ATV

Category: Sport

  • Darwin Nunez përjashtohet nga Al Hilal shkak Karim Benzema

    Darwin Nunez përjashtohet nga Al Hilal shkak Karim Benzema

    Sulmuesi uruguajan Darwin Nunez është hequr nga skuadra e Al Hilal për ndeshjet e kampionatit saudit.

    Kjo u bë për faktin se me transferimin e Karim Benzemas Nunez nuk do të luaj kurrfarë roli tek kjo skuadër,dhe se ish sulmuesi i Liverpool-it tani do të duhej të luaj vetëm në ndeshjet e Ligës së Kampionëve të Azisë.

    Përndryshe Nunez ishte përfolur gjatë janarit për një kalim tek gjiganti turk Fenerbahce,megjithatë transferimi i tij në Turqi nuk u realizua dhe kjo situatë e krijuar tani është e padurueshme për uruguajanin kjo para botërorit që do të mbahet në qershor ku synon të jetë pjesë e Uruguajit.

    Kujtojmë që Darwin Nunez në 21 ndeshje të zhvilluara ka realizuar 7 gola e bëri 5 asistime për Al Hilal në të gjitha garat.

  • Jude Bellingham pritet t’i mungoj Real Madrid-it deri në prill

    Jude Bellingham pritet t’i mungoj Real Madrid-it deri në prill

    Klubi mbretëoror spanjoll Real Madrid ka marrur një lajm jo të mirë përpara ndeshjeve të rëndësishme.

    Ylli anglez Jude Bellingham nuk do të rikthehet deri në muajin prill,dhe kjo ka lënë një hendikep të madh në repartin e mesfushës.

    Përndryshe ishte paraparë që Bellingham të rikthehej në mars,por lëndimi doli të ishte shumë i ashpër sesa që mendohej,dhe anglezi pritet që t’i mungoj “Los Blancos”për ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Benficës dhe atë të 1/8 së finales nëse RealI arrin deri në këtë fazë.

    Kujtojmë që Jude Bellingham ka bërë 28 paraqitje për Real Madridin,ku ka shënuar 6 gola e bëri 5 asistime në të gjitha garat.

  • Malisheva,Gjilani dhe Vushtrria çerekfinalistët e rradhës në Kupën e Kosovës

    Malisheva,Gjilani dhe Vushtrria çerekfinalistët e rradhës në Kupën e Kosovës

    Janë zbuluar edhe cerekfinalistët e rradhës në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll.

    Malisheva shënoi fitore bindëse ndaj Trepçës 89-të,duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:0.

    Assane Diatta me dy gola, Arbër Pira dhe Valmir Nafiun ishin më meritorët për fitoren e Malishevës,dhe me këtë fitore arritën që të siguronin kalimin në çerekfinale të Kupës.

    Gjilani në anën tjetër shënoi fitore në shtëpi kundër Lirisë me rezultat 2:1,ku në këtë ndeshje debutoi edhe trajneri i ri i ekipit prizrenas Ismet Munishi.

    Armend Thaqi nga penalltia dhe Hamdi Namani shënuan për Intelektualët,ndërkohë të vetmin gol për Lirinë e shënoi  Dijar Nikqi.

    Vlen të përmendet se Liria mbeti me një lojtar më pak në fushë,kjo pasi  Albion Kurtaj u ndëshkua me karton të kuq.

    Kalimin në çerekfinale të Kupës e siguroi edhe Vushtrria,ku eliminoi Vëllaznimin me golin e vetëm të shënuar nga Erion Krasniqi.

  • Kiana Kryeziu nuk arrin të përfundojë në disiplinën Super-G në Lojërat Olimpike Dimërore

    Kiana Kryeziu nuk arrin të përfundojë në disiplinën Super-G në Lojërat Olimpike Dimërore

    Skiatorja Kiana Kryeziu zhvilloi garën e parë në disiplinën Super G në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026.

    Kryeziu u lëshua e parafundit në këtë garë,megjithatë nuk arriti që ta përfundonte garën kjo pasi Kryeziu gjatë lëshimit doli nga shtegu.

