ATV

Category: Sport

  • Shumë pranë ëndrrës, Kosova shënon golin e katërt në Sllovaki

    Shumë pranë ëndrrës, Kosova shënon golin e katërt në Sllovaki

    Kosova ka shënuar sërish gol kundër Sllovakisë.

    Golin e katërt për Dardanët e shënoi Kreshnik Hajrizi.

    Kosova është më pranë se kurrë kualifikimit në një turne madhor.

    Në rast suksesi me Sllovakinë, Kosova do të luajë për një vend në finalet e Kupës së Botës me fituesin e përballjes Turqi – Rumani.

    Dardanëve sonte u mungojnë disa lojtarë, mes tyre kapiteni Amir Rrahmani, i cili është i dëmtuar.

  • Lewandowski shënon, Polonia barazon ndaj Shqipërisë

    Lewandowski shënon, Polonia barazon ndaj Shqipërisë

    Polonia ka arritur të gjejë golin e barazimit ndaj Shqipërisë.

    Është sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski që ka shënuar për 1-1.

    Leëa shënoi në minutën e 63-të, pas asistimit nga Sebastian Szymanski.

    Golin për Shqipërinë e kishte shënuar Arbër Hoxha, në minutën e 42-të.

  • Formacionet zyrtare, Sllovaki – Kosovë: Këta janë 11 luftëtarët që do të synojnë fitoren historike

    Formacionet zyrtare, Sllovaki – Kosovë: Këta janë 11 luftëtarët që do të synojnë fitoren historike

    Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga ora 20:45 në udhëtim ndaj Sllovakisë në kuadër të gjysmëfinales së ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

    ‘Dardanët’ vijnë në këtë ndeshje me dy mungesa të rëndësishme siç janë ato të kapitenit Amir Rrahmani dhe mesfushorit Leon Avdullahu.

    Foda i ka besuar edhe në këtë ndeshje t’i besojë rreshtimit që e solli deri në ‘play-off,’ po ashtu edhe lojtarëve që mbajtën barrën kryesore të ekipit kombëtar në kualifikuese.

    Në fazën defensive nga minuta e parë aktivizohet Kreshnik Hajrizi, ndërsa në mesfushë në mungesë të Avdullahut luan Veldin Hoxha.

    Sulmit si përherë i prin dyshja fantastike Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani, të cilët do të ndihmohen nga Florent Muslija që do të luajë në një rol më të avancuar.

    Formacionet zyrtare:

    Sllovakia: Dubravka, Valjent, Vavro, Obert, Hancko, Bero, Lobotka, Duda, Sauer, Strelec, Haraslin.

    Kosova: Muric, Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi;

  • Shqipëria kërkon ta eliminojë Poloninë, formacionet zyrtare

    Shqipëria kërkon ta eliminojë Poloninë, formacionet zyrtare

    Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë sfidën tepër të rëndësishme për gjysmëfinalen e play-offit të Kupës së Botës ndaj Polonisë.

    Duke qenë mysafir, “Kuq e Zinjtë” nuk vlerësohen si favorit megjithatë do të provojnë t’i befasojnë sërish të gjithë.

    Përzgjedhësi brazilian Sylvinho ka publikuar skemën anti-Poloni, ku nuk ka dallim nga formacioni në kualifikueset e fundit, me Mryto Uzunin në qendër, i cili do të ndihmohet nga Arbër Hoxha e Nedim Bajrami.

    Poloni: Grabara; Kedziora, Bednarek, Kiwior; Cash, Szymanski, Zielinski, Skoras; Kaminski, Lewandowski, Rozga

    Shqipëri: Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Asllani, Shehu; Bajrami, Laçi, Hoxha; Uzuni.

    Kujtojmë, përballja e zjarrtë do të nisë nga ora 20:45.

  • Ademi: Presim fitore, jemi diku 7-8 mijë tifozë

    Ademi: Presim fitore, jemi diku 7-8 mijë tifozë

    7-8 mijë tifozë shqiptar pritet të jenë në stadium, në përballjen Sllovaki-Kosovë e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45.

    E para kësaj ndeshje të madhe, ka folur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

    Ademi tha se pret fitore.

    “Presim fitore. Do të japim më shumë në fushë dhe jashtë fushës i falënderoj gjithë tifozët “Dardanë”. Janë diku 7 deri 8 mijë tifozë këtu në Bratislavë”, deklaroi Ademi.

