ATV

Category: Sport

  • Kosova mbyll stërvitjen e fundit përpara sfidës historike me Sllovakinë

    Kosova mbyll stërvitjen e fundit përpara sfidës historike me Sllovakinë

    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit përpara ndeshjes vendimtare ndaj Sllovakis në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it për FIFA World Cup 2026, që do të luhet në Bratislava.

    Seanca e fundit u karakterizua nga intensitet i lartë dhe përkushtim maksimal, me futbollistët që zbatuan me disiplinë detyrat taktike dhe ushtrimet fizike të stafit teknik. Atmosfera brenda kampit raportohet të jetë shumë pozitive, me grupin e bashkuar dhe të motivuar për sfidën e madhe që i pret.

    Stafi teknik ka punuar në detaje për çdo aspekt taktike dhe fizik, duke synuar që skuadra të shfaqet në formën më të mirë për këtë duel vendimtar. Ndeshja me Sllovakinë konsiderohet një hap kyç drejt realizimit të ëndrrës për kualifikim historik në Botëror.

    Dardanët udhëtojnë drejt Bratislavës me besim dhe ambicie të madhe, ndërsa tifozët presin një paraqitje dinjitoze dhe rezultat pozitiv nga ekipi i tyre në këtë sfidë që mund të shënojë një moment historik për futbollin kosovar.

  • Marquinhos siguron tifozët: Neymar do të shkojë në Botërorin 2026

    Marquinhos siguron tifozët: Neymar do të shkojë në Botërorin 2026

    Situata rreth Neymar vazhdon të mbetet një nga temat më të nxehta para ndeshjeve të Kupës së Botës 2026, që do të luhen këtë mars. Trajneri i Kombëtarës së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka surprizuar të gjithë duke mos e ftuar sulmuesin për këtë fazë, gjë që ka ngritur dyshime rreth mundësisë së pjesëmarrjes së tij në turne.

    Megjithatë, mbrojtësi dhe bashkëlojtari i Neymarit, Marquinhos, ka qetësuar tifozët duke shprehur besimin e plotë se braziliani i talentuar do të jetë në Botëror.

    “Unë me të vërtetë besoj se gjithçka do të shkojë mirë, Neymar do të shkojë në Kupën e Botës. Nga bisedat me të, dëshira e tij është e madhe. Ne si shokë skuadre, brazilianë dhe tifozë, gjithashtu duam që ai të jetë aty,” tha Marquinhos.

    Ai shtoi gjithashtu vlerësimin për aftësitë e jashtëzakonshme të Neymarit:

    “Për ne mbrojtësit, të përballesh me Ney është tmerr. Mbyll të djathtën, ai shkon majtas, mbyll majtas, shkon djathtas. Kur mendon se nuk ka rrugëdalje, ai gjithmonë bën diçka që nuk e prisje, lëviz njëherë dhe shpëton. Çdo ditë na surprizon me diçka që kurrë nuk e kishte bërë më parë. Nuk ka formula sekrete për suksesin e tij.”

    Situata mbetet e paqartë, por fjalët e Marquinhos japin shpresë për të gjithë tifozët që shohin Neymarin sërish në skenën më të madhe botërore këtë vit.

  • Cristiano Ronaldo Jr shihet duke stërvitur te Real Madrid

    Cristiano Ronaldo Jr shihet duke stërvitur te Real Madrid

    Një kapitull i ri po nis për familjen Ronaldo! Cristiano Ronaldo Jr ka nisur këtë javë stërvitjet te Akademia e Real Madrid CF, La Fábrica, duke hedhur bazat për një të ardhme të ndritur në futbollin e madh.

    Sipas raportimeve nga The Athletic, 12-vjeçari ka filluar punën me trajnerët e akademisë “me synim që një ditë të bashkohet zyrtarisht me strukturat e klubit”. Ky zhvillim ka ndezur menjëherë imagjinatën e tifozëve dhe mediave sportive, që e shohin Cristiano Jr si trashëgimtarin e mundshëm të gjigantit portugez në fushat e futbollit europian.

    Kjo lëvizje është parë si një sinjal se Real Madrid po investon fuqishëm në të ardhmen, duke i hapur rrugën një talenti të ri që mund të shkëlqejë nën të njëjtin emblemë që bëri historinë me Cristiano Ronaldo senior.

