ATV

Category: Sport

  • Liria prezanton trajnerin e ri

    Liria prezanton trajnerin e ri

    Granit Begolli do të jetë kryetrajner i Liris për edicionin e ri garues të Ligës së Parë 2024/25. Kështu është bërë e ditur nga klubi prizrenas përmes një njoftimi në faqen zyrtare të skuadrës.

    “FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e Granit Begollit si trajnerin tonë të ri për sezonin e ardhshëm! Begolli po rikthehet te Liria pas dy sezonesh, duke sjellë me vete përvojën, njohurinë dhe pasionin e tij për futbollin”, thuhet në njoftimin e klubit, përcjellë KosovaPress.

    Liria edicionin e kaluar ishte pjesë e Superligës së Kosovës në futboll, por pati një ecuri shumë të dobët të rezultateve dhe u kthye në Ligën e Parë.

  • Kane i mërzitur: Një tjetër mundësi e lëshuar, një humbje që dhemb

    Kane i mërzitur: Një tjetër mundësi e lëshuar, një humbje që dhemb

    Harry Kane vazhdon të mbetet pa trofe, njëjtë si Anglia e tij.

    Kapiteni i “Tre Luanëve” e ka komentuar humbjen e tij me shokë në finale të Euro 2024 nga Spanja, ndërsa dukej i mërzitur dhe i dërrmuar pasi e humbi finalen e dytë radhazi të Europianit me anglezët.

    Është e vështirë ta përshkruash me fjalë se si ndihemi në këtë moment. Ishte një ndeshje e vështirë, ishim në gjendje të ktheheshim në lojë, por hasën në vështirësi të vazhdonim të ndërtonim. Të pësosh gol në fund është me të vërtet e vështirë që ta pranosh”, deklaroi sulmuesi i Bayern Munichut për “ITV”.

    “Kemi bërë përmbysje gjatë tërë kampionatit, por në këtë ndeshje nuk e bëmë hapim pasues për të fituar. Në pjesën e parë kemi hasur në vështirësi. Nuk mund të arrinim ta merrnim posedimin. Pjesa e dytë ishte më e mirë dhe kemi shënuar. U bëfasuam nga një harkim dhe ky ishte fundi”, vazhdoi ish-futbollisti i Tottenhamit.

    “Është një mundësi e humbur. Nuk është e lehtë të arrish në kësi finale. Duhet ta shfrytëzosh rastin kur të të vijë dhe ne nuk e bëmë këtë sërish. Na vjen ekstremisht keq dhe kjo do të na lëndojë shumë gjatë. Të gjithë dëshironim të fitonim”, përfundoi Kane, i cili nuk e ka fituar asnjë trofe në karrierë deri tash.

  • ​Akil Gjakova: Në Paris shkoj për ta bërë krenare Kosovën

    ​Akil Gjakova: Në Paris shkoj për ta bërë krenare Kosovën

    Në Lojërat Olimpike në Paris Kosova do të përfaqësohet nga nëntë sportistë. Pesë nga sporti i xhudos, dy nga noti, një nga boksit dhe një nga sporti i atletikës.

    Pritjet më të mëdha për të fituar medalje janë nga xhudoja, aty ku do të luftojë për medalje edhe xhudisti Akil Gjakova. Ai ka thënë se shkon ën Paris për ta bërë krenare Kosovës duke arritur rezultat sa më të mirë, përcjellë KosovaPress.

    “Hera e dytë si sportist e përfaqësimit tim të Kosovës në Lojëra Olimpike. Pas vendit të shtatë në Tokio 2020, kësaj radhe me një fokus dhe një qëllim më të qartë, ta bëjmë Kosovën krenare”, ka thënë Gjakova.

    Lojërat Olimpike në Paris do të zhvillohen nga data 26 Gusht deri më 11 Korrik.

  • Kur do të zhvillohet përballja e madhe Argjentinë-Spanjë?

    Kur do të zhvillohet përballja e madhe Argjentinë-Spanjë?

    Finalja e madhe që njihet ndryshe si “Finalissima” do të zhvillohet në vitin e ardhshëm dhe dy rivalët tashmë janë mësuar. Fituesi i Kupës së Amerikës 2024, Argjentina dhe fituesi i Euro 2024, Spanja do të përballen për trofeun vitin e ardhshëm.

    “Finalissima” e parë ndonjëherë, ose “finalja e madhe” u luajt në vitin 2022, por tradita e skuadrave më të mira të UEFA-s dhe CONMEBOL-it që përballen ballë për ballë daton që nga viti 1985. Italia dhe Argjentina luajtën në “Finalissiman” inauguruese në stadiumin “Wembley”, me Argjentinën e Lionel Messit që fitoi me rezultat 3-0.

    Vitin e ardhshëm, Messi pritet të drejtojë sërish Argjentinën, këtë herë kundër një skuadre në rritje të Spanjës, e udhëhequr nga sensacioni 17-vjeçar Lamine Yamal , takimi tjetër i vetëm i të cilit me Yamal erdhi në një fotosesion tashmë viral në vitin 2007, përcjellë KosovaPress.

    “Shpresoj që Messi të fitojë Kupën e Amerikës dhe unë të fitoj Euron, kështu që unë mund të luaj kundër tij në “Finalissima,” kishte deklaruar pak ditë më parë talenti i Barcelonës.

    “Finalissima 2022” u luajt më 1 qershor, kështu që edicioni i ardhshëm ka të ngjarë të zhvillohet në verën e vitit 2025.

  • Liria nuk do të shuhet, 7 aksionarë marrin drejtimin e klubit prizrenas

    Liria nuk do të shuhet, 7 aksionarë marrin drejtimin e klubit prizrenas

    Pasi përjetoi një sezon zhgënjyes në Superligë duke rënë menjëherë në Ligën e Parë, tek klubi futbollistik Liria po ndodhin ndryshime të mëdha. Pas dorëheqjes së ish-pronarit Rahman Kiçe, drejtimin e klubit e kanë marrë shtatë aksionarë të rinj me në krye Valon Osmanin i cili është zgjedhur kryetar i Lirisë.

    Osmani ka folur në një intervistë për KosovaPress ku ka zbuluar planin e tij për ringjalljen e Lirisë ku ka thënë se si qëllim kryesor e ka stabilizimin e klubit në aspektin financiar.

    “Qëllimi ynë është të arrijmë t’ia kthejmë klubit atë harmoninë, atë emrin e madh që e ka Liria dhe normal që stabiliteti ynë do të jetë buxheti vjetor. Ne veç se e kemi planifikuar buxhetin vjetor, i kemi planifikuar shpenzimet mujore dhe vjetore që Liria ta këtë një stabilitet të pagave dhe të gjitha shpenzimeve…Këtë vit Liria do ta ketë një stabilitet të mirë dhe të gjitha gjërat do të ecin sipas kohës, kontratat, prandaj lojtarët e kanë parë që i kemi bërë kontratat, parapagimet dhe të gjitha janë duke shkuar siç duhet”, tha fillimisht Osmani.

    Pas ardhjes së pronarëve të rinj, Liria deri më tani ka bërë tetë përforcime, por Osmani ka zbuluar se janë në bisedime edhe me dy lojtarë nga Nigeria.

    “Deri më tani kemi marrë tetë lojtarë, kemi kryer transferimet, shumica janë nga Shqipëria dhe kemi shumë lojtarë cilësor edhe dy veta jemi duke pritur për nënshkrime, do të ketë transferime. Më datën 18 do të shkoj në Nigeri sepse kemi bërë kontratë me një klub të madh në Nigeri, kemi një turnir atje nga data 18 deri më 24 korrik, kemi dy apo tre lojtarë shumë cilësor që po i kërkon gjithë Evropa dhe ndoshta mund ta kryejmë transferimin e tyre”, bëri të ditur Osmani.

