ATV

Category: Sport

  • Enzo Maresca pasardhës i mundshëm i Pep Guardiolës tek Man.City

    Enzo Maresca pasardhës i mundshëm i Pep Guardiolës tek Man.City

    Klubi anglez Manchester City ka gjetur pothuajse pasardhësin e Pep Guardiolës,në rast se ky i fundit largohet nga Etihad në fund të sezonit.

    Mediumi spanjoll Mundo Deportivo drejtuesit e “Citizens”kanë vënë në listën e tyre teknikun italian Enzo Maresca,i cili aktualisht është i papunë pas shkarkimit nga stoli i gjigantit londinez Chelsea.

    Përndryshe Maresca në anën tjetër ka qenë edhe kandidat për stolin e Tottenhamit,por që më pas kjo mundësi u hodh pshtë në ditën e fundit teksa në anën tjetër emërimi i italianit do të ishte pozitive për Cityn pasi Maresca e njeh filozofinë e klubit.

    Kujtojmë që Enzo Maresca më herët ka qenë asistent i Pep Guardiolës tek Man.City,si dhe ka qenë edhe trajner i të rinjve të klubit anglez.

  • Armand Duka rizgjidhet edhe për një mandat në krye të FSHF-së

    Armand Duka rizgjidhet edhe për një mandat në krye të FSHF-së

    Armand Duka është rizgjedhur për herë të 7-të me rradhë si president i Federatës Shqiptare të Futbollit.

    Duka ishte kandidat i vetëm për postin e presidentit,ku në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së mori 48 vota pa asnjë votë kundër apo abstenim.

    Përndryshe Duka pas rizgjedhjes së tij si president i FSHF-së u zotua se do të bëjë çmos që futbolli shqiprar të zhvillohet edhe më tshumë,dhe se investimet do të intensikohen në vitet e ardhshme.

    Kujtojmë që Armand Duka është president i Federatës Shqiptare të Futbollit që nga viti 2002.

  • Drin Kokaj i pa fat-nuk arrin të përfundojë garën në disiplinën Alpin Slalom në Lojërat Olimpike

    Drin Kokaj i pa fat-nuk arrin të përfundojë garën në disiplinën Alpin Slalom në Lojërat Olimpike

    Skiatori Drin Kokaj sot bëri debutimin në Lojërat Olimpike Dimërore,ku garoi në disiplinën Alpin-Slalom.

    Kokaj nuk arriti që të përfundoj garën duke dalur nga shtegu,njëjtë sikurse Kiana Kryeziu në dy garat e mëparshme.

    Megjithatë për dallim nga Kryeziu e cila ka shansin e rradhës për rezultat pozitiv Kokaj pati vetëm një garë,dhe kjo do të thotë se gjasat për një medalje për Kokajn në olimpiadën Milano-Cortina 2026 ka marrë fund.

    Kujtojmë që skiatorja tjetër Kiana Kryeziu pritet të garoj më 18 shkurt në disiplinën slalom me fillim nga ora 10:00 e mëngjesit.

  • Mateo Kovacic mund të largohet nga Man.City-Ylli Kroat merrë oferta nga Arabia Saudite

    Mateo Kovacic mund të largohet nga Man.City-Ylli Kroat merrë oferta nga Arabia Saudite

    Ylli kroat Mateo Kovacic mund t’i jap fund periudhës tek klubi anglez Manchester City.

    Kovacic ka kontratë me “Citizens”deri në vitin 2027,megjithatë gazeta “The Sun”bën të ditur se 31-vjeçari ka marrë oferta nga klube të Arabisë Saudite.

    Përndryshe Kovacic dëshiron që të qëndrojë në Evropë në rast të largimit nfa Etihad Stadium,teksa interesim kanë shprehur edhe dy gjigantë të njohur italianë Milan dhe Inter, të cilët raportohet se janë takuar me përfaqësuesit e yllit kroat për të nisur negociatat për një transferim të mundshëm.

    Megjithatë mbetet të shihet në vijim sesi do të rrjedhin gjërat,se nëse Kovacic do të bëj lëvizje gjatë verës apo jo.