    Imagjinoni skenën, një ditë në Santiago Bernabéu, “Faraoni i vogël” duke dribluar dhe shënuar në stadiumin ku babai i tij u bë legjendë. Për tifozët dhe ekspertët, kjo është më shumë se një stërvitje, është fillimi i një epoke të re.

    Nuk ka ende një konfirmim zyrtar për nënshkrimin e kontratës, por La Fábrica duket se po përgatit një tjetër superstar në familjen Ronaldo. Futbolli europian tashmë po e ndjek me sy çdo lëvizje të tij.

  • “Nuk e dimë ku do të luajë”, Menaxheri i Salah hedh poshtë spekulimet për të ardhmen e lojtarit

    “Nuk e dimë ku do të luajë”, Menaxheri i Salah hedh poshtë spekulimet për të ardhmen e lojtarit

    Mohamed Salah do të largohet nga Liverpool FC në fund të sezonit, duke i dhënë fund një kapitulli të gjatë dhe të suksesshëm nëntëvjeçar në Anfield. Sulmuesi egjiptian ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të klubit gjatë këtyre viteve, duke kontribuar në tituj dhe momente historike për “Të Kuqtë”.

    Largimi i tij, i arritur me marrëveshje të përbashkët, shënon një moment të veçantë për tifozët dhe klubin, ndërsa Salah ka zgjedhur ta ndajë vendimin publikisht, duke falënderuar mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë gjatë gjithë kohës së tij në Anfield.

    Ndërkohë, spekulimet për të ardhmen e tij nuk kanë munguar. Arabia Saudite është përmendur shpesh si një destinacion i mundshëm, me klube që kanë treguar interes financiar të madh. Por menaxheri i lojtarit, Ramy Abbas Issa, ka sqaruar se për momentin nuk ekziston asnjë ofertë konkrete:

    “Nuk e dimë se ku do të luajë Mohamed sezonin e ardhshëm. Kjo do të thotë gjithashtu se askush tjetër nuk e di. Kujdes nga ata që përhapin informacione të pavërteta.”

    Në moshën 33-vjeçare, Salah mbetet në formë të shkëlqyer dhe i aftë të performojë në nivelet më të larta të futbollit evropian. Vendimi për destinacionin e tij të radhës pritet të merret gjatë muajve të verës, duke mbajtur tifozët dhe opinionin sportiv ndërkombëtar në pritje për të parë se ku do të vazhdojë karriera e një prej legjendave më të mëdha të Anfield-it.

  • Spektakël në NBA, Nuggets, Cavaliers, Hornets dhe Knicks vazhdojnë me fitore

    Spektakël në NBA, Nuggets, Cavaliers, Hornets dhe Knicks vazhdojnë me fitore

    Mëngjesin e sotëm, janë zhvilluar katër ndeshje në Ligën më të fortë të baketbollit në botë, NBA.

    Denver Nuggetes ka shënuar fitoren e tretë radhazi, pas triumfit ndaj Phoenix Suns me rezultat të ngushtë 125-123.

    Nikola Jokic udhëhoqi skuadrën e tijë drejt fitores duke realizuar një super triple-double prej 23 pikëve, 17 kërcimeve e po aq asistimeve, derisa Jamal Murray shtojë 21 sosh.

    Te skuadra humbëse u dalluan Devin Booker me 22 pikë e tetë asistime, Jalen Green me 21 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime dhe Grayson Allen me 21 sosh.

    Kujtojmë që Nuggets renditen në poziten e katërt në Perënim derisa Suns në vendin e shtatë.

     

    Cleveland Cavaliers ka realizuar fitoren e katërt rresht pasi mundi Orlando Magic me rezultat 136-131.

    Donovan Mitchel ishte ylli I mbrëmjes duke shënuar 42 pikë, ndërkaq James Harden shtojë 27 pikë per në fitore.

    Nga ana tjetër, Paolo Banchero po ashtu pati një paraqitje fantastike me 36 pikë të realizuara por që nuk mjaftuan për fitore.

    Cavaliers renditen në vendin e katërt në Konferencën e Lindjes derisa Magic në poziten e tetë, ku kjo ishte humbja e tyre e gjashtë rresht.

     

    Fitoren e katërt në seri e ka realizuar edhe Charlotte Hornets, pasi mposhti Sacramento Kings me shifrat 134-90.

    Me efikaset në këtë fitore ishin, Coby White me 27 pikë dhe LaMelo Ball me 20 pikë.

