ATV

Category: Sport

  • Lionel Messi mund të rikthehet tek Barcelona

    Lionel Messi mund të rikthehet tek Barcelona

    Gjiganti katalunas Barcelona po synon të bëjë një rikthim e cila mund të bëjë tronditje në futbollin botëror.

    Sipas raportimeve të mediumit spanjoll “Marca”Lionel Messi mund të rikthehet tek Barcelona,megjithatë nuk dihet se nëse mund të vijë si lojtar apo do të marrë ndonjë post mbrenda klubit.

    Përndryshe vizita e fundit e tij në stadiumin Camp Nou ka shkaktuar mjaft thashetheme në mesin e tifozëve,duke aluaduar në një rikthim të tij tek Barca për të mbyllur kështu karrierën e tij si futbollist.

    Kujtojmë që Lionel Messi së fundmi ka qenë i lidhur për një transferim tek gjiganti turk Galatasaray,e cila do të shërbente si parapërgatitje për botërorin që do të mbahet në qershor.

  • Yamal shënon për Barcelonën, fyhet rëndë nga tifozët e Albacetes: Ti nuk je spanjoll

    Yamal shënon për Barcelonën, fyhet rëndë nga tifozët e Albacetes: Ti nuk je spanjoll

    Lamine Yamal, ylli i Barcelonës dhe i përfaqësueses së Spanjës, ishte në qendër të vëmendjes gjatë çerekfinales së Kupës së Mbretit ndaj Albacetes, jo vetëm për paraqitjen e tij në fushë, por edhe për ngjarjet e shëmtuara nga tribunat.

    Barcelona fitoi 2:1 dhe u kualifikua në gjysmëfinale, ndërsa Yamal kontribuoi me një gol, duke vazhduar sezonin e tij të shkëlqyer me 14 gola dhe 13 asistime.

    Megjithatë, suksesi i tij u njollos nga fyerjet e tifozëve vendas, të cilët brohoritën thirrje fyese si “Ti nuk je spanjoll” dhe “Babai yt është pijanec”.

  • Protesta e Ronaldos kundër fondit të investimeve, Liga Saudite i përgjigjet ashpër

    Protesta e Ronaldos kundër fondit të investimeve, Liga Saudite i përgjigjet ashpër

    Vendimi i Cristiano Ronaldos për të mos zbritur në fushë me fanellën e Al Nasr, si shenjë proteste ndaj fondit të investimeve që menaxhon katër klubet më të mëdha të kampionatit, ka shkaktuar reagime të forta nga Liga Arabe e Futbollit.

    Saudi Pro League ka dalë në mbrojtje të klubit, duke theksuar se:

    “Cristiano ka qenë plotësisht i përkushtuar ndaj Al Nasr që nga ardhja e tij dhe ka luajtur një rol thelbësor në rritjen dhe ambiciet e klubit. Por asnjë individ, sado i rëndësishëm të jetë, nuk merr vendime përtej klubit të tij.”

    Liga ka shtuar se kampionati është konkurrues, gjë që vërtetohet nga diferenca e vogël e pikëve mes skuadrave:

    “Lufta për titull është e hapur dhe kjo reflekton se sistemi funksionon më së miri.”

    Protesta e Ronaldos ka ngritur shqetësime në Arabinë Saudite, duke pasur parasysh kontratën e tij me Al Nasr deri në vitin 2027, që siguron një të ardhur prej 200 milionë euro në vit, dhe klauzolën prej 50 milionë euro në rast se dëshiron të largohet nga klubi.

  • LA Lakers dhe Golden State Warriors shënojnë fitore të rëndësishme

    LA Lakers dhe Golden State Warriors shënojnë fitore të rëndësishme

    Janë zhvilluar ndeshje teket interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Philadelphia 76ers me rezultat 119:115.

    Austin Reaves me 35 pikë e 6 kërcime ishte më i miri tek Lakers,teksa kontribut dha dhe Lebron James me 17 pikë e 10 asistime.

    Tek 7ers më i miri në parket ishte Joel Emblid me 35 pikë,7 kërcime e 7 asistime,teksa në anën tjetër Tyrese Maxey kontribuoi me 26 pikë e 13 asistime.

