ATV

Category: Sport

  • Alarm para Kupës së Botës: Stadiumi nikoqir i ndeshjes hapëse është larg përfundimit

    Alarm para Kupës së Botës: Stadiumi nikoqir i ndeshjes hapëse është larg përfundimit

    Ekzistojnë shqetësime se stadiumi i planifikuar për të pritur ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026 mund të mos jetë gati në kohë.

    Më 11 qershor 2026 do të nisë Botërori 2026, me turneun që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

    Ndeshja hapëse e turneut, mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut është planifikuar të zhvillohet në ‘Estadio Azteca’ në Meksikë.

    Megjithatë, javët e fundit janë shtuar pasiguritë se stadiumi mund të mos përfundojë në kohë për të pritur ndeshjen hapëse të Botërorit.

    Situata mund të ndikojë edhe te kombëtarja e Anglisë, pasi ekziston mundësia që skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel të përballet me Meksikën në stadiumin Azteca në fazën e 1/8-s së finales, nëse “Tre Luanët” fitojnë grupin e tyre.

    Së fundmi, YouTuberi Armand Alejandre vizitoi stadiumin Azteca për të dhënë një përditësim mbi rinovimet e planifikuara.

    Alejandre tregoi pamjet aktuale të zonave përreth stadiumit. Siç shihet në video, punimet e ndërtimit vazhdojnë në pjesën e jashtme të objektit.

    Në video u shfaq edhe pjesa e brendshme e stadiumit, duke u dhënë tifozëve një pasqyrë mbi progresin e punimeve që po realizohen në prag të Kupës së Botës.

  • FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!

    FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!

    Federata e Futbollit të Kosovës ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

    Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, FFK tha se sot kujtohet me nderim rrugëtimi drejt lirisë dhe shtetësisë.

    “Sot kujtojmë me nderim rrugëtimin drejt lirisë dhe shtetësisë dhe të gjithë ata që u flijuan dhe kontribuuan ndër dekada që ne sot të jetojmë në Kosovën e lirë e të pavarur. Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar FFK-ja.

  • Rahoveci gati për spektaklin e Kupës, Finalja Trepça – Bashkimi zbarkon në “Mizahir Isma”

    Rahoveci gati për spektaklin e Kupës, Finalja Trepça – Bashkimi zbarkon në “Mizahir Isma”

    Në selinë e Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është zyrtarizuar marrëveshja për organizimin e finales së Kupës së Kosovës, një nga ngjarjet më të mëdha të basketbollit vendor.

    Sipas marrëveshjes së arritur, organizimin e superfinales e merr përsipër KB Rahoveci 029, me mbështetje të plotë institucionale dhe organizative nga FBK-ja. Dokumenti u nënshkrua nga kryetari i klubit rahovecas, Indrit Krasniqi, dhe Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm dhe Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Adriatik Rraci. Të dy palët u shprehën të vendosura që finalja të ofrojë organizim model dhe atmosferë të denjë për një event të këtij niveli.

    Finalja e madhe do të zhvillohet të mërkurën në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, me fillim nga ora 19:30. Në parket do të përballen dy emra të mëdhenj të basketbollit kosovar, KB Trepça dhe KB Bashkimi, në një duel që pritet të sjellë rivalitet, emocione dhe tribuna të zjarrta.

    Çmimi i biletës për këtë superfinale është 5 euro, ndërsa organizatorët presin një pjesëmarrje të madhe të tifozëve për ta kthyer Rahovecin në epiqendrën e basketbollit kosovar për një mbrëmje.

  • Messi revolucionon Inter Miamin, të ardhurat trefishohen dhe klubi arrin vlerën 1.35 miliardë dollarë

    Messi revolucionon Inter Miamin, të ardhurat trefishohen dhe klubi arrin vlerën 1.35 miliardë dollarë

    Kur Lionel Messi iu bashkua Inter Miami CF në verën e vitit 2023, pak kush e imagjinonte ndikimin e menjëhershëm që do të kishte jo vetëm në fushë, por edhe në financat e klubit amerikan. Sot, efekti “Messi” është më i dukshëm se kurrë.

