ATV

Category: Sport

  • Dayot Upamecano dëshiron rinovim me Bayern Munich por kërkon 20 milionë euro bonus

    Dayot Upamecano dëshiron rinovim me Bayern Munich por kërkon 20 milionë euro bonus

    Qendërmbrojëtsi francez Dayot Upamecano nuk e ka të qartë të ardhmen e tij tek gjiganti gjerman Bayern Munich.

    Upamecano është i interesuar që të qëndrojë në Allianz Arena,por francezi sipas mediave në Gjermani ka kërkuar një bonus prej 20 milionë euro për rinovim të kontratës.

    Përndryshe shumë gjigantë të njohur evropianë si Real Madrid dhe PSG janë duke e kërkuar me ngulm francezin,ndërkohë raportohet se edhe Man City është hyrë në garë për shërbimet e Upamecanos.

    Megjithatë drejtuesit bavarezë janë të bindur se Upamecano do të mbesë tek Bayern,dhe se po punojnë që francezi të mbesë në Gjermani edhe në sezonin e ardhshëm.

    Kujtojmë që Dayot Upamecano ka kontratë me Bayern Munich deri në fund të sezonit.

  • LA Lakers fiton në udhëtim kundër Phoenix Suns-Portland Trail Blazers mposhtë Golden State Warriors

    LA Lakers fiton në udhëtim kundër Phoenix Suns-Portland Trail Blazers mposhtë Golden State Warriors

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers ka shënuar fitore të rëndësishme,ku mposhti në udhëtim Phoenix Suns me rezultat 116:114.

    Luka Doncic me 29 pikë e 6 asistime si dhe Lebron James me 23 pikë ishin më efikasët tek Lakers,teksa në anën tjetër tek Suns Devin Booker me 27 pikë e 7 asistime dhe Mark Ëilliams me 20 pikë e 6 kërcime ishin më të mirët.

    Në anën tjetër Portland Trail Blazers arriti të mund Golden State Warriors me rezultat 136:131.

    Shedon Sharpe dhe Jerami Terant shënuan 35 pikë secili,duke qenë më të mirët për Portlandin,teksa kontribut dha dhe Deni Avdija me 26 pikë,7 kërcime e 6 asistime.

    Ndërkohë tek Warriors 48 pikët e Stephen Curry nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen,teksa Jimmy Butler kontribuoi me 16 pikë 3 7 kërcime dhe Daymon Green me 8 kërcime e 7 asistime.

  • Armend Thaqi “Ylli I Javës”i xhiros së 17-të në Albi Mall Superligë

    Armend Thaqi “Ylli I Javës”i xhiros së 17-të në Albi Mall Superligë

    Armend Thaqi është shpallur ylli i javës për xhiron e 17-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

    Thaqi ishte ndër më të mirët në derbin e Anamoravës kundër Dritës,ku realizoi një eurogol në barazimin 1:1.

    Përndryshe Thaqi foli pas mori këtë çmim,duke thënë se është tejet i lumtur që u vlerësua më i miri i javës.

    “Derbi i qytetit asesi nuk duhet të humbet dhe jam i lumtur që së paku kemi marrë një pikë. Nuk e kemi nisur shumë mirë kampionatin, ndonëse klubi ka bërë investime të mëdha dhe ka pasur një organizim shumë të mirë. Hallka që ka dështuar këtë vit kemi qenë ne, futbollistët, të cilët nuk kemi arritur të komponohemi mirë mes vete dhe duhet të marrim përgjegjësi. Aktualisht kemi filluar këndelljen me trajnerin e ri dhe nuk duhet të lëshojmë më pikë.

    Në aspektin individual jam shumë i lumtur që jam shpallur “Ylli i Javës” dhe kjo i dedikohet të gjithë futbollistëve dhe mbi të gjitha tifozëve, sepse sidomos kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ta dhe luhet për ta”

    Kujtojmë që Gjilani barazoi 1:1 kundër kampionit aktual Dritës,dhe gjendet në pozitën e 6-të me 23 pikë të grumbulluara.

  • Norvegjia e fiton Botërorin e hendbollisteve

    Norvegjia e fiton Botërorin e hendbollisteve

    Norvegjia është kampione e botës në hendboll.

    Në finalen dramatike të zhvilluar të dielën mbrëma në Rotterdam, hendbollistet norvegjeze fituan ndaj atyre të Gjermanisë me rezultatin 23:20. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 11:11.

    Në pjesën e dytë lojtaret e Norvegjisë ishin shumicën e kohës në epërsi, por gjermanet u mbajtën në lojë deri në fund duke e bërë finalen interesante.

    Portierja 45-vjeçare, Katrine Lunde udhëhoqi Norvegjinë drejt titullit të ri të botës. Ajo u përshëndet nga Kombëtarja si kampione e botës. Nga pesë gola i shënuan Henny Ella Reisad dhe Thale Rushfeldt Deila.

    Te Gjermania nga katër gola i realizuan Alina Grijseels, Emily Vogel dhe Viola Leuchter.

    Norvegjia e ka fituar Botërorin për herë të pestë.

