ATV

Category: Sport

  • Elvis Rexhbeçaj i bashkohet Kosovës, Agim Ademi: Është profili i një futbollisti që më së shumti i ka munguar Kosovës

    Elvis Rexhbeçaj i bashkohet Kosovës, Agim Ademi: Është profili i një futbollisti që më së shumti i ka munguar Kosovës

    Elvis Rexhbeçaj pjesë e skuadrës së Augsburg-ut në Bundesligë të Gjermanisë, përfundimisht ka vendosur t’i bashkohet “Dardanëve.

    Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin A PLAY në ATV, tha se Elvis Rexhbeçaj është profili i një futbollisti që më së shumti i ka munguar Kosovës.

    “Jo vetëm Elvisi i cili në të vërtetë është një profil i futbollistit që na u është dashtë neve dhe i është dashur kombëtares tonë, gjithsesi më Elvisin dhe gjithë të tjerët, ekipet tona flasin vazhdimisht dhe e kemi një numër jashtëzakonisht të madh të futbollistëve, sidomos në Gjermani dhe në Zvicër, po flas që nga Ekipi A dhe grupet U15, sigurisht ekipet tona të cilat janë për atë punë, punojnë aktivisht dhe në çdo ditë mund të them që kanë kontakte të tilla më shumë njerëz. Elvisi është njëri prej futbollistëve, i cili më së shumti ka bërë ndeshje në Bundesligën gjermane, i ka rreth 160-170 ndeshje që i ka luajtur te Bundesliga dhe sigurisht është profili që na ka munguar deri tani në ekipin nacional, ndoshta është pak me vonesë, por gjithsesi Elvisi bashkërisht me familjen e tij, kemi qenë në kontakt me babën e tij dhe të gjithë njerëzit e tij që ata kanë pasur probleme për shkak të ligjeve në fuqi që kanë qenë të Gjermanisë për punën e pasaportës dhe shtetësisë, sigurisht kemi qenë të kujdesshëm që mos të bëjmë ndonjë pengesë ligjore që atyre t’iu pamundësohet të jenë në Gjermani ose t’iu rrezikohet pozicioni i tyre atje. Në momentin që iu është aprovuar ligji, nuk ka hezituar asnjë minutë më shumë dhe ai është ardhë të Kosova”, tha Ademi. /atvlive.tv

  • Al Nassr do t’i ofrojë kontratë të re Ronaldos

    Al Nassr do t’i ofrojë kontratë të re Ronaldos

    Al Nassr është gati të ofrojë një kontratë të re për Cristiano Ronaldon deri në vitin 2026.

    Vendimi do të jetë në dorën e Cristianos, teksa ai është duke e shqyrtuar propozimin.

    Klubi arab, Al Nassr është ende jashtëzakonisht i kënaqur me Ronaldon dhe paraqitjet e tij..

    Plani është t’i ofrohet një kontratë e re deri në Kupën e Botës 2026, atëherë kur Ronaldo do të ishte 41 vjecar.

    Ronaldo shkoi te Al Nassr në fillim të vitit 2023 nga Manchester United, megjithatë nuk ka arritur të fitojë titullin e kampionit, ndonëse u shpall top-golashënuesi i ligës.

  • Mbappe është futbollisti më i shpejtë i ‘Euro 2024’

    Mbappe është futbollisti më i shpejtë i ‘Euro 2024’

    Kylian Mbappe është futbollisti më i shpejtë në ‘Euro 2024’, me 36.5 kilometra në orë.

    I dyti pas yllit francez është renditur lojtari i Spanjës, Ferran Torres me 36 kilometra në orë.

    Kurse në pozitat 3 dhe 4 janë lojtarët, Sekso (35.9) dhe Nico Williams (35/8 kilometra në orë).

  • UEFA e cakton gjyqtarin e finales Spanjë – Angli

    UEFA e cakton gjyqtarin e finales Spanjë – Angli

    Komiteti i Arbitrave të UEFA-s ka njoftuar se François Letexier nga Franca do të jetë arbitri i finales së UEFA EURO 2024 mes Spanjës dhe Anglisë, e cila do të luhet të dielën më 14 korrik në orën 21:00 në Olympiastadion në Berlin, Gjermani.