    Kujtojmë që Mateo Kovacic nuk po gjen hapësirë në formacionin e Manchester City-it,ku këtë sezon ka bërë vetëm 2 paraqitje kjo për shkak të konkurrencës së madhe në repartin e mesfushës tek ekipi i Pep Guardiolës.

  • Tyson Fury rikthehet në ring më 11 prill përballë “Përbindëshit”

    Tyson Fury rikthehet në ring më 11 prill përballë “Përbindëshit”

    Pas një periudhe larg ringut dhe shumë spekulimesh rreth të ardhmes së tij, Tyson Fury ka vendosur të rikthehet në boks.

    Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë do të zhvillojë ndeshjen e radhës më 11 prill, kur do të përballet me boksierin rus Arslanbek Makhmudov, një emër i njohur për fuqinë e jashtëzakonshme të goditjeve.

    Lajmi është konfirmuar nga mediat ndërkombëtare, duke i dhënë fund zërave për një pensionim të përhershëm të Furyt, përcjell “Gazeta Express”.

    “Gypsy King” rikthehet kështu në skenën e madhe të boksit me synimin për të rifituar vëmendjen dhe për të dëshmuar se ende ka çfarë të ofrojë në kategorinë më të fortë të sportit.

    Kundërshtari i tij, Arslanbek Makhmudov, vjen me reputacionin e një nokautuesi të rrezikshëm.

    Boksieri rus ka ndërtuar karrierën mbi forcën brutale dhe stilin agresiv, duke u konsideruar një test serioz për çdo rival.

    Për Furyn, kjo ndeshje nuk është thjesht rikthim, por një provë e menjëhershme në nivel të lartë.

    Përballja pritet të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe tashmë ka ngjallur interes të madh te tifozët e boksit, të cilët janë kuriozë të shohin se në çfarë gjendje do të paraqitet Fury pas pauzës dhe sa i gatshëm është ai për duele të mëdha në të ardhmen.

    Me këtë rikthim, Tyson Fury hap një kapitull të ri në karrierën e tij, ndërsa ndeshja kundër Makhmudov pritet të jetë një nga eventet më tërheqëse të vitit në boksin profesionist.

  • Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon një rekord që s’ishte arritur prej vitit 2010 te Mallorca

    Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon një rekord që s’ishte arritur prej vitit 2010 te Mallorca

    Ylli i Kosovës Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë këtë edicion te Mallorca.

    Pas supergolit ndaj Real Betisit, Muriqi është bërë golashënuesi më i mirë në Evropë për gola me kokë, plot gjashtë sosh.

    Përpos kësaj, ai ka barazuar rekordin e legjendës së Mallorcas Pierre Webo për më së shumti gola me kokë në një sezon, rekord që s’ishte prekur që nga sezoni 2010/11.

    “ 6 – Vedat Muriqi është golashënuesi më i mirë me kokë në top pesë ligat evropiane këtë edicion dhe është bërë lojtari i parë i Mallorcas që shënon gjashtë gola me kokë në një sezon të vetëm që prej Pierre Webo në sezonin 2010/11”, raporton “OptaJose”.

    Këtë edicion, Muriqi po kalon sezonin më të mirë të karrierës, për të qenë golashënuesi i dytë më mirë në La Liga me 16 gola, shtatë më pak se ylli i Real Madridit Kylian Mbappe.

    Megjithatë, në anën tjetër – Mallorca po vuan për rezultate pasi renditen në pozitën e 18-të me 24 pikë.

  • Dukagjini dhe Gjilani ndajnë pikët-Prishtina e Re shënon fitore të rëndësishme ndaj Ferizajt

    Dukagjini dhe Gjilani ndajnë pikët-Prishtina e Re shënon fitore të rëndësishme ndaj Ferizajt

    Janë zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera të xhiros së 20-të në Albi Mall Superigës së Kosovës në futboll.

    Dukagjini dhe Gjilani kanë barazuar me rezultat 1:1,në një ndeshje e cila ishte e vështirë sa i përket terrenit.

    Pjesa e parë nuk solli asgjë sa i përket rasteve të krijuara,ndërkohë që në të dytin u shënuan dy gola ku së pari Senad Jarovic realizoi për 1:0 në minutën e 60-të.

