ATV

Category: Sport

  • Ndryshon situata e Vlahovic te Juventusi, pritet vetëm firma

    Ndryshon situata e Vlahovic te Juventusi, pritet vetëm firma

    Sulmuesi serb, Dusan Vlahovic, është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje të re për të rinovuar kontratën te Juventusi.

    Lojtari konsiderohej i larguar pak kohë më parë, për shkak të pagës së tij të lartë prej 12 milionë eurosh, por situata ka ndrushuar.

    Performancat e tij pozitive gjatë vjeshtës dhe dështimi i afrimeve të reja në sulm kanë ndryshuar qëndrimin e drejtuesve bardhezi. Kontrata aktuale e ish-sulmuesit të Fiorentinës skadon në qershor të vitit 2026, fakt që kishte zgjuar interesin e klubeve si Bayern Munich dhe Barcelona. Dëmtimi i pësuar në dhjetor uli interesin e merkatos, duke i dhënë përparësi bisedimeve për qëndrimin në Torino.

    Klubi raportohet se i ka ofruar lojtarit një pagë prej 7 milionë eurosh në vit për të vijuar bashkëpunimin. Marrëveshja e re mund të jetë afatshkurtër, për t’i dhënë mundësi serbit të rifitojë vlerën e tij në treg.

    Trajneri Luciano Spalletti e sheh Vlahovicin si pikën kyçe të sulmit për sezonin e ardhshëm. Pas katër muajsh mungesë, lojtari është rikthyer në stërvitje dhe pritet të grumbullohet për ndeshjen ndaj Udineses.

  • Barcelona synon një transferim surprizë: Pedro Neto në radarin e gjigantëve katalanas

    Barcelona synon një transferim surprizë: Pedro Neto në radarin e gjigantëve katalanas

    Barcelona po planifikon të bëjë disa lëvizje surprizë në afatin kalimtar të verës, dhe sulmuesi i Chelseat, Pedro Neto, duket se është në qendër të interesit, sipas raportimeve të Mundo Deportivo.

    Klubi katalanas po kërkon të forcojë skuadrën me një qendërmbrojtës, një sulmues dhe një anësor të majtë, dhe Neto shfaqet si një objektiv i mundshëm. Marrëdhëniet e mira me agjentin e tij, Jorge Mendes, mund të ndihmojnë në realizimin e një marrëveshjeje.

    26-vjeçari portugez është bërë një nga lojtarët kyç të Chelseat në sezonet e fundit. Ai e mbylli sezonin 2024/25 me nëntë gola dhe po aq asistime, duke luajtur një rol vendimtar në fitimin e Ligës së Konferencës dhe Kupës së Botës për Klube.

    Këtë sezon, Neto ka shënuar tashmë 10 gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në të gjitha garat, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme në shpejtësi, driblim dhe pasime kreative. Fleksibiliteti i tij për të luajtur në të dyja krahët e bën atë një shtesë të dëshirueshme për skuadrën e Hansi Flick.

  • Federico Valverde barazon rekordin e Lionel Messit për hattrick në Champions

    Federico Valverde barazon rekordin e Lionel Messit për hattrick në Champions

    Federico Valverde, mesfushori uruguaian, shkëlqeu duke shënuar një hat-trick në pjesën e parë kundër Manchester Cityt, duke treguar një performancë të jashtëzakonshme që i dha ekipit madrilen një avantazh të rëndësishëm.

     

    Valverde filloi spektaklin e tij në minutën e 20-të, kur pas një topi të mirëpranuar, kaloi portierin Gianluigi Donnarumma dhe shënoi golin e parë. Shtatë minuta më vonë, ai tregoi fuqinë dhe saktësinë e tij duke realizuar një gol të fuqishëm me të majtën nga jashtë zone. Tregolëshin e kompletoi në minutën e 42-të me një gjuajtje të saktë nga afërsia, duke bërë që pjesa e parë të përfundonte me një rezultat të shkëlqyer për Realin.

     

    Ky arritje e bën Valverde futbollistin e dytë në historinë e Ligës së Kampionëve që shënon tri gola në pjesën e parë kundër një ekipi anglez. I vetmi tjetër që kishte arritur këtë ishte Lionel Messi, i cili realizoi tre gola kundër Arsenalit në vitin 2010, gjatë kohës kur luante për Barcelonën.

     

    Rëndësia e këtij suksesit është edhe më e madhe duke marrë parasysh nivelin e lartë fizik dhe taktiko-strategjik të ekipeve të Ligës Premier, të cilat kanë treguar performanca të jashtëzakonshme në garat evropiane këtë sezon. Kjo ndeshje nuk është vetëm një moment historik për Valverde, por edhe një dëshmi e fuqisë së Real Madridit në arenën evropiane.

