ATV

Category: Sport

  • LA Lakers rikthehet tek fitoret-Houston Rockets mund New Orleans Pelicans

    LA Lakers rikthehet tek fitoret-Houston Rockets mund New Orleans Pelicans

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit NBA.

    Los Angeles Lakers i është rikthyer fitoreve,duke mposhtur skuadrën e Toronto Raptors me rezultat 110:93.

    Luka Doncic dhe Deandre Ayton me 25 pikë secili,teksa ky i fundit shtoi edhe 13 kërcime kurse Doncic dhuroi 7 asistim.

    Poashtu kontribut në fitoren e Lakers dha dhe Lebron James me 24 pikë e 7 asitime.

    Në anën tjetër tek Raptors më i miri ishte Scottie Barnes me 22 pikë e 9 kërcime,teksa Sandro Mamukelashvili shënoi 20 pikë të tjera e 6 kërcime.

    Në ndeshjen tjetër Houston Rockets ka mundur në shtëpi skuadrën e Neë Orleans Pelicans me rezultat 119:110.

    Jabari Smith Jr me 32 pikë e 8 kërcime ishte më i miri në parket,teksa Alperen Sengun me 21 pikë e 8 kërcime dha kontribut në fitoren e Rockets.

    Tek Pelicans më i miri ishte Trey Murphy me 21 pikë ,teksa Zion Williamson kontribuoi me 20 pikë e 6 asistime.

  • Fenerbahce ofron zyrtarisht miliona për Muriqin, e ardhmja e kosovarit vendoset këtë javë

    Fenerbahce ofron zyrtarisht miliona për Muriqin, e ardhmja e kosovarit vendoset këtë javë

    Vedat Muriqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes gjatë janarit, jo vetëm për golat e shënuar.

    Sulmuesi kosovar është duke pasur oferta të vazhdueshme, përkundër që ka shprehur dëshirën për të mbetur te Mallorca.

    Ish-klubi i Muriqit, Fenerbahce po insiston për ta rikthyer në Stamboll sulmuesin dardan.

    Mediumi turk, FotoMac ka raportuar se gjiganti nga Stambolli ka bërë një ofertë të parë në drejtim të Mallorcas prej 12 milionë eurove dhe dy klubet janë duke negociuar.

    Mallorca synon të përfitojë 16 milionë euro nga shitja e Muriqit i cili këtë edicion ka shënuar 14 gola në La Liga, por dëshira e tij është të mbetet në klubin aktual.

    “Jam i lumtur këtu dhe kam një kontratë. Kur një sulmues shënon shumë gola, vijnë oferta. Klubi do të vendos për të ardhmen time, pastaj unë do të marr vendimin tim”, tha Muriqi të shtunën pasi shënoi het-trik ndaj Athletic Bilbaos.

    Gjithnjë sipas mediave turke, e ardhmja e Muriqit pritet të vendoset deri në fund të kësaj jave nëse do të largohet nga Mallorca apo do të qëndrojë për ta thyer rekordin e Samuel Eto’o-s si golashënuesi më i mirë në histori të klubit.

    Aktualisht Muriqi ka shënuar 48 gola dhe ndodhet vetëm gjashtë gola larg rekordit të kamerunasit i cili është golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas me 54 gola.

  • Amir Rrahmani pëson lëndim në ndeshjen kundër Sassuolos

    Amir Rrahmani pëson lëndim në ndeshjen kundër Sassuolos

    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Napolit në ndeshjet e rradhës

    Rrahmani pësoi dëmtim muskulor në takimin kundër Sassuolos,të cilën skuadra kampione e Italisë e fitoi kundër Sassuolos.

    Përndryshe Rrahmani nuk do të mund të paraqitet në mesjavë për Napolin në Ligën e Kampionëve,ku napolitanët do të luajnë në udhëtim kundër ekipit danez Copenhagen.

    Në anën tjetër pritet që të bëhen ekzaminimet për të konfirmuar sesa kohë do të mungojë larg fushave të gjelbërta,dhe mungesa e Rrahmanit do të ishte hendikep për Napolin.

    Kujtojmë që Amir Rrahmani ditë më parë u përfshi në formacionin më të mirë të Serie A për gjysmën e parë të sezonit në Serie A.