    Megjithatë skiatorja nga Prishtina do të synoj të arrij rezultat pozitiv pas disa ditësh,ku pritet të garoj në disiplinat sllallom i madh dhe sllallom më 15 dhe 18 shkurt.

    Kujtojmë që garuesi tjetër i Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina”Drin Kokaj pritet të garoj më 16 shkurt në disiplinë e sllallomit.

  • Ademi takon presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino

    Ademi takon presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel.

    Në një postim në rrjetet sociale, Ademi njoftoi se takimi ishte miqësor dhe konstruktiv, ku Infantino e përgëzoi për mandatin e ri në krye të FFK-së dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit për zhvillimin e futbollit në Kosovë.

    Kreu i FFK-së theksoi rëndësinë e partneritetit me FIFA-n, duke e cilësuar mbështetjen e saj si thelbësore për:

    • avancimin e infrastrukturës,

    • programet zhvillimore,

    • dhe rritjen e standardeve në futbollin kosovar.

    Ai gjithashtu vuri në pah se uniteti i treguar në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së përkon me moton e FIFA-s “Football Unites the World”, duke theksuar se besimi i dhënë obligon federatën të punojë edhe më shumë për të ngritur futbollin e Kosovës në nivele më të larta.

  • Harry Kane:Besoj se në fund bayern do ta fitoj tripletën

    Harry Kane:Besoj se në fund bayern do ta fitoj tripletën

    Sulmuesi anglez Harry Kane ka folur për gjasat e Bayern Munich për të fituar tripletën në fund të sezonit.

    Kane ka deklaruar se bavarezët në fund mund të fitojnë të trija trofetë,por thotë se ka shumë për të bërë.

    “Është padyshim një mundësi, por ka ende shumë për të bërë. Nuk do të rrëmbehemi. Jemi në momentin e duhur, në situatën e duhur, jemi ende në të gjitha garat. Mënyra se si po luajmë, mënyra se si ndihemi si ekip, është padyshim një mundësi”

    Përndryshe Kane thotë se për të fituar tripletën duhet pasur edhe shumë fat,dhe se thjeshtë duhet që skuadra të përqëndrohet për të arritur këto synime.

    Kujtojmë që Bayern Munich mundi RB Leipzig me rezultat 2:0,ku Harry Kane shënoi njërin nga golat për t’ia siguruar ekipit të tij kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

  • Arda Guler Nuk është i kënaqur me situatën tek Real Madrid

    Arda Guler Nuk është i kënaqur me situatën tek Real Madrid

    Talenti turk Arda Guler po has në vështirëi të mëdha për të qenë një titullar tek Real Madrid.

    Ish-drejtuesi i Fenerbahces Serhat Pekmezci ka deklaruar se Arda po has në vështirësi,dhe se nuk është integruar mjaftueshëm mbrenda klubit.

    Edhe pse Real Madridi është një superklub, Arda përballet me presion dhe sjellje negative nga grupi. Ai është i durueshëm, por ka filluar të rebelohet.”

    Përndryshe Guler ishte shfaqur i pakënaqur në ndeshjen kundër Benficës në Ligën e Kampionëve,ku turku u zëvendësua në minutën e 78-të teksa kamerat kapën momentin kur thotë “Pse gjithmonë unë?”,dhe ky moment ka shkaktuar mjaft zhurmë për mënyrën sesi reprezentuesi i Turqisë po trajtohet nga trajneri Alvaro Arbeloa.

    Kujtojmë që Arda Guler në 35 ndeshje për Real Madridin ka shënuar 3 gola,teksa ka bërë 12 asistime në të gjitha garat për “Los Blancos”.

  • Oklahoma City Thunder dhe Denver Nuggets shënojnë fitore të rëndësishme në NBA

    Oklahoma City Thunder dhe Denver Nuggets shënojnë fitore të rëndësishme në NBA

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Kampioni aktual Oklahoma City Thunder ka mundur me rezultat të thellë skuadrën e Phoenix Suns me rezultat 136:109.

