ATV

Category: Sport

  • Myrto Uzuni reagon pas kritikave për videon e dasmës së motrës: “Ishte thjesht gëzim familjar”

    Myrto Uzuni reagon pas kritikave për videon e dasmës së motrës: “Ishte thjesht gëzim familjar”

    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, ka reaguar pas komenteve negative që u përhapën në rrjetet sociale pas videos nga dasma e motrës së tij, ku ai shfaqet duke hedhur para gjatë festës.

    Pamjet u shpërndanë me shpejtësi, duke nxitur një valë kritikash dhe ofendimesh të padrejta ndaj futbollistit. Përmes një postimi të gjatë në Instagram, Uzuni sqaroi se gjithçka ishte një moment i sinqertë gëzimi brenda rrethit familjar dhe nuk duhet interpretuar me keqdashje.

    “Videoja e hedhjes së lekëve ishte thjesht për të shprehur gëzimin për motrën time. Ka shumë xhelozi, por unë jam rritur nga minus zero dhe sot kam mundur t’i siguroj familjes së ardhmen. Faleminderit Zotit!
    ”, shkroi Uzuni.

    Sulmuesi theksoi gjithashtu se suksesin e tij e ka arritur me mund dhe sakrifica, duke shtuar se nuk ka bërë asgjë të pahijshme:

    “Nuk i shpenzova lekët nëpër diskoteka duke hapur shishe. Çfarëdo që të bësh, dikush gjithmonë do komentojë. Unë thjesht veprova ashtu si ndjeva.”

    Në mbyllje të reagimit, Uzuni falënderoi ata që kanë treguar mirëkuptim dhe mbështetje: “Faleminderit atyre që respektojnë gëzimin e familjes! Gëzime paçi në familjet tuaja!”

  • Driton Kuka: 11 vite në IOC, 5 medalje për Kosovën

    Driton Kuka: 11 vite në IOC, 5 medalje për Kosovën

    Trajneri i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, shënoi sot për 11-vjetorin e pranimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), duke përmendur arritjet e jashtëzakonshme sportive të vendit gjatë këtyre viteve.

    “Kosova ka qenë pjesë e 3 Olimpiadave dhe ka fituar 5 medalje, prej të cilave 3 të arta. Këto arritje tregojnë vlerën e shtetit tonë të ri!”, shkroi Kuka në profilin e tij në Facebook.

    Ai gjithashtu përmendi punën e palodhur të Besim Hasanit, i cili sipas tij ka kontribuar natë e ditë për realizimin e këtij qëllimi. Kuka shtoi se xhudoja kosovare, e udhëhequr nga Agron, ka arritur të fitojë medalje edhe në garat evropiane dhe botërore, duke treguar vlerat e kombit tonë në arenën ndërkombëtare.

    “Ëndërr e realizuar… IOC nuk pati rrugë tjetër veçse të na pranojë!”, përfundoi Kuka në postimin e tij. /ATVLIVE.TV

  • Kosova zyrtarisht pjesë e CEV Ligës së Evropës 2026, FVK konfirmon pjesëmarrjen e kombëtareve në formatin e ri kualifikues!

    Kosova zyrtarisht pjesë e CEV Ligës së Evropës 2026, FVK konfirmon pjesëmarrjen e kombëtareve në formatin e ri kualifikues!

    Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) ka zyrtarizuar sot pjesëmarrjen e Kombëtareve të Kosovës, si në konkurrencën e meshkujve, ashtu edhe atë të femrave, në CEV Ligën e Evropës 2026, një format i ri garues që shënon hapin e parë drejt kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2028.

    CEV ka prezantuar për herë të parë këtë sistem të ri, i cili sjell mënyra të reja të grumbullimit të pikëve, rrit më shumë konkurrencën dhe u jep mundësi shteteve në zhvillim të rritin prezencën e tyre në arenën ndërkombëtare.

    Në kuadër të këtij formati, Kosova do të ketë nderin të organizojë xhiron e tretë si në konkurrencën e meshkujve, ashtu edhe tek femrat, duke sjellë në vend ndeshje të rëndësishme që mund të përcaktojnë renditjet dhe rrugëtimin drejt fazës së dytë të kualifikimeve në vitin 2027.