    Sipas raportimeve të Forbes, të ardhurat e Inter Miamit janë rritur në mënyrë marramendësem, nga 56 milionë dollarë para ardhjes së yllit argjentinas, në rreth 200 milionë dollarë aktualisht. Një rritje spektakolare që e ka shndërruar klubin në një nga markat më të fuqishme në futbollin amerikan.

    Jo vetëm kaq. Inter Miami është bërë skuadra e parë në Major League Soccer me një vlerë tregu prej 1.35 miliardë dollarësh, duke vendosur një standard të ri ekonomik në kampionatin amerikan. Në aspektin sportiv, “Herons” kanë fituar trofe dhe kanë konsoliduar statusin e tyre si një nga ekipet më të forta në MLS.

    Tashmë, skuadra po përgatitet për sezonin e ri, ku do ta nisë fushatën e rregullt në orët e para të 22 shkurtit përballë Los Angeles FC. Inter Miami hyn në këtë sezon si kampion në fuqi, me objektivin për të konfirmuar dominimin dhe për të zgjeruar më tej suksesin brenda dhe jashtë fushës.

    Ndërkohë, ambiciet nuk ndalen këtu. Pronari i klubit, legjenda angleze David Beckham, vijon të ëndërrojë projekte edhe më të mëdha. Inter Miami po monitoron nga afër situatën e Cristiano Ronaldo, duke mbajtur të hapur mundësinë e një tjetër transferimi “galaktik” që do ta kthente MLS-në në epiqendrën e futbollit botëror.

    Me Messin si lider dhe me ambicie të qarta në merkato, Inter Miami po ndërton një epokë të re, një projekt që po ndryshon historinë e sportit në Shtetet e Bashkuara.

  • Raundi i pestë i FA Cup: Sfidë e fortë për Cityn, Arsenal me short të favorshëm

    Raundi i pestë i FA Cup: Sfidë e fortë për Cityn, Arsenal me short të favorshëm

    Shorti i raundit të pestë të FA Cup ka prodhuar përballje mjaft interesante dhe tablo të ndryshme për pretendentët kryesorë të trofeut më të vjetër në futbollin anglez. Kompeticioni, i cili zhvillohet me sistem ndeshjesh teke, premton emocione dhe surpriza në këtë fazë vendimtare.

    Një nga sfidat më të forta do të jetë ajo mes Manchester City dhe Newcastle United, me kampionët në fuqi që do të udhëtojnë drejt “St James’ Park”. Edhe pse Newcastle nuk po kalon sezonin më të qëndrueshëm, skuadra mbetet e rrezikshme në fushën e saj dhe me ambicie të qarta për të shkuar larg në kupë.

    Një transfertë delikate pret edhe Liverpool, që do të përballet me Wolverhampton Wanderers. “Të kuqtë” do të synojnë të shmangin çdo surprizë ndaj një kundërshtari që tradicionalisht i hap probleme skuadrave të mëdha, sidomos në ndeshje direkte.

    Nga ana tjetër, Chelsea do të udhëtojë drejt Uellsit për t’u ndeshur me Wrexham AFC, skuadrën që ka marrë vëmendje të madhe ndërkombëtare vitet e fundit. Klubi është në pronësi të yjeve të Hollivudit, Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney, të cilët e kanë kthyer Reksamin në një histori suksesi dhe marketingu në futbollin britanik.

    Ndërkohë, Arsenal ka “peshkuar” në letër kundërshtarin më të lehtë mes pretendentëve, pasi do të jetë mysafir i Mansfield Town, skuadër e kategorisë së tretë. Mensfilldi vjen i motivuar pas eliminimit surprizë të Burnley, duke treguar se në FA Cup diferencat në letër shpesh nuk vlejnë në fushë.

