ATV

Category: Sport

  • Trajneri i Chelsea-it Liam Rosenior beson në rikthim të rezultatit ndaj PSG-së

    Trajneri i Chelsea-it Liam Rosenior beson në rikthim të rezultatit ndaj PSG-së

    Trajneri i Chelsea-it Liam Rosenior ka bërë deklarata të guximshme për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së.

    Rosenior ka thënë se beson që skuadra e tij do e përmbysë rezultatin nga ndeshja e parë,dhe shton se ekipi do të bëjë të pamundurën që të kalojë në çerekfinale.

    Përndryshe Rosenior thotë se ideja e tij është të domino në ndeshje,dhe se synon që të bëjnë presion ndaj parisienëve .

    “Ideja ime është gjithmonë të dominoj. Çdo ndeshje ka të bëjë me krijimin e një ekipi të patrembur, pavarësisht se kundër kujt po luajmë”, ka thënë fillimisht Rosenior.Ne do të bëjmë presion mbi PSG-në dhe do të luajmë për të shënuar sa më shumë gola të jetë e mundur”

    Kujtojmë që Chelsea humbi 5:2 kundër PSG-së në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve,dhe ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë mesjavën e ardhshme në Stamford Bridge.

  • Andrea Antonelli në Pole Position në çmimin e madh të kinës dhe thyen rekordin e Vettel

    Andrea Antonelli në Pole Position në çmimin e madh të kinës dhe thyen rekordin e Vettel

    Andrea Kimi Antonelli ka hyrë në histori të Formula 1 me një arritje të jashtëzakonshme, duke siguruar kohën më të shpejtë në kualifikimet për cmimin e madh të Kinës. Me këtë rezultat, ai u bë piloti më i ri që ka fituar një pole position në historinë e F1.

     

    Antonelli, piloti i Mercedes-AMG Petronas Formula One Team, arriti këtë sukses në moshën 19 vjeç, 6 muaj e 18 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur nga Sebastian Vettel. Ky rekord i mëparshëm ishte arritur në vitin 2008 gjatë garës së cmimit të Italisë , kur Vettel ishte 21 vjeç, 2 muaj e 11 ditë.

     

    Përveçse u bë piloti më i ri që ka fituar një pole position, Antonelli bëhet gjithashtu italiani i parë që arrin këtë sukses që nga vitin 2009, kur Giancarlo Fisichella kishte siguruar pole position në Garën e Belgjikës.

     

    Në renditjen e kualifikimeve, pas Antonellit u pozicionua shoku i skuadrës, George Russell, i cili pati disa vështirësi në fillim të sesionit Q3. Russell kishte fituar më parë garën Sprint, duke kaluar përpara dy pilotëve të Scuderia Ferrari, Charles Leclerc dhe Leëis Hamilton.

     

    Në anën tjetër Leëis Hamilton mbylli kualifikimin në vendin e tretë, ndërsa Leclerc u rendit i katërti.

  • Alejandro Balde në radarin e gjigantit katalunas Barcelona

    Alejandro Balde në radarin e gjigantit katalunas Barcelona

    Gjiganti anglez Liverpool është duke synuar që të gjej një mbrojtës për sezonin e ardhshëm.

    Sipas raportimeve të mediave mbrojtësi i Barcelonës Alejandro Balde është vënë në radarin e “The Reds”,dhe pritet që të dërgoj një ofertë për spanjollin në ditët në vijim.

    Përndryshe drejtori sportiv i katalunasve Deco ka dyshime lidhur me paraqitjet e Balde me Barcën këtë sezon,duke e lënë mundësinë për shitje gjatë afatit kalimtar veror.

    Në anën tjetër Balde vlen rreth 60 milionë euro në tregun e transferimeve,dhe në rast të shitjes së tij Barcelona synon të përfitoj nga ana financiare.

    Kujtojmë që Alejandro Balde ka bërë 34 paraqitje këtë sezon për Barcelonën,duke dhuruar vetëm 3 asistime.

  • Basketbollisti i Splitit shpëton mrekullisht, për pak sa nuk e zuri koshi

    Basketbollisti i Splitit shpëton mrekullisht, për pak sa nuk e zuri koshi

    Në Rijeka të premten mbrëma për pak sa nuk ndodhi një tragjedi gjatë një ndeshjeje basketbolli.

    Incidenti ndodhi në palestrën Centar Zamet, në minutën e 18-të të ndeshjes mes KK Kvarner 2010 dhe KK Split, në elitën e basketbollit kroat.