    Në anën tjetër Golden State Ëarriors ka shënuar fitore kundër Phoenix Suns me rezultat 101:97.

    Pat Spencer me 20 pikë e 6 kërcime si dhe Gui Santos me 18 pikë e 7 asistime ishin më efikasët për Ëarriors,teksa në anën tjetër tek Suns më i miri ishte Dillon Brooks me 24 pikë dhe Grayson Allen me 21 pikë të tjera.

  • Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundajvë

    Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundajvë

    Albi Mall Superliga e Kosovës pritet që të rikthehet pas pushimit dimëror këtë fundajvë me ndeshjet e xhiros së 19-të.

    Të shtunën pritet të zhvillohen tre takime tejet interesante,ku kampioni aktual Drita pritet të luaj në udhëtim kundër skuadrës së Ferizajt ku synon të nis në mënyrën më të mirë stinorin pranveror.

    Prishtina do të luaj në udhëtim tek skuadra e Dukagjniit,teksa në anën tjetër Drenica do e presë ekipin e Llapit.

    Të dielën pritet të zhvillohen edhe dy takime të tjera që do të zgjojnë vëmendjen e dashamirëve të futbollit vendor,ku nënkampioni Ballkani luan në udhëtim kundër Gjilanit teksa Malisheva e pret në shtëpi Prishtinën e Re.

    Kujtojmë që të gjitha ndeshjet pritet të nisin nga ora 13:00.

  • Nations League 2026/27, Kosova dhe Shqipëria presin shortin e ri

    Nations League 2026/27, Kosova dhe Shqipëria presin shortin e ri

    Sezoni i ri i Nations League është gati të nisë, këtë herë i lidhur me kualifikueset për Euro 2028, ku skuadrat që përfundojnë në vendet e larta sigurojnë të paktën një vend në play-off.

    Në garë janë edhe Kosova dhe Shqipëria, me “dardanët” në Ligën B dhe “kuqezinjtë” në Ligën C.

    Një javë para shortit, janë përcaktuar edhe vazot e ekipeve: Kosova do të jetë në vazon e katërt të Ligës B, ndërsa Shqipëria në vazon e parë të Ligës C.

     

    Shorti i Nations League 2026/27 do të hidhet më 12 shkurt, dhe të dy kombëtaret presin me padurim për të mësuar kundërshtarët e tyre në këtë edicion.

     

  • Fundjava e basketbollit kosovar, vëmendja në Rahovec dhe Suharekë

    Fundjava e basketbollit kosovar, vëmendja në Rahovec dhe Suharekë

    Të dielën do të zhvillohet beteja mes dy vendeve të fundit, Vëllaznimit dhe Rahovecit, ku këta të fundit janë përforcuar me dy lojtarë të huaj, për dallim nga Vëllaznimi që vjen nga humbja e fundit ndaj Besëlidhjes në Ligën Unike.

    “Vreshtarët” kanë një fitore më pak se “kuqezinjtë”, që do të synojnë asgjë pos fitores në Rahovec, për t’iu shmangur rënies nga Superliga.

    Ndeshja do të zhvillohet të dielën, me fillim nga ora 19:30, në Rahovec.

    18 kilometra nga Rahoveci, në Suharekë, do të zhvillohet një tjetër përballje interesante, që Golden Eagle Ylli i përforcuar do të tentoj ti revanshohet Bashkimit pas dy humbjeve që ia shkaktoi në stinorin e rregullt.

    Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, duke filluar në orën 19:30.

    E Sigal Prishtina, që së fundi e liroi trajnerin Michail Kakiouzis për arsye familjare, do të jetë nikoqir i GO+ Pejës. Ndeshja do të zhvillohet ditë e diel, nga ora 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

    Në këtë xhiro, do të jetë edhe repriza e gjysmëfinales së Kupës, mes Trepçës dhe Borës, e cila do të zhvillohet të shtunën, me fillim në orën 17:00, në palestrën 1 Tetori, Prishtinë.