  • Jose Mourinho mohon një rikthim në stolin e Real Madrid-it

    Jose Mourinho mohon një rikthim në stolin e Real Madrid-it

    Trajneri i Benficës Jose Mourinho ka folur për një rikthim të mundshëm më stolin e Real Madrid.

    Mourinho ka deklaruar se këto spekulime janë thjeshtë “telenovelë’,duke bërë me dije se nuk e ka ndërmend të rikthehet tek “Los Blancos”.

    “Mos u mbështetni tek unë për telenovela. Ka telenovela të mira, por janë shumë të gjata; nëse humbisni një ose dy episode, pastaj humbisni gjurmët. Mos u mbështetni tek unë, sepse unë nuk shikoj telenovela”

    Përndryshe presidenti i Real Madridi-t Florentino Perez ka bërë të ditur se preferon teknikun portugez për të marrë drejtimin e madrilienëve,duke marrë parasysh situatën që u krijua pas shkarkimit të Xabi Alonsos.

    Kujtojmë që Jose Mourinho ka drejtuar Real Madridin që nga vitet 2010-2013,ku fitoi La Ligën në vitin 2012,Kupën e Mbretit në vitin 2011 dhe Superkupën e Spanjës në vitin 2012.

  • Sonte finalja e Kupës së Afrikës Senegal-Maroku

    Sonte finalja e Kupës së Afrikës Senegal-Maroku

    Sonte pritet të zhvillohet finalja e Kupës së Afrikës,ku do të takohen dy kombëtaret më të mira të kësaj gare deri më tani Senegali dhe nikoqiri Maroku.

    Të dy kombëtaret do të synojnë titullin kontinental në këtë garë,ku vendi nikoqir Maroku synon trofeun e Kupës së Afrikës për herë të parë që nga viti 1976,teksa në anën tjetër Senegali synon titullin e dytë në histori pas asaj të vitit 2021,ndërkohë që për herë të parë në mes vete në një finale të AFCON.

    Pëndryshe sa i përket statistikave Maroku ka pësuar vetëm një gol këtë garë dhe atë gjatë fazës së grupeve,teksa Senegali nga 22 ndeshje nuk pësoi gol në 15 takime.

    Ndërkohë të dy ekipet kanë mungesa në këtë finale,ku Senegali do të jetë pa   Kalidou Koulibaly dhe Habib Diarra për shkak të kartonëve,kurse Maroku nuk do të mund të llogarisë në Azzedine Ounahi dhe Romain Saiss të dy të lënduar.

    Kujtojmë që ndeshja finale e Kupës së Afrikës Senegal-Marok pritet të nis nga ora 20:00 në stadiumin Prince Moulay Abdellah në Rabat.

  • LA Lakers pësojnë një tjetër humbje të thellë-Oklahoma City Thunder humb me rezultat të ngushtë nga Miami Heat

    LA Lakers pësojnë një tjetër humbje të thellë-Oklahoma City Thunder humb me rezultat të ngushtë nga Miami Heat

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers ka pësuar një tjetër humbje të thellë,ku kësaj rradhe u mposhtë nga skuadra e Portland Trail Blazers me rezultat 132:116.

    Marcus Smart me 25 pikë,si dhe Dreë Timme me 21 pikë dhe Lebron James me 20 të tjera ishin më të mirët për Lakers,por këto shifra ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

    Tek Blazers më i miri ishte Shardon Sharpe me 25 pikë,teksa kontribut në fitoren e kësaj skuadre dhanë dhe Jerami Grant dhe Caleb Love me 22 pikë secili.

    Në anën tjetër kampioni aktual Oklahoma City Thunder pësoi humbje nga Milami Heat 122:120.

    39 pikët e Shai Gilgeuos Alexander nuk mjaftuan që Thunder të shmangë humbjen në këtë ndeshje,ndërkohë tek Miami Heat basketbollisti më efikas ishte Bam Adebayo me 30 pikë e 12 kërcime,si dhe Norman Poëell me 19 pikë.

  • Michael Carrick:Duhet t’i japim tifozëve të Man.United vetëm suksese

    Michael Carrick:Duhet t’i japim tifozëve të Man.United vetëm suksese

    Trajneri i Manchester United Michael Carrick ka debutuar me fitore në stolin e “Djajve të Kuq”,duke e mundur skuadrën e Man.City-it me rezultat 2:0.

