ATV

Category: Sport

  • Erling Haaland mund të transferohet tek Barcelona

    Erling Haaland mund të transferohet tek Barcelona

    Një takim i rëndësishëm u zhvillua këtë mëngjes në Madrid mes përfaqësuesve të Barcelonës dhe drejtuesve të Manchester City, për të diskutuar mundësinë që Barcelona të ketë përparësi në një transferim të mundshëm të Erling Haaland.

     

    Sipas gazetës SPORT, drejtori sportiv i kandidatit për presidencë, Victor Font, u pa duke dalë nga hoteli Four Seasons, ku ndodhej kampi stërvitor i Manchester City. Ai u shoqërua nga anëtarët e stafit të tij, Carles Planchart dhe Xavier Aguilar, të cilët diskutuan me drejtorin ekzekutiv të City, Ferran Soriano, dhe drejtorin sportiv, Hugo Viana.

     

    Qëllimi kryesor i takimit ishte të sigurohej një opsion preferencial blerjeje për Haaland, nëse sulmuesi norvegjez dhe City vendosin të ndahen në të ardhmen. Barcelona e ka pasur gjithmonë në plan të transferojë Haaland, dhe ai konsiderohet si një prioritet i madh për klubin. Megjithatë, Haaland ka rinovuar kontratën me City deri në vitin 2034, duke bërë që një transferim afatshkurtër të jetë i vështirë. Një opsion preferencial do t’i mundësonte Barcelonës të kishte përparësi mbi klubet e tjera, si Real Madrid.

     

    Víctor Font konfirmoi aktivitetin e drejtuesve sportivë të Barcelonës, duke thënë: “Drejtoria sportive është shumë aktive dhe po punon intensivisht për transferimet, duke udhëtuar dhe zhvilluar takime me klube të ndryshme. Jemi afër mundësive që mund t’i ofrojmë Hansi Flick.”

  • Ousmanne Dembele mund të transferohet në Premierligën angleze

    Ousmanne Dembele mund të transferohet në Premierligën angleze

    Ylli francez Ousmanne Dembele mund të largohet ng PSG në fund të sezonit.

    Diaro Sport bën të ditur se Dembele mund të transferohet në Premierligën angleze gjatë verës,dhe agjenti i tij Moussa Sissoko bën të ditur se janë duke u zhvilluar bisedime me drejtuesit e Manchester City-it për një transferim në Etihad.

    Përndryshe PSG po bën përpjekje që të bind Dembelen për të nënshkruar kontratë të re,ndërkohë që City po synon që të nënshkruajë me francezin ku mund të forcojë repartin e sulmit tek City.

    Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në muajt në vijim,se nëse Dembele mund të mbetet në Parkun e Princave apo do të largohet në Angli sezonin e ardhshëm.

    Kujtojmë që Ousmanne Dembele ka kontratë me Manchester City-in deri në qershor të vitit 2028,teksa këtë sezon në 27 ndeshje ka realizuar 12 gola e bëri 7 asistime në të gjitha garat.

  • LA Clipers shënon fitore të thellë ndaj Minnesota Timberwolves-Kawhi Leoanard protagonist i ndeshjes

    LA Clipers shënon fitore të thellë ndaj Minnesota Timberwolves-Kawhi Leoanard protagonist i ndeshjes

    Janë zhvilluar gjashtë ndeshje në NBA u zhvilluan,duke sjellur përballje tejet intereante në parket.

    Los Angeles Clippers ishin ata që shkëlqyen më shumë, me një fitore mbresëlënëse ndaj Minnesota Timberëolves, duke triumfuar me rezultatin 153:128.

     

    Kawhi Leonard ishte protagonisti i natës, duke realizuar 45 pikë dhe duke pasur një përqindje fantastike në gjuajtje nga fusha konkretisht 15 nga 20 tentativa. Te Minnesota, Anthony Edëards ishte më i miri, me 36 pikë të realizuara.

     

    Në një tjetër përballje, Denver Nuggets mposhtën Houston Rockets me një rezultat të thellë, 129:93. Pjesa tjetër e natës solli disa ndeshje interesante, ku Orlando Magic mundën Cleveland Cavaliers 128:122 në një ndeshje të ngushtë, ndërsa Neë York Knicks fituan në transfertë ndaj Utah Jazz me rezultatin 134:117.

     

    Në përballjet e tjera, Neë Orleans Pelicans mundën Toronto Raptors 122:111, ndërsa Charlotte Hornets arritën një fitore ndaj Sacramento Kings me rezultatin 117:109.

  • Arsenal barazon 1-1 me Bayer Leverkusen, gjithçka vendoset në ndeshjen kthyese

    Arsenal barazon 1-1 me Bayer Leverkusen, gjithçka vendoset në ndeshjen kthyese

    Arsenal ka arritur të marrë një barazim dramatik në minutat e fundit ndaj Bayer Leverkusen në fazën 1/8 të Ligës së Kampionëve. Ndeshja përfundoi 1-1.