  • Mbi 1 milion euro për Botërorin 2026, Telekomi publikon kontratën milionëshe

    Mbi 1 milion euro për Botërorin 2026, Telekomi publikon kontratën milionëshe

    Brenda pak muajsh pritet të nisë FIFA World Cup 2026, ngjarja më e madhe futbollistike në botë, e cila këtë herë do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

    Në këtë kuadër, Telekomi i Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar procedurat për nënshkrimin e kontratës për blerjen e të drejtave të transmetimit të Kupës së Botës në Futboll 2026. Sipas njoftimit zyrtar, kontrata ka për qëllim sigurimin e të drejtave ekskluzive të transmetimit të ndeshjeve në platformën televizive.

    Vlera monetare e ndarë për këtë kontratë fillimisht ka qenë 1,100,000 euro, ndërsa pas planifikimit të procedurës së prokurimit, tenderi i është besuar operatorit ekonomik nga Shqipëria, Dividend Sh.P.K. Vlera përfundimtare e kontratës është 1,050,000 euro.

    Kupa e Botës 2026 do të nisë më 11 qershor. Në garë për kualifikim në këtë kampionat botëror janë edhe Kosova dhe Shqipëria, ndërsa fati i tyre për pjesëmarrje do të përcaktohet pas përfundimit të ndeshjeve të Play-off’it.

  • Nisin Lojërat Olimpike dimërore Milano-Cortina 2026, Kosova përfaqësohet nga Kryeziu e Kokaj

    Nisin Lojërat Olimpike dimërore Milano-Cortina 2026, Kosova përfaqësohet nga Kryeziu e Kokaj

    Të premten, më 6 shkurt, nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, të cilat do të mbahen deri më 22 shkurt.

    Kosova në këto lojëra përfaqësohet nga skiatorët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj. Të dy atletët shprehen optimistë dhe premtojnë përpjekje maksimale për të arritur rezultate pozitive.

    Kiana Kryeziu, duke folur për përvojën në olimpiadën e kaluar në Pekin, tha se tani synon rezultate më të mira. Drin Kokaj, që merr pjesë për herë të parë në Olimpiadën Dimërore, tha se ndihet i emocionuar dhe do të japë gjithçka për të përfaqësuar sa më denjësisht Kosovën.

    Shqipëria përfaqësohet nga 4 skiatorë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Në fokus të garave do të jetë Lara Colturi, e cila renditet e pesta në botë dhe synon medalje olimpike. Gara kryesore e saj do të zhvillohet më 15 dhe 18 shkurt.

    Në kuadër të përurimit të lojërave do të organizohen tri ceremoni: në Milano, Kortina (ku Lara Colturi do të mbajë flamurin shqiptar) dhe në Borno.

  • Premier Liga ndez emocionet këtë fundjavë me ndeshje kryesore

    Premier Liga ndez emocionet këtë fundjavë me ndeshje kryesore

    Super javë pritet të jetë në Ligën angleze duke filluar të shtunën, me derbin mes Manchester United kundër Tottenham, në Old Trafford.

    “Djajtë e kuq” janë në formë të mirë me tre fitore rradhazi, krahas “Spurs” që së fundi kanë një humbje dhe dy barazime. Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 13:30.

    E Sunderlandi do të ndeshet me Arsenalin, që do t’a ketë vështirë pa Granit Xhakën, i cili do të mungojë për shkak të një lëndimi.

    Mesfushori 33-vjeçar pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë fitores 2-1 të “Maceve të Zeza” ndaj Crystal Palace dhe si pasojë e kësaj, ka munguar në dy ndeshjet e fundit të skuadrës kundër West Ham dhe Burnley.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet poashtu të shtunën, me fillim në orën 16:00.

    Të shtunën do të zhvillohen edhe ndeshjet tjera si Bournemouth – Aston Villa, Burnley – West Ham, Fulham – Everton, Wolves – Chelsea si dhe Newcastle – Brentford.

    Kjo javë do të mbyllet me një përballje të zjarrtë në Anfield. Liverpooli do të jetë nikoqir i Manchester Cityt. Ndeshja do të zhvillohet të dielën, në orën 17:30, pas ndeshjes paraprake mes Brighton – Crystal Palace me fillim nga ora 15:00.