ATV

Category: Sport

  • Trepça fiton derbin e javës së shtatë, mund Sigal Prishtinën

    Trepça fiton derbin e javës së shtatë, mund Sigal Prishtinën

    Në një ndeshje emocionuese dhe të tensionuar, Trepça e Mitrovicës ka arritur të mundë Sigal Prishtinën 75:80 në derbin e javës së shtatë të ProCredit Superligës në basketboll.

    Përballja në kryeqytet ishte e pasur me ndryshime të shumta në rezultatin përfundimtar. “Xehetarët” ishin në epërsi gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, por bardhekaltrit e fituan momentin kur kaluan për herë të parë në epërsi me 75:74.

    Megjithatë, kampionët u treguan më të përqendruar në çastet vendimtare dhe me një performancë të shkëlqyer siguronin fitoren 75:80.

    Pas kësaj fitoreje, Sigal Prishtina ka bilancin 4 fitore dhe 3 humbje, ndërsa Trepça ka arritur 4 fitore dhe 2 humbje.

    Në ndeshjen e radhës Sigal Prishtina pret Golden Eagle Yllin, ndërsa Trepça luan mysafir te Peja. /ATVLIVE.TV

  • Kosova fiton medajle në Kupën e Evropës për junior në Podgoricë

    Kosova fiton medajle në Kupën e Evropës për junior në Podgoricë

    Xhudistet kosovare kanë arritur të sigurojnë medalje në Kupën e Evropës për junior,e cila po mbahet në kryeqytetin malazez Podgoricë.

    Laurina Gashi ka fituar medaljen e argjendtë,ku në finale humbi ndaj izraelites Libi Becker,dhe atë me Ëazzari ku deri në finale arriti duke eliminuar polakun Tetiana Kyryliuk me ippon,kurse në gjysmëfinale kroaten, Valentina Zivkovic më Ippon.

    Sidorela Dodaj fitoi medaljen e bronztë,ku mposhti me Ippon italianen India Serafini.

    Dodaj ishte e lirë në xhiron e parë,por në çerekfinale humbi me Ippon nga qipriotja Marina Azinou nga Qipro, teksa vazhdoi tutje në repasazh ku u ndesh me Maria Skomersic nga Kroacia🇭🇷 duke e mposhtur me Ëazaari.

    Sidorela u ndesh prapë në xhiron tjeter në repesazh duke fituar me Ippon ndaj Shira Gev nga Izraeli.

    Në anën tjetër Enisa Zijade poashtu fitoi medaljen e argjendtë në këtë garë.

    Ajo mposhti në fazën e dytë me 2 Ëazaari italianen Dora Pallai,kurse në çerekfinale ajo mposhti me 3 denime për Ippon serben, Andjela Simic.

    Në gjysmëfinale Zijade mundi me Yuko italianen India Serafini,kurse në finale për medaljen e artë humbi ndaj xhudistes tjetër nga Italia Giulia Sorelli me Ippon.

  • Florentino Perez i ashpër me UEFA-në:Duhet të jap ndeshje falas për të gjithë tifozët

    Florentino Perez i ashpër me UEFA-në:Duhet të jap ndeshje falas për të gjithë tifozët

    Presidenti i Real Madrid-it Florentino Perez, ka dhënë kritika tejet të ashpër për shtëpine evropiane të futbollit UEFA.

    Në asamblenë vjetore të klubit mbretëror Perez u ndal tek të drejtat televizove,duke kritikuar UEFA-në se nuk po i mundëson tifozëve të shikojnë ndeshjet falas.

    Përndryshe Perez në anën tjetër lavdëroi FIFA-në,duke deklaruar se ka bërë që ofroi transmetim falas për Kupën e Botës për Klube.

    “Faleminderit FIFA-s që e kuptoi këtë duke futur transmetime falas në Kupën e Botës për Klube. Shoh vetëm një arsye pse UEFA nuk bën të njëjtën gjë: ata kanë frikë se mos humbasin të ardhurat e tyre të mëdha.”

    Perez në fund shtoi se modeli komercial i futbollit duhet të rimendohet,dhe se duhet dhënë përparësi më shumë tifozëve mbi fitimet.

  • Gjilani dhe Ferizaj ndajnë pikët pas një ndeshjeje dramatike 2-2

    Gjilani dhe Ferizaj ndajnë pikët pas një ndeshjeje dramatike 2-2

    Gjilani dhe Ferizaj luajtën baras 2-2 në një përballje shumë dramatike të Superligës së Kosovës.

    Vendasit kaluan në epërsi pas 22 minutash me Senad Jarovic, i cili shënoi nga afërsia pas asistimit të Edi Basës. Por në minutën e fundit të kohës shtesë të pjesës së parë, Qlirim Avdulli asistoi Jakup Berishën, i cili shënoi një gol të bukur për 1-1, duke mbyllur kështu 45 minutat e para me rezultatin baras.