    Bayer Leverkusen kaloi në avantazh menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, me golin e Robert Andrich në minutën e 46’. Arsenal kërkoi me ngulm barazimin, dhe në minutën e 86-të një penallti e shkaktuar nga Malik Tillman u konfirmua nga VAR. Kai Havertz nuk gaboi dhe barazoi rezultatin në minutën e 89’.

    Tani gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese, ku të dyja skuadrat do të luftojnë për vendin në çerekfinale.

  • Pep Guardiola: Real Madrid ka më shumë tituj të Champions League, sesa ne kemi vite që marrim pjesë në këtë garë

    Pep Guardiola: Real Madrid ka më shumë tituj të Champions League, sesa ne kemi vite që marrim pjesë në këtë garë

    Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur me shumë respekt për Real Madrid, përpara përballjes të madhe në UEFA Champions League që luhet sonte.

    Guardiola theksoi madhështinë historike të klubit madrilen në këtë kompeticion, duke kujtuar se Real Madridi ka plot 15 tituj të Ligës së Kampionëve, një rekord absolut në futbollin evropian.

    “Real Madrid ka 15 tituj të Champions League… Ata kanë më shumë trofe të këtij kompeticioni sesa ne kemi vite që kemi marrë pjesë në të”, deklaroi trajneri spanjoll, duke vlerësuar historinë dhe dominimin e klubit madrilen në Evropë.

    Sipas Guardiolës, përballja me Real Madridin është gjithmonë një sfidë e madhe për çdo skuadër, pasi madrilenët kanë ndërtuar një traditë të jashtëzakonshme në këtë turne dhe shpesh tregojnë karakter në momentet vendimtare.

    Dueli mes Manchester City dhe Real Madrid konsiderohet si një nga përballjet më të mëdha të futbollit evropian në vitet e fundit, me të dy skuadrat që synojnë të shkojnë sa më larg në garën për trofeun e UEFA Champions League.

  • Michael Jordan thyen heshtjen: Nuk ekziston një ‘më i miri i të gjitha kohërave’ në basketboll

    Michael Jordan thyen heshtjen: Nuk ekziston një ‘më i miri i të gjitha kohërave’ në basketboll

    Legjenda e Chicago Bulls dhe fituesi i gjashtë kampionateve të NBA, Michael Jordan, ka folur hapur për temën më të diskutuara në basketboll – nëse ai është GOAT (më i miri i të gjitha kohërave).

    Në episodin e fundit të serialit dokumentar MJ: Insights to Excellence, të titulluar “Michael Jordan Ends the GOAT Conversation”, Jordan theksoi se kjo pyetje nuk ka një përgjigje të saktë.

    “Nuk do ta gjesh kurrë përgjigjen e saktë për këtë pyetje. Kurrë. Njerëzve u pëlqen të flasin për këtë, të sillen rrotull, por nuk ka përgjigje të saktë”, tha ai, duke shtuar se nuk e konsideron veten si më të mirin e të gjitha kohërave.

    Jordan argumentoi se ndikimi i yjeve të tjerë si LeBron James apo Kobe Bryant është i jashtëzakonshëm, dhe se çdo lojtar i madh ka kontribuar në përmirësimin e basketbollit. Ai shtoi se do të kishte dashur të luante kundër tyre në kulmin e karrierës së tij, duke theksuar se debatet mes gjeneratave shpesh e humbasin këtë perspektivë.

    “Një nga arsyet pse debati GOAT nuk ka kuptim është se njerëzit harrojnë legjendat e mëparshme si Kareem Abdul-Jabbar, Wilt Chamberlain apo Bill Russell me 11 tituj… Ata dhanë shumë për basketbollin dhe nuk duhet të injorohen”, përfundoi Jordan.

    Me këtë deklaratë, Michael Jordan jo vetëm sfidon titullin e GOAT-it, por gjithashtu nxit reflektim mbi ndikimin dhe trashëgiminë e çdo lojtari në historinë e basketbollit.

  • Igor Tudor shënon rekord të hidhur te Tottenham, humb katër ndeshjet e para si trajner

    Igor Tudor shënon rekord të hidhur te Tottenham, humb katër ndeshjet e para si trajner

    Trajneri i Tottenham Hotspur, Igor Tudor, ka regjistruar një rekord të pashembullt në historinë e klubit londinez. Ai është trajneri i parë në historinë e Spurs që humb katër ndeshjet e para në drejtimin e ekipit.

    Kjo seri negative vjen në një moment të vështirë për klubin, i cili synon të ngjitet lart në Premier League dhe të rikthehet në garat evropiane. Humbjet e njëpasnjëshme kanë shkaktuar shqetësim te tifozët dhe mediat britanike, duke vënë presion shtesë mbi trajnerin e ri.

