ATV

Category: Sport

  • Bekaj dhe Zabërgja: “Me këtë grup, mund ta bëjmë historinë!”

    Bekaj dhe Zabërgja: “Me këtë grup, mund ta bëjmë historinë!”

    Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

    Në përfundim të seancës stërvitore, futbollistët Baton Zabërgja dhe Visar Bekaj folën për gjendjen e skuadrës dhe pritshmëritë për sfidat e ardhshme, duke shprehur bindjen se Kosova mund të arrijë rezultate pozitive.

    Visar Bekaj theksoi formën e mirë të skuadrës dhe atmosferën pozitive në kampin dardan:

    “Të gjithë bashkëlojtarët janë në formë shumë të mirë dhe atmosfera është e shkëlqyer. Duhet të fokusohemi maksimalisht te ndeshja me Slloveninë, sepse është shumë e rëndësishme të dalim me rezultat pozitiv. Nëse kemi pak fat dhe Zvicra gabon në ndeshjen e parë, mund të luajmë një ‘finale’ këtu në ‘Fadil Vokrri’.”

    “Kemi përballuar situata të ngjashme më herët. Edhe kundër Zvicrës jashtë luajtëm pa disa lojtarë kryesorë dhe barazuam 1:1. Edhe kundër Suedisë kishim mungesa, por ia dolëm. Tani jemi më të kompletuar dhe besoj se do të arrijmë rezultate pozitive në të dyja ndeshjet. Më e rëndësishmja është që secili që hyn në fushë të japë maksimumin.”

    Nga ana tjetër, Baton Zabërgja, i rikthyer pas lëndimit që e mbajti jashtë grumbullimit të tetorit, tha:

    “Jam shumë i lumtur për rikthimin, sidomos tani që kemi përpara dy ndeshje jetike për Kombëtaren. Me seriozitet dhe qasje të mirë, besoj se mund t’i kalojmë këto sfida dhe të arrijmë qëllimin tonë. Fillimisht përballemi me Slloveninë, ku synojmë të paktën një pikë – por me grupin që kemi, mund të shkojmë për fitore. Ekipi ka qenë në nivel të lartë, veçanërisht kundër Suedisë, ku dhamë 100 për qind. Me këtë grup lojtarësh, e meritojmë të jemi pjesë e Botërorit,”

    Dardanët do të vazhdojnë përgatitjet edhe në ditët në vijim, me fokus të plotë në përballjen e parë kundër Sllovenisë, më 15 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /ATVLIVE.TV

  • Zyrtare: Raffaele Palladino është trajneri i ri i Atalantës

    Zyrtare: Raffaele Palladino është trajneri i ri i Atalantës

    Klubi italian, Atalanta BC ka njoftuar se posti i trajnerit i është besuar Raffaele Palladinos, 41 vjeç.

    Tekniku italian ka nënshkruar një kontratë me klubin bergamesk që do ta mbajë në stolin e tyre deri më 30 qershor 2027.

    Palladino, i cili më parë ka drejtuar Monzën dhe Fiorentinën, ka arritur rezultate të rëndësishme, përfshirë gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës UEFA 2024/2025.

    Kujtojmë se Atalanta konfirmoi largimin e Ivan Juric të hënën dhe tani ka emëruar ish-taktikun e Fiorentinës.

    Debutimi i Palladinos me Atalantën do të jetë në ndeshjen në transfertë ndaj Napolit pas pushimit ndërkombëtar. /ATVLIVE.TV

  • Orges Shehi drejt largimit nga Ballkani?

    Orges Shehi drejt largimit nga Ballkani?

    Udhëtimi i Orges Shehit me skuadrën e Ballkanit duket se do të zgjasë vetëm një vit.

    Edhe pse zyrtarizimi ende mungon, trajneri durrsak i ka njoftuar drejtuesit e klubit nga Suhareka, pak ditë para ndeshjes me Drenicën, se do të largohet nga ekipi pas përfundimit të fazës aktuale, në dhjetor të këtij viti.

    Shehi ka drejtuar Ballkanin në 34 ndeshje, me një bilanc prej 16 fitoreve, 11 barazimeve dhe 7 humbjeve. Megjithëse rezultatet kanë qenë të qëndrueshme, duket se trajneri nuk e ndien më veten në kushtet optimale për të vazhduar projektin me klubin që ka bërë histori në futbollin e Kosovës gjatë pesë viteve të fundit — sidomos me pjesëmarrjet historike në kupat e Europës nën
    drejtimin e Ilir Dajës.