    Ballafaqimi me Sllovakinë, është tejet e vlefshme në rrugëtimin drejt Botërorit i cili sivjet luhet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

  • Siguri e shtuar në Bratislava para ndeshjes Sllovaki–Kosovë

    Siguri e shtuar në Bratislava para ndeshjes Sllovaki–Kosovë

    Në Bratislava janë ndërmarrë masa të rrepta sigurie në prag të përballjes mes Kombëtares së Sllovakisë dhe asaj të Kosovës në futboll, e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it kualifikues për Kupën e Botës 2026.

    Autoritetet vendase kanë konfirmuar se gjithçka është organizuar për të garantuar mbarëvajtjen e qetë të këtij eventi të rëndësishëm sportiv.

    Ndeshja do të zhvillohet sonte në stadiumin kombëtar të Bratislavës, me fillim nga ora 20:45. Institucionet e sigurisë kanë paralajmëruar prani të shtuar të forcave policore para, gjatë dhe pas takimit.

    “Qëllimi i masave të sigurisë është mbrojtja e jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve, sigurimi i rendit publik, si dhe garantimi i një rrjedhe të qetë të trafikut rrugor në Bratislavë. U bëjmë thirrje tifozëve që të ndjekin udhëzimet e organizatorëve dhe policisë dhe të shmangin çdo veprim të paligjshëm para, gjatë dhe pas ndeshjes, në stadium apo në afërsi të tij”, njofton policia sllovake në rrjetet sociale.

    Autoritetet e kanë kategorizuar këtë ndeshje si një event me rrezikshmëri të lartë, duke marrë parasysh interesimin e madh dhe numrin e konsiderueshëm të tifozëve që pritet të jenë të pranishëm.

    Për këtë arsye, njësi të ndryshme policore, përfshirë ato të trafikut, ndërhyrjes së shpejtë dhe hetimeve kriminale, do të jenë në terren për të monitoruar situatën dhe për të reaguar në çdo rast të nevojshëm.

    Nga ana tjetër, përkrahja për Kosovën pritet të jetë e fuqishme edhe në tribunat e stadiumit. Edhe pse zyrtarisht tifozëve kosovarë u takon një numër i kufizuar biletash, interesimi i madh lë të kuptohet se prania e tyre mund të jetë edhe më e lartë.

  • “Ka njerëz të infiltruar në Bratislavë”, udhëheqësi i Dardanëve thërret për kujdes

    “Ka njerëz të infiltruar në Bratislavë”, udhëheqësi i Dardanëve thërret për kujdes

    Udhëheqësi i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, u ka bërë thirrje tifozëve të Kosovës që të kenë kujdes në Bratislavë, disa orë para ndeshjes me Sllovakinë.

    Megjithëse ka thënë se deri tash gjithçka ka shkuar mirë, ai u ka bërë thirrje tifozëve të Kosovës që gjenden në Bratislavë sot të mblidhen bashkë në rast se “mos na ndodhë diçka”.

    “Besoj se gjithçka do të shkojë mirë, besoj në sigurinë e tifozëve tanë dhe ftoj të gjithë të vinë që të jemi bashkë që të mos na ndodhë diçka sepse siç e dimë Sllovakia nuk e njeh Kosovën dhe besojmë se ka shumë njerëz të infiltruar këtu që ndoshta tentojnë ta destabilizojnë atmosferën”, ka thënë ai në emisionin “tre8tre”.

    Kosova e luan sonte ndeshjen më të rëndësishme deri më tani.

    Në Stadiumin Nacional në Bratislavë, Kosova luan me Sllovakinë nga ora 20:45, në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Botërorin 2026.

    Kosovës i mungojnë kapiteni Amir Rrahmani dhe lideri i mesfushës, Leon Avdullahu.

  • Fenerbahçe dënohet nga UEFA për sjelljen e tifozëve në ndeshjen kundër Nottingham Forest

    Fenerbahçe dënohet nga UEFA për sjelljen e tifozëve në ndeshjen kundër Nottingham Forest

    UEFA ka ndëshkuar klubin turk Fenerbahçe me një ndeshje pa praninë e tifozëve në transfertën e ardhshme evropiane, si dhe me një gjobë totale prej 50,500 eurosh.

     

    Vendimi erdhi pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes kundër Nottingham Forest në fazën e play-off-it në UEFA Europa League.

     

    Sipas raportit zyrtar, tifozët e klubit turk shkaktuan trazira në tribuna, hodhën mjete piroteknike dhe dëmtuan një numër të konsiderueshëm karrigesh në stadiumin City Ground.

     

    UEFA bëri të ditur se nga shuma totale e gjobës, 30,000 euro janë vendosur për sjelljen e tifozëve, ndërsa 20,500 euro për dëmet e shkaktuara në stadium.

     

    Kujtojmë që Fenerbahce kishte fituar në udhëtim 2:1 ndaj Nottingham Forest,por u eliminua nga Europa League me rezultat të përgjithshëm 4:2 pasi ndeshjen e parë e humbi 0:3 në Stamboll.