    Raundi i pestë pritet të dhurojë spektakël dhe tension maksimal, me skuadrat e mëdha që synojnë të hedhin një tjetër hap drejt finales në “Wembley”, ndërsa ekipet më modeste kërkojnë të shkruajnë historinë e tyre në kompeticionin legjendar anglez.

  • Goditje e rëndë për Real Madridin, lëndimi i Bellingham më serioz se sa pritej

    Goditje e rëndë për Real Madridin, lëndimi i Bellingham më serioz se sa pritej

    Një lajm aspak i mirë për Real Madrid dhe tifozët e tij. Sipas raportimit të The Athletic, lëndimi i Jude Bellingham është më i komplikuar nga sa ishte menduar fillimisht.

    Mesfushori anglez pritej të qëndronte jashtë fushave rreth katër javë, por tani raportohet se periudha e rikuperimit do të zgjasë 6 deri në 8 javë, duke e kthyer situatën në një goditje të madhe për “Los Blancos”.

    Mungesa e Bellingham vjen në një moment vendimtar të sezonit, ku madrilenët janë në garë në kampionat dhe në arenën evropiane. 21-vjeçari ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm me gola dhe paraqitje vendimtare.

    Stafi mjekësor i klubit po monitoron nga afër situatën, ndërsa rikthimi i tij pritet vetëm pas një rikuperimi të plotë, për të shmangur çdo rrezik të rikthimit të lëndimit.

    Pa yllin anglez, Real Madrid do të duhet të gjejë zgjidhje alternative në mesfushë në javët vendimtare që e presin.

  • Zyrtare: Dion Gallapeni huazohet te Wisła Płock me opsion blerjeje

    Zyrtare: Dion Gallapeni huazohet te Wisła Płock me opsion blerjeje

    Dion Gallapeni do ta vazhdojë karrierën në Poloni, pasi është huazuar nga Widzew Łódź te Wisła Płock deri në fund të sezonit 2025/2026, me opsion blerjeje.

    21-vjeçari, i lindur më 22 dhjetor 2004, hapat e parë në futboll i bëri te klubi lokal Winner Prizren, ndërsa më pas u transferua te FC Prishtina. Fillimisht pjesë e ekipeve zinxhir, ai debutoi me ekipin e parë në vitin 2023 dhe shumë shpejt u shndërrua në një nga lojtarët më premtues të skuadrës.

    Me Prishtinën regjistroi 61 paraqitje, duke realizuar 5 gola dhe 10 asistime. Vetëm në elitën e futbollit kosovar ai numëroi 49 ndeshje, 2 gola dhe 8 asistime, ndërsa fitoi dy Kupa të Kosovës dhe një Superkupë.

    Në verën e kaluar, Gallapeni u transferua përfundimisht te Widzew Łódź, ku gjatë këtij sezoni zhvilloi 10 ndeshje dhe realizoi një gol në elitën polake, si dhe shtoi dy paraqitje në Kupën e Polonisë. Ironikisht, ndeshjen e tij të parë të plotë në kampionat e zhvilloi pikërisht ndaj Wisła Płock, në barazimin 1-1.

    Tashmë, anësori i majtë do të ketë mundësinë të dëshmojë vlerat e tij me fanellën e Wisła Płock, skuadër që aktualisht renditet në vendin e dytë në kampionatin polak me 33 pikë dhe synon objektiva madhore këtë sezon.

    Në mars 2025, Gallapeni debutoi edhe me Kombëtarja e Kosovës, ku deri më tani ka regjistruar nëntë paraqitje, duke fituar besimin e stafit teknik dhe një vend të qëndrueshëm në formacion.

  • Mourinho para sfidës me Real Mdrid: Mbreti i plagosur është i rrezikshëm!

    Mourinho para sfidës me Real Mdrid: Mbreti i plagosur është i rrezikshëm!