     

    KALENDARI – MESHKUJT

    Xhiro 1 – Letoni | 5–7 Qershor 2026

    Pjesëmarrës: Letonia – Kosova – Rumania

    Xhiro 2 – Estoni | 12–14 Qershor 2026

    Pjesëmarrës: Estonia – Kosova – Austri

    Xhiro 3 – Kosovë | 19–21 Qershor 2026

    Pjesëmarrës: Kosova – Maqedonia e Veriut – Izrael

     

    KALENDARI – FEMRAT

    Xhiro 1 – Bosnje | 5–7 Qershor 2026

    Pjesëmarrës: Bosnja – Kosova – Spanja

    Xhiro 2 – Greqi | 12–14 Qershor 2026

    Pjesëmarrës: Greqia – Portugalia – Kosova

    Xhiro 3 – Kosovë | 19–21 Qershor 2026

    Pjesëmarrës: Kosova – Hungaria – Mali i Zi

    Rrugëtim i ri për volejbollin kosovar në arenën evropiane

     

    Pjesëmarrja në CEV Ligën e Evropës 2026 konsiderohet një mundësi e artë për kombëtaret e Kosovës, të cilat synojnë të ndërtojnë përvojë, të grumbullojnë pikë të vlefshme dhe të hedhin hapa të rëndësishëm drejt ëndrrës së kualifikimit për EuroVolley 2028.

    FVK ka theksuar se Kosova hyn në këtë format me ambicie të qarta dhe me vizion të fuqishëm për progres, duke synuar të rrisë konkurrencën dhe prezencën në skenën evropiane.

    Ky format i ri pritet të sjellë më shumë barazi dhe hapësira zhvillimi për shtetet në rritje, duke e bërë pjesëmarrjen e Kosovës edhe më domethënëse në këtë kapitull të ri të volejbollit ndërkombëtar.

  • Java e dhjetë me super derbin mes Bashkimit dhe Trepçës

    Java e dhjetë me super derbin mes Bashkimit dhe Trepçës

    Java e dhjetë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë super sfida.

    Derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës apo nënkampionit dhe kampionit të Kosovës. Sfida në Prizren pritet të jetë e zjarrtë me Portokallezinjtë që kanë shtatë fitore e dy humbje, ndërsa mitrovicasit pesë fitore e tri humbje. Prizrenasit e nisën edicionin me shtatë fitore radhazi, por më pas pësuan dy humbje, ndërsa ‘Xehetarët’ në një edicion mjaft interesant kanë pesë fitore e tri humbje. Duhet theksuar se, të dy skuadrat morën pjesë në grupet e FIBA Europe Cup.

    Të mërkurën do të ndeshen Vëllaznimi me Golden Eagle Yllin. Kuqezinjtë janë në formë të mirë me dy fitore radhazi, derisa në përgjithësi kanë tri fitore e gjashtë humbje, ndërsa therandasit kanë dy fitore e shtatë humbje.

    GO+ Peja do të përballet me Borën të enjten. Pejanët kanë shtatë fitore e dy humbje, kurse prishtinasit tri fitore e pesë humbje.

    Sfidë interesante shihet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahoveci 029, ku të dy skuadrat kanë nga katër fitore e pesë humbje.

    ProCredit Superliga-Java 10

    E mërkurë

    18:45 Bashkimi – Trepça

    18:45 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

    E enjte

    18:45 GO+ Peja – Bora

    18:45 Sigal Prishtina – Rahoveci 029. /ATVLIVE.TV

  • Shorti i Kupës së Mbretit: Barça dhe Reali përballen me skuadra të lehta në raundin e 32-tave

    Shorti i Kupës së Mbretit: Barça dhe Reali përballen me skuadra të lehta në raundin e 32-tave

    Është hedhur shorti për raundin e 32-tave të Kupës së Mbretit dhe duket se Barcelona dhe Real Madrid do të kenë përballje të favorshme në fazën e ardhshme.

    Barcelona udhëton për ndeshjen ndaj Guadalajaras, ndërsa Real Madridi viziton Talavera de la Reina. Atletico Madridi përballet me Atletico Baleares.

    Përballjet e raundit të 32-tave të Kupës së Mbretit

    • Ourense CF – Athletic Club

    • Atlético Baleares – Atlético de Madrid

    • Talavera de la Reina – Real Madrid

    • Guadalajara – FC Barcelona

    • Real Murcia – Real Betis

    • CD Eldense – Real Sociedad

    • Burgos CF – Getafe CF

    • Cultural Leonesa – Levante UD

    • SD Eibar – Elche CF

    • Deportivo de la Coruña – RCD Mallorca

    • Racing Santander – Villarreal

    • Sporting Gijón – Valencia CF

    • SD Huesca – CA Osasuna

    • Granada – Rayo Vallecano

    • Albacete Balompié – Celta de Vigo

    • Deportivo Alavés – Sevilla

    Kujtojmë se ky raund ofron mundësi për skuadrat më të vogla të shkaktojnë surpriza, por për klubet e mëdha si Barcelona, Reali dhe Atletico Madridi, pritshmëritë janë për një kalim të lehtë në fazën tjetër të turneut. /ATVLIVE.TV

  • AC Milan alarmohet: Rafael Leao lëndohet dhe braktis fushën me probleme muskulore në fitoren ndaj Torinos!