    Ndërkohë, interesimi për Shehin është i madh. Tirana, Partizani dhe Teuta janë në pritje të një përgjigjeje nga ai për të përcaktuar të ardhmen e tyre në stol. /ATVLIVE.TV

  • Tuchel bën ndryshime – Dy fytyra të reja te “Tre Luanët” para përballjeve me Serbinë dhe Shqipërinë

    Tuchel bën ndryshime – Dy fytyra të reja te “Tre Luanët” para përballjeve me Serbinë dhe Shqipërinë

    Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka ftuar mbrojtësin e Chelseat, Trevoh Chalobah, dhe portierin e Manchester Cityt, James Trafford, për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

    Këto thirrje erdhën pas tërheqjes së Anthony Gordon (Newcastle United) për shkak dëmtimi dhe të Nick Pope, i cili vuan nga një tronditje në kokë.

    Chalobah, që debutoi me kombëtaren në qershor, mund të ketë një tjetër mundësi për të treguar veten, ndërsa mbrojtësi Marc Guehi mbetet në dyshim për shkak të një problemi në këmbë.

    Anglia e ka siguruar tashmë kualifikimin për Kampionatin Botëror 2026 si fituese e grupit, ndërsa sfida ndaj Shqipërisë, që do të luhet të dielën në Tiranë, pritet të jetë vendimtare për garën e vendit të dytë, ku po luftojnë Serbia dhe Shqipëria. /ATVLIVE.TV

  • Edwards shpallet MVP i javës së pestë

    Edwards shpallet MVP i javës së pestë

    Tri ndeshje interesante u zhvilluan në javën e pestë të ProCredit Superligës në basketboll, duke dhuruar shumë emocione.

    Derbin e kësaj xhiro e fitoi GO+ Peja ndaj Sigal Prishtinës. Te pejanët u dallua Cesare Edwards me dyshifror të dyfishtë, 21 pikë, dhjetë kërcime, duke shtuar edhe tri asistime e një top të vjedhur. Edwards shpallet MVP i javës së pestë, hera e dytë në këtë edicion për të.

    Te verdhezinjtë Tajh Green kishte 20 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime.

    Rahoveci 029 regjistroi fitoren e dytë në këtë edicion me triumf ndaj Vëllaznimit, ku te “Vreshtarët” u dallua Kentrell Pullian me 25 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

    Bashkimi shënoi fitoren e pestë në pesë ndeshje. Kësaj radhe fitoi ndaj Golden Eagle Yllit, ku u dalluan Dequon Lake me 12 pikë e 13 kërcime dhe Kyan Anderson me 16 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime.

    MVP

    Cesare Edwards (Peja) 21 pikë, 10 kërcime, 3 asistime, 25 indeksi

    Top 5

    Cesare Edwards (Peja) 21 pikë, 10 kërcime, 3 asistime, 25 indeksi

    Tajh Green (Peja) 20 pikë, 8 kërcime, 2 asistime, 21 indeksi

    Kentrell Pullian (Rahoveci 029) 25 pikë, 8 kërcime, 6 asistime, 29 indeksi

    Dequon Lake (Bashkimi) 12 pikë, 13 kërcime, / asistime, 20 indeksi

    Kyan Anderson (Bashkimi) 16 pikë, 4 kërcime, 7 asistime, 19 indeksi /ATVLIVE.TV

  • Kosova zhvillon seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”

    Kosova zhvillon seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”

    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Zvicrës.

    Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët dhanë maksimumin në fushë, ndërsa Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari zhvilluan një seancë rigjeneruese.

    Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë pozitive, ndërsa përkushtimi dhe energjia e lojtarëve janë në nivelin më të lartë. /ATVLIVE.TV

  • Kontroversë mes Barcelonës dhe Spanjës për Lamine Yamal!

    Kontroversë mes Barcelonës dhe Spanjës për Lamine Yamal!

    Një situatë e pazakontë ka ndodhur mes Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës lidhur me futbollisten Lamine Yamal. Sipas Federatës Spanjolle, Barcelona i ka kryer Lamine Yamal një trajtim sekret me radiofrekuencë për shqetësime pubike pikërisht në ditën kur nisi grumbullimi i kombëtares, pa asnjë paralajmërim për stafin spanjoll.

    Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, shprehu tronditjen e tij: “Jam në shok. Nuk kam parë kurrë një situatë të tillë në karrierën time. Nuk na dhanë asnjë informacion paraprak, dhe papritur na dërguan një mesazh për ta rikthyer Lamine.”