    Qendra e Splitit, Demajeo Wiggins, i cili deri në atë moment ishte basketbollisti më i mirë në parket me 14 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime, për pak sa nuk u përfshi në një incident serioz.

    Wiggins bëri një ngulitje kur rezultati ishte 48:47 për nikoqirin, por në ato momente koshi u rrëzua dhe për pak sa nuk ra mbi basketbollistin e Splitit. Ai arriti ta shmangte në momentet e fundit incidentin që mund të përfundonte në tragjedi, duke i shpëtuar kështu më të keqes.

  • Barcelona synon Alessandro Bastonin-Inter kërkon rreth 70 milionë euro

    Barcelona synon Alessandro Bastonin-Inter kërkon rreth 70 milionë euro

    Barcelona po kërkon të forcojë mbrojtjen qendrore këtë verë, dhe një nga objektivat kryesorë mund të jetë mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni.

    26-vjeçari duket se ishte pranë rinovimit të kontratës me Interin, por planet e klubit italian kanë ndryshuar. Pavarësisht se Bastoni kishte lënë të kuptohej se do të ishte i interesuar për një transferim te Barcelona, në shkurt u raportua se do të qëndronte në Milano. Megjithatë, situata tani mund të jetë e ndryshme.

    Edhe pse kontrata e tij me Interin shtrihet deri në vitin 2028, klubi po rishikon strategjinë e tij dhe ka vendosur që vetëm Francesco Pio Esposito dhe Lautaro Martinez janë të paprekshëm. Për lojtarët e tjerë, përfshirë Bastonin, Interi mund të shqyrtojë oferta nëse ato plotësojnë vlerësimin e klubit, që raportohet të jetë rreth 70 milionë euro.

    Nga ana e saj, Barcelona ka shprehur dëshirën për të realizuar një transferim të madh këtë verë. Megjithatë, burimet katalanase nënvizojnë se prioritet për momentin është afrimi i një sulmuesi, dhe më pas mund të mendohet për një mbrojtës qendror

  • ​Juventus shfaq interes për sulmuesin e Barcelonës

    ​Juventus shfaq interes për sulmuesin e Barcelonës

    Klubi Italian Juventus, po monitoron mundësinë për të transferuar sulmuesin polak Robert Lewandowski nga Barcelona, për të forcuar repartin sulmues për sezonin e ardhshëm.

    Klubi Italian Juventus, po monitoron mundësinë për të transferuar sulmuesin polak Robert Lewandowski nga Barcelona, për të forcuar repartin sulmues për sezonin e ardhshëm.

    Lewandowski, është një nga sulmuesit më të spikatur të futbollit botëror, i njohur për rekordin e tij të golave gjatë karrierës. Kontrata e tij me Barcelonën zgjat deri në verën e 2026, por ka pasur diskutime të vazhdueshme mbi një rinovim të mundshëm, raporton “Onefootball”.

    Në afatin e janarit, Juventusi nuk arriti të sigurojë një qendër sulmues, për këtë drejtuesit e klubit po shqyrtojnë sërish opsionet gjatë verës. Lewandowski konsiderohet si një shtesë me përvojë dhe cilësi, që mund të rrisë nivelin e skuadrës nën drejtimin e Luciano Spallettit.

    Megjithatë, polaku nuk pritet të jetë i disponueshëm vetëm për Juventusin, disa klube të tjera përfshirë Milanin, mund të konkurrojnë për shërbimet e tij, duke e bërë atë një nga transferimet më të spikatura të sezonit.

     

  • ​Ekipi i Kosovës në Boks drejt “Montenegro Cup” në Budva

    ​Ekipi i Kosovës në Boks drejt “Montenegro Cup” në Budva

    Ekipi kombëtar i Kosovës në boks, do të marrë pjesë në turneun prestigjioz ndërkombëtar “Montenegro Cup”, i cili zhvillohet nga data 13 deri më 22 mars 2026, në Budva të Malit të Zi.

    Ekipi kombëtar i Kosovës në boks, do të marrë pjesë në turneun prestigjioz ndërkombëtar “Montenegro Cup”, i cili zhvillohet nga data 13 deri më 22 mars 2026, në Budva të Malit të Zi.

    Ky turne mbledh boksierë të talentuar nga 18 shtete, duke e bërë garën shumë konkurruese dhe me një nivel të lartë sportive. Në këtë garë Kosova do të përfaqësohet nga tre sportistë Bashkim Bajoku (55 kg), Planet Berisha (75 kg) si dhe Agnesa Veseli (48 kg)

    Ekipi Kosovar do të udhëheqet nga selektori Faton Xhakli dhe selektorja Mariola Sallauka, ndërsa drejtësinë e ndeshjeve do ta sigurojë gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

    Federata e Boksit e Kosovës ka shprehur mbështetjen dhe urimet më të mira për boksierët dhe stafin teknik, duke theksuar se pjesëmarrja në këtë turne është një mundësi e shkëlqyer për të treguar talentin kosovar në arenën ndërkombëtare.

    KosovaPress

  • Jose Mourinho nuk do të drejtojë Benficën në dy ndeshjet e ardhshme

    Jose Mourinho nuk do të drejtojë Benficën në dy ndeshjet e ardhshme

    Trajneri i Benficas, Jose Mourinho, është i ndaluar të jetë në stol për dy ndeshjet e ardhshme pas vendimeve të fundit të Federatës Portugeze të Futbollit.

    Dënimi vjen pas kartonit të kuq që mori gjatë barazimit 2:2 ndaj Portos dhe përplasjes me asistent-trajnerin e ekipit kundërshtar, Lucho Gonzalez. Mourinho është pezulluar për një ndeshje për daljen jashtë zonës së trajnerit dhe goditjen e topit drejt bankës rezervë të Portos gjatë festimit të golit, të cilën e justifikoi si një tentativë për ta dërguar topin në tribunë.

    Gjithashtu, trajneri 63-vjeçar do të mungojë edhe për 11 ditë për shkak të incidentit me Gonzalez. Kjo do të thotë se Mourinho nuk do të drejtojë Benficën ndaj Aroucas këtë të shtunë dhe në përballjen e 21 marsit ndaj Vitorias.

    Klubi ka njoftuar se do të apelojë vendimin, duke e konsideruar atë të padrejtë dhe duke kërkuar rishikim.

    Mungesa e trajnerit vjen në një moment të rëndësishëm të sezonit, ndërsa Benfica përpiqet të forcojë pozicionin e saj në krye të tabelës dhe të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane.

  • Kapiteni i Chelseat nënshkruan kontratë të re 6-vjeçare

    Kapiteni i Chelseat nënshkruan kontratë të re 6-vjeçare

    Kapiteni i Chelseat, Reece James ka firmosur kontratën e re me klubin londinez, e cila do ta mbajë në Londër mbrojtësin deri në vitin 2032.

    26-vjeçari, i cili është produkt i akademisë së Chelseas ka bërë debutimin e tij në shtator të vitit 2019.

    Kontrata e re do të bazohet në performancën e lojtarit, reprezentuesi anglez do të jetë lojtari më i paguar i Chelseas me një pagë prej 250,000 funta në javë.

    James, të cilit do t’i skadonte kontrata në vitin 2028, në të cilën klubi anglez e kishte prioritet bisedimet me lojtarin, ka startuar në 19 nga 26 ndeshjet në Premier Ligë.

    ‘’Jam jashtëzakonisht i lumtur për të nënshkruar me klubin tim të zemrës, Chelsea do të thotë shumë për mua’’, theksoi Reece James.

    James ka fituar Ligën e Kampionëve me Chelsean në vitin 2021, kurse në vitin 2023 kishte pësuar një lëndim i cili e mbajti një kohë të gjatë jashtë fushave të gjelbra.

  • Federata Iraniane e Futbllit kundërpërgjigjet Donald Trump-it për pjesëmarrjen apo jo në botëror

    Federata Iraniane e Futbllit kundërpërgjigjet Donald Trump-it për pjesëmarrjen apo jo në botëror

    Federata iraniane e futbollit ka lëshuar një përgjigje ndaj deklaratës së presidentot të SHBA-ve Donald Trump, i cili kishte deklauruar se prania e tyre në Kupën e Botës 2026 do të ishte “e papërshtatshme” për sigurinë e tyre.

    Në një komunikatë të bërë në Instagram Team Melli bën të ditur se pjesëmarrja në botëror nuk mirret nga një vend i caktua,apo qoftë edhe nga ndonjë individ.

    Përndryshe në deklaratën e mëtutjeshme thuhet se Kupa e Botës është një ngajrje historike e futbollit,dhe se këtë e drejton FIFA ndërkohë në fund shton se Irani ishte në mesin e kombëtareve që siguruan kalimin në botëror falë rezultateve të mira.

    Kujtojmë që Irani ka paralajmëruar tërheqjen nga botërori i vitit 2026,kjo për shkak të sulmit të SHBA-ve në këtë shtet ku mbeti i vrarë lideri suprem Ali Khamenei.