ATV

Category: Sport

  • FSHF del me njoftim për tifozët: Masa organizative për ndeshjen Shqipëri – Angli në “Air Albania”

    FSHF del me njoftim për tifozët: Masa organizative për ndeshjen Shqipëri – Angli në “Air Albania”

    Në kuadër të ndeshjes së ardhshme që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” Shqipëri – Angli, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit ka përcaktuar disa masa organizative dhe udhëzime për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe për të garantuar sigurinë maksimale të tifozëve.

    FSHF fton të gjithë sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit të respektojnë rregullat dhe udhëzimet e mëposhtme:

    Tabela orientuese dhe informacion paraprak për tifozët

    Në ditën e ndeshjes, stafi i stadiumit “Air Albania” do të vendosë tabela orientuese në perimetrin e jashtëm të stadiumit, për të ndihmuar tifozët të gjejnë më lehtë hyrjen dhe tribunën përkatëse sipas biletës që kanë blerë.

    Koshat plastike dhe kontrollet fizike

    Në pikat e hyrjes së stadiumit do të vendosen kosha plastike për grumbullimin e sendeve të ndaluara, të cilat mund të zbulohen gjatë kontrolleve fizike nga strukturat e sigurisë. Gjithashtu, grumbullimi i monedhave dhe sendeve të tjera të vogla do të bëhet nga përfaqësuesit e Kryqit të Kuq.

    Rregullat e hyrjes në stadium

    Të gjithë tifozët duhet të jenë të pajisur me biletën përkatëse për hyrjen në stadium.

    Nuk do të lejohet futja e fëmijëve pa biletë, pavarësisht moshës, në mënyrë që të shmanget mbipopullimi dhe bllokimi i shkallëve gjatë ndeshjes.

    Gjithashtu, tifozët paralajmërohen se biletat e dublikuara ose të falsifikuara nuk do të njihen nga sistemi elektronik i stadiumit, dhe poseduesit e tyre nuk do të lejohen të hyjnë.

    Portat e stadiumit do të hapen tre orë përpara fillimit të ndeshjes, ndaj FSHF dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje tifozëve të mbërrijnë në kohë, të ndjekin udhëzimet e rendit dhe të drejtohen drejt tribunës së përcaktuar në biletën e tyre. /ATVLIVE.TV

  • Julian Nagelsmann mesazh Ter Stegen-it:Largohu nga Barcelona nëse dëshiron të luash në botëror

    Julian Nagelsmann mesazh Ter Stegen-it:Largohu nga Barcelona nëse dëshiron të luash në botëror

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Gjermanisë Julian Nagelsmann,ka dhënë një mesazh për portierin Marc Andre Ter Stegen.

    Nagelsmann ia bën të qartë Ter Stegen se nëse dëshiron që të luaj në botëror duhet të largohet nga Barcelona,dhe që i duhet aq shumë kombëtares gjermane.

    “Afati dimëror i transferimeve nuk është kurrë i lehtë. Nuk po them që ai duhet të luajë për një klub të nivelit të lartë, por ai ka nevojë për ndeshje. Duhet të jetë në ritëm, sepse vetëm kështu mund të jetë i gatshëm për Kupën e Botës”.

    Përndryshe e ardhmja e 33 vjeçarit tek Barcelona është e paqartë,dhe për më tepër Joan Garcia tani është zgjedhja numër 1 e trajnerit Hansi Flick, me të cilin Ter Stegen pati probleme në muajt e kaluar si dhe problemet me lëndime që nga viti i kaluar.

    Kujtojmë që Marc Andre Ter Stegen mori statusin e portierit numër 1 tek Gjermania pas tërheqjes së Manuel Neuer,por një lëndim i pësuar në sezonin e kaluar e la jashtë fushave të gjelbërta.

