ATV

Category: Sport

  • Lewandowski lë pas Neymarin në historinë e Barcelonës

    Lewandowski lë pas Neymarin në historinë e Barcelonës

    Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ka kaluar atë brazilian Neymar në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e FC Barcelonës.

    Para ndeshjes kundër Celta Vigos, Lewandowski dhe Neymar kishin nga 105 gola secili me fanellën “blaugrana”. Megjithatë, polaku shkëlqeu në takimin e fundit, duke realizuar tre gola (hat-trick) dhe duke e çuar numrin e tij në 108 gola me Barcelonën.

    Lewandowski iu bashkua klubit katalanas në verën e vitit 2022 dhe që atëherë ka fituar dy tituj të La Ligës, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

    Edhe pse po i afrohet moshës 40-vjeçare, ai vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer dhe mbetet një lider i padiskutueshëm në formacionin e Hans Flick.

    Kjo arritje në një periudhë kaq të shkurtër e vendos Lewandowskin ndër qendërsulmuesit më të mirë në historinë e futbollit modern.

    Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se Barcelonës mund t’i duhet të marrë vendime të rëndësishme gjatë verës, pasi ekziston mundësia që Lewandowski të largohet. Si alternativë e mundshme, përmendet edhe Fisnik Asllani, sulmuesi shqiptar i Hoffenheimit. /ATVLIVE.TV

  • Fanella e Kosovës arrin çmim rekord prej 10 mijë frangash në Gjenevë

    Fanella e Kosovës arrin çmim rekord prej 10 mijë frangash në Gjenevë

    Në një ankand të organizuar mes bashkatdhetarëve në Gjenevë, fanella e Kombëtares së Kosovës u shit për një shumë rekord prej 10 mijë frangash zvicerane, duke dëshmuar edhe njëherë lidhjen e fortë emocionale që diaspora ka me vendlindjen.

    Ky çmim simbolik, përtej vlerës materiale, tregon se brendi “KOSOVA” qëndron mbi çdo markë luksi, sepse ai mbart shpirtin kombëtar, krenarinë dhe dashurinë për atdheun – vlera që nuk maten me para.

    Fanella e Kosovës sot përfaqëson jo vetëm kujtimin e lavdishëm të së kaluarës sonë, por edhe realitetin e ri të një kombi që ecën përpara me punë, përkushtim dhe pasion.

    Falë angazhimit të djemve të Kombëtares dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, futbolli ynë është ngritur në nivele të denja për çdo skenë ndërkombëtare, duke e bërë çdo sukses sportiv edhe një arsye më shumë për krenari kombëtare. /ATVLIVE.TV

  • Kreshnik Uka merr çmimin ‘Ylli i javës’

    Kreshnik Uka merr çmimin ‘Ylli i javës’

    Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, kanë ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

    Për javën e trembëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Drenica, Kreshnik Uka, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij për 90 minuta të ndeshjes duke e shënuar edhe golin e dytë në fitoren e rëndësishme të skudrës së tij kunër FC Ballkanit me rezultat 2:0.

    Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Avni Shala, Blerim Haxholli dhe Raif Nasufi.

    Pasi mori këtë çmim, Uka u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:

    “Ndeshjen e kemi përgatitur shumë mirë, duke pasur parasysh që kemi pasur një kundërshtar të fortë si FC Ballkani. Gjatë gjithë javës terreni ka qenë me shi dhe i rënduar, dhe njësoj ishte gjendja edhe gjatë ndeshjes, prandaj e kishim shumë të vështirë.

    Jam shumë i lumtur që kam ndihmuar ekipin me golin tim dhe uroj të vazhdojmë me paraqitje të njëjta. Ekipi ynë, me ardhjen e kryesisë së re, ka pësuar ndryshime të mëdha dhe aktualisht jemi ende duke u komponuar, por duket se e kemi gjetur mënyrën e lojës.

    Falënderoj bashkëlojtarët për punën që po bëjnë dhe tifozët “Shqiponjat e Zeza” për mbështetjen e vazhdueshme.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

    30 vjeçari këtë edicion me skuadrën nga Skenderaj në 12 ndeshje numëron 6 gola dhe 2 asistime. /ATVLIVE.TV

  • Pikët e arta në Ferizaj i takojnë Dukagjinit

    Pikët e arta në Ferizaj i takojnë Dukagjinit

    Ekipi i Dukagjinit ka marrë fitore të rëndësishme në udhëtim te Ferizaji me rezultat 0-1.

    Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por që gola nuk solli në 45 minutat e para.

    Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0 me dy skuadrat që kishin disa gjysmëraste shënimi, por pa u tundur rrjetat.

    Ferizaj e nisi mirë pjesën e dytë duke shënuar gol me Betim Haxhimusën, por që u anulua nga VAR.

    E në minutën e 97-të ishin klinasit që shënuan gol, ku Iljasa Zufiji asistoi bukur te Dardan Morina i cili nga afërsia shënoi për 0-1.

    Për klinasit janë tre pikë të arta, që tani ngjiten në pozitën e katërt me 20 pikë, derisa Ferizaj mbetet në pozitën e nëntë me 14 pikë.

    Ndeshjen e radhës Ferizaj e zhvillon në udhëtim te Gjilani, derisa Dukagjini para adhuruesve të vet pret Drenicën.

  • Gjilani fiton ndaj Malishevës

    Gjilani fiton ndaj Malishevës

    Ekipi i Gjilanit ka fituar në udhëtim te Malisheva me rezultat 1-2.

