Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 7-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll,ku në program pritet të sjellë ndeshje mjaft interesante.
Vëmendja pritet të jetë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë,ku Sigal Prishtina e pret Trepçën në El Classicon e basketbollit kosovar.
Kryeqytetasit synojnë të shënoj fitore ndaj xehetarëve në mëyrë që të ngriten në tabelë,teksa në anën tjetër mitrovicasit synojnë që të vazhdojnë serinë e fitoreve në ligë,kurse vlen të ceket se kampionët aktual kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndeshja Sigal Prishtina-Trepça pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:00.
Të shtunën pritet të zhvillohen dy ndeshje ku GO+Peja e pret Vëllaznimin,kurse Golden Eagle Ylli i shkon në udhëtim Rahovecit029.
Të dielën pritet të zhvillohet të dielën edhe një takim,ku skuadra e pamposhtur në elitë Bashkimi luan në udhëtim ndaj Boras.
Category: Sport
-

Sigal Prishtina-Trepça ndeshja kryesore e fundjavës në Procredit Superligë
-

Asllani shkëlqen edhe në Torino, presidenti i ekipit: Duhet të vazhdojë kështu
Ylli i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, pos që shkëlqeu në ndeshjet për kualifikimet në Kupë n e Botës, gjë mangët nuk po ia lë as për ekipin e Torinos.
Mesfushori shqiptar është kthyer në një element të rëndësishëm për torinezët, të cilët e morën në huazim nga Interi në merkaton e verës.Në lidhje me të ardhmen e shqiptarit te italianët, ka folur presidenti i Torinos, Urbano Cairo. Ky i fundit ka theksuar se Asllani është një lojtar shumë i mirë, por për të vendosur për blerjen e tij përfundimtare vendos trajneri, duke i lënë kështu gjithë “peshën” timonierit t ekipit për të vendosur për të ardhmen e liderit të Kombëtares shqiptare.
“Asllani ka luajtur mirë me Shqipërinë dhe po shkon drejt fazës eliminatore. Ai pati një pjesë të dytë të shkëlqyer kundër Juventusit, madje shënoi. Na pëlqen lojtari, e morëm në huazim, po luan mirë, por varet nga trajneri.
-

“Shefi” i Amir Rrahmanit rrezikon burgun, akuzohet për mashtrim
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është në telashe të mëdha. Ai po akuzohet për kontabilitet të rremë.
Siç raporton “Sky Sport”, pronari i klubit italian është dërguar në gjyq, pasi dyshohet për mashtrim kontabiliteti në vitet 2019, 2020 dhe 2021.
Në këtë hetim, janë të përfshira transferimet e lojtarëve, si: Manolas dhe Victor Osimhen.
76-vjeçari mori Napolin në vitin 2004, kur kjo e fundit kishte rënë në Serie C1, në divizionin e tretë të futbollit italian.
Pas shumë vitesh suksesi, tani presidenti italian është në telashe të mëdha duke rrezikuar edhe burgun.
Aurelio De Laurentiis; 2019, 2020 ve 2021 yıllarına ilişkin muhasebe sahteciliği suçlamasıyla yargılanmaya sevk edildi. Soruşturmanın merkezinde, Manolas ve Osimhen transferlerinde gerçekleştirildiği iddia edilen şişirilmiş bonservis bedelleri yer alıyor. (Sky Italia) pic.twitter.com/PVtwhqmyyf
— De Marke Sports (@demarkesports) November 20, 2025
-

FIFA fshin posterin e Kupës së Botës pas reagimeve të ashpra nga tifozët
FIFA ka hequr posterin e parë zyrtar të Kupës së Botës 2026 nga rrjetet e saj sociale, sipas raportimeve, pasi ai mori shumë kritika nga tifozët.
Në total, 42 skuadra e kanë siguruar kualifikimin për Botërorin e verës së ardhshme në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, ndërsa gjashtë vende të tjera mbeten ende të lira në këtë turne historik me 48 ekipe.
Pas konfirmimit të pjesëmarrjes nga disa prej ekipeve më të mira në botë, FIFA publikoi posterin e parë promocional që shfaqte lojtarë nga të gjitha kombëtaret e kualifikuara.
Siç shihej, posterin e përbënin një sërë emrash të njohur, përfshirë Erling Haaland, Kylian Mbappe, Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Lionel Messi, i cili ka të ngjarë të marrë pjesë në Botërorin e tij të fundit.
Por, për habinë e shumëkujt, Cristiano Ronaldo ishte lënë jashtë, me Bruno Fernandes si përfaqësuesin e vetëm të Portugalisë, përkrah Marko Arnautovic të Austrisë.