  • Luka Doncic shkëlqen në fitoren e LA Lakers ndaj Chicago Bulls-Oklahoma City Thunder shënon fitore të vështirë ndaj Boston Celtics

    Luka Doncic shkëlqen në fitoren e LA Lakers ndaj Chicago Bulls-Oklahoma City Thunder shënon fitore të vështirë ndaj Boston Celtics

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers ka shënuar fitore bindëse kundër Chicago Bulls me rezultat 142:130,ku padyshim ylli i kësaj ndeshjeje ishte Luka Doncic që realizoi 51 pikë si dhe shtoi këtu 10 kërcime e 9 asistime.

    Tek Bulls më i miri ishte Josh Giddey me 27 pikë,8 kërcime e 15 asistime,dhe Matas Buzelis me 22 pikë të tjera.

    Në anën tjetër Oklahoma City Thunder mposhti ekipin e Boston Celtics 104:102,ku Shai Gilgeous Alexander me 35 pikë e 9 asistime ishte ndër më efikasët tek kampionët,dhe theu rekordin 63-vjeçar të legjendarit Ëilt Chamberlain për numrin e ndeshjeve radhazi me 20 ose më shumë pikë.

    Tek Celtocs Jaylen Brown me 34 pikë ishte më i miri në parket,kurse Nemmas Quieta shtoi 10 kërcime por këto ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

  • Barcelona synon të transferojë Victor Osimhen për të forcuar sulmin

    Barcelona synon të transferojë Victor Osimhen për të forcuar sulmin

    Barcelona ka vendosur të forcojë repartin ofensiv në afatin kalimtar të ardhshëm, dhe një nga objektivat kryesorë është sulmuesi nigerian Victor Osimhen, i cili po kalon sezon tw mrekullueshmw tek gjiganti turk Galatasaray.

     

    Klubi katalanas kërkon një sulmues që të jetë titullar i padiskutueshëm dhe të shndërrohet në referencë të qartë për ofensivën në sezonet e ardhshme. Emri i Osimhen po fiton gjithnjë e më shumë peshë brenda drejtuesve të “Camp Nou”, duke marrë mbështetje edhe nga presidenti Joan Laporta.

     

    Osimhen përmbush të gjitha kriteret që kërkon Barcelona: forcë fizike, instinkt për gol dhe prezencë të vazhdueshme në zonën kundërshtare. Sulmuesi nigerian ka treguar performanca të larta në futbollin evropian dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha për aftësinë e tij për të shfrytëzuar hapësirat, lojën ajrore dhe ndikimin në momentet kyçe të ndeshjeve.

     

    Ky sezon me Galatasaray ka qenë mbresëlënës për Osimhen, i cili ka shënuar 11 gola në kampionat dhe 7 të tjerë në Ligën e Kampionëve.

  • Bashkimi-Trepça kryendeshja e fundjavës në Procredit Superligën e Kosovës

    Bashkimi-Trepça kryendeshja e fundjavës në Procredit Superligën e Kosovës

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 24-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll,ku pritet të ketë ndeshje tejet interesante.

    Derbi i kësaj fundjave pritet të zhvillohet të dielën në palestrën “Sezai Surroi”në Prizren,ku Bashkimi e pret kampionin aktual kampionin aktual Trepçën.

    Këto dy skuadra u përballën edhe në finalet e Kupës këtë edicion, ku ‘Xehetarët” shënuan fitore ndaj prizrenasve,teksa sa i përket elitës së basketbollit, prizrenasit janë në vendin e dytë me 16 fitore e shtatë humbje, kurse mitrovicasit 21 fitore e tri humbje, duke regjistruar 15 fitore radhazi.

    Të shtunën pritet të zhvillohen dy takime të tjera ku Sigal Prishtina e pret Rahovecin 029 në Pallatin e Rinisë në kryeqytet,ku bardhëekaltërit synojnë fitore njëjtë sikurse edhe vreshtarrët,teksa në anën tjetër Vëllaznimi e pret skuadrën e Golden Eagle Yllit

    Të dielën pritet të zhvillohet një takim tjetër ku GO+Peja e pret skuadrën e Boras në palestrën “Karagaci”në Pejë.

  • Ballkani-Drita derbi i kësaj fundajve në Albi Mall Superligë

    Ballkani-Drita derbi i kësaj fundajve në Albi Mall Superligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll,ku në program pritet të ketë ndeshje tejet interesante.

    Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet të dielën në Suharekë,ku Ballkani e pret kampionin aktual Dritën në derbin e kësaj fundjave.

    Gjilanasit me një fitore do të shkonin në 6 pikë kundrejt Ballkanit dhe të mbetet edhe më tutje lider në tabelë,teksa në anën tjetër për suharekasit fitorja do ta barazonte me pikë me Dritën që do ta bënte më interesante luftën për titull të kampionit.

    Në dy ndeshjet e zhvilluara këtë sezon Ballkani i kishte fituar të dyja përballjet,dhe synon që ta fitoj edhe ndeshjen e tretë me rradhë.

