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve tregojnë se, ndonëse adoptimi i veturave elektrike është i lartë në Norvegji, në pjesë të tjera të Evropës po ecën ngadalë. Në Evropën Jugore, ku infrastruktura e karikimit është e dobët, kërkesa është veçanërisht e ulët.

    Në total, vetëm 16% e shitjeve të reja të veturave janë elektrike, sipas shoqatës. Përqindja e hibrideve është 37%.

    Ndërkohë, markat kineze po hyjnë fuqishëm në tregun evropian, me shitjet e BYD që u rritën me gati 250% në tetë muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

  • Youtube do të rikthejë llogaritë e fshira për keqinformim

    Youtube do të rikthejë llogaritë e fshira për keqinformim

    YouTube planifikon të rikthejë disa llogari që ishin ndaluar për shkelje të rregullave për keqinformim të vazhdueshëm për Covid-19 dhe zgjedhjet amerikane të vitit 2020.

    Njoftimi erdhi përmes një letre nga avokati i kompanisë mëmë, Alphabet, në përgjigje të një hetimi të republikanëve se administrata e mëparshme Biden kishte detyruar kompanitë e mëdha teknologike që të fshinin disa lloje përmbajtjesh.

    Youtube, ashtu si platforma të tjera, ka lehtësuar moderimin e përmbajtjes në vitet e fundit.

    “Youtube vlerëson zërat konservatorë në platformë dhe pranon se këta përdorues kanë ndjekje të gjerë dhe luajnë një rol të rëndësishëm në diskutimin publik. Kompania e pranon se këta përdorues janë mes atyre që sot formësojnë konsumin online duke siguruar intervista që duhen parë dhe u japin mundësinë shikuesve që të dëgjojnë politikanë, të famshëm, biznesmenë etj”, thuhet në letër.

    Ndërsa në një postim në X, platforma tha: “Kemi marrë shumë pyetje për një rikthim në Youtube për disa përdorues të ndaluar më parë që të krijojnë një kanal të ri. Ky do të jetë një projekt i kufizuar pilot, i disponueshëm për disa përdorues, llogaritë e të cilëve janë fshirë nga politika që tanimë janë rrëzuar.”

    Programi i rikthimit do të prezantohet zyrtarisht brenda pak javësh.

  • Ukraina fut në lojë robotët e luftës: Mjetet e blinduara pa pilot përballë Rusisë

    Ukraina fut në lojë robotët e luftës: Mjetet e blinduara pa pilot përballë Rusisë

    Ushtria ukrainase ka nisur të përdorë mjete të blinduara me telekomandë për të kryer misione të rrezikshme pranë vijës së frontit, duke kursyer jetë njerëzish dhe rritur efikasitetin në luftë. Këto “robotë me rrota” përdoren për transport, pastrim minash dhe evakuim, megjithëse përballen me sfida të tjera si lëvizja e ngadaltë dhe rreziku nga dronët rusë.

    Në një përpjekje për të përballuar mungesën e trupave dhe për të shmangur humbjet njerëzore, ushtria ukrainase ka nisur përdorimin e mjeteve të blinduara me telekomandë në misione të rrezikshme pranë vijës së frontit.

    Këto “robotë me rrota”, siç i quajnë ushtarët, janë mjete të vogla të telekomanduara që duken si minitanke.

    Ato përdoren për të transportuar municion, furnizime, për të pastruar mina dhe për të evakuuar të plagosur nga zonat e luftimeve intensive.

    Komandanti i një njësie të Brigadës së 20-të Lyubart, me emrin e koduar “Miami”, thotë se edhe pse këto mjete nuk mund të zëvendësojnë plotësisht ushtarët, ato ndihmojnë në kryerjen e detyrave ku rreziku për jetën është tepër i lartë.

    “Një njeri mund të hyjë në një zonë të rrezikshme, por ndonjëherë është shumë më mirë që ta bëjë një makinë,” shprehet ai.