Mungesa e Ronaldos shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, me një tifoz që komentoi: “Fytyra më e madhe e sportit, pa debat”.
Një tjetër shkroi: “FIFA ta lërë Cristiano Ronaldon jashtë posterit zyrtar të Botërorit është e vështirë të kuptohet. Nga pikëpamja e marketingut, ai është sportisti më me ndikim në planet, një fytyrë që shet një turne”.
Një i tretë shtoi: “Poster i Kupës së Botës 2026 pa Ronaldon? Ndihet çuditshëm. Ai ishte fytyra e çdo turneu për gati dy dekada, bashkë me Messin”.
Pas valës së kritikave nga tifozët, FIFA e hoqi posterin nga llogaria e saj zyrtare në X të enjten, sipas shumë mediave.
Nuk dihet ende arsyeja e saktë pse FIFA e fshiu postimin, ndonëse sugjerohet se vendimi erdhi për shkak të reagimeve të shumta ndaj mungesës së Ronaldos.
-

Trajneri i Sllovakisë: Kosova, një kundërshtar i pakëndshëm dhe i fortë
Trajneri i kombëtares sllovake, Francesco Calzona, ka komentuar përballjen me Kosovën në Play Off të Kupës së Botës.
Calzona tha se Kosova është një skuadër që po rritet dita-ditës, teksa përmendi edhe fitoret e ekipit tonë ndaj Suedisë e Sllovenisë në fazën e grupeve të kualifikimeve për Botëror.
“Kosova është një ekip që po rritet për sa i përket performancës së futbollit. Kanë gjetur rrugën dhe po e ndjekin, dhe tani janë duke i korrur frutet e para. Në kualifikimet për Botëror, ata kanë mposhtur Suedinë dhe Slloveninë, kanë barazuar në shtëpi ndaj Zvicrës. Ne duhet ta shfrytëzojmë përparësinë e terrenit vendas, edhe pse Kosova mbetet një kundërshtar i pakëndshëm dhe i fortë, madje edhe kur luan si mysafire”, tha Calzone.
Ky takim zhvillohet më 26 mars në Bratisllavë, duke filluar nga ora 20:45.
-

CSKA Sofia shton përpjekjet për ta mbajtur Lumbardh Dellovën – oferta e re përfshin edhe pasaportë bullgare
CSKA Sofia po tenton me çdo kusht ta bindë qendërmbrojtësin e Kosovës, Lumbardh Dellova, që të mos largohet nga klubi gjatë verës. Interesi i madh nga klubet evropiane po e shtyn gjigantin bullgar të veprojë shpejt, dhe sipas mediumit bullgar “Tema Sport”, drejtuesit tashmë i kanë bërë 26-vjeçarit një ofertë të veçantë.
CSKA ka rinisur negociatat me Dellovën me qëllimin e vetëm që të shmangë largimin e tij për vetëm 900 mijë euro, shumën që parasheh klauzola aktuale e mbrojtësit. Për ta bindur lojtarin, klubi i ka ofruar mundësinë e marrjes së pasaportës bullgare, një lehtësi e rëndësishme që do t’i mundësonte atij dhe familjes të lëviznin lirshëm në tërë Evropën.
Përveç kësaj, Dellova ka marrë në tavolinë një kontratë të re, të vlefshme deri në vitin 2029, me një pagë mujore rreth 30 mijë euro. Pika ku palët ende nuk janë dakorduar mbetet klauzola e largimit: Dellova kërkon që ajo të rritet, por jo mbi 1.5 milionë euro, ndërsa CSKA preferon të mos vendosë fare një klauzolë të tillë.
Raportet nga Bullgaria thonë se marrëveshja është shumë pranë, pasi CSKA nuk dëshiron ta humbasë futbollistin që këtë sezon është shndërruar në një titullar të patundshëm dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Kujtohet se Dellova ishte afër largimit verën e kaluar, por refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite, pasi familja e tij nuk dëshironte të braktiste Evropën.
Mbrojtësi kosovar mbetet gjithashtu një figurë kyçe te Kombëtarja e Kosovës, ku në sistemin e trajnerit Franco Foda formon një treshe solide me Amir Rrahmanin dhe Albian Hajdarin.
-

Montella pas shortit: “Nuk e di kë do preferoja në finale, por synimi ynë është i qartë – të kualifikohemi”
Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka reaguar pas shortit të play-offit për Kupën e Botës 2026, ku Turqia mësoi se do të përballet me Rumaninë në gjysmëfinale. Nëse arrin në finale, Turqia do të luajë në udhëtim kundër fituesit të ndeshjes Sllovaki – Kosovë.
Montella u shpreh se fokusi i tij dhe i ekipit është plotësisht te sfida e parë, ndërsa për finalen nuk ka preferencë, pavarësisht se e vlerëson shumë përzgjedhësin e Sllovakisë, Francesco Calzona.
“Kemi luajtur shumë mirë në grupe dhe morëm rezultate të mira. Tani i tërë fokusi ynë është në play-off – duam të jemi në finale,” tha ai.
“Finalja është në udhëtim, por këto janë rregullat. Tërë fokusi ynë është në ndeshjen e parë.”
Montella foli edhe për një përballje të mundshme me Sllovakinë, duke vlerësuar punën e trajnerit italian Calzona:
“Sllovakia ka një trajner italian, e njoh mirë. Është një trajner i shkëlqyer dhe ka një skuadër të mirë. Zakonisht luajnë kompakt dhe me besim.”
Megjithatë, tekniku italian theksoi se për të nuk ka rëndësi kundërshtari i finales:
“Nuk e di se cilën kombëtare do ta preferoja, por dua që Turqia të jetë në finale.”
Ndeshjet e gjysmëfinaleve do të zhvillohen më 26 mars, ndërsa finalja e madhe është caktuar për 31 mars 2026, ku do të përcaktohet se kush siguron biletën e artë drejt Botërorit.
-

Courtois reagon ndaj deklaratave të Lamine Yamal: “Në emocionet e ndeshjes thuhet edhe ajo që nuk mendohet”
Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka komentuar polemikat që shpërthyen para “El Clasico”-s së fundit, ku Real Madridi triumfoi 2-1 ndaj Barcelonës. Shkak i tensioneve ishte një deklaratë provokuese e Lamine Yamal, i cili kishte thënë: “Real Madridi vjedh dhe gjithmonë ankohet.”
Në një intervistë për Cadena Cope, Courtois u shpreh se Yamal është një talent i jashtëzakonshëm, por ndonjëherë futbollistët e rinj flasin nën ndikimin e emocioneve.
“Mendoj se kur je i qetë dhe rehat, ndonjëherë mund të thuash gjëra që nuk i mendon. Për mua, Lamine është një lojtar i shkëlqyer dhe do të bëjë histori për Barcelonën. Por ai e tha këtë, shkaktoi pak trazirë dhe shtypi u kthye kundër tij…”, deklaroi portieri belg.
Courtois tregoi se kishte folur me Lamine Yamal edhe pas ndeshjes:
“E pashë duke folur me Carvajal dhe pastaj shpërtheu një grindje e vogël, kështu që i thashë diçka edhe atij. Kur emocionet janë të larta, thua gjëra që nuk duhet.”
Portieri i Realit shtoi se tensioni është pjesë e pandashme e “El Clasico”-s dhe madje e domosdoshme për spektaklin.
“Ky është pikërisht qëllimi i një ‘El Clasico’. Kishim nevojë për atë atmosferë, për atë intensitet, sidomos pas katër humbjeve të vitit të kaluar. Kemi nevojë për këtë ndjenjë se Barcelona është një armik sportiv dhe se duhet t’i sulmojmë. Edhe kur fituam, nuk na treguan respekt. Por këto debate mbeten në fushë.”
Me këto deklarata, Courtois i dha fund polemikave, duke sjellë një ton më të qetë mes dy ekipeve, pa e humbur aromën e rivalitetit më të madh në futbollin botëror.
-

Bashkimi mbyll debutimin historik në FIBA Europe Cup me tri fitore – eliminimi vjen vetëm nga koshdallimi
Skuadra e Bashkimit ka përfunduar aventurën e saj debutuese në FIBA Europe Cup, duke lënë pas një edicion mbresëlënës me tri fitore në gjashtë ndeshje. Portokallezinjtë fituan nga një herë ndaj secilës skuadër të Grupit J, por gara jashtëzakonisht e ngushtë në këtë grup bëri që fati të vulosej vetëm nga koshdallimi – faktor që i penalizoi rëndë.
Grupi J ishte tërësisht i paparashikueshëm: të katër ekipet e përfunduan fazën me bilanc identik prej 3 fitore dhe 3 humbje, duke e kthyer koshdallimin në kriterin vendimtar. Ndërsa Reggiana doli me +45 dhe siguroi kualifikimin, Bashkimi mbylli grupin me koshdallim -28, pavarësisht rritjes së jashtëzakonshme në fazën e dytë të garës.
Një rikthim spektakolar, por jo i mjaftueshëm
Bashkimi e nisi me tri humbje radhazi, duke e bërë grupin të dukej i paarritshëm. Por portokallezinjtë reaguan fuqishëm, duke shënuar tri fitore të njëpasnjëshme:
89:69 ndaj Cibonës në Prizren, 77:76 ndaj Reggianas në një ndeshje dramatike, 93:84 në udhëtim ndaj Dijonit, duke u hakmarrë për humbjen në shtëpi 74:83 pas kohës shtesë.
Ky reagim e riktheu Bashkimin në garë deri në momentin e fundit, duke dëshmuar karakter, organizim dhe cilësi të nivelit ndërkombëtar.
Edhe pse rruga u ndërpre për shkak të koshdallimit, Bashkimi e mbyll edicionin me kokën lart. Tri fitore në debutim në grupet e FIBA Europe Cup për nënkampionët e Kosovës përbëjnë një sukses të madh dhe një sinjal të qartë se klubi prizrenas mund të synojë edhe më shumë në edicionet e ardhshme.
Fakti që grupi u mbyll me barazi të plotë mes katër skuadrAVE vetëm e rrit peshën e këtij edicioni historik për portokallezinjtë.
-

Trajneri i Polonisë, Jan Urban: “Short i mirë për ne – jemi favoritë ndaj Shqipërisë”
Pas hedhjes së shortit në Cyrih, ku Polonia mësoi se do të përballet me Shqipërinë në gjysmëfinalen e play-off-it për Kupën e Botës 2026, ka ardhur edhe reagimi i përzgjedhësit polak, Jan Urban. Ai e cilësoi Shqipërinë si një kundërshtar të fortë, por theksoi se Polonia mbetet favorite në ndeshjen që do të luhet në shtëpi.
Nuk mendoj se duhet të ankohemi. Kemi short të mirë, jemi favoritë në ndeshjen e parë. Nuk mund ta fshehim këtë. Duhet ta shfrytëzojmë avantazhin e stadiumit si vendas, deklaroi Urban.
Trajneri polak shtoi se, pavarësisht se ndihen superiorë, respekti ndaj kundërshtarit është i domosdoshëm:
“Është e qartë që ne jemi favoritë, por duhet të respektojmë çdo ekip. Futbolli të surprizon – e kemi përjetuar vetë, por edhe duke parë përfaqësueset e tjera.”
Urban theksoi se vetëbesimi do të jetë një armë e rëndësishme në këtë fazë:
“Respekti është i rëndësishëm, por duhet të kemi vetëbesim. Shorti është i mirë dhe ne kthehemi me besim të plotë në rrugëtimin e play-off-it.”
Ai konfirmoi se Polonia është e fokusuar te sfida e parë, por pa e lënë pas dore përgatitjen për një finale të mundshme kundër Ukrainës ose Suedisë:
“Jemi të lumtur me shortin. Dy ndeshje në shtëpi do të ishte një fat i madh. Nëse arrijmë në finale, do të luftojmë fort për vendin në Kupën e Botës. Jemi të fokusuar tek Shqipëria, por nuk harrojmë analizën për Ukrainën dhe Suedinë.”
Sfida Poloni – Shqipëri do të luhet në mars, në një duel që pritet të jetë vendimtar në rrugën drejt Botërorit 2026.