    Federata spanjolle theksoi se Barcelona nuk i kishte njoftuar për testet mjekësore të futbollistes, gjë që ka shkaktuar një reagim të ashpër dhe zemërim të madh në kampin e kombëtares.

    Kjo ngjarje ka ngritur shqetësime serioze mbi komunikimin midis klubeve dhe federatave kombëtare, dhe pritet të sjellë diskutime të mëtejshme në ditët në vijim.

  • Elena Rybakina triumfon në WTA Finals, mund Aryna Sabalenkën në finale

    Elena Rybakina triumfon në WTA Finals, mund Aryna Sabalenkën në finale

    Tenistja nga Kazakistani, Elena Rybakina ka fituar turneun WTA Finals, në eventin përfundimtar të vitit ku marrin pjesë 8 tenistet më të mira në botë. Në finalen e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite, ajo mundi 2-0 bjellorusen Aryna Sabalenka, me sete 6-3, 7-6.

    Ky është fitorja e parë në këtë turne për 26-vjeçaren kazake, aktualisht numër 5 në renditjen botërore. Për Sabalenka, numri 1 në botë, WTA Finals duket i “mallkuar”, pasi nuk e ka fituar asnjëherë në pesë pjesëmarrjet e saj.

    Rybakina shfrytëzoi shtatlartësinë e saj (1.84 m) dhe shërbimet e forta dhe të shpejta për të vënë në vështirësi kundërshtaren. Fitorja e saj ishte disi surprizë, pasi pjesëmarrja e saj në këtë turne ishte në dyshim.

    Kazakja mbyll vitin si “mbretëreshë” të WTA Finals, pas një sezoni ku rezultatet në Grand Slam nuk ishin të larta. “Ishte një fitore e pabesueshme. Shpresoj që ky triumf të më ndihmojë shumë në të ardhmen,” tha Rybakina, e cila fitoi edhe 5 milionë dollarë nga turneu. /ATVLIVE.TV

  • Luis de la Fuente reagon ndaj tërheqjes së Lamine Yamal nga kombëtarja

    Luis de la Fuente reagon ndaj tërheqjes së Lamine Yamal nga kombëtarja

    Trajneri i ekipit Kombëtar të Spanjës, Luis de la Fuente, reagoi menjëherë pas tërheqjes së papritur të Lamine Yamal nga skuadra për shkak të një dëmtimi.

    “Nuk kam përjetuar kurrë një situatë të ngjashme,” deklaroi De la Fuente, duke shtuar se lojtari i Barcelonës ishte nënshtruar trajtimit ditën e kampit stërvitor pa njoftuar stafin mjekësor të ekipit kombëtar.

    “Këto janë procedura që ndodhin jashtë kontrollit të ekipit kombëtar; kjo është ajo që ndodh dhe ne duhet ta pranojmë,” komentoi trajneri.

    De la Fuente pranoi gjithashtu se nuk kishte dijeni për procedurën invazive me radiofrekuencë që iu bë 18 vjeçarit. /ATVLIVE.TV

  • Juventus përkujton “magjinë” e numrit 11 me Zhegrovën dhe Nedved

    Juventus përkujton “magjinë” e numrit 11 me Zhegrovën dhe Nedved

    Sot, më datën 11/11, Juventus ka zgjedhur të lidhet me historinë dhe simbolikën e një numri që ka shënuar epoka të ndryshme të klubit. Në një postim në faqen zyrtare të Facebook-ut, klubi shfaq Edon Zhegrovën, talentin e ri kosovar, dhe legjendën Pavel Nedved, të dy duke mbajtur numrin 11.

    Postimi shoqërohej me mbishkrimin:
    “Data e sotme është 11/11. Një numër me historinë e vet.”

    Mesazhi i Juventusit nuk është thjesht për një numër. Ai lidh të kaluarën me të tashmen: Nedved, ikonë e bardhezinjve, dhe Zhegrova, që po shkruan kapitullin e vet në skuadër, tregojnë se numri 11 ka vazhduar të ketë histori, rëndësi dhe magji në klub.

    Ky postim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve, duke nxitur diskutime dhe komente mbi figurat që kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë këtë numër legjendar në historinë e Juventusit.

    Në thelb, numri 11 nuk është thjesht një shifër – për Juventusin, ai është simbol i trashëgimisë, talentit dhe vazhdimësisë.