    Gjilani kaluan shpejtë në epërsi, ku vetëm pas katër minutash lojë shënoi Senad Jarovic nga afërsia pas asistimit nga Enur Totre për 0-1.

    Loja e mirë e skuadrës së drejtuar nga Debatik Curri vazhdoi edhe më tej, ku në minutën e 26-të e dyfishuan epërsinë.

    Blerind Morina u gjend bukur në zonë dhe realizoi me kokë për 0-2.

    Me epërsinë e dyfishtë të Gjilanit u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

    Në pjesën e dytë Malisheva ishte më kërkuese dhe gjeti golin në fund të ndeshjes.

    Mbrojtësi Opeh shënoi në minutën e 90-të për 1-2, por deri në fund Gjilani u mbrojt mirë dhe mori tre pikë.

    Me këtë fitore ‘Skifterat’ ngritën në pozitën e tetë në tabelë me 15 pikë, derisa Malisheva është një pozitë më lart me një pikë më shumë.

    Ndeshjen e radhës Malisheva e zhvillon në udhëtim te Prishtina, derisa Gjilani pret Ferizajn.

  • Malisheva pret Gjilanin, Ferizaj sfidohet me Dukagjinin në xhiron e 12-të

    Malisheva pret Gjilanin, Ferizaj sfidohet me Dukagjinin në xhiron e 12-të

    Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshje mjaftë interesante.

    Në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, Malisheva do të presë Gjilanin. Bardhekaltërit shpresojnë të sigurojnë fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Elon Berisha.

    Nga ana tjetër, Gjilani synon të rikthehet te rezultatet pozitive pas një periudhe të vështirë në kampionat.

    Një tjetër përballje e rëndësishme do të zhvillohet në Ferizaj, ku ekipi vendas do të ndeshet me Dukagjinin. Të dy skuadrat kërkojnë pikë të plota për të përparuar në tabelë dhe për të përmirësuar pozitat e tyre.

    Të dyja sfidat do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00. /ATVLIVE.TV

  • Benjamin Sesko mund të mungojë në ndeshjen kundër Kosovës

    Benjamin Sesko mund të mungojë në ndeshjen kundër Kosovës

    Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes kundër Sllovenisë.

    Sulmuesi kryesor Benjamin Sekso pësoi lëndim në ndeshjen të cilën Man United barazoi kundër Tottenhamit,dhe është detyruar ta lëshoj fushën në minutën e 85-të.

    Përndryshe nuk dihet saktë sesa kohë mund të mungojë Sesko,por nëse nuk rikuperohet në afat kohor atëherë slloveni nuk do të mund të luaj kundër “Dardanëve”.

    Kujtojmë që ndeshja Slloveni-Kosovë zhvillohet të premten me fillim nga ora 20;45  në “Stadion Stožice” në Lubjanë.

  • Ndalet seria e fitoreve e Bayern Munich-ut-Barazim në minutat e fundit kundër Union Berlin

    Ndalet seria e fitoreve e Bayern Munich-ut-Barazim në minutat e fundit kundër Union Berlin

    Bayern Munich nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Union Berlin me rezultat 2:2,dhe kështu ekipi nga kryeqyteti gjerman i jep fund ecurisë së fitoreve të bavarezëve në të gjitha garat.

    Në pjesën e parë u shënuan dy gola,ku së pari Danilho Doekhi kaloi në epërsi Union Berlinin në 1:0,por Bayern barazoi përmes Luis Diaz i cili shënoi një gol fantastik për 1:1.

    Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë,ku Doekhi kaloi sërish në epërsi Union Berlin në 2:1,por në fund Harry Kane shpëtoi Bayernin nga humbja duke realizuar në fund për 2:2.

    Bayern vazhdon të mbetet lider në Bundesligë me 28 pikë,teksa Union Berlin ka 12 pikë të grumbullara.

     

  • Man United siguron barazimin në minutat e fundit Kundër Tottenhamit

    Man United siguron barazimin në minutat e fundit Kundër Tottenhamit

    Tottenham dhe Manchester United kanë barazuar 2:2,në ndeshjen që i takoi xhiros së 11-të në Premierligë.

    Gjatë pjesës së parë u zhvillua një lojë e barabartë,por më konkretë ishin mysafirët të cilët shënuan përmes Mbuemos në minutën e 32-të për 1:0.

    Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë e fortë sidomos në minutat e fundit,ku Mathys Tel barazoi në minutën e 84-të në 1:1 e më pas Richarlison në minutat shtesë shënoi për 2:1.

    Kur u mendua se Tottenham do të siguronte 3 pikë në skenë doli Mattijs De Ligt,i cili realizoi për 2;2 që ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje dhe që solli barazimin e dytë rresht skuadrës së Man United.

  • Drenica shënon fitore të madhe ndaj Ballkanit-Llapi dhe Prishtina e Re ndajnë pikët

    Janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xhiros së 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

    Drenica ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj nënkampionit Ballkani,duke e mposhtur me rezultat 2:0.

    Udoyen Akpan në minutën e 65-të kaloi në epërsi ekipin nga Skenderaj,teksa në minutën e 68-të Kreshnik Uka shënoi për 2:0 që ishte edhe rezultati përfundimtare.

    Ndërkohë Llapi barazoi në shtëpi kundër skuadrës së fundit në tabelë Prishtinës së Re me rezultat 1:1,duke lëshuar mundësi për të marrë 3 pikë të rëndësishme.

    Elvis Prençi realizoi në minutën e 14-të për epërsinë e mysafirëve,por Llapi barazoi në pjesën e dytë ku Arianit Hasani shënoi për 1:1.