    Carrick ka thënë se ishte i bindur që do të ketë sukses kundër rivalëve lokal,dhe thotë se të jesh në Old Trafford është sikur të jetë një vend magjik.

    Përndryshe Carrick ka thënë se tifozëve duhet t’iu dhurohet suskese,dhe se në çdo ndeshje duhet përjetuar një gjë të tillë sipas teknikut të “Djajve të Kuq”.

    “Kam pasur një ndjesi të veçantë gjatë ditëve të fundit, dhe veçanërisht para ndeshjes, se si lojtarët ishin të vendosur dhe të motivuar për të ndjerë atë atmosferë. Ne duam t’u japim sukses dhe emocione tifozëve, dhe e ndjeva vërtet këtë para ndeshjes”

    Kujtojmë që Man United mund Man City-in me rezultat 2:0 në derbin e kësaj fundjave në Premierligë.

  • Vedat Muriqi në formë jetësore-Arrin shifrën e 14 golave në La Liga

    Vedat Muriqi në formë jetësore-Arrin shifrën e 14 golave në La Liga

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi po kalon formën e tij jetësorë në karrierë.

    Muriqi dje realizoi hattrick kundër Athletic Bilbaos,ku skuadra e tij Mallorca shënoi fitore të rëndësishme me rezultat 3:2.

    Përndryshe Muriqi tani ka 14 gola të shënuara duke u renditur i dyti pas Kylian Mbappes që ka 19 sosh,teksa duke lënë mbrapa edhe sulmues të tjerë të klasit botëror si Robert Lewandovski,Ferran Torres etj.

    Kujtojmë që Vedat Muriqi në total për Mallorcan ka realizuar 49 gola,qëkur i është bashkuar klubit ishullor në vitin 2022.

  • Lamar Odom në pranga në Las Vegas, kapet i dehur në timon!

    Lamar Odom në pranga në Las Vegas, kapet i dehur në timon!

    Ish-ylli i NBA-së Lamar Odom, 46 vjeç, është arrestuar herët të shtunën në mëngjes në Las Vegas, nën dyshimin për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit, sipas të dhënave zyrtare të arrestimit dhe gjykatës.

    Odom u ndalua më 17 janar, pasi policia dyshon se ai po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe po kryente disa shkelje të rënda trafiku, përfshirë tejkalimin e shpejtësisë me më shumë se 41 milje në orë mbi kufirin e lejuar si dhe ndryshime të rrezikshme korsie.

    Sipas raportimeve, ish-kampioni i NBA-së ndodhet ende në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit të Qarkut Clark, ndërsa seanca gjyqësore është planifikuar për 17 mars 2026.

    Ky arrestim hap një kapitull tjetër shqetësues në jetën e Odom-it, i cili prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes për luftën e tij me varësinë dhe problemet ligjore. Ish-basketbollisti i Los Angeles Lakers dhe ish-bashkëshorti i Khloé Kardashian ka pasur edhe më parë probleme me ligjin, përfshirë një arrestim për të njëjtën arsye në vitin 2013, dhe ka folur hapur për betejat e tij personale me varësitë.

    Fansat dhe ndjekësit e historisë së Lamar Odom-it pritet të ndjekin nga afër zhvillimet e mëtejshme.

  • Real Madrid fiton mes vërshëllimave kundër Levantes

    Real Madrid fiton mes vërshëllimave kundër Levantes

    Real Madrid ka shënuar fitore të rëndësishme në La Liga,duke mundur Gergen me rezultat 2:0.

    Pjesa e parë nuk solli gola,por ajo që u karakterizua ishin vërshëllimat ndaj lojtarëve gjatë gjithë kohë,kjo edhe për shkak të dy humbjeve në ndeshjet e fundit.

    Në pjesën e dytë Reali arriti të shënoj dy gola,ku së pari ku Kylian Mbappe shënoi nga penalltia për 1:0 në minutën e 58-të,teksa Asencio realizoi për 2:0 në të 65-tën që në fund doli të jetë rezultati përfundimtar dhe Alvaro Arbeloa shënoi fitoren e parë si trajner i “Los Blancos”.

    Real Madrid tani 48 pikë në pozitën e dytë në La Liga,1 më pak se Barcelona që është lider në tabelë.