ATV

Category: Sport

  • 12-shja e Kosovës për meshkuj U14 gati për sfidat e FIBA YDF-së!

    12-shja e Kosovës për meshkuj U14 gati për sfidat e FIBA YDF-së!

    Nga 11 deri më 16 nëntor, Gjakova bëhet qendra e basketbollit të rinjve, ku zhvillohet turneu prestigjioz i FIBA YDF-së për grupmoshat U14 në të dyja konkurrencat.

    Kosova do të përballet me:

    Bullgarinë (12 nëntor)

    Maqedoninë e Veriut (13 nëntor)

    Turqinë (15 nëntor)

    Rumaninë (16 nëntor)

    Trajneri Egzon Uka ka shpallur 12-shen që do të përfaqësojë Kosovën me shumë pasion e energji:

    Art Nesushta, Trim Demaliaj, Menar Misini, Erlis Mekolli, Leon Lyta, Endi Gashi, Lejth Robeli, Mal Shala, Artur Bejiqi, Riyad Gashi, Blendi Rexha dhe Amar Haxha. /ATVLIVE.TV

  • Gjiganti spanjoll Atletico ndryshon pronësinë, mbetet në duart e drejtuesve të vjetër

    Gjiganti spanjoll Atletico ndryshon pronësinë, mbetet në duart e drejtuesve të vjetër

    Gjiganti spanjoll, Atletico Madrid, ka fituar pronarë të rinj.

    Klubi madrilen njoftoi në rrjetet sociale se “Apollo Sports Capital” do të bëhet aksionari kryesor i tij.

    Sipas njoftimit, “Atletico Madrid dhe aksionarët kryesorë, Miguel Angel Gil, Enrique Cerezo, Quantum Pacific Group dhe fondet e menaxhuara nga Ares Management, kanë arritur një marrëveshje që Apollo Sports Capital (ASC), një firmë globale investimesh sportive, të marrë rolin e aksionarit kryesor të klubit.”

    Klubi bëri të ditur se Miguel Angel Gil dhe Enrique Cerezo do të vazhdojnë të drejtojnë Atleticon, përkatësisht si drejtor ekzekutiv dhe kryetar i bordit, duke ruajtur aksionet e tyre dhe siguruar vazhdimësinë e vizionit dhe udhëheqjes së projektit.

    Detajet financiare të marrëveshjes nuk u zbuluan, por vlerësimet e tregut e vendosin vlerën e Atleticos midis 2.5 dhe 3 miliardë euro, duke u bazuar në rezultatet e fundit financiare, asetet e tokës së vlefshme dhe pjesëmarrjen e klubit në Ligën e Kampionëve gjatë 13 sezoneve të fundit. /ATVLIVE.TV

  • Messi rikthehet në Camp Nou për një vizitë emocionuese

    Messi rikthehet në Camp Nou për një vizitë emocionuese

    Një ditë pasi udhëhoqi Inter Miami drejt një fitoreje 4-0 ndaj Nashville SC në gjysmëfinalet e Konferencës Lindore të MLS, Leo Messi fluturoi drejt Barcelonës për një vizitë emocionuese në stadiumin Camp Nou.

    Futbollisti legjendar ndau momentin në ‘Instagram’ me një mesazh të ndjerë, duke shprehur shpresën që një ditë të rikthehet në stadium:

    “Mbrëmë u ktheva në një vend që më mungon me gjithë zemër. Një vend ku isha jashtëzakonisht i lumtur, ku më bëtë të ndihem një mijë herë si personi më i lumtur në botë. Shpresoj që një ditë të mund të kthehem, dhe jo vetëm për të thënë lamtumirë si lojtar, siç nuk munda kurrë…”

    Herën e fundit që Messi luajti si titullar në Camp Nou ishte më 16 maj 2021, në një ndeshje të La Liga-s kundër Celta Vigo (1-2), ku shënoi golin e tij të fundit për Barcelonën, duke e çuar totalin në 672 gola. Tre muaj më vonë, më 8 gusht 2021, ai vizitoi stadiumin për herë të fundit jo si lojtar, për t’i thënë lamtumirë me lot në sy në Auditori 1899. Situata financiare e klubit pengoi që Messi të qëndronte, pesë muaj pasi Joan Laporta rifitoi presidencën.