    Vendin e tretë e zuri Franca që pas vazhdimeve fitoi 33:31 ndaj Holandës. Të kujtojmë që Franca është kundërshtare e Kombëtares sonë në ciklin aktual kualifikues.

    Botërori i hendbollisteve është mbajtur në Holandë e Gjermani dhe ishte Kampionati i 27-të Botëror. /ATVLIVE.TV

  • Mohammed Bin Salman mund të blejë Barcelonën – Oferta prej 10 miliardë eurosh?

    Mohammed Bin Salman mund të blejë Barcelonën – Oferta prej 10 miliardë eurosh?

    Një lajm i madh po qarkullon në mediat sportive se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, raportohet se po shqyrton mundësinë e blerjes së një pjesë të klubit Barcelona.

    Sipas Francois Gallardo nga emisioni “El Chiringuito”, princi saudit mund të bëjë një ofertë të jashtëzakonshme prej 10 miliardë eurosh për klubin katalanas. Kjo do të përputhej me strategjinë e Arabisë Saudite për të zgjeruar ndikimin e saj në sport, qoftë përmes investimeve direkte, qoftë përmes Fondit Publik të Investimeve (PIF).

    Megjithatë, oferta duket jashtëzakonisht e madhe, duke pasur parasysh situatën financiare të Barcelonës, e cila aktualisht ka një borxh mbi 2.5 miliardë euro. Në teori, një ofertë prej 10 miliardë eurosh do t’i siguronte princit kontroll të plotë mbi klubin.

    Por realiteti është më kompleks. Barcelona, si dhe Real Madridi, funksionojnë sipas modelit socio, që do të thotë se klubi është në pronësi të anëtarëve të tij dhe ata vështirë se do të pranonin një shitje totale nga një etnitet i huaj. Gallardo nënvizon qartë këtë fakt.

    Nga ana tjetër, Fondi Publik i Investimeve mund të investojë në Barcelonë nëse klubi ndan sektorin e argëtimit nga ai sportiv, por kjo nuk do t’i jepte PIF-it kontroll mbi aktivitetet e përditshme sportive. Një strategji e ngjashme po konsiderohet edhe nga Real Madridi, ku Florentino Perez është i hapur ndaj idesë së ndarjes së sektorit të argëtimit nga ai futbollistik, duke lejuar investitorë të huaj vetëm në pjesën e argëtimit.

    Pra, kjo duket të jetë mënyra e vetme për të lejuar investimin e PIF tek Barcelona. Përtej kësaj, një blerje e plotë nga një etnitet i huaj, veçanërisht nga fondi saudit, mbetet pothuajse e pamundur. /ATVLIVE.TV

  • Xhaka: “Derbit janë për t’u fituar, ekipi e meriton suksesin”

    Xhaka: “Derbit janë për t’u fituar, ekipi e meriton suksesin”

    Granit Xhaka foli pas fitores 1:0 të Sunderlandit ndaj Newcastle Unitedit, në ndeshjen e javës së 16-të të Premier League.

    Mesfushori shqiptar ishte ndër më të dalluarit në fushë. Ai theksoi rëndësinë e derbit dhe motivimin që ekipi mori nga lojtarët që kishin kaluar periudha të vështira në Championship dhe që kishin humbur ndaj Newcastle në FA Cup.

    “Derbit janë për t’u fituar. Nuk ka rëndësi si. Këta lojtarë, pavarësisht sfidave që kanë kaluar para dy-tri viteve, na motivuan shumë për këtë ndeshje. Secili lojtar që ka luajtur këtu, qoftë në Championship apo tani në Premier League, ka kontribuar për këtë sukses. Kjo skuadër meriton respekt për atë që ka arritur deri tani. Ne punojmë shumë çdo ditë dhe e meritojmë vendin ku jemi,” u shpreh Xhaka.

    Me këtë fitore, Sunderlandi i Xhakës grumbullon 26 pikë dhe renditet në vendin e 7-të, ndërsa Newcastle pozicionohet në vendin e 12-të me 22 pikë. /ATVLIVE.TV

  • Rahoveci e fiton derbin me Kastriotin

    Rahoveci e fiton derbin me Kastriotin

    Rahovecit i ka takuar derbi i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

    Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 32:28.

    “Vreshtarët” nisën furishëm dhe shpejt krijuan epërsi prej 9:2. Vendasit mbajtën epërsi bindëse në pjesën e parë, ndërsa Kastrioti ia doli të afrohet vetëm deri në katër gola. Pas 30 minutave rezultati ishte 20:14 për Rahovecin.

    Pjesa e dytë ishte thuajse e ngjashme. Rahoveci ishte në epërsi gjithë kohën, ndërsa ferizajasit ia dolën të afrohen në tri gola, 25:22. Më pas në shprehje erdhi përvoja e lojtarëve të Rahovecit që rritën sërish epërsinë për fitore të rëndësishme.