    Shorti i radhës në UEFA Champions League ka vendosur sërish përballë dy gjigantë të futbollit evropian, SL Benfica dhe Real Madrid, vetëm pak javë pasi portugezët shkaktuan një nga surprizat më të mëdha të sezonit duke mposhtur “Los Blancos”.

    Fitorja e Benficës ndaj 15-herë kampionëve të Evropës tronditi opinionin sportiv dhe rihapi garën në grup, ndërsa shorti ka dashur që këto dy skuadra të përballen përsëri, këtë herë në një duel direkt eliminimi që premton spektakël dhe tension maksimal.

    Në prag të sfidës, trajneri portugez José Mourinho ka dhënë një deklaratë të fortë, duke paralajmëruar për reagimin e madrilenëve:

    “Real Madrid? Ne e dimë çfarë u bëmë Mbretërve të Champions League, ata janë të plagosur. Dhe një Mbret i plagosur është i rrezikshëm.”

    Deklarata e Mourinhos ka marrë jehonë të madhe në mediat evropiane, duke shtuar edhe më shumë presionin mbi skuadrën spanjolle, e cila njihet për reagimet e saj të fuqishme në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë.

    Nga ana tjetër, Benfica synon të konfirmojë se fitorja e fundit nuk ishte rastësi, ndërsa Real Madrid kërkon “hakmarrje” sportive dhe rikthim të autoritetit në arenën evropiane.

    Përballja pritet të jetë një betejë taktike dhe psikologjike, ku historia, krenaria dhe forma momentale do të luajnë rol vendimtar. Tifozët presin një tjetër spektakël në Champions League, këtë herë me një Real të lënduar, por potencialisht më të rrezikshëm se kurrë.

  • Malisheva shënon fitore të madhe ndaj Ballkanit dhe hyn në garën për titull

    Malisheva shënon fitore të madhe ndaj Ballkanit dhe hyn në garën për titull

    Malisheva ka shënuar një fitore tejet të madhe kundër nënkampionit aktual Ballkani,duke e mposhtur me rezultat 2:1.

    Pjesa e parë nisi mjaft mirë për suharekasit të cilët kaluan në epërsi përmes Bleart Tolajt në 1:0,por më pas mysafirët e morrën lojën nën kontroll ku  Samuel Opeh barazoi shifrat në 1:1.

    Malisheva arriti të përmbys rezultatin para fundit të 45 minutëshit të parë,ku Assanne Diatta realizoi për 2:1 që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

    Në pjesën e Dytë Malisheva arriti të ruaj epërsinë deri në fund përkundër rasteve të krijuara nga vendasit,dhe në fund mysafirët arritën të marrin 3 pikë të plota që e fut ekipin e Elon Berishës në luftë për titullin e kampionit.

    Ballkani vazhdon të jetë lider në tabelë në Albi Mall Superligë me 36 pikë aq sa ka Prishtina në pozitën e dytë,teksa Malisheva ka 33 pikë në pozitën e katërt

  • Gerard Martin në radarin e gjigantit italian Milan

    Gerard Martin në radarin e gjigantit italian Milan

    Mbrojtësi spanjoll Gerard Martin mund të largohet nga gjiganti katalunas Barcelona.

    Gazetari Matteo Moretto bën të ditur se gjiganti italian Milan po synon transferimin e 23 vjeçarit,dhe spanjolli shihet si një alternativë e fortë për krahun e mbrojtjes së rossonerëve.

    Përndryshe Martin pati paraqitje pozitive për Barcelonën në sezonin e parë të Hansi Flick,duke qenë një prej shtyllave të repartit mbrojtës tek blaugranasit.

    Megjithatë Martin nuk po gëzon edhe shumë minuta,dhe një largim i tij do të ishte mbase gjëja më e duhur për karrierën e Martin.

    Kujtojmë që Gerard Martin ka bërë vetëm 33 paraqitje për Barcelonën këtë sezon në të gjitha garat.