    Presidenti aktual i Barcelonës ëndërron ta shohë Messin të përfshihet në rihapjen e Spotify Camp Nou. Pas periudhës në Paris dhe Miami, Leo bëri një udhëtim të shpejtë në shtëpi për të përjetuar atmosferën e stadiumit, veçanërisht tani që tifozët janë rikthyer në ndeshjet zyrtare.

    Vetëm dy ditë pas një seance stërvitore të hapur me 21,795 mbështetës, Messi dëshironte të ndjente sërish emocionet e Camp Nou, këtë herë duke parë nga afër edhe përparimin e rinovimeve të stadiumit.

    Pas vizitës, Messi do t’i bashkohet ekipit kombëtar argjentinas në Alicante për të përgatitur miqësoren ndaj Angolës, por kjo vizitë tregon qartë lidhjen e pandashme të tij me Barcelonën. Leo Messi është dhe gjithmonë do të mbetet një tifoz i zjarrtë i klubit katalanas. /ATVLIVE.TV

  • Mitaj: “Fokus te fitoret, synimi është play-off-i”

    Mitaj: “Fokus te fitoret, synimi është play-off-i”

    Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Barcelonë, për dy ndeshjet e fundit të fazës kualifikuese për Botërorin “Katar 2026” ndaj Andorrës dhe Anglisë.

    Kuqezinjtë vijnë me moral të lartë pas tre fitoreve radhazi, ndërsa mbrojtësi Mario Mitaj shprehet optimist për vazhdimësinë e këtij momenti pozitiv. Në një prononcim për fshf.org, ai theksoi rëndësinë e sfidës së parë me Andorrën:

    “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, e dimë çfarë na pret dhe i njohim mirë kundërshtarët. Veçanërisht ndeshja e parë ndaj Andorrës është thelbësore, ndaj duhet të jemi maksimalisht të përqendruar,” – u shpreh Mitaj.

    Ai shtoi se ekipi ndodhet në një moment shumë të mirë dhe se objektivi kryesor është fitorja:

    “Vijmë pas tre fitoreve dhe jemi në formë të lartë. Besoj se do të vazhdojmë në të njëjtën linjë. Është një ndeshje që duhet ta fitojmë me çdo kusht. Të gjithë djemtë janë të motivuar dhe e dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje, ndaj do të japim maksimumin,” – shtoi mbrojtësi.

    Mitaj vlerësoi kundërshtarin e ardhshëm, por nënvizoi se besimi dhe përqendrimi do të jenë faktorët vendimtarë:

    “I njohim mirë kundërshtarët si Andorra, që mbrohen fort dhe rrinë pas, por gjithçka do ta vendosë mënyra se si do të futemi ne në lojë dhe përqendrimi ynë,” – deklaroi ai.

    Ai foli edhe për formën e tij në klub dhe ndikimin që ajo ka te Kombëtarja:

    “Kur paraqitem mirë me klubin, kjo ndikon pozitivisht edhe te Kombëtarja. Jam i lumtur me performancat e mia dhe besoj se kjo do të reflektohet edhe në fushë me fanellën kuqezi,” – tha Mitaj.

    Në përfundim, mbrojtësi theksoi objektivin kryesor të skuadrës për dy ndeshjet e ardhshme:

    “Synimi ynë është i qartë – të sigurojmë play-off-in. Jemi shumë afër dhe kemi përpara dy ndeshje vendimtare. Fillimisht përqendrohemi te fitorja me Andorrën, më pas do të shohim Anglinë,” – përfundoi Mitaj.