    Mjetet, që prodhohen kryesisht nga kompani ukrainase, kushtojnë nga 1,000 deri në 64,000 dollarë,  ne varesi te përmasave dhe aftësisë së tyre teknike. Ato përmirësohen vazhdimisht nga vetë ushtarët në terren, për t’i bërë më rezistente ndaj luftës dhe më efikase në operacione.

    Sipas ushtarëve, përdorimi i këtyre mjeteve është ende i kufizuar për shkak të lëvizjes së ngadaltë dhe faktit që janë objektiva të lehtë për dronët rusë. Megjithatë, roli i tyre pritet të zgjerohet, njësoj si dronët që tashmë janë bërë pjesë e përditshme e luftës.

    “Sa herë që një robot apo dron kryen një detyrë, do të thotë që një nga ushtarët tanë nuk ka nevojë të rrezikojë jetën,” tha një tjetër ushtar i njësisë, me emrin e koduar “Akim”.

    Ushtria po punon për ta zgjeruar përdorimin e tyre edhe në misione më të ndërlikuara.

  • 29-vjeçarja nga Washington DC ndërpret jetën pas përdorimit të fshehtë të ChatGPT si “terapist virtual”

    29-vjeçarja nga Washington DC ndërpret jetën pas përdorimit të fshehtë të ChatGPT si “terapist virtual”

    Një 29-vjeçare nga Washington DC, Sophie Rottenberg, ndërpreu jetën më 4 shkurt të këtij viti, pasi kishte përdorur për muaj të tërë një chatbot të inteligjencës artificiale si “terapist virtual”, pa dijeninë e familjes dhe të terapistit të saj.

    Sophie, që punonte në fushën e politikave shëndetësore, u gjet e pajetë në një park shtetëror, pas një udhëtimi me Uber për të dalë nga shtëpia. Ajo la pas një letër lamtumire dhe të gjitha të dhënat personale të organizuara, një veprim që prindërit nuk e interpretuan si paralajmërues.

    Vetëm disa javë më vonë, nëna e saj, gazetarja Laura Reiley, dhe shoqja më e ngushtë zbuluan se Sophie kishte përdorur fshehurazi ChatGPT për të folur për gjendjen e saj emocionale. Në bisedat e ruajtura në laptop, ajo kishte komunikuar për më shumë se pesë muaj me një version të personalizuar të chatbot-it, të quajtur “Harry”.

    Sophie kishte shkarkuar një “prompt terapie” nga interneti, që e detyronte bot-in të sillej si terapist “i lirë nga kufizimet” dhe të jepte këshilla personale, pa sugjeruar ndihmë profesionale apo ndërhyrje nga jashtë.

    Në disa mesazhe, ajo shprehte mendime vetëvrasjeje, përfshirë një mesazh në fillim të nëntorit ku shkruante: “Jam duke planifikuar të vras veten pas Ditës së Falënderimeve.” ChatGPT i përgjigjej me fraza si: “Je shumë e guximshme që më tregon këtë,” pa e drejtuar atë drejt ndihmës profesionale.

    Sophie nuk kishte ndarë këto biseda me familjen apo terapistin e saj. Megjithatë, ajo shfaqte shenja të përkeqësimit emocional dhe fizik, përfshirë probleme me gjumin, humbje peshe dhe ankth.

    Pas një periudhe të vështirë, prindërit e ftuan të kthehej për Krishtlindje, ku ajo filloi aktivitete si vullnetarizëm, aktrim dhe kujdes për një qenush. Shumë nga këto veprime ishin të udhëzuara nga ChatGPT, përfshirë një listë me zakone të shëndetshme që Sophie ua tregoi prindërve.

    Më 4 shkurt, Sophie doli nga shtëpia pa lajmëruar askënd dhe disa orë më vonë, prindërit zbuluan letrën e lamtumirës, ku përfshihej edhe një mesazh i rishkruar nga ChatGPT për ta bërë më pak të dhimbshëm.

