ATV

Category: Sport

  • Fillon përgaditjet Kombëtarja e Kosovës U17

    Fillon përgaditjet Kombëtarja e Kosovës U17

    Kanë filluar përgatitjet e Kombëtares së Kosovës U17 për femra në hendboll, në prag të IHF Trophy për Zonën Evropiane.

    Kombëtarja jonë është grumbulluar në Prishtinë, ku edhe mbahet kjo ngjarje ndërkombëtare e hendbollit.

    Ndeshjet e para janë të mërkurën. /ATVLIVE.TV

  • Rivalitet dhe emocione: përballjet kryesore të basketbollit sot në Prishtinë

    Rivalitet dhe emocione: përballjet kryesore të basketbollit sot në Prishtinë

    E diela premton emocione të mëdha për adhuruesit e basketbollit në Kosovë, me dy përballje që nuk duhet humbur. Kulmi i ditës pritet të jetë ‘El Clasico’ Prishtina – Trepça, një duel i jashtëzakonshëm që gjithmonë ofron spektakël dhe rivalitet të fortë. Ndeshja zhvillohet në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” në kryeqytet, me fillim nga ora 17:00, ku dy ekipet do të luftojnë për dominimin në basketbollin kosovar.

    Pas kësaj përballjeje, emocionet vazhdojnë me sfidën Bora – Bashkimi, që do të nisë në orën 20:15 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë. Ky duel pritet të jetë po aq i fortë dhe interesant, me të dy skuadrat që synojnë të tregojnë lojë cilësore dhe të fitojnë pikët e rëndësishme në renditje.

    E diela e basketbollit premton të mbajë publikun në ankth deri në fund të ndeshjeve, duke ofruar lojë dinamike, aksione spektakolare dhe rivalitet tradicional që i ka bërë këto përballje të paharrueshme. /ATVLIVE.TV

  • Enise Zijade mposht serben, siguron gjysmëfinalen në Junior European Cup

    Enise Zijade mposht serben, siguron gjysmëfinalen në Junior European Cup

    Xhudistja nga Kosova, Enise Zijade, ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Podgorica Junior European Cup 2025.

    Në çerekfinale, Zijade triumfoi ndaj xhudistes serbe Andjela Simic, të cilën e mposhti me tri dënime që u konvertuan në Ippon.

    Në fazën gjysmëfinale, ajo do të përballet me India Serafini nga Italia.

  • Verstappen fiton në Las Vegas, Norris një hap larg titullit

    Verstappen fiton në Las Vegas, Norris një hap larg titullit

    Max Verstappen triumfoi në Çmimin e Madh të Las Vegasit, duke lënë pas Lando Norris dhe George Russell në një garë tejet emocionale dhe me rivalitet të fortë.

    Në renditjen e pilotëve situata po bëhet gjithnjë e më interesante teksa sezoni i Formula 1 po i afrohet fundit. Me vendin e dytë të sotëm, Lando Norris ka tani 30 pikë avantazh ndaj shokut të skuadrës Oscar Piastri dhe 42 pikë më shumë se Verstappen, duke u afruar ndjeshëm titullit të tij të parë në karrierë. Ai madje ka mundësinë të sigurojë matematikisht kampionatin në garën e ardhshme në Katar.

    Norris e nisi garën nga pole position dhe tentoi të mbante kryesimin, por në kthesat e para u parakalua nga Verstappen dhe Russell. Megjithatë, piloti britanik nuk u dorëzua dhe në xhiron e 35-të arriti të kalojë Russell për vendin e dytë, duke forcuar edhe më shumë pozitat e tij në renditjen e përgjithshme.

    Oscar Piastri zhvilloi një garë solide, por përfundimi në vendin e katërt e largoi edhe më shumë nga gara për titull. Ndërkohë, surpriza më e këndshme e natës ishte Andrea Kimi Antonelli. Megjithëse nisi nga pozita e 17-të dhe mori një penalitet prej 5 sekondash, talenti italian u rendit i pesti, duke treguar potencial të jashtëzakonshëm për të ardhmen. /ATVLIVE.TV

  • Ballkani–Llapi në fokus: Superliga rikthehet me tre ndeshje

    Ballkani–Llapi në fokus: Superliga rikthehet me tre ndeshje

    Xhiro e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës vazhdon sot me tre ndeshje tepër interesante.

    Vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit do të jetë në Suharekë, aty ku Ballkani pret Llapin. Skuadra suharekase synon të rikthehet te fitorja pas humbjes së fundit, ndërsa Llapi, që nuk ka triumfuar në dy ndeshjet e fundit, kërkon rikthimin te rezultatet pozitive.

    Në Gjilan pritet një tjetër sfidë e fortë, ku Gjilani i Debatik Currit do të jetë nikoqir i Ferizajt. Ndërkohë, ndeshja e tretë e ditës zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ku Dukagjini do të përballet me Drenicën.

    Të tri përballjet e ditës së sotme nisin në orën 13:00. /ATVLIVE.TV

  • Lëndohet Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani

    Lëndohet Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani

    Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës, është lënduar gjatë fitores së Napolit ndaj Atalantas në Serie A.

    Napoli mposhti Atalantan 3-1 në ndeshjen e javës së 12-të të kampionatit italian, e zhvilluar të shtunën në “Stadio Diego Armando Maradona”. Rrahmani, lider i mbrojtjes së Napolit, u detyrua të lërë fushën në minutën e 64-t të takimit për shkak të një lëndimi të papritur. Ai u zëvendësua nga Juan Jesus.

    Në këtë fitore, David Neres shënoi dy gola për napolitanët, ndërsa Noa Lang shënoi golin e tretë. Pjesa tjetër e golave erdhi nga Gianluca Scamacca, i cili realizoi për Atalantën, që nuk arriti të shpëtonte nga humbja.

    Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, e luajti të plotë ndeshjen për Atalantan.

    Me këtë fitore, Napoli ngjitet në 25 pikë dhe qëndron në pozita të forta në tabelën e Serie A, ndërsa Atalanta, me 13 pikë, mbetet në mesin e renditjes.

    Rrahmani, 31 vjeç, ka pasur probleme të vazhdueshme me lëndime edhe në fillim të këtij edicioni, dhe mungoi në 12 ndeshje për shkak të një dëmtimi muskulor. Tashmë, mbetet të shihet se sa serioze është lëndimi i tij dhe kur do të kthehet në fushë.

  • Drita nuk gabon ndaj Prishtinës së Re

    Drita nuk gabon ndaj Prishtinës së Re

    Kampioni aktual Drita ka shnuar fitore me rezultat 2:0 kundër Prishtinës së Re,ndeshje që i takoj xhiros së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

    Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol,ku Drita shënoi në minutën e 21-të përmes Rron Brojës për 1:0,dhe me epërsinë e gjilanasve përfunduan 45 minutat e parë.

    Në pjesën e dytë Drita vazhdoi dominimin në lojë,ku arriti të gjej edhe golin e dytë ku Kristal Abazaj shënoi për 2:0 në minutën e 53-të.

    Deri në fund të ndeshjes më gola nuk pati,dhe me këtë fitore Drita grumbullon 23 pikë,teksa Prishtina e Re është e fundit me 9 pikë të tubuara deri më tani.

  • Emiliano Martinez në radarin e gjigantit italian Inter

    Emiliano Martinez në radarin e gjigantit italian Inter

    Gjiganti italian Inter po synon që të gjejë një pasardhës për Yann Sommer,i cili mund të jap fund karrierës në futbollin profesionist.

    Football Insoder bën të ditur se portieri argjentinas i Aston Villas Emiliano Martinez është vënë në radarin e neuroazzuarëve,dhe Inter dëshiron që të transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Përndryshe Aston Villa është e gatshme ta vë në shitje Martinezin,por me kusht që nëse vije ndonjë ofertë tejet e përshtatshme.

    Në anën tjetër trajneri i Interit Christian Chivu nuk po ka besim tek gardiani zvicran Yan Sommer,dhe po shqyrton mundësitë për të siguruar një portier të ri.

    Kujtojmë që Emiliano Martinez ka kontratë me Aston Villan deri në vitin 2029,teksa në tregun e transferimeve vlen rreth 16 milionë euro.

  • Lando Norris në pole position në çmimin e madh të Las Vegasit

    Lando Norris në pole position në çmimin e madh të Las Vegasit

    Piloti i McClaren Lando Norris pritet të nis nga pole position në garën për cmimin e madh të Las Vegasit.

    Britaniku e përfundoi provat në kohën prej 1 minuta e 47 sekonda e 934 të qindat,duke siguaruar kohën më të mirë,dhe mori një avantazh të mirë në garën për titull të kampionit në Formula 1 tre gara para fundit.

    Përndryshe në vendin e dytë u pozicionua Max Verstappen i Red Bullit,kurse në vendin e tretë rendit spanjolli Carlos Sainz me Williams,kurse në të katërtin u pozicionua George Russell me Mercedes.

    Kujtojmë që gara për cmimin e madh të Las Vegas në Formula 1 pritet të zhvillohet të dielën.

  • Fenerbahçe dhe Al Nassr në garë për Robert Lewandovskin

    Fenerbahçe dhe Al Nassr në garë për Robert Lewandovskin

    Sulmuesi polak Robert Lewandovski duket se i ka ditët e numëruara tek gjiganti katalunas Barcelona.

    Sipas raportiomeve dy klubet e njohura Fenerbahce dhe Al Nassr synojnë transferimin e veteranit polak,dhe në anën tjetër Barca po synon që të ulë moshën mesatare të skuadrës për t’i dhënë mundësi lojtarëve të rinj.

    Përndryshe gjiganti turk është më aktiv në garë,kjo pasi Fener dëshiron ta largojë Youssef En-Nesyri në janar,ndërkohë Al Nassr ka një ofertë më të lartë për Leëan.

    Megjithatë Lewandovski është më shumë i etur për të qëndruar në Evropë,dhe se edhe klube të tjera si Milan,Atletoico Madrid dhe Manchester United janë duke monitoruar situatën e polakut.

    Kujtojmë që Robert Leëandovski në 12 ndeshje ka realizuar 7 gola,teksa kontrata me Barcelonën skadon deri në qershor të vitit 2026.