    Ndeshja Andorra – Shqipëri zhvillohet më 13 nëntor, në ora 20:45. Ndërsa tri ditë më vonë presin në shtëpi Anglinë, nga ora 18:00. / ATVLIVE.TV

  • Ndërron jetë legjenda e NBA-së, Lenny Wilkens

    Ndërron jetë legjenda e NBA-së, Lenny Wilkens

    Ka ndërruar jetë ish-trajneri legjendar i NBA-së, Lenny Wilkens, në moshën 88-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur familja e tij përmes një njoftimi publik.

    Wilkens ishte një nga figurat më të mëdha të historisë së basketbollit amerikan. Gjatë karrierës së tij si lojtar, ai luajti për skuadra të njohura si St. Louis Hawks, Seattle Supersonics, Cleveland Cavaliers dhe Portland Trail Blazers – disa prej të cilave më pas i drejtoi edhe si trajner.

    Suksesi i tij më i madh erdhi në vitin 1979, kur udhëhoqi Seattle Supersonics drejt titullit kampion të NBA-së, një arritje që e vulosi emrin e tij në historinë e ligës.

    Në vijim të karrierës, Wilkens drejtoi edhe Atlanta Hawks, Toronto Raptors dhe New York Knicks, duke u njohur për qasjen e tij të qetë, inteligjencën taktike dhe respektin që gëzonte nga lojtarët e të gjitha brezave.

    Për kontributin e jashtëzakonshëm në basketboll, ai u fut në “NBA Hall of Fame”, si lojtar dhe trajner – një nder që pak figura në historinë e sportit e kanë arritur. /ATVLIVE.TV

  • Shala: Bonuse për kualifikim do të ketë, por fokusi është te ëndrra për Botërorin

    Shala: Bonuse për kualifikim do të ketë, por fokusi është te ëndrra për Botërorin

    Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka folur për çështjen e shpërblimeve që mund të marrin futbollistët në rast se ekipi arrin kualifikimin në fazën “play-off” të Botërorit 2026.

    Në konferencën për media, i pyetur nga KosovaPress, Shala theksoi se edhe pse do të ketë shpërblime nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), tema e bonuseve aktualisht nuk është në qendër të diskutimeve, pasi vëmendja e skuadrës është e gjitha e përqendruar te objektivi sportiv.

    “Këto janë çështje që janë sqaruar me futbollistët dhe stafin para fillimit të fushatës kualifikuese. Besoj se asnjëri prej tyre nuk e ka mendjen te bonusi që mund të marrë, por te ëndrra që mund të realizojë për veten dhe për popullin e Kosovës. Natyrisht që do të ketë shpërblime nga Federata në rast kualifikimi — këtë e ka sqaruar presidenti me lojtarët — por aktualisht nuk është temë që diskutohet,” – deklaroi Shala.

    Kosova ndodhet shumë pranë fazës së play-off-it, teksa i mjafton të sigurojë të paktën një pikë në ndeshjen e 15 nëntorit ndaj Sllovenisë për të mbajtur gjallë ëndrrën e pjesëmarrjes në Botërorin 2026. /ATVLIVE.TV

  • Tre futbollistë do t’i mungojnë Anglisë në ndeshjen kundër Shqipërisë

    Tre futbollistë do t’i mungojnë Anglisë në ndeshjen kundër Shqipërisë

    Kombëtarja e Anglisë ,nuk do të ketë mundësi të llogarisë në tre lojtarë për ndeshjen kundër Shqipërisë.

    Marc Guehi,Nick Pope dhe Anthony Gordon pritet të mungojnë në dy ndeshjet kualifikuese kundër Serbisë ,si dhe në ndeshjen kundër kuqezinjëve në “Air Albania”në Tiranë.

    Përndryshe për lëndimin e Gordon ka folur trajneri i Neëcastle United Eddie Hoë,duke konfirmuar se lojtari ka pësuar një dëmtim të vogël,si dhe poashtu e konfirmoi edhe lëndimin e portierit Pope.

    “Nik Pope pësoi tronditje dhe kjo është arsyeja pse e nxorëm jashtë fushe. Sapo u njoftuam për këtë, ai u tërhoq. Ai nuk do të shkojë me Anglinë. Antoni ka një dëmtim të vogël, kështu që do të mungojë me Anglinë”

    Kujtojmë që Anglia e ka siguruar tashmë kualifikimin në botërorin e vitit 2026 si kombëtarja e parë nga Evropa.

  • Arne Slot:Goli i Van Dijk ndaj Man.City-it ishte i rregullt

    Arne Slot:Goli i Van Dijk ndaj Man.City-it ishte i rregullt

    Trajneri i Liverpool-it Arne Slot,është shprehur tejet i mllefosur pas humbjes së Liverpool-it ndaj Man City-it në fundjavë.

    Slot foli edhe për golin e anuluar të Virgil Van Dijk nga VAR,duke thënë se holandezi nuk ishte në pozicion jashtë loje.

    “Është e vështirë për mua ta komentoj, por është e qartë dhe e dukshme që u mor një vendim i gabuar. Robertson nuk ndikoi aspak në aftësinë e portierit për të reaguar. Menjëherë pas ndeshjes, dikush më tregoi një episod identik nga e njëjta gjyqtar sezonin e kaluar në ndeshjen City–Wolves, ku goli u lejua.”

    Përndryshe Slot pranoi se skuadra e tij luajti një ndeshje të dobët,dhe kjo u konfirmua pasi City shënoi golin e dytë.

    Kujtojmë që Liverpool gjendet në pozitën e 8-të në Premierligë me 18 pikë,dhe pas 11 ndeshjeve ka 6 fitore e 5 humbje.

  • Conor Gallagher në radarin e gjigantit anglez Man.United

    Conor Gallagher në radarin e gjigantit anglez Man.United

    Gjiganti anglez Manchester United,po synon të bëjë përforcime në repartin e mesfushës.

    Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano mesfushori anglez Conor Gallagher është vënë në radarin e “Djajve të Kuq”,dhe kjo pasi dy mesfushorët Kobbie Mainoo dhe Manuel Ugarte mund të largohen nga Old Trafford.

    Përndryshe Gallagher ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në Premierligë,kjo për faktin se anglezi nuk po gjen minuta të mjaftueshme tek ekipi i Diego Simeones.

    Mbetet të shihet se nëse Gallagher mund të transferohet tek Man United,apo anglezi do të mundohet që t’i dëshmoj Simeones se e meriton një vend në formacionin bazë të Atleticos.

    Kujtojmë që Conor Gallagher ka zhvilluar 12 ndeshje për Atletico Madrid-in,duke arritur të shënoj vetëm 1 gol.

  • Boston Celtics shënon fitore të rëndësishme ndaj Orlando Magic–Oklahoma City Thunder fiton ndaj Memphis Grizzlies

    Boston Celtics shënon fitore të rëndësishme ndaj Orlando Magic–Oklahoma City Thunder fiton ndaj Memphis Grizzlies

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit NBA.

    Boston Celtics shënoi një fitore të rëndësishme,ku arriti të mposhtë Orlando Magic me rezultat 111:107.

    Jaylen Broën ishte më i miri tek Celtics me 27 pikë të shënuara,teksa kontribuit dha dhe Anfernee Simons me 25 pikë si dhe Derrick Ëhite me 21 pikët të tjera.

    Në anën tjetër për Magics Paolo Banchero ishte basketbollisti më efikas me 28 pikë,teksa Franz Wagner dhe Jalen Suggs shtuan nga 20 pikë secili,por të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

    Kampioni aktual Oklahoma City Thunder mposhti në udhëtim Memphis Grizzles me rezultat 114:100,ku më i miri ishte Thunder ishte Shai Gilgeous Alexander me 35 pikë të realizuara kurse Ajay Mitchell dhe Chet Holmgrem shënuan 21 pikë secili.

    Ndërkohë tek Grizzlies ishte Jaren Jackson Jr që realizoi 17 pikë e 7 kërcime,kurse Cedric Coëard kontribuoi me 13 pikë e 10 kërcime.