    Ndërsa në aspektin sportiv, objektivi i madh është rikthimi i menjëhershëm në Superligën e Kosovës në futboll.

    Osmani: Do japim gjithçka që Lirinë ta kthejmë në Superligë

    “Liga e Parë është bërë shumë e fortë dhe shumë emocione ka, sivjet po besoj që do të jetë luftë e madhe. Normalisht qëllimi ynë i parë është të rikthehemi ky qytet, ky klub në Superligë, nuk diskutohet. Çfarëdo që nevojitet për atë punë do të punojmë në maksimum, ne, publiku, qyteti, sponsorët…Ky qytet po të dojë e mbush arkën e Lirisë shumë dhe ndoshta të parët bëhemi në Kosovë”, theksoi Osmani.

    Në fund, i pari i KF Lirisë kishte edhe një mesazh për tifzët të cilët njihen si “Arpagjikët”

    “Ne qëllimin e kemi që t’i japim klubit një garanci dhe publikut që të jemi këtu afatgjatë për t’i drejtuar. Ka probleme shumë, në Kosovë kemi probleme shumë të mëdha, por unë do të jepja një mesazh të gjithë publikut që ky është klub i të gjithë qytetit, ky nuk është klubi im, ne e kemi hequr fjalën ‘pronar’, nuk ka këtu pronar, ne jemi të gjithë djemtë punëtorë dhe biznesmen të qytetit që kemi ardhur për ta bashkuar këtë klub përsëri aty ku e ka vendin dhe për ta bashkuar të gjithë qytetin me klubin sepse a je në Ligën e Parë, në Superligë apo në Ligën e Dytë, ne klub tjetër nuk kemi”, tha në fund Osmani.

    Osmani kërkoi gjithashtu edhe investime në renovimin e stadiumit “Përparim Thaçi” nga ana e Komunës së Prizrenit si dhe Ministria e Sportit.

  • Po tani çka po e pret trajnerin e Anglisë pas së njëjtës dhimbje të vjetër?

    Po tani çka po e pret trajnerin e Anglisë pas së njëjtës dhimbje të vjetër?

    Meritat po rrotulloheshin për një tjetër histori të humbjes galante të Anglisë, me Spanjën që festoi një fitore plotësisht të merituar me rezultat 2-1, pasi EURO 2024 mori fituesit që e meritonte në formën e ekipit të jashtëzakonshëm të Luis de la Fuente.

    Për Southgate, i cili më pas u zhvendos për të ngushëlluar lojtarët e tij të shkatërruar, ishte një turne i katërt radhazi i madh kur Anglia u afrua drejt fitores, por jo mjaftueshëm – tema e përsëritjes së tetë viteve të tij si trajner.

    Mund të duket e ashpër të përshkruash Southgate dhe Anglinë si të përafërtat e një menaxheri dhe skuadre, por paaftësia e vazhdueshme për të kapërcyer vijën kur shfaqen mundësi të tilla si kjo, siç kanë në secilin prej këtyre turneve, i lë ata të hapur ndaj këtyre akuzave. /bbc

  • Osmani sot ia dorëzon flamurin ekipit olimpik të Kosovës

    Osmani sot ia dorëzon flamurin ekipit olimpik të Kosovës

    Presidentja Vjosa Osmani do të organizojë sot ceremoninë e dorëzimit të flamurit për ekipin olimpik të Kosovës.

    Ky ekip do të udhëtojë këtë muaj në Paris të Francës ku do të zhvillohet edicioni i radhës i Lojërave Olimpike.

    Këto lojëra do të fillojnë më 26 korrik dhe do të vijojnë deri më 11 gusht.

  • ​Kampioni i Evropës drejt Milanit

    ​Kampioni i Evropës drejt Milanit

    Alvaro Morata ngriti në qiell trofeun e EURO 2024 për Spanjën, por të martën ai pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore për transferimin në Milano. Sulmuesi mbush 32 vjeç në tetor dhe ishte kapiteni i skuadrës që mundi Anglinë 2-1 në finalen e “Olympiastadion” të Berlinit të dielën.

    Duke folur për “RAI Sport” pas ndeshjes, ai u pyet nëse do të jetë në Itali sezonin e ardhshëm.

    “Më lejoni të shijoj fillimisht këtë trofe, pastaj do të shkoj me pushime me familjen time. Do ta shohim”, theksoi Morata, përcjellë KosovaPress. Ai pritet të largohet nga Atletico Madrid këtë verë, veçanërisht pasi ai ka një klauzolë lirimi të vendosur në 13 milionë euro për klubet jashtë Spanjës.

    Ndërsa Juventus dhe Al-Qadsiah FC kishin shfaqur interes, burime të shumta janë të bindur se Morata ka dhënë fjalën e tij për t’u bashkuar me Milanin. Ai do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me vlerë 5.5 milionë euro në sezon dhe ishte i bindur që ta bënte këtë lëvizje nga Zlatan Ibrahimovic.

    Çuditërisht, Ibrahimovic dhe drejtori i Milanit, Geoffrey Moncada ishin në tribunat në Berlin për të parë Morata-n duke ngritur trofeun.

    Sipas kryesore në Itali, testet mjekësore janë rezervuar në Madrid të martën.

  • Finalja në ‘Euro2024’ : Spanjë – Angli

    Finalja në ‘Euro2024’ : Spanjë – Angli

    Spanja dhe Anglia do të luajnë të dielën nga ora 21:00 në finalen e madhe të EURO 2024 për të nxjerrë kampionin e ri të Evropës.

    “La Roja” vjen në finale pas fitore ndaj Francës me rezultat 2-1, dhe një ecurie fantastike, ku deri tani ka arritur të fitojë të gjitha gjashtë ndeshjet.

    Në anën tjetër, “Tre Luanët” triumfuan ndaj Holandës, po ashtu me rezultat 3-1.

    Spanja shihe si favorit, ndërsa ka fituar një Kupë Bote dhe tri Kampionate Evropiane, ku në 20 vitet e fundit ka shfaqur potencial të madh.

    Anglia trofeun e vetëm dhe të fundit e ka fituar në vitin 1966, 58 vite më parë dhe që atëherë futbolli nuk është kthyer në shtëpinë e tij, ndërsa ky vit konsiderohet si i duhuri.

  • “E shoh shumë shpejt në ekipin tonë”, Agim Ademi përmend një tjetër super futbollist që do t’i bashkohet Kosovës

    “E shoh shumë shpejt në ekipin tonë”, Agim Ademi përmend një tjetër super futbollist që do t’i bashkohet Kosovës

    Kryetar i FFK-së, Agim Ademi, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin A PLAY në ATV, ka treguar se janë në kontakt edhe me portierin e Ajaxit, Diant Ramaj, për të cilin thotë se e sheh që shumë shpejt do t’i bashkohet kombëtares së Kosovës.

    “Kemi kontakte të më hershme. Dionit, edhe kur ka qenë më i ri në kategoritë e reja, është një specifikë e jashtëzakonshme, sepse edhe në kontaktin me babën e tyre dhe me përcjelljen e njerëzve tonë, të cilët janë për përcjelljen e lojtarëve, Dioni bashkë më vëllain e tij kanë qenë futbollistë dhe pas një pauze të tij një kohë të shkurtër 5-6 muajshe, është rikthyer dhe është rikthyer me dëshirën e tij si portier dhe ka arritur suksesin e madh. Jemi në kontakt me babën e tij, i cili është njohës i mirë i futbollist dhe kujdeset për djalin e tij, jemi në kontakt, por fatkeqësisht është lënduar pasi që u stabilizuar në ekipin e tij. Po, jemi në kontakt dhe jemi shumë të interesuar për Dionin dhe e shoh shumë shpejt në ekipin tonë”, tha Ademi. /atvlive.tv