    Jalen Ëilliams me 28 pikë dhe Isaiah Hartenstein me 18 pikë të tjera ishinë më efikasët për Thunder,teksa në anën tjetër për Suns basketbollisti më i mirë ishte Dillion Brooks me 23 pikë të realizuara.

    Në anën tjetër Denver Nuggets ka mundur Memphis Grizzlies me rezultat 122:116.

    Nikola Jokic me 26 pikë 11 asistime e 15 kërcime dhe Jamal Murray me 23 pikë,6 kërcime e 7 asistime ishin më të mirët për Nuggets,kurse në anën tjetër tek Grizzlies ishte GG Jackson me 21 pikë dhe Ty Jerome me 19 pikë të tjera.

  • Thomas Tuchel nënshkruan kontratë të re me Kombëtaren e Anglisë deri më 2028

    Thomas Tuchel nënshkruan kontratë të re me Kombëtaren e Anglisë deri më 2028

    Tekniku gjerman Thomas Tuchel pritet të jetë edhe për disa vite përzgjedhës i Kombëtares së Anglisë.

    Tuchel udhëhoqi ‘’Tre Luanët”drejtë kulaifikimit në botërorin e vitit 2026,ku në grupin kualfikues fitoi të gjitha ndeshjet pa pësuar të vetmin gol,dhe Federata Angleze e Futbollit e shpërbleu me kontratë e cila pritet të zgjasë deri në vitin 2028.

    Përndryshe Tuchel pritet ta udhëheqë Anglinë edhe gjatë evropianit që do të zhvillohet pas dy viteve,por së pari synimi i Tuchel-it është botërori i viti 2026 në të cilën Anglia synon ta fitoj pas 60 vitesh.

    Kujtojmë që Thomas Tuchel është emëruar në krye të Kombëtares së Anglisë në fillim të vitit të kaluar.

  • Atletico Madrid, një nga gjashtë opsionet për të ardhmen e Robert Lewandowskit

    Atletico Madrid, një nga gjashtë opsionet për të ardhmen e Robert Lewandowskit

    Situata e Robert Lewandowskit, sulmuesit polak të Barcelonës, po ndiqet me kujdes nga disa klube, teksa kontrata e tij me “Camp Nou” skadon në muajin qershor. Futbollisti ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij dhe pritet që çdo vendim të merret pas zhvillimit të zgjedhjeve për presidentin e klubit katalanas.

    Këtë sezon, Lewandowski ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar tri asistime në 28 ndeshje zyrtare, duke treguar se mbetet një lojtar kyç për Barcelonën. Edhe pse po i afrohet moshës 38-vjeçare, ai ruan një formë fizike të shkëlqyer dhe instinkt të spikatur para portës, duke dëshmuar se është ende një sulmues me vlerë të lartë.

    Për këtë arsye, drejtuesit e klubit dhe vetë lojtari po shqyrtojnë mundësinë e rinovimit të kontratës. Megjithatë, çdo ofertë konkrete dhe përgjigjja e Lewandowskit do të shtyhen deri pas 15 marsit, kur pritet të përfundojnë proceset zgjedhore në klub.

    Në rast se vendos të largohet, destinacioni më i mundshëm për momentin duket të jetë Chicago Fire në Major League Soccer, i cili ka ndërmarrë hapat më konkretë për transferimin e sulmuesit, i cili nuk ka fshehur dëshirën për të provuar eksperiencën amerikane.

    Sipas raportimeve, edhe Atletico Madrid, Milan, Fenerbahçe dhe disa klube nga Arabia Saudite po monitorojnë situatën e tij. Megjithatë, për Lewandowskin, prioritet mbetet qëndrimi në Barcelonë.

    Në këtë fazë të karrierës, aspekti financiar nuk është vendimtar; ai i kushton më shumë rëndësi stabilitetit dhe mirëqenies familjare. Nëse oferta e rinovimit, edhe me kushte të reduktuara, do të jetë në përputhje me kontributin dhe statusin e tij, sulmuesi pritet t’i japë përparësi vazhdimit të aventurës me klubin katalanas.