  • Gabime serioze në diagnozë tronditin Departamentin Mjekësor të Real Madridit-Viktima e rradhës Eduardo Camavinga

    Gabime serioze në diagnozë tronditin Departamentin Mjekësor të Real Madridit-Viktima e rradhës Eduardo Camavinga

    Pas polemikave për diagnozën e pretenduar të gabuar ndaj Kylian Mbappé, departamenti mjekësor i Real Madrid ka marrë një tjetër goditje të fortë, këtë herë me Eduardo Camavinga.

     

    Sipas të përditshmes franceze L’Équipe, mesfushori francez 23-vjeçar, i cili u lëndua në kyçin e këmbës së majtë gjatë ndeshjes ndaj Athletic Bilbao më 3 dhjetor 2025 (fitore 3-0), ka përjetuar një situatë të ngjashme me atë të Mbappé-së. Camavinga shënoi një gol, por u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 69-të.

     

    Një ditë pas lëndimit, ai iu nënshtrua një rezonance magnetike, por për shkak të një gabimi komunikimi midis klubit dhe klinikës ku u krye ekzaminimi, mjekët u fokusuan te këmba e djathtë, aty ku nuk kishte asnjë problem. Si rezultat, mesfushori mori “dritën jeshile” për t’u stërvitur, ndërkohë që problemi real në këmbën e majtë mbeti i pazbuluar.

     

    Ky gabim solli pasoja serioze. Camavinga, edhe pse ishte i grumbulluar për ndeshjen ndaj Celta Vigo më 7 dhjetor, nuk luajti. Më pas ai mungoi edhe në përballjet ndaj Alavés në kampionat, Manchester City në UEFA Champions League dhe Talavera në Kupë, për shkak të problemeve të vazhdueshme me kyçin. Ai u rikthye në fushë më 20 dhjetor ndaj Sevilla, por vetëm për 18 minuta.

     

    Ngjashmëritë me rastin e Mbappé-së janë të dukshme: sulmuesi kishte probleme me gjurin e majtë në dhjetor, ndërkohë që mediat raportuan se mjekët e Realit kishin kontrolluar gjurin e djathtë. Gazetari Daniel Riolo nga Radio Monte Carlo deklaroi se diagnoza e gabuar ishte një turp për klubin dhe mund të kishte pasoja edhe më të rënda për Mbappé-në.

     

    Megjithatë, Mbappé mohoi raportimin, duke theksuar se informacioni se ishte kontrolluar gjuri i gabuar nuk ishte i vërtetë. Ai pranoi se mungesa e komunikimit mund të ketë krijuar keqinterpretime, por rasti i Camavinga-s ka rikthyer sërish debatet mbi menaxhimin mjekësor te Real Madridi.

  • Barcelona po kërkon ta transferojë Mohamed Salah

    Barcelona po kërkon ta transferojë Mohamed Salah

    Mohamed Salah pritet të largohet nga Liverpool FC në fund të sezonit, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij dhe duke kërkuar një sfidë të re. Edhe pse kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027, klubi anglez duket i gatshëm ta lejojë largimin e tij si lojtar i lirë, në shenjë respekti për kontributin e jashtëzakonshëm ndër vite dhe si pjesë e një procesi rinovimi të skuadrës.

     

    FC Barcelona po e ndjek me vëmendje këtë situatë dhe e sheh si një mundësi ideale për të përforcuar repartin ofensiv pa shpenzime transferimi. Presidenti Joan Laporta e konsideron këtë një rast të rrallë në treg, ndërsa trajneri Hansi Flick vlerëson shumë fleksibilitetin taktik të lojtarit egjiptian.

     

    Salah mund të përshtatet lehtësisht në skemën 4-2-3-1, duke mbuluar disa role në sulm. Ideja është që ai të alternohet në krahun e djathtë me talentin e ri Lamine Yamal, i cili mund të zhvendoset më në qendër si mesfushor ofensiv. Gjithashtu, Salah ka aftësinë të luajë edhe si sulmues qendror, një rol që e ka ushtruar më parë me kombëtaren e Egjiptit, duke sjellë lëvizshmëri dhe rrezik të vazhdueshëm për mbrojtjet kundërshtare.

     

    Pavarësisht moshës 33-vjeçare, Salah vazhdon të tregojë formë të lartë fizike dhe efikasitet para portës. Edhe në një sezon jo shumë të qëndrueshëm për Liverpoolin, ai ka arritur të spikasë individualisht me paraqitje të rëndësishme.

     

    Barcelona synon që, përmes këtