ATV

Category: Sport

  • Gerard Piqué thumbon Real Madridin: “Vendimet e vogla të arbitrave bëjnë diferencën — dhe ata gjithmonë përfitojnë”

    Gerard Piqué thumbon Real Madridin: “Vendimet e vogla të arbitrave bëjnë diferencën — dhe ata gjithmonë përfitojnë”

    Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Piqué, ka rikthyer debatet e vjetra rreth arbitrimit në futbollin spanjoll, duke hedhur një thumb të fortë në drejtim të Real Madridit.

    Në një deklaratë të fundit, spanjolli u ndal te ndikimi që kanë detajet e vogla në një ndeshje — duke nënkuptuar se “Los Blancos” kanë përfituar shpesh nga ato situata.

    “Njerëzit mendojnë se vendimet e vogla të arbitrave nuk kanë rëndësi — si autet, faullet e buta apo goditjet nga këndi — por në fakt ato janë shumë të rëndësishme. Këto detaje e ndryshojnë një ndeshje, dhe Real Madridi gjithmonë duket se përfiton prej tyre,” – deklaroi Piqué.

    Fjalët e tij kanë shkaktuar valë reagimesh në Spanjë, sidomos mes tifozëve të Madridit, të cilët e akuzuan ish-lojtarin e Barcelonës për “fiksim të përhershëm” ndaj klubit rival.

    Piqué, i cili ka fituar gjithçka me Barcelonën dhe ka qenë një nga figurat më të zëshme jashtë fushës edhe pas pensionimit, ka mbajtur gjithmonë një qëndrim kritik ndaj arbitrave spanjollë dhe mënyrës se si disa vendime ndikonin në rezultatet e ndeshjeve të mëdha.

    Deklarata e tij e fundit vjen në një periudhë ku debatet për VAR-in dhe drejtësinë e arbitrimit në La Liga janë rikthyer në qendër të vëmendjes — dhe njëherësh dëshmon se rivaliteti i përjetshëm mes Barcelonës dhe Real Madridit vazhdon të jetë po aq i ndezur, edhe pas përfundimit të karrierës së tij.

  • Inigo Martinez: Nuk pata guxim t’i tregoja Hansi Flick-ut që do të largohesha nga Barcelona.

    Inigo Martinez: Nuk pata guxim t’i tregoja Hansi Flick-ut që do të largohesha nga Barcelona.

    Qendërmbrojtësi Inigo Martinez, ka folur lidhur me largimin e tij nga gjiganti katalunas Barcelona.

    Martinez ka deklaruar se për këtë vendim nuk mundi t’i tregoj trajnerit Hansi Flick, kjo për faktin se me teknikun gjerman ka pasur marrëdhënie të jashtëzakonshme.

    “Ai më shihte si një element të pandryshueshëm në ekip, ndaj çdo ndryshim e befasoi pak, gjë që është normale, kjo është natyra e futbollit. Mendoj se surpriza më e madhe ishte fakti që ai e mësoi lajmin ndërsa unë isha në avion, më shumë se gjithçka tjetër. Sinqerisht, nuk guxova t’ia thoja menjëherë. Kishte momente kur i thosha vetes: ‘Nesër do t’ia them’. Pastaj vinte nesër, dhe thoja: ‘Më vonë, jo tani

    Përndryshe Martinez thoshte se pas ndeshjes së fundit kishte folur me ndihmësin Marcus Sorg për këtë gjë,në mënyrë që t’i tregonte trajnerit për largimin e tij.

    Kujtojmë që Inigo Martinez u largua nga Barcelona këtë verë,ku më pas u transferua në Arabinë Saudite tek Al Nassr.

  • Gjyqtarët dhe trajnerët e Federatës se Karatesë së Kosovës me licenca ndërkombëtare!

    Gjyqtarët dhe trajnerët e Federatës se Karatesë së Kosovës me licenca ndërkombëtare!

    Federata e Karatesë e Kosovës ka nisur ditën me suksese të mëdha në Turneun Kualifikues në Paris.

    Tre gjyqtarë dhe tetë trajnerë kanë përfunduar me sukses provimet për licenca ndërkombëtare, duke treguar profesionalizëm, përkushtim dhe nivel të lartë sportiv.

    Ky sukses është një dëshmi e qartë e punës së palodhur dhe përkushtimit të tyre, që siguron se prezantimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare të jetë gjithmonë në nivel maksimal.

    GJYQTARËT: Edon Xharra, Astrit Nrecaj dhe Ali Vokshi.

    TRAJNERËT: Isak Curri, Halil Mahalla, Asdren Myrtaj, Jetmir Rexhepi, Elhami Shabani, Shemsi Shaqiri, Qendrim Shaqiri dhe Astrit Nrecaj.

    Federata e Karatesë së Kosovës i ka uruar gjyqtarët dhe trajnerët për këtë arritje të merituar dhe përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë. /ATVLIVE.TV

  • Graham Potter drejt pankinës së Suedisë pas shkarkimit të Tomasson-it – “Jam gati për këtë sfidë”

    Graham Potter drejt pankinës së Suedisë pas shkarkimit të Tomasson-it – “Jam gati për këtë sfidë”

    Ish-trajneri i Chelseat, Graham Potter, ka konfirmuar se është i hapur për të marrë drejtimin e Kombëtares së Suedisë, pas shkarkimit të Jon Dahl Tomasson, që u largua nga posti për shkak të rezultateve të dobëta në kualifikueset e Botërorit 2026.

    Aktualisht, Suedia ndodhet në vendin e fundit të grupit me vetëm një pikë, pas humbjes zhgënjyese ndaj Kosovës, çka e detyroi federatën suedeze të kërkojë menjëherë një emër të ri në pankinë.

    Në një intervistë për Fotbollskanalen, Potter pranoi se po qëndron në vendin skandinav dhe është duke e shqyrtuar mundësinë për të marrë detyrën:

    “Jam aktualisht në Suedi, në shtëpinë time këtu. Jam mes dy punëve, sapo kam lënë Ligën Premier. Jam i hapur për çdo mundësi ku mendoj se mund të ndihmoj. Detyra e trajnerit të kombëtares suedeze është fantastike,” – deklaroi ai.

    Trajneri anglez 50-vjeçar gëzon reputacion të lartë në Suedi, pasi me klubin Östersund kishte bërë histori, duke e ngritur nga kategoria e dytë deri në elitë, fituar Kupën e Suedisë dhe siguruar një pjesëmarrje të paharrueshme në Ligën e Evropës, përpara se të kalonte në Angli te Swansea, Brighton dhe Chelsea.

    Potter theksoi gjithashtu se paratë nuk janë më prioritet në këtë fazë të karrierës së tij:

    “Kam qenë me fat që kam pasur një karrierë të tillë. Jam në një pozitë të mirë financiarisht, ndaj tani nuk mendoj më për aspektin ekonomik kur marr vendime.”

    Nëse Potter pranon detyrën, Suedia jo vetëm do të fitonte një trajner me përvojë të gjerë në Premier League, por edhe një figurë që e njeh mirë futbollin suedez dhe kulturën e tij.
    Ndërkohë, suedezët mund t’i bëjnë një nder Kosovës muajin e ardhshëm, pasi nëse arrijnë të ndalojnë Zvicrën dhe “Dardanët” mposhtin Slloveninë, atëherë fatet e kualifikimit për Botërorin 2026 mund të vendosen në Prishtinë.

  • Luka Modric mund të rikthehet tek Real Madrid si trajner apo ambasador

    Luka Modric mund të rikthehet tek Real Madrid si trajner apo ambasador

    Mesfusori kroat Luka Modric, është duke menduar planet pas përfundimit të karrierës si futbollist profesionist.
    Sipas mediumit spanjoll Defensa Central, Modric po synon që të rikthehet tek klubi mbretëror spanjoll Real Madrid,por në një funksion krejtësisht ndryshe.
    Përndryshe Modric sipas raportimit të mediave thuhet se ka pranuar ofertën e presidentit F lorentino Perez,ku kroati mund të punoj si ambassador i klubit ose si trajner.
    Megjithatë Modric po mendon që pa përfundimit të karrierës të marrë një vit pushim e më pas të vendos për të ardhmen e tij.
    Kujtojmë që Luka Modric aktulaisht është anëtar i gjigantit italian Milan,teksa në 7 ndeshje ka shënuar 1 gol e bëri 1 asistim.

  • Denat Makolli mposht serbin, kalon në finale

    Denat Makolli mposht serbin, kalon në finale

    Denat Makolli ka shënuar fitore kundër serbit Bence Namestovski në gjysëmfinalen e WTT Youth Contender Podgorica 2025, në ping – pong.

    Kjo është arritje e jashtëzakonshme e Denatit falë punës së palodhshme të Milot Makollit i cili ka stërvitur me Denatin për dy vite rresht. Kjo është dëshmi se me punë sistematike mund të arrihen rezultate të mëdha.

    Finalja e madhe zhvillohet sonte ne ora 18:30 kunder Sllovakut Juraj De Miguel. /ATVLIVE.TV

  • Franco Foda optimist për vazhdimin e kontratës me Kosovën

    Franco Foda optimist për vazhdimin e kontratës me Kosovën

    Pas një fushate jashtëzakonisht të suksesshme në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, Kosova vazhdon të ruajë shpresat për pjesëmarrje në turneun kryesor të vitit të ardhshëm.

    Trajneri Franco Foda ka konfirmuar interesin për të vazhduar bashkëpunimin me ekipin kombëtar, duke lënë të hapur mundësinë e rinovimit të kontratës.

    “Po zhvillojmë bisedime. Si unë, ashtu edhe federata, duhet të jemi të kënaqur me kushtet dhe ambientin profesional. Prandaj, është e mundur që të qëndrojmë edhe më gjatë në Kosovë,” tha Foda për mediat gjermane.

    Ish-trajneri i FC Zurich është i kënaqur me punën dhe marrëdhëniet që ka krijuar me ekipin. Aktualisht, kontrata e tij skadon në korrik 2026.

    Kosova shënoi një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Suedisë, duke rikthyer optimizmin në radhët e “Dardanëve”.

    Nëntori do të jetë vendimtar, ku Kosova përballet me Slloveninë (15 nëntor) dhe shpreson në rezultate të favorshme për të siguruar kualifikimin direkt. Në rast të kundërt, rruga për në Botëror do të vazhdojë përmes play-off-it në mars.

    Ndeshjen përmbyllëse të këtyre kualifikimeve Kosova e luan në shtëpi kundër Zvicrës me datë 18 nëntor. /ATVLIVE.TV

  • Carlo Ancelotti ambicioz me Brazilin: “Synojmë të fitojmë Botërorin”

    Carlo Ancelotti ambicioz me Brazilin: “Synojmë të fitojmë Botërorin”

    Pas largimit nga Real Madrid, Carlo Ancelotti mori drejtimin e Kombëtares së Brazilit, një mundësi që tekniku italian e konsideron “të jashtëzakonshme” për karrierën e tij.
    Në një intervistë për FIFA-n, Ancelotti rrëfeu se ndihet shumë rehat me lojtarët dhe Federatën, dhe se ambienti në Brazil i ka krijuar kushte ideale për përgatitjet për Kupën e Botës 2026.

    “Përgjegjësia jonë është të arrijmë atë që çdo brazilian ëndërron, të fitojmë sërish Kupën e Botës pas 24 vitesh,” tha Ancelotti, duke shtuar se jetesa në Rio de Janeiro është një eksperiencë e bukur dhe frymëzuese për të.

    Tekniku italian shprehu besimin se turneu verën e ardhshme në Amerikën e Veriut do të jetë shumë i balancuar dhe argëtues, me shumë kombëtare që kanë lojtarë të shkëlqyer dhe të paktën disa nga më të mirët në botë. Ancelotti theksoi gjithashtu se kualifikimi tashmë është siguruar dhe se skuadra po përgatitet intensivisht për të dhënë maksimumin në Botëror.

  • Rikthehet Superliga e Kosovës në futboll – Orari ndeshjeve

    Rikthehet Superliga e Kosovës në futboll – Orari ndeshjeve

    Këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.

    Ndeshjet do të zhvillohen në dy ditë – të shtunën dhe dielën duke filluar nga ora 13:00.

    Të shtunën:

    Prishtina e Re – Gjilani

    Drita – Malisheva

    Të dielen:

    Llapi – Ferizaj,

    Drenica – Prishtina

    Ballkani – Dukagjini /ATVLIVE.TV

  • Tragjedi në boksin britanik: Ricky Hatton gjendet i vdekur në moshën 46-vjeçare

    Tragjedi në boksin britanik: Ricky Hatton gjendet i vdekur në moshën 46-vjeçare

    Ish-kampioni botëror i boksit, Ricky Hatton, është gjetur i vdekur më 14 shtator në shtëpinë e tij me vlerë 1.7 milion paund në Hyde, Greater Manchester, në moshën 46-vjeçare. Hetimi paraprak tregon se trupi i tij u zbulua nga menaxheri dhe miku i afërt, Paul Speak, i cili kishte shkuar për ta marrë për një fluturim drejt Dubait.

    Sipas dëshmive të dhëna në gjykatë, Hatton ishte parë për herë të fundit më 12 shtator dhe dukej “dukur mirë”. Megjithatë, ai nuk u paraqit në një event të planifikuar dhe më pas u gjet i pajetë me një “l**tar” rreth qafës së tij.

    Prokurorja Alison Mutch deklaroi se shkaku paraprak i vdekjes është varja, ndërsa çështja do të rikthehet në gjykatë më 20 mars 2026 për shqyrtimin e plotë të dosjes së policisë dhe dëshmive shtesë.

    Familja dhe miqtë e Hatton kanë thënë se ai ishte në një “periudhë të mirë” të jetës, duke planifikuar rikthimin në ring në dhjetor dhe udhëtime me fëmijët e tij. Djali i tij, Campbell, shtoi se familja po përpiqet të përballet me dhimbjen “ditë pas dite”.

    Në funeralin e tij morën pjesë mijëra fansa dhe figura të njohura si Liam Gallagher, Wayne Rooney dhe Tyson Fury, duke nderuar një nga ikonat më të dashura të boksit britanik.