    Francezi 35-vjeçar, arbitër ndërkombëtar që nga viti 2017, ka gjykuar tashmë 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s në karrierën e tij. Në turneun final të EURO të këtij viti, ai ka gjykuar tre ndeshje të fazës së grupeve, duke përfshirë Spanjë-Gjeorgji, Danimarkë-Serbi dhe Kroaci-Shqipëri, dhe ishte arbitër i katërt në ndeshjen hapëse mes Gjermanisë dhe Skocisë në Mynih.

    Sezonin e kaluar, Letexier ka drejtuar dhjetë ndeshje të garave të klubeve të UEFA-s në UEFA Champions League dhe UEFA Europa League dhe ishte arbitër i katërt në finalen e UEFA Champions League 2024 mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid CF në Wembley. Ai gjithashtu ka qenë arbitër i UEFA Super Cup 2023 mes Manchester City FC dhe Sevilla FC në Piraeus, Greqi.

    François Letexier do të shoqërohet në finalen e së dielës nga asistentët francezë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa Szymon Marciniak (Poloni) do të jetë arbitër i katërt. Roli i arbitrit asistent video (VAR) i është caktuar Jérôme Brisard (Francë), i ndihmuar nga Willy Delajod (Francë) dhe mbështetur nga Massimiliano Irrati (Itali). Tomasz Listkiewicz (Poloni) kompleton ekipin si arbitër asistent rezervë.

  • UEFA e cakton gjyqtarin e finales Spanjë – Angli

    UEFA e cakton gjyqtarin e finales Spanjë – Angli

    Komiteti i Arbitrave të UEFA-s ka njoftuar se François Letexier nga Franca do të jetë arbitri i finales së UEFA EURO 2024 mes Spanjës dhe Anglisë, e cila do të luhet të dielën më 14 korrik në orën 21:00 CET në Olympiastadion në Berlin, Gjermani.

    Francezi 35-vjeçar, arbitër ndërkombëtar që nga viti 2017, ka gjykuar tashmë 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s në karrierën e tij. Në turneun final të EURO të këtij viti, ai ka gjykuar tre ndeshje të fazës së grupeve, duke përfshirë Spanjë-Gjeorgji, Danimarkë-Serbi dhe Kroaci-Shqipëri, dhe ishte arbitër i katërt në ndeshjen hapëse mes Gjermanisë dhe Skocisë në Mynih.

    Sezonin e kaluar, Letexier ka drejtuar dhjetë ndeshje të garave të klubeve të UEFA-s në UEFA Champions League dhe UEFA Europa League dhe ishte arbitër i katërt në finalen e UEFA Champions League 2024 mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid CF në Wembley. Ai gjithashtu ka qenë arbitër i UEFA Super Cup 2023 mes Manchester City FC dhe Sevilla FC në Piraeus, Greqi.

    François Letexier do të shoqërohet në finalen e së dielës nga asistentët francezë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa Szymon Marciniak (Poloni) do të jetë arbitër i katërt. Roli i arbitrit asistent video (VAR) i është caktuar Jérôme Brisard (Francë), i ndihmuar nga Willy Delajod (Francë) dhe mbështetur nga Massimiliano Irrati (Itali). Tomasz Listkiewicz (Poloni) kompleton ekipin si arbitër asistent rezervë.

    Ekipi i referëve:

    Arbitër kryesor: François Letexier (Francë)

    Asistentë të arbitrit: Cyril Mugnier, Mehdi Rahmouni (të dy nga Franca)

    Arbitër i katërt: Szymon Marciniak (Poloni)

    Arbitër asistent rezervë: Tomasz Listkiewicz (Poloni)

    Arbitër asistent video (VAR): Jérôme Brisard (Francë)

    Asistent VAR: Willy Delajod (Francë)

    Mbështetje VAR: Massimiliano Irrati (Itali)

  • ​Evropiani i Hendbollit U20 në Prishtinë

    ​Evropiani i Hendbollit U20 në Prishtinë

    Prej 13 deri më 21 korrik 2024 në Kosovë do të zhvillohet Kampionati Evropian i Hendbollit U20 për meshkuj ku do të marrin pjesë 12 shtete. Në një konferencë për media, presidenti i federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraqini, ka thënë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e këtij kampionati.