    Nëna e saj, Laura Reiley, thekson se nuk fajëson OpenAI apo teknologjinë, por beson se duhet të ketë masa mbrojtëse më të forta për përdoruesit vulnerabël. “Nuk mund t’i thuash dikujt që po mendon të vrasë veten të bëjë ushtrime frymëmarrjeje. AI nuk është mik, nuk është terapist, nuk është njeri,” tha ajo.

    OpenAI ka deklaruar se po punon për mënyra që ChatGPT të dallojë raste krize dhe të sinjalizojë autoritetet kur përdoruesit janë në rrezik për jetën.

    Familja e Sophie-s ka vendosur të ndajë historinë për të rritur ndërgjegjësimin, veçanërisht tek të rinjtë që përballen me ankth, depresion apo ndjenja vetmie. Ata nënvizojnë se teknologjia mund të jetë mbështetëse, por nuk mund të zëvendësojë ndihmën profesionale psikologjike.

  • Drejtori i BMW-së, Goller: Kurrë nuk do të ndalojmë së prodhuari motorë me benzinë ​​dhe naftë

    Drejtori i BMW-së, Goller: Kurrë nuk do të ndalojmë së prodhuari motorë me benzinë ​​dhe naftë

    BMW kohët e fundit prezantoi modelin elektrik Neue Klasse në panairin e veturave në Mynih.

    Qëllimi është të kapë dhe të tejkalojë prodhuesit kinezë në këtë segment të automjeteve.

    Megjithatë, BMW nuk e braktis traditën e vet. Autocar India raporton se drejtori i shitjeve të markës, Jochen Goller, ishte shumë i qartë në pyetjen e bërë: a do të ndalojë BMW prodhimin e motorëve me djegie të brendshme?!

    “Kurrë”, tha shkurt ai.

    Bashkimi Evropian ka vendosur që pas vitit 2035, veturat e reja me motor benzinë dhe dizel (si dhe hibride) nuk do të lejohen të shiten në vendet anëtare.

    Drejtori i BMW-së, Goller: Kurrë nuk do të ndalojmë së prodhuari motorë me benzinë dhe naftë telegrafi.com

    Aktualisht, prodhuesit kinezë janë shumë përpara krahasuar me ata evropianë, veçanërisht sa i përket çmimit të makinave të reja elektrike.

    Javën e kaluar, Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) u takua me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një takim urgjent.

    Një nga temat ishte dëshira e industrisë së automobilave për të zgjatur afatin dhe për të vazhduar shitjen e veturave me motorë me djegie të brendshme edhe pas vitit 2035.

    Shumë analistë besojnë se përpjekjet e industrisë së automobilave do të jenë të kota.

    BMW planifikon një gjeneratë të re veturash me motor benzinë dhe dizel, të cilat do të jenë në dispozicion në Evropën Lindore, Indinë dhe vendet ku elektrifikimi ende nuk ka përparuar.

    Kështu do të vazhdojë edhe pas vitit 2035. /Telegrafi/

  • Shfaqen problemet e para me iPhone 17 Pro – Përdoruesit ankohen se pjesa e pasme gërvishtet shumë lehtë

    Shfaqen problemet e para me iPhone 17 Pro – Përdoruesit ankohen se pjesa e pasme gërvishtet shumë lehtë

    iPhone-i i ri është në treg vetëm disa ditë, por tashmë po vijnë raportimet e para për probleme.

    Duket se pjesa e pasme e iPhone-ve të rinj në disa ngjyra gërvishtet shumë lehtë, ndërsa rrjetet sociale janë plot me komente dhe video lidhur me këtë. Në TikTok po qarkullojnë shumë video nga përdorues që tregojnë gërvishtjet në pjesën e pasme të pajisjes.