    Egzon Gjuka udhëhoqi fitoren e Rahovecit, bashkë me portierin Arbër Curri dhe alon Lulzim Shabani. Gjuka i shënoi tetë gola. Shtatë i kishte Lulzim Shabani, kurse pesë i shtoi Ardit Tafilaj.
    Në portë Curri u dallua me pritje të shumta.

    Kastriotit nuk i kreu punë paraqitja shumë e mirë e portierit Wadi Chebbi. Ndonëse Chebbi mbajti skuadrën në lojë, duke pritur gjuajte e penallti të shumta, Kastrioti nuk e shfrytëzoi këtë.

    Më efikasi ishte Festim Mustafa me tetë gola. Nga gjashtë i shënuan Gentrit Brahimi e Felippe Teixeira.

    Me fitore Rahoveci doli në vendin e parë me 22 pikë, po aq i ka edhe Kastrioti në vendin e dytë. /ATVLIVE.TV

  • Besa Famgas merr fitoren e nëntë

    Besa Famgas merr fitoren e nëntë

    Besa Famgas e ka shënuar fitoren e nëntë në edicionin 2025/2026 të Superligës së Kosovës në hendboll.

    Të premten mbrëma në kryeqytet, Besa Famgas fitoi ndaj Prishtinës me rezultatin 38:31. Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së pestë të kampionatit të Kosovës. Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të angazhimit evropian të Besës.

    Jon Vokshi udhëhoqi fitoren e Besa Famgasit me dhjetë gola. Ahmed Zayan Amr Ali i shtoi tetë gola, Elion Vokshi shtatë e Deniz Terziqi gjashtë.

    Po me dhjetë gola, më efikasi te Prishtina ishte Albi Gjuka. Altin Cacaj i realizoi tetë e Enis Kuleta shtatë.

    Besa tani i ka 18 pikë nga 11 ndeshje. E mban vendin e tretë. Prishtina mbetet e parafundit me gjashtë pikë. /ATVLIVE.TV

  • Përplasje jashtë “Marassi” para ndeshjes Genoa – Inter

    Përplasje jashtë “Marassi” para ndeshjes Genoa – Inter

    Para ndeshjes Genoa – Inter në stadiumin “Marassi”, u regjistruan përplasje të rënda jashtë impiantit, ku dy grupe tifozësh u përfshinë në konflikte, sulmuan policinë dhe vendosën zjarr në disa automjete.

    Sipas raportimeve të Sky Sport Italia dhe Sportitalia, incidentet ndodhën më shumë se një orë para fillimit të ndeshjes. Një grup ultrasish të Genoas hodhi objekte, përfshirë fishekzjarre, drejt tifozëve të Interit që po përgatiteshin për të hyrë në sektorin e mysafirëve.

    Tifozët e Interit reaguan duke tentuar të thyenin barrierën që i ndante, gjë që detyroi ndërhyrjen e policisë dhe përshkallëzoi situatën. Të paktën një makinë u përfshi nga flakët, ndërsa disa tifozë u përballën me efektet e gazit lotsjellës.

    Pas rikthimit të qetësisë, disa automjete, motoçikleta dhe kosha mbeturinash mbetën të djegura plotësisht, duke lënë pas një pamje të zymtë jashtë stadiumit. /ATVLIVE.TV

  • Barcelona vazhdon fitoren pa Lewandowskin – Çfarë do të ndodhë me polakun?

    Barcelona vazhdon fitoren pa Lewandowskin – Çfarë do të ndodhë me polakun?

    Barcelona regjistroi fitoren e shtatë radhazi në La Liga, duke mposhtur Osasunën, por këtë herë pa sulmuesin veteran Robert Lewandowski në fushë.

    Për të dytën ndeshje radhazi, trajneri Hansi Flick nuk e aktivizoi polakun, ndërsa Ferran Torres luajti të gjitha 90 minutat në “Spotify Camp Nou”. Ndërsa mungesa ndaj Real Betis kishte qenë një vendim taktik, këtë herë Lewandowski u la jashtë për arsye shëndetësore.

    Sipas raportimeve të Catalunya Radio, sulmuesi polak kishte shqetësime në muskujt e kofshës dhe nuk rrezikohej: “Ai nuk luajti për shkak të problemeve në kofshë. Në rast urgjence mund të kishte marrë 15 minuta, por pas golit të parë u vendos që të mos rrezikohej.”

    Flick nuk pritet ta rrezikojë Lewandowskin as për ndeshjen e së martës në Kupën e Mbretit ndaj Guadalajaras, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga vetë lojtari, bazuar mbi gjendjen fizike.

    Ky sezon ka qenë i vështirë për Lewandowskin, i cili tashmë ka humbur pesë ndeshje për shkak dëmtimi dhe ka humbur vendin e titullarit nga Ferran Torres. Kjo situatë e bën të paqartë rinovimin e kontratës, që skadon verën e ardhshme.

    Barcelona po përgatitet për të ardhmen dhe kërkon një sulmues të ri, me emra si Julian Alvarez dhe Karl Etta Eyong në radar. Nga ana tjetër, Fisnik Asllani nuk konsiderohet një opsion serioz për ekipin katalanas. /ATVLIVE.TV