    Saraqini: 12 shtete parin pjesë në evropianin e hendbollit U20

    “Jemi në prag të fillimit të Kampionatit Evropian për meshkuj nën 20 vjet dhe mund të them që ne si Federatë e Hendbollit të Kosovës kemi bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mbarë të këtij kampionati. Është e rëndësishme e rëndësishme që do të jemi nikoqir të 12 shteteve, respektivisht të kombëtareve të 12 shteteve të cilat do të marrin pjesë dhe këto janë Belgjika, Bullgaria, Estonia, Finlanda, Britania e Madhe, Gjeorgjia, Lituania, Luksemburgu, Sllovakia, Turqia dhe Kosova”, bëri të ditur Saraqini.

    Kurse, trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bujar Qerimi, tha se skuadra është e gatshme për këtë kampionat dhe se synimi është për t’u renditur në katërshen më të mirë.

    “Dje kemi pasur një ndeshje miqësore me Britaninë e Madhe, i kemi parë disa probleme të vogla dhe po mundohemi në këto ditët e fundit t’i përmirësojmë për të mundur të jemi në binar apo të përgatitur sa më mirë edhe sa i përket anës taktike edhe aspektit teknik, mirëpo fokusi kryesor është që këta lojtarë ta gjejnë veten sa më mirë që rezultatet të jenë ne plan të parë. Besojmë dhe kemi punuar sa ishte e mundur jemi përgatitur në nivel të mirë për ta arritur finalen e në katër ekipet e para”, theksoi Qerimi.

    Të gjitha ndeshjet e këtij kampionati do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

  • Barcelona e “bllokon” Lamine Yamalin, klauzola e tij sa një e treta e buxhetit të Kosovës

    Barcelona e “bllokon” Lamine Yamalin, klauzola e tij sa një e treta e buxhetit të Kosovës

    Sulmuesi i talentuar 16-vjeçar, Lamine Yamal thuhet se ka një klauzolë astronomike lirimi në kontratën e tij me Barcelonën.

    Yamal kishte qenë në qendër të vëmendjes pasi ai doli në skenë gjatë sezonit 2023/24.

    Paraqitjet mbresëlënëse të 16-vjeçarit me Barcelonën, Yamalit ia siguruan një vend në formacion startues për Spanjën.

    Përgjatë ‘Euro 2024’ në Gjermani, Yamal shkëlqeu duke shënuar një gol dhe duke dhuruar tri asistime në gjashtë ndeshje sa i ka luajtur.

    Goli i tij i barazimit ishte vendimtar në ndeshjen kundër Francës. Menjëherë pas tij, erdhi goli i Dani Olmos që siguroi një biletë për në finale në ‘Euro 2024’ për spanjollët.

    Yamal përveç suksesit kolektiv, arriti edhe sukses personal. Ai u bë lojtari më i ri në histori të futbollit që ka shënuar në ‘Euro 2024’.

    Për krejt këto arritje, është aktivizuar Barcelona së fundmi. Sipas CNN, Yamal ka nënshkruar marrëveshje të re me Barçën në tetor të vitit që shkoi, klauzola e së cilit është një miliard euro. Gjegjësisht, një e treta e buxhetit të Kosovës, përcjell Insajderi.org.

  • ​Pamje të rënda, lojtarët e Uruguajit përleshen fizikisht me tifozët kolumbian

    ​Pamje të rënda, lojtarët e Uruguajit përleshen fizikisht me tifozët kolumbian

    Lojtarët e Uruguait u përleshën me tifozët e Kolumbisë pas humbjes së tyre në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës të mërkurën përpara se personeli i sigurisë të ndërhynte për të rivendosur rendin.