    Pavarësisht sfidave të fillimit, Tudor pritet të punojë për të rikuperuar ekipin dhe për të ndalur këtë fillim dramatik, ndërsa Spurs përpiqet të kthehet në rrugën e fitoreve.

  • Arsenal thyen rekord me 272.8 milion paund të ardhura nga televizionet

    Arsenal thyen rekord me 272.8 milion paund të ardhura nga televizionet

    Klubi londinez, Arsenal, ka regjistruar një tjetër rekord të rëndësishëm në historinë e tij financiare, duke fituar plot 272.8 milion paund nga të drejtat televizive për sezonin e fundit. Ky shifër është rekordi më i lartë i klubit dhe e rendit si e gjashta më e madhe në historinë e futbollit anglez.

    Fitimet nga transmetimet televizive janë një burim thelbësor për financat e klubeve të Premier League, duke ndikuar në mundësitë e transferimeve, pagat e lojtarëve dhe zhvillimin e infrastrukturës së skuadrës. Për Arsenalin, ky rekord vjen në një moment kyç, ndërsa klubi synon të forcojë skuadrën dhe të kthehet në garën për titullin e Premier League.

    Ky sukses financiar thekson edhe më shumë statusin e Arsenal si një nga klubet më të mëdha në Angli dhe Evropë, duke i dhënë tifozëve arsye shtesë për të festuar pas një sezoni të shkëlqyer.

  • Fenerbahçe synon yllin kosovar Fisnik Asllani, Vedat Muriqi mund të luajë rol vendimtar

    Fenerbahçe synon yllin kosovar Fisnik Asllani, Vedat Muriqi mund të luajë rol vendimtar

    Klubi i madh turk, Fenerbahçe, është gati të bëjë çdo përpjekje për të transferuar yllin kosovar, Fisnik Asllani, nga Hoffenheim.

    “Kanarinat e Verdha”, që këtë sezon konkurrojnë me Galatasaray për titullin e Superligës Turke, kanë nisur tashmë punën në merkato dhe kanë vënë syrin te talenti 23-vjeçar i Bundesligës, i cili po shkëlqen me ekipin gjerman.

    Fenerbahçe duket e vendosur dhe nuk heq dorë nga Asllani, edhe pse ylli kosovar është në shënjestrën e disa gjigantëve evropianë. Falë klauzolës së lirimit në kontratën e tij, Hoffenheim nuk duket pengesë, dhe përqendrimi i klubit turk është i plotë tek vetë Asllani.

    Sipas mediumit turk Fanatik, një nga avantazhet më të mëdha të Fenerbahçes në këtë negociatë mund të jetë ish-sulmuesi i tyre kosovar, Vedat Muriqi. Aktualisht duke luajtur për Mallorca, Muriqi ka një marrëdhënie të ngushtë me Asllanin në ekipin kombëtar dhe pritet të përdoret si ura e ndikimit për të bindur talentin kosovar të veshë fanellën e verdhë, një ëndërr që Muriqi e ka pasur vetë që fëmijëri.

    Nëse gjithçka shkon sipas planeve, Fenerbahçe mund të përforcojë radhët me një nga talentet më premtuese të Kosovës, duke i dhënë skuadrës një tjetër element surprizë në garën për titull.

  • Álvaro Arbeloa: Do të na duhet Vinícius Júnior në formën më të mirë për të eliminuar Manchester City

    Álvaro Arbeloa: Do të na duhet Vinícius Júnior në formën më të mirë për të eliminuar Manchester City

    Trajneri i Real Madrid, Álvaro Arbeloa, ka folur për përballjen e madhe kundër Manchester City në UEFA Champions League, duke theksuar se forma e Vinícius Júnior mund të jetë vendimtare për madrilenët.

    Arbeloa deklaroi se Real Madridi do të ketë nevojë për versionin më të mirë të sulmuesit brazilian nëse dëshiron ta eliminojë skuadrën angleze nga gara për trofeun më prestigjioz të klubeve në Evropë. Sipas tij, Vinícius është një nga lojtarët që mund të bëjë diferencën në ndeshje të mëdha falë shpejtësisë, driblimeve dhe aftësisë për të krijuar raste shënimi.

    “Do të na duhet Vinícius në formën e tij më të mirë nëse duam ta nxjerrim Manchester Cityn jashtë garës”, u shpreh Arbeloa, duke nënvizuar rëndësinë e brazilianit për lojën sulmuese të Real Madridit.

    Dueli mes Real Madrid dhe Manchester City konsiderohet një nga përballjet më të forta të fazës së eliminimit direkt në UEFA Champions League, me të dy skuadrat që synojnë kualifikimin në çerekfinale. Në këtë sfidë, forma e lojtarëve kryesorë pritet të luajë rol vendimtar në përcaktimin e ekipit që do të vazhdojë më tej në kompeticion.