    Te skuadra humbësen Daeqwon Plowden ishte më I dalluari me 22 pikë.

    Kujtojmë që Hornets renditen në poziten e nëntë në Konferencën e Lidnejs, derisa Kings në poziten e fundit në Konferencën e Perëndimit.

     

    New York Kincks kanë vazhduar me një ecuri fantastike këtë sezon, duke shënuar fitoren e shtatë radhazi, pas triumfit ndaj Neë Orleans Pelicanes me rezultat 121-116.

    Më meritoret për fitoren e Knicks ishin, Jalen Brunson me 32 pikë, Karl-Anthony Toëns me 21 pikë e 14 kërcime dhe OG Anunoby me 21 sosh.

    Te Pelicanes paraqtije të  mira kishin Zion Williamson me 22 pikë dhe Jeremiah Fears me 21 pikë.

    Knicks redniten në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes derisa Pelicanes në poziten e 11 në Perëndim.

  • Katër skuadra, një trofe, nis rrugëtimi drejt finales së Ligës Unike të Basketbollit

    Katër skuadra, një trofe, nis rrugëtimi drejt finales së Ligës Unike të Basketbollit

    Basketbolli në konkurrencen e meshkujve në rajon hyn në momentet vendimtare, teksa të mërkurën në Pallatin e Sportit “Feti Borova” në Tiranë do të zhvillohen gjysmëfinalet e Ligës Unike, turne i cili këtë vit luhet për herë të parë në Shqipëri.

    Në orën 16:00, Peja do të përballet me Vëllaznimi të Gjakovës, ndërsa në orën 19:00, kampionia kombëtare në fuqi e Shqipërisë, Besëlidhja, do të ndeshet me Golden Eagle Ylli të Suharekës.

    Vllaznimi, kampioni aktual i Ligës Unike, kërkon ta mbrojë titullin dhe të sigurojë një tjetër finale spektakolare, ndërsa Besëlidhja, fituese e kampionatit shqiptar për dy vite radhazi, synon të bëjë histori duke kaluar në finalen rajonale për herë të parë.

    Hyrja për tifozët do të jetë e lirë, ndërsa ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në RTSH Sport, si transmetues ekskluziv i Ligës Unike, duke sjellë spektaklin e basketbollit direkt në shtëpitë e adhuruesve.

    Kjo fazë gjysmëfinale pritet të prodhojë emocione të mëdha dhe sfida të forta, me katër skuadrat që luftojnë për të fituar vendin në finale dhe për të vulosur emrin e tyre në historinë e Ligës Unike.

  • Tifozët shqiptarë nisin festën,  shiten të gjitha biletat për ndeshjen historike ndaj Polonisë

    Tifozët shqiptarë nisin festën, shiten të gjitha biletat për ndeshjen historike ndaj Polonisë

    Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë këtë të enjte në një nga ndeshjet më vendimtare të sezonit, teksa përballet me Polonin në një duel që mund të afrojë ndjeshëm ëndrrën për FIFA World Cup 2026.

    Interesi i tifozëve shqiptarë për këtë përballje ka qenë i jashtëzakonshëm. Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se të gjitha biletat janë shitur, duke garantuar një atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit.

    Në një reagim zyrtar, FSHF ka falënderuar tifozët për mbështetjen e madhe, ndërsa ka bërë thirrje për respektimin e rregullave dhe udhëzimeve gjatë qëndrimit në Warsaw, për të siguruar një organizim sa më të mirë të këtij eventi të rëndësishëm.

    Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin PGE Narodowy, një arenë madhështore ku pritet një atmosferë e zjarrtë mes dy përfaqësueseve që synojnë maksimumin.

    Drejtësinë në këtë takim do ta ndajë arbitri anglez Anthony Taylor, ndërsa Shqipëria do të kërkojë një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat drejt një kualifikimi historik.

  • Nis implementimi i “San Siros” të ri, ndërtimi fillon në vitin 2027

    Nis implementimi i “San Siros” të ri, ndërtimi fillon në vitin 2027

    Është hedhur një hap i ri drejt ndërtimit të stadiumit të ri “San Siro”, pasi Komuna e Milanos ka nisur zyrtarisht procesin e miratimit.

    Me fjalë të thjeshta, qyteti ka filluar një vlerësim mjedisor, një nga kontrollet e para kyçe që kërkohet para nisjes së çdo projekti të madh ndërtimor.