    Pasi Kolumbia vulosi një fitore 1-0 në Charlotte, videot në mediat sociale treguan se lojtarët e Uruguait u ngjitën në tribuna dhe shkëmbenin goditje me tifozët kundërshtarë, përcjellë kp.

    Organi qeverisës i futbollit të Amerikës së Jugut CONMEBOL tha se po heton incidentin dhe se dënon fuqishëm çdo akt dhune që prek futbollin.

    “Puna jonë bazohet në bindjen se futbolli na lidh dhe na bashkon nëpërmjet vlerave të tij pozitive”, tha CONMEBOL. “Nuk ka vend për intolerancë dhe dhunë brenda dhe jashtë fushës”, vazhdon deklarata.

    Darëin Nunez i Uruguait dhe Ronald Araujo ishin ndër lojtarët në ballë të përleshjes. Kapiteni Jose Maria Gimenez tha se lojtarët po përpiqeshin të mbronin familjet e tyre.

    “Më lejoni të them diçka para se t’ju ndërpresin, sepse ata nuk do të na lënë të flasim në mikrofon, ata nuk duan që unë të them asgjë për atë që po ndodh, por kjo është një fatkeqësi,” tha Gimenez.

    “Ju lutemi të keni kujdes, familjet tona janë në tribuna, ka foshnja të vogla të porsalindura, ishte një fatkeqësi, nuk kishte polici dhe ne duhej të mbronim familjet tona. Ky është faji i dy-tre personave që kanë pirë pak pije dhe nuk dinë të pinë”.

    Lojtarët dhe stafi nga Kolumbia dhe Uruguai gjithashtu u përfshinë në një përballje në fushë pas fishkëllimës së fundit.\

    Headshot to Nunez pic.twitter.com/IYajPlxYne

    — El Chapo (@ElonChapo) July 11, 2024

  • ​Dy skuadra kosovare luajnë sot në Evropë

    ​Dy skuadra kosovare luajnë sot në Evropë

    Pas Ballkanit që e nisi mirë aventurën në Ligën e Kampionëve duke triumfuar kundër UE Santas me rezultat 2-1, sot edhe dy skuadra të tjera kosovare do të paraqiten në Evropë, Llapi në Ligën e Evropës dhe Malisheva në Lugën e Konferencës.

    Llapi do të ballafaqohet me skuadrën nga Polonia, Wisla në udhëtim për të kërkuar kështu të bëjë hapin e parë të rëndësishëm në këtë garë para ndeshjes kthyese në Podujevë. Kjo ndeshje nis nga ora 20:30, raporton KosovaPress.

    Përveç Llapit, në aksion sot do të jetë edhe Malisheva e cila në Ligën e Konferencës do të ndeshet me Buducnostin e Malit të Zi, sfidë kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me fillim nga ora 17:00.

  • Kolumbia në finale të Kupës së Amerikës

    Kolumbia në finale të Kupës së Amerikës

    Kolumbia ka siguruar vendin në finalen e Kupës së Amerikës që zhvillohet të dielën, pasi një gol me kokë nga Jefferson Lerma në pjesën e parë, u dha lojtarëve të Nestor Lorenzo një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Uruguait. “Los Cafeteros”, të cilët luajtën të gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë, tani janë të pamposhtur në 28 ndeshje.

    I armatosur me avantazhin numerik, Uruguai u përpoq të vuloste autoritetin e tij në fazat e hershme të pjesës së dytë, por rastet e qarta erdhën në një premium pasi Jhon Córdoba kërcënoi të dyfishonte epërsinë e Kolumbisë me një goditje me kokë nga afërsia.

    Sa i përket Uruguait, ata do të jenë të prirur ta mbyllin turneun e tyre me një notë pozitive kur të përballen me Kanadanë në play-off për vendin e tretë.

    Në finale Kolumbia do të ballafaqohet me Argjentinën e Leo Messit.