     

  • Bayern Munich ofron 100 milionë euro për të blinduar qendërmbrojtësin Dayot Upamecano

    Bayern Munich ofron 100 milionë euro për të blinduar qendërmbrojtësin Dayot Upamecano

    Gjiganti gjerman Bayern Munich po synon që të arrijë një marrëveshje me qendërmbrojtësin Dayot Upamecano.

    Gazetari Sacha Tavolieri bën të ditur se drejtuesit bavarezë po bëjnë gati një ofertë prej 100 milionë euro për Upamecanon,në mënyrë që francezi të qëndrojë në Allianz Arena edhe sezonin e ardhshëm.

    Përndryshe në këtë ofertë është përfshirë një pagë vjetore prej 20 milionë euro,dhe një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2031.

    Nuk dihet se nëse Bayern do të pranonte kërkesën e kampit të lojtarit për një bonus prej 17-20 milionë euro,por bisedimet po ecin në mëyrë pozitive dhe tek bavarezët shpresojnë në efektin Company pasi në drejtimin e tij francezi ka pasur paraqitje pozitive.

     

     

  • Dua Lipa ndjek nga afër “Superclasicon” në Argjentinë dhe merr fanella nga River Plate e legjenda Riquelme

    Dua Lipa ndjek nga afër “Superclasicon” në Argjentinë dhe merr fanella nga River Plate e legjenda Riquelme

    Në Argjentinë ka përfunduar super ndeshja mes Boca Juniors dhe River Plate, një nga derbit më të mëdhenj dhe më të zjarrtë në botën e futbollit, ku triumfoi Boca Juniors me rezultat 2-0.

    Në tribuna ishte e pranishme edhe këngëtarja e njohur shqiptare nga Kosova, Dua Lipa.

    Ajo u shfaq e veshur me fanellën e Kombëtares së Argjentinës, duke tërhequr vëmendjen e mediave lokale dhe tifozëve të pranishëm në stadium.

    Pas përfundimit të ndeshjes, Dua Lipa mori dhuratë një fanellë nga klubi i River Plate, ndërsa më pas u surprizua edhe me një fanellë nga legjenda e Boca Juniors, Juan Román Riquelme, i cili është një nga figurat më të dashura të futbollit argjentinas.

    Ky gjest simbolik tregoi respektin dhe mikpritjen që klubet argjentinase i bënë yllit botëror të muzikës, e cila njihet si një adhuruese e madhe e futbollit dhe shpesh ndjek ndeshje të mëdha ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të Premier League. /ATVLIVE.TV

  • Finale dramatike në Ottawa: Atletico fiton titullin mes acarit dhe borës

    Finale dramatike në Ottawa: Atletico fiton titullin mes acarit dhe borës

    Finalja e play-off-it të Ligës Premier të Kanadasë mes Atletico Ottawa dhe Cavalry u zhvillua mbrëmë në stadiumin TD Place në Ottawa, në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe pothuajse çnjerëzore.

    Në një mbrëmje të mbuluar nga bora e dendur dhe temperatura nën zero, Atletico Ottawa arriti të mposhtë Cavalry-n me rezultat 2:1 pas kohës shtesë, duke siguruar titullin e kampionit të sezonit. Megjithatë, ndeshja do të mbahet mend më shumë për motin ekstrem sesa për rezultatin.

    Bora kishte filluar të binte që në orët e paradites dhe vazhdoi pandërprerë deri në fund të ndeshjes. Organizatorët, së bashku me stafin e stadiumit, bënë përpjekje të mëdha për të mbajtur fushën të luajtshme, por sfidat ishin të shumta. Edhe pas pastrimeve të vazhdueshme, reshjet e dendura e bënë lojën jashtëzakonisht të vështirë si për lojtarët, ashtu edhe për tifozët në tribuna.

    Në disa momente, bora ishte aq e madhe sa vetë lojtarët u detyruan të ndihmonin në pastrimin e vijave të fushës për të vazhduar lojën.

    Pavarësisht kushteve ekstreme, sulmuesi meksikan David Rodriguez ishte heroi i mbrëmjes. Ai shënoi të dy golat e fitores për Atletico Ottawa, ndërsa një prej tyre — një gërshërë spektakolare — do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve.

    Ironikisht, bora që e vështirësoi ndeshjen, kontribuoi në realizimin e këtij momenti magjik, duke e bërë këtë finale një ngjarje historike për futbollin kanadez. /ATVLIVE.TV

  • Përfaqësuesit e FC Prishtina zhvillojnë vizitë pune njëjavore në Nigeri

    Përfaqësuesit e FC Prishtina zhvillojnë vizitë pune njëjavore në Nigeri

    Përfaqësuesit e FC Prishtina, Mentor Zhdrella dhe Ilir Aliu, kanë zhvilluar një vizitë pune njëjavore në Nigeri, ku kanë realizuar takime të shumta me përfaqësues të klubeve dhe akademive të futbollit lokal.

    Një nga momentet kryesore të kësaj vizite ishte bashkëpunimi me “Unique Futbol Academy”, e njohur si një nga akademitë më të mira në Nigeri për zhvillimin e lojtarëve të rinj. Kjo akademi udhëhiqet nga Diego Martins dhe partneri i tij Jelil Oladimeji, të cilët janë gjithashtu organizatorë të “Scouting Tournament” një ngjarje e njohur në futbollin nigerian dhe një nga turnetë më të njohur të skautimit në Afrikë.

    Ky turne mbledh talentet më premtuese të futbollit të ri nigerian, duke u dhënë atyre mundësinë të shfaqin aftësitë e tyre përpara skautëve dhe përfaqësuesve të klubeve nga pesë kontinente. Gjatë qëndrimit në Nigeri, Martins dhe Oladimeji ishin mikpritësit e zyrtarëve të FC Prishtina, duke ofruar bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje në të gjitha aktivitetet e vizitës.

    Delegacioni i FC Prishtina ka ndjekur nga afër disa ndeshje dhe seanca stërvitore, me qëllim identifikimin e lojtarëve të talentuar që në të ardhmen mund t’i bashkohen ekipit tonë.

    Kjo iniciativë është pjesë e strategjisë afatgjatë të FC Prishtina për krijimin e marrëdhënieve të reja ndërkombëtare, veçanërisht me vendet afrikane që njihen si vatra të talenteve të futbollit botëror. /ATVLIVE.TV

  • Barcelona merr lajm të mirë: Joan Garcia rikthehet pas pushimit ndërkombëtar

    Barcelona merr lajm të mirë: Joan Garcia rikthehet pas pushimit ndërkombëtar

    FC Barcelona ka marrë një lajm pozitiv nga kampi i saj, pasi trajneri Hansi Flick konfirmoi se portieri Joan Garcia do të jetë gati për rikthim menjëherë pas pushimit ndërkombëtar.

    Garcia, i cili kishte munguar për disa javë për shkak të një dëmtimi muskulor, do të rikthehet në stërvitje me grupin dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës në La Liga.

    “Joan po përparon shumë mirë. Ai do të bashkohet me ekipin pas pushimit dhe kjo është një ndihmë e madhe për ne,” tha Flick në konferencën për shtyp. /ATVLIVE.TV

  • Valverde dhe Courtois me shqetësime fizike pas ndeshjes ndaj Rayo Vallecano

    Valverde dhe Courtois me shqetësime fizike pas ndeshjes ndaj Rayo Vallecano

    Real Madrid zhvilloi një paraqitje zhgënjyese në barazimin pa gola ndaj Rayo Vallecanos të dielën pasdite, pas një performance tjetër të dobët kundër Liverpoolit në mesjavë, gjë që ka ngritur shqetësime te klubi madrilen.

    Nga ndeshja në Vallecas dolën edhe probleme të reja, këtë herë në lidhje me lëndimet. Në minutën e 83-të, Fede Valverde u zëvendësua nga Xabi Alonso pas dhimbjeve fizike. Uruguajani kishte përfunduar edhe ndeshjen ndaj Liverpoolit me shqetësime, dhe sipas Diario AS, i njëjti problem e detyroi të largohej nga fusha kundër Rayo-s, pasi dëmtimi nuk ishte shëruar plotësisht.

    Real Madrid do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për Valverden gjatë 24 orëve të ardhshme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, që ndodhet në pjesën e pasme të kofshës dhe në aduktor.

    Megjithatë, meqë tani është pauza ndërkombëtare, ekziston optimizëm se ai nuk do të mungojë në asnjë ndeshje të klubit.

    Valverde nuk ishte i vetmi lojtar me probleme fizike, pasi edhe portieri Thibaut Courtois raportohet se ka shqetësime në kofshë. Edhe ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, por duket se dëmtimi nuk është serioz, edhe pse mbetet të shihet nëse do të mund të luajë për Belgjikën në ndeshjet kualifikuese për Botërorin ndaj Kazakistanit dhe Lihtenshtajnit javën e ardhshme.

    Real Madrid do të rikthehet në fushë pas pushimit ndërkombëtar me një udhëtim te Elche, dhe klubi shpreson që Valverde dhe Courtois të jenë në formë të plotë për këtë sfidë të vështirë në La Liga. /ATVLIVE.TV

  • Wayne Rooney:Granit Xhaka transferimi më i mirë në histori të Sunderland-it

    Wayne Rooney:Granit Xhaka transferimi më i mirë në histori të Sunderland-it

    Ish ylli i Manchester United-it Wayne Rooney,ka folur fjalë të mira për mesfushorin Granit Xhaka.

    Rooney ka deklaruar se transferimi i Xhakës është gjëja më e mirë që i kanë ndodhur Sunderland-it,dhe përmendi arsyet lidhur me këtë gjë.

    “Sunderland ka një skuadër shumë të re. Ai është si një figurë prindërore dhe do të jetë ndihmë e madhe edhe për trajnerin, si kapiten që lidh lojtarët me stafin. Me gjithë transferimet që bënë këtë verë, ai do të jetë një ndihmë e jashtëzakonshme për menaxherin dhe për lojtarët e rinj, duke përdorur përvojën e tij”

    Përndryshe Rooney foli edhe për mënyrën sesi Xhaka e fitoi Bundesligën me Leverkusen-in,duke thënë se ta ndalësh dominimin e Bayern Munichut pas 10 vitesh tregon se çfarë lojtari i madh është.

    Kujtojmë që Granit Xhaka në 11 ndeshje për Sunderlandit ka shënuar 1 gol e dhuroi 3 asistime.

  • 12 Dardanet e reja gati për sfidat e FIBA YDF-së!

    12 Dardanet e reja gati për sfidat e FIBA YDF-së!

    Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) do të përfaqësohet me krenari në turneun e FIBA Youth Development Fund (YDF) për grupmoshat U14 për femra, që këtë vit zhvillohet për herë të parë në Gjakovë – nga 11 deri më 16 nëntor.

    Trajneri i Kosovës U14 F, Hasan Bytyqi ka shpallur 12-shen që do të mbrojnë ngjyrat e Kosovës me shumë pasion e energji:

    Sara Rexhaj, Sara Gjergjizi, Amra Surdulli, Blerza Rama, Yllëza Sylaj, Dea Mullaliu, Natyra Muzliukaj, Enea Ajazi, Zahide Zeneli, Xhesika Berisha, Dua Rasimi dhe Yllëza Morina.

    Dardanet do të përballen me:

    Bullgarinë – 12 nëntor

    Maqedoninë e Veriut – 13 nëntor

    Turqinë – 15 nëntor

    Rumaninë – 16 nëntor. /ATVLIVE.TV