    Kur u mendua se ndeshja do t’i takonte mysafirëve në skenë doli Vitor Hugo që barazoi në minutat për 1:1,që në fund doli të jetë rezultati përfundimtar i këtij takimi.

    Në ndeshjen tjetër Prishtina e Re shënoi fitore tejet të rëndësishme ndaj Ferizajt,duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0.

    Drilon Fazliu ishte heroi i kryeqytetasve duke shënuar golin e vetëm në këtë ndeshje,që në fund doli të jetë i fitores për Prishtinën e Re.

    Prishtina e Re merr fitore jetike ndaj Ferizajt në luftën për mbijetesë

  • Manuel Neuer pritet të mungojë për disa javë jashtë fushave për Bayernin

    Manuel Neuer pritet të mungojë për disa javë jashtë fushave për Bayernin

    Gjiganti gjerman Bayern Munich ka marrë një lajm jo të mirë pas ndeshjes kundër Werder Bremenit.

    Portieri dhe kapiteni i bavarezëve Manuel Neuer pritet të mungojë  për disa javë larg fushave të gjelbërta,kjo pasi ka pësuar një çarje të fibrave muskulore në pulpën e majtë gjatë ndeshjes kundër Werder Bremen të shtunën.

    Përndryshe mungesa e Neuer-it pritet të jetë një hendikep për bavarezët,kjo edhe për faktin se skuadra ka hyrë në fazën vendimtare të sezonit ku Bayern lufton në tre fronte,dhe tani bavarezët synojnë që të vendosin në portë Jonas Urbig për sa kohë sa Neuer do të jetë jashtë fushave të gjelbërta.

    Kujtojmë që Manuel Neuer ka bërë 28 ndeshje për Bayern Munich këtë sezon,duke mbajtur 9 herë portën të paprekur.

  • Christian Chivu:Kartoni i kuq për Pierre Kalulun ishte i drejtë

    Christian Chivu:Kartoni i kuq për Pierre Kalulun ishte i drejtë

    Trajneri i Interit Christian Chivu ka komnetuar vendimet e gjyqtarit gjatë derbit Inter-Juventus,të cilat nga shumë opinionistë po konsiderohen si të dyshimta.

    Chivu ka deklaruar se kartoni i kuq pqr Pierre Kalulun ishte në rregull,dhe se kontakti me Alessandro Bastonin ishte i qartë.

    “Për mua, është një prekje e lehtë, por një lojtar i ndëshkuar duhet të shmangë një gjest të ngjashëm që mund ta turpërojë gjyqtarin. Kalulu është dashur të ketë kujdes me duart, në momentin që ka një karton të verdhë. Më kujtohet Inter-Liverpool, kur e godita mbrojtësin edhe pse ishte një penallti që mund të ishte anuluar”

    Përndryshe Chivu ka deklaruar se dëshiron që tua mësoj lojtarëve që në situata të caktuara të mos i turpërojnë gjyqtarët në këtë mënyrë,dhe se kjo sipas teknikut rumun nuk është fare në rregull.

    Kujtojmë që Inter fitoi 3:2 në derbin e kësaj xhiroje në Serie A kundër Juventus-it,në një ndeshje e cila solli shumë polemika sidomos pas ndeshjes për shkak të vendimeve të gjyqtarit La Penna.

  • Kiana Kryeziu sërish e pafat-del sërish nga shtegu

    Kiana Kryeziu sërish e pafat-del sërish nga shtegu

    Skiatorja Kiana Kryeziu bëri paraqitjen e saj të dytë në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”.

    Kryeziu garoi në disilplinën e sllallomit të madh,ku edhe kësaj rradhe nuk arriti që ta përfundoj garën duke dalur nga shtegu.

    Përndryshe Kryeziu do të kërkojë sërish rezultat pozitiv edhe të mërkurën,ku pritet të garojë në sllallom

    Këto dy paraqitje lanë shije të idhur për Kryeziun,e cila garon për herë të dytë në karrierën në Lojërat Olimpike Dimërore.

    Kujtojmë që në Lojërat Olimpike Dimërore paraqitje bëri edhe Lara Colturi që garoi për Shqipërinë,ku pas lëshimit të parë u rendit e katërta duke shtuar gjasat për medalje historike për Shqipërinë.