    AC Milan alarmohet: Rafael Leao lëndohet dhe braktis fushën me probleme muskulore në fitoren ndaj Torinos!

    AC Milan është përballur me një goditje të rëndë gjatë ndeshjes së fundit kundër Torinos, ku sulmuesi kryesor Rafael Leao u detyrua të largohej para kohe për shkak të një problemi muskulor. Incidenti ndodhi në stadiumin “Olimpico Grande Torino”, në një mbrëmje ku Rossonerët fituan 3-2.

    Leao pësoi lëndimin në momentin kur goditi topin me forcë nga skaji i zonës. Sulmuesi ndjeu menjëherë dhimbje të mprehta në kofshën e djathtë, u ndal, dhe pas pak çaloi drejt vijës anësore. Pavarësisht tentativës për të vrapuar disa hapa, portugezi kuptoi se nuk mund të vazhdonte.

    Leao u ul në stol pa pritur as zëvendësimin, duke ndezur shqetësime të mëdha te stafi dhe tifozët. Në vend të tij u fut Samuele Ricci, ish-mesfushori i Torinos, i cili u aktivizua kundër ish-skuadrës së tij.

    Pas ndeshjes, Leao u pa me një pako akulli të lidhur mbi zonën e aduktorëve në këmbën e djathtë, një sinjal që sugjeron një dëmtim muskulor potencialisht serioz. AC Milan pritet të kryejë ekzaminime të detajuara ditët e ardhshme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

    Lajmet nuk janë pozitive për skuadrën e Stefano Piolit, e cila tashmë po përballet me mungesën e Santiago Gimenez dhe rrezikon të humbasë edhe yllin e saj kryesor. Leao ka qenë vendimtar këtë sezon, me gjashtë gola dhe një asist mes Serie A dhe Kupës së Italisë.

    Mungesa e tij, edhe për një periudhë të shkurtër, do të ndikojë ndjeshëm në fuqinë sulmuese të kuqezinjve, të cilët tashmë po luftojnë për të ruajtur pozicionet e para në kampionat.

    AC Milan pritet të publikojë një njoftim zyrtar sapo të kryhen testet mjekësore.

  • Zyrtare: Marc-André ter Stegen rikthehet në skuadrën e Barcelonës pas katër muajsh mungesë

    Zyrtare: Marc-André ter Stegen rikthehet në skuadrën e Barcelonës pas katër muajsh mungesë

    Barcelona ka marrë një lajm të jashtëzakonshëm para fazës vendimtare të sezonit. Portieri gjerman Marc-André ter Stegen është rikthyer zyrtarisht në skuadrën e parë pas një mungese prej katër muajsh, duke i dhënë ekipit një shtysë të madhe në repartin defensiv.

    Klubi katalanas ka konfirmuar se gardiani 31-vjeçar ka kaluar plotësisht fazën e rikuperimit dhe është i gatshëm t’i bashkohet grupit në stërvitje. Ter Stegen ishte jashtë fushave që nga nëntori, kur iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpinë, e cila e detyroi të mungojë në disa prej ndeshjeve më të rëndësishme të Barcelonës.

    Me kthimin e ter Stegen, trajneri Hansi Flick fiton stabilitet të madh në mbrojtje, duke qenë se portieri gjerman është një ndër figurat kyçe të skuadrës dhe lider i padiskutueshëm në vijën e fundit të fushës. Rikthimi i tij mund të ndikojë drejtpërdrejt në paraqitjet e Barcelonës në La Liga dhe në garat evropiane.

    Në klub shpresojnë që forma fizike e portierit të rikthehet gradualisht, por rikthimi i tij në stërvitje është sinjal i qartë se koha e pritjes ka përfunduar dhe gjermani mund të jetë i gatshëm të luajë së shpejti ndeshjet zyrtare.

    Rikthimi i ter Stegen ndaj skuadrës vjen si një injeksion besimi për Barcelonën, në një periudhë ku çdo pikë dhe çdo ndeshje ka peshë të madhe për objektivat sezonalë.

  • Mbappé mungon në stërvitjen e Real Madridit, në dyshim për ndeshjen ndaj Manchester Cityt!

    Mbappé mungon në stërvitjen e Real Madridit, në dyshim për ndeshjen ndaj Manchester Cityt!

    Real Madridi ka marrë një shqetësim të madh vetëm disa ditë para ndeshjes së rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt. Sipas raportimeve të The Athletic, sulmuesi francez Kylian Mbappé nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme stërvitore me skuadrën.