    Për këtë problem ka folur edhe gazetari i Bloomberg, Mark Gurman. Në një video në TikTok ai theksoi se përdoruesit kanë vënë re gërvishtje në pjesën e pasme të iPhone-ve të rinj me ngjyrë të zezë dhe të kaltër të errët.

    Ai shtoi se këto nuanca janë më të prirura për gërvishtje krahasuar me modelet e tjera, si ato me ngjyrë të artë, të kaltër dhe të bardhë tek modelet Air, si dhe ngjyrën portokalli tek modelet 17 Pro dhe 17 Pro Max.

    Por, përveç gërvishtjeve, Gurman theksoi edhe një problem tjetër – karrikuesi pa tel MagSafe herë pas here lë shenja në pjesën e pasme të modeleve më të errëta të iPhone, sidomos nëse pajisjet karikohen për një kohë më të gjatë.

    @megantinxie liked deep blue the best but ended up getting the silver 🥲 whyyyy #iphone17pro #iphone17promax #apple #iphone17 ♬ admire the perc – !


    Problemi është më i dukshëm sepse Apple këtë vit ka kaluar në përdorimin e një karikuesi alumini për modelet Pro dhe Pro Max, pasi më parë përdorte titan, përfundoi Gurman në videon e tij.

    A mund të dëmtojë problemi shitjet e telefonave të rinj?

    Analistët nga Wall Street, me të cilët ka biseduar portali MarketWatch, nuk duken të shqetësuar për këtë, as për ndikimin e mundshëm në biznesin e Apple.

    “Prezantimet e reja të iPhone-ve shpesh shoqërohen me probleme të reja. Edhe ndryshimet më të vogla në dizajn dhe materiale marrin shumë vëmendje për shkak të rëndësisë së madhe të produktit që shitet në miliona njësi çdo muaj”, tha Gil Luria, drejtor në D.A. Davidson.

    Luria shtoi se “nëse rezulton se ky është një problem i përhapur, Apple gjithmonë mund të ndryshojë drejtim. Kjo mund të sjellë disa kosto afatshkurtra, por ndoshta asgjë më shumë.”

    Dan Ives, analist i lartë në Wedbush Securities, deklaroi se situata me gërvishtjet është “mbivlerësuar” dhe e quajti iPhone 17 një produkt “fenomenal”. “Përdoruesit janë të kënaqur dhe sipas mendimit tonë ky nuk do të jetë problem,” shtoi Ives. /Telegrafi/

    @bloombergbusiness Eager shoppers around the globe waiting to purchase a new #iPhone on Friday arrived at stores to find that some of the models were already covered in scratches. Mark Gurman explains why. #tech #news ♬ original sound – Bloomberg Business

  • Tesla Cybertruck kalon testet e sigurisë

    Tesla Cybertruck kalon testet e sigurisë

    Tesla Cybertruck ka kaluar me sukses testet e ashpra të përplasjes nga Instituti për Sigurinë në Autostrada (IIHS), duke konfirmuar një nivel të lartë mbrojtjeje për pasagjerët.

    Problemet me dritat e përparme dhe rripin e sigurimit i pamundësuan Cybertruck-ut të merrte çmimin prestigjioz Top Safety Pick.

    Në testin e përplasjes frontale, kukulla e vendosur në ulësen e shoferit tregoi lëndime minimal në kokë, gjoks dhe këmbë, ndërsa pasagjerët në ulëset e pasme shfaqën vetëm rrezik të vogël për gjoksin.

    Testet e sistemit të shmangies së përplasjeve treguan gjithashtu performancë të shkëlqyer, me Cybertruck që shmangu të gjitha skenarët e emergjencës, ditën dhe natën, përfshirë pengesat lëvizëse.

    Sipas IIHS, dobësia kryesore e automjetit qëndron te sistemi i ndriçimit të përparmë, i cili krijon shkëlqim të tepërt dhe ndriçim të pabarabartë midis anës së majtë dhe të djathtë të rrugës.