    Kjo është pjesë e një procesi më të gjatë miratimesh që do të mundësojë fillimin e punimeve për stadiumin e ri.

    Faza fillestare e projektit përfshin tri elemente kryesore: zhvendosjen e një tuneli rrugor aty pranë, ndërtimin e stadiumit të ri dhe prishjen e pjesshme të stadiumit aktual “San Siro” (i njohur edhe si ‘Stadio Giuseppe Meazza’).

    Këto hapa duhet të miratohen nga autoritetet rajonale para se të nisë ndërtimi.

    Rizhvillimi i përgjithshëm i zonës së San Siros do të realizohet në dy faza. Pasi të ndërtohet stadiumi i ri, faza e dytë do të fokusohet në transformimin e pjesës së mbetur të stadiumit aktual, ndërtimin e objekteve komerciale dhe krijimin e hapësirave të gjelbra, përfshirë rreth 80,000 metra katrorë park publik që do t’i kalojnë qytetit.

    Ky projekt vjen pas shitjes së fundit të stadiumit dhe zonës përreth te një kompani në pronësi të plotë të dy klubeve të qytetit, Milanit dhe Interit.

    Autoritetet lokale dhe rajonale po bashkëpunojnë për të përfunduar procesin e miratimit në kohë, në mënyrë që ndërtimi të nisë në gjysmën e dytë të vitit 2027.

  • Gabim i madh mjekësor te Real Madrid me rastin e Kylian Mbappé

    Gabim i madh mjekësor te Real Madrid me rastin e Kylian Mbappé

    Real Madrid raportohet se ka bërë një gabim serioz mjekësor gjatë vlerësimit të gjendjes fizike të sulmuesit Kylian Mbappé.

    Sulmuesi francez, 27-vjeç, thuhet se u zemërua pasi stafi mjekësor i klubit u përqendrua në këmbën e tij të djathtë, e cila ishte e shëndetshme, në vend të këmbës së majtë, ku ai kishte lëndimin.

    Si pasojë e këtij gabimi, Mbappé u detyrua të udhëtonte drejt Paris për të kërkuar ndihmën e specialistëve dhe për të marrë një diagnozë të saktë, me qëllim shmangien e një ndërhyrjeje kirurgjikale.

    Sipas gazetarit francez Daniel Riolo në programin After Foot të RMC Sport, klubi spanjoll bëri një gabim të madh gjatë vlerësimit fillestar të problemit fizik të lojtarit. Ai shtoi se sulmuesi u bë gjithnjë e më i frustruar nga mungesa e progresit.

    Këto pretendime u konfirmuan edhe nga gazetari Miguel Ángel Díaz nga COPE, i cili deklaroi:
    “Real Madrid, në diagnozën fillestare, gaboi për gjurin. Në vend që të ekzaminonin gjurin e majtë të Mbappé, u ekzaminua i djathti.”

    Sipas raportimeve, kjo neglizhencë bëri që lojtari të vazhdonte të luante me dhimbje, pa e ditur shkallën reale të dëmtimit.

    Pasi nuk mori përgjigje të qarta në Madrid, Mbappé udhëtoi në Francë për t’u konsultuar me specialistin e njohur Bertrand Sonnery-Cottet. Mjeku konfirmoi se trajtimi i mëparshëm kishte qenë i pamjaftueshëm dhe riktheu fokusin te gjuri i majtë.

    Më pas u hartua një protokoll specifik për forcimin e muskujve, i cili i mundësoi Mbappé të shmangte ndërhyrjen kirurgjikale.

  • Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje tek Napoli

    Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje tek Napoli

    Qendërmbrojtësi Amir Rrahmani është rikthyer në stërvitje për kampionin aktual të Serie A Napoli pas një muaji.

    Mediat italiane raportojnë se Rrahmani është në qendrën stërvitore të napolitanëve,duke bvërë me dije që kapiteni i Kombëtares së Kosovës ka nisur rikuperimin nga lëndimi muskulor që e la jashtë grumbullimit me “Dardanët”për ndeshjet vendimtare për Kupën e Botës.

    Përndryshe rikthimi i Rrahmanit ka rëndësi të madhe për ekipin e Antonio Conte,dhe atë në momentin kur sezoni ka hyrë në fazën finale ku Napoli synon të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

    Kujtojmë që Amir Rrahmani do të mungojë për Kosovën në ndeshjen gjysmëfinale të play-off-it për Kupën e Botës 2026.