    Të shtunën pritet të zhvillohen dy takime ku Prishtina në stadiumin “Fadil Vokkri’ e pret Prishtinën e re dhe atë pa prezencën e shikuesve,ku ekipi i Afrim Tovërlanit  synon të harrojë humbjen nga Malisheva teksa Prishtina e Re synon të marrë pikë,ndërkohë Gjilani në shtëpi e pret Drenicën ku skifterat synojnë pikë për të mbetur në garë për një vend në Evropë kurse skuadra nga Skenderaj pikët janë të domosdohshme për të mbetur në luftë për mbijetesë,kurse Malisheva në shtëpi e pret skuadrën e Ferizajt.

    Të dielën do të zhvillohet një takim tjetër ku Dukagjini e pret Llapin,ku synimi i njërës apo skuadrës tjetër është vetëm fitorja.

    Kujtojmë që të gjitha ndeshjet pritet të zhvillohen nga ora 13:00.

  • Kylian Mbappe gati për ndeshjen e dytë ndaj Manchester City

    Kylian Mbappe gati për ndeshjen e dytë ndaj Manchester City

    Sulmuesi francez Kylian Mbappe mund të jetë gati për ndeshjen e dytë ndaj Manchester City, pasi që po rikuperohet mirë, raportojnë mediat franceze.

    Ylli i Real Madridit po ndihet mirë fizikisht dhe ekziston mundësia që ai të jetë në dispozicion për përballjen e kthimit në Ligën e Kampionëve, sipas raportimit të RMC Sport.

    Sulmuesi francez, megjithatë do t’i nënshtrohet disa testeve mjekësore në ditët në vijim për të konfirmuar plotësisht gjendjen e tij fizike dhe për të përcaktuar nëse mund të luajë.

    Mbappe pritet të jetë gjithashtu i gatshëm edhe për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së Francës gjatë pauzës ndërkombëtare, nëse gjithçka shkon sipas planit.

    Ndeshjen e ardhshme Real Madrid e luan kundër Elche, më 14 mars 2026, nga ora 21:00.

     

  • Moment emocionues në Bernabeu: Talenti i Real Madridit përqafon babanë në tribunë pas debutimit në Ligën e Kampionëve

    Moment emocionues në Bernabeu: Talenti i Real Madridit përqafon babanë në tribunë pas debutimit në Ligën e Kampionëve

    Një skenë prekëse pas ndeshjes së Real Madridit ndaj Manchester Cityt në kuadër të fazës së 1/8-tës të luajtur në Santiago Bernabeu është bërë virale në rrjetet sociale.

    Një moment tejet emocionues është kapur nga kamerat pas fitores së madhe 3-0 të Real Madridit ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, duke prekur zemrat e tifozëve në gjithë botën.

    Talenti i ri i Real Madridit, Manuel Angel, përjetoi një nga momentet më të mëdha të jetës së tij sportive: debutimin në Ligë e Kampionëve në stadiumin legjendar Santiago Bernabeu. Por, ajo që e bëri këtë natë edhe më të veçantë ishte ajo që ndodhi menjëherë pas ndeshjes.

    Pas përfundimit të takimit, lojtari i ri iu drejtua tribunave ku e priste babai i tij. Të dy u përqafuan mes emocionesh të mëdha, në një skenë që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u cilësua nga shumë tifozë si një nga momentet më të bukura të natës.

    Debutimi në një ndeshje kaq të madhe është ëndrra e çdo futbollisti të ri, e aq më tepër kur ndodh me fanellën e Real Madridit dhe përballë një kundërshtari të fortë si City.

    Për Miguel Angel, kjo mbrëmje nuk ishte vetëm një hap i madh në karrierë, por edhe një moment familjar që do ta kujtojë gjithë jetën.

    Videoja e këtij momenti është bërë virale në rrjetet sociale, duke marrë mijëra reagime nga tifozët që e kanë cilësuar skenën si “thelb i futbollit” – një kombinim i ëndrrës, sakrificës dhe krenarisë familjare.

  • Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë, mirëpret në jetë djalin e quajtur Mars

    Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë, mirëpret në jetë djalin e quajtur Mars

    Futbollisti i njohur shqiptar, Edon Zhegrova, i cili aktualisht luan për gjigantin italian Juventus, është bërë baba për herë të parë.

    Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një publikimi në rrjetin social Twitter, ku kanë uruar futbollistin për ardhjen në jetë të fëmijës së tij të parë.

    “Urime Edon Zhegrovës për lindjen e fëmijës së tij të parë, Mars!”, thuhej në mesazhin e klubit.

    Sipas gjithçkaje që është bërë e ditur deri më tani, djali i porsalindur është pagëzuar me emrin Mars. Emri duket se lidhet simbolikisht me muajin mars, periudhë në të cilën ka ardhur në jetë, çka duket se ka frymëzuar futbollistin dhe partneren e tij për zgjedhjen e këtij emri.

    Ndërkohë, për partneren e futbollistit nuk janë bërë publike shumë detaje, pasi ajo vazhdon të mbetet larg vëmendjes së mediave dhe jetën e saj private e mban mjaft diskrete.

    Ky moment i rëndësishëm shënon një kapitull të ri në jetën personale të Edon Zhegrovës, i cili përveç suksesit në fushën e futbollit, tashmë po përjeton edhe gëzimin e të qenit prind për herë të parë.