    Kjo mungesë e papritur ka ngritur pikëpyetje serioze rreth gjendjes së tij fizike dhe mundësisë për të qenë i gatshëm në supersfidën ndaj kampionëve të Evropës. Burimet raportojnë se Mbappé po përballet me shqetësime muskulore, megjithëse Real Madridi nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar.

    Sipas raportimeve, stafi mjekësor i Real Madridit do të vlerësojë gjendjen e lojtarit në orët e ardhshme, por aktualisht ai konsiderohet në dyshim për ndeshjen vendimtare kundër Manchester Cityt. Kjo situatë vjen në një moment kritik për madrilenët, të cilët po përgatiten për njërën nga përballjet më të forta të sezonit.

    Mungesa e Mbappés, nëse konfirmohet për ndeshjen, do të ishte një goditje e rëndë për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili e konsideron francezin si një ndër elementët kyç të repartit sulmues. Në anën tjetër, Manchester City mund të përfitojë nga kjo situatë, pasi mbrojtja e tyre do të përballet me më pak rrezik.

    Real Madridi pritet të japë përditësime të reja në lidhje me gjendjen e lojtarit para ndeshjes, ndërsa tifozët mbajnë frymën përpara sfidës së madhe që mund të vendosë shumë në ecurinë e sezonit evropian.

  • NBA: Spurs, Suns dhe Pacers vazhdojnë me fitore!

    NBA: Spurs, Suns dhe Pacers vazhdojnë me fitore!

    Mëngjesin e sotëm janë zhvilluar tre ndeshje në kuader të Elitës së Basketbollit Amerikan, NBA.

    San Antonio Spurs është këndellur me fitore pasi mundi me vetëm 2 pikë diferencë 135-132 New Orleans Pelicanes, me këtë të fundiit që e pësuan humbjen e 7 radhazi.

    Harrison Barnes udhëhoqi Spurs drejt fitores me 24 pikë, deris Dylan Harper shtojë 22 sosh.

    Nga ana tjetër, Derik Queen ishte fantastik duke realizuar triple-double prej 33 pikëve, 10 kercimeve e po aq assitime, ndërsa  Trey Murphy III, kontriboi me 32 pikë, por nuk ishin të mjaftueshme për fitore.

    Spurs renditen në vendin e 5 në Perëndim, derisa Pelicanes të fundit në tabelë.

     

    Phoneix Suns po ashtu është rikther te fitoret pasi mundi Minesotta Timberwolves me shifrat 108-105.

    Mark Williams shkëlqeu me 22 pikë e 7 kërcime, në fitoren e Suns.

    Të skuadra humbëse Anthony Edwards ishte brilliant me 40 pikë e 9 kërcime.

    Suns renditet e shtata në Perëndim derisa Timberëolëes e gjashta.

     

    Indiana Pacers ka realizuar fitoren e dytë radhazi, pasi mundi kësaj radhe Sacramento Kings me rezultat 116-105.

    Andrew Nembhard pati paraqitje solide me 28 pikë e 12 assitime, derisa kontibuan edhe Benedtict Matturin me 25 pikë dhe Paskal Siakam me 23 sosh.

    Nga ana tjetër, edhe pse Russell Westbrook realizoi Triple-double me 24 pikë, 12 kërcime e 14 asistime, nuk ishin të mjaftueshme për fitore.

    Pacers pozicionehn në vendin e parafundit në Lindje derisa Kings në vendin e 13 në Perëndim.

  • A po rikthehet Livakoviç në Kroaci?

    A po rikthehet Livakoviç në Kroaci?

    Mediat italiane raportojnë se portieri kroat Dominik Livakoviç është shumë pranë një largimi nga Girona.

    Me afatin kalimtar të transferimeve dimërore që po afron, është e qartë se 30 vjeçari nuk do të luajë më për ekipin spanjoll. Girona ka edhe dy ndeshje para pushimit dyjavor dhe pritet të jetë në gjendje ta lërë portierin jashtë për këto takime.

    Mësohet se Girona do ta lejojë Livakoviç të rikthehet në Kroaci, ku ai do të bashkohet me Dinamo Zagreb, skuadër ku luan edhe Arbër Hoxha. Zvonimir Boban ka përfunduar marrëveshjen për transferimin dhe pritet që portieri kroat të jetë startues menjëherë.

    Selektori i Kroacisë ka sugjeruar që Livakoviç të luajë titullar te Dinamo Zagreb për të ruajtur pozitën e tij si portier i parë edhe në përfaqësuesen kroate gjatë Kampionatit Botëror. /ATVLIVE.TV