    Në pjesën e dytë, Gjilani riktheu epërsinë në minutën e 60-të, kur përsëri Senad Jarovic shënoi me kokë për 2-1. Por fundi i ndeshjes u bë dramatik: Jakup Berisha shënoi një gol për të barazuar rezultatin në 2-2, i cili fillimisht u anulua nga VAR për shkak të një fauli brenda zonës. Megjithatë, nga pika e bardhë e penalltisë, Berisha tregoi saktësi, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.

    Me këtë barazim, dy ekipet ndanë nga një pikë. Gjilani mbetet në vendin e tetë me 16 pikë, ndërsa Ferizaj renditet një pozitë më poshtë me 15 pikë.

  • Dukagjini i Klinës ngushton diferencën me kreun e tabelës

    Dukagjini i Klinës ngushton diferencën me kreun e tabelës

    Dukagjini i Klinës është vetëm tre pikë larg liderit të tabelës në elitën e futbollit të Kosovës. Skuadra nga Klina arriti një fitore të pastër 3:0 ndaj Drenicës së Skenderajt në takimin e javës së 14-të.

    Iljasa Zulfiji shkëlqeu si në ditët e tij më të mira, duke shënuar dy gola në minutat e 25-të dhe 39-të, ndërsa Dardan Morina vulosi rezultatin në minutën e 70-të.

    Pas kësaj fitoreje, Dukagjini renditet i treti me 23 pikë, po aq sa Ballkani në vendin e dytë dhe Drita në vendin e katërt, duke mbetur tre pikë larg liderit Prishtina. Drenica zë vendin e shtatë me 18 pikë të grumbulluara.

  • Fitore spektakolare për Llapin në derbin ndaj Ballkanit

    Fitore spektakolare për Llapin në derbin ndaj Ballkanit

    Llapi, nën drejtimin e trajnerit Tahir Batatina, arriti një fitore të madhe në Therandë, duke marrë tre pikë të vlefshme.

    Në derbin e javës së 14-të, Llapjanët e mposhtën Ballkanin me rezultat 4:2, duke treguar forcën e tyre sulmuese. Golat për Llapin i shënuan Edon Sadriu (10’, nga distanca), Muhamet Hyseni (15’ dhe 62’) dhe Axel Gnapi (45’), ndërsa për Ballkanin shënoi Valentin Serebe (2’ dhe 60’).

    Prishtina kryeson renditjen me 26 pikë, e ndjekur nga Ballkani, Dukagjini dhe Drita, secila me 23 pikë, ndërsa Llapi ndodhet në vend të pestë me 20 pikë.

  • Arbër Hoxha: Ylli i Dinamos që tërheq klube angleze

    Arbër Hoxha: Ylli i Dinamos që tërheq klube angleze

    Pa dyshim, futbollisti Arbër Hoxha po kalon një moment kulmor në karrierën e tij.

    Sulmuesi shqiptar po luan një rol vendimtar te Dinamo Zagreb, dhe shembulli më i freskët është performanca e tij në ndeshjen e fundit ndaj Varazdinit në kampionat, ku shënoi dy gola. Suksesi i tij u pasua edhe nga fitimi i çmimit prestigjioz “Lojtari i Muajt” në Kroaci për muajt shtator dhe tetor.

    Eleganca dhe ritmi me topin në këmbë u evidentuan edhe gjatë ndeshjes së Kombëtares kundër Anglisë, duke treguar se “kurba” e formës së Arbër Hoxhës është në ngritje, duke bërë bujë edhe jashtë vendit.

    Sipas raportimeve të fundit nga “SportsBoom”, klube si Sheffield United dhe Hull City janë të interesuara për shërbimet e 27-vjeçarit.

    Të dy këta klube garojnë në Championship, ndërsa Hoxha ka kontratë me Dinamo Zagreb deri verën e vitit 2029. Megjithatë, një ofertë e majme nga Anglia do të ishte e vështirë për t’u refuzuar. /ATVLIVE.TV

  • Enise Zijade në finale – do të ndeshet me Giulia Sorelli nga Italia

    Enise Zijade në finale – do të ndeshet me Giulia Sorelli nga Italia

    Enise Zijade arrin finalen e Podgorica Junior European Cup 2025!

    Në gjysmëfinale Enise mposhti me Yuko, India Serafini nga Italia.

    Në finale ajo do të ndeshet me Giulia Sorelli nga Italia. /ATVLIVE.TV

  • Sidorela Dodaj lufton për medaljen e bronztën kundër italianes!

    Sidorela Dodaj lufton për medaljen e bronztën kundër italianes!

    Sidorela Dodaj do të lufotjë për medaljen e bronztë në Podgorica Junior European Cup 2025!

    Në repasazh Sidorela mposhti me Ippon, Shira Gev nga Izraeli.

    Për të bronztën Sidorela do të ndeshet me India Serafini nga Italia. /ATVLIVE.TV

  • Arba Hasanaj në gjysmëfinale

    Arba Hasanaj në gjysmëfinale

    Xhudistja, Arba Hasanaj në gjysmëfinale të Millenium Team Cadet European Cup 2025 në Selanik.

    Në çerekfinale Arba mposhti me Ippon, Vita Hudika nga Kroacia.

    Në gjysmëfinale ajo do të ndeshet me Viktorija Ragauskaite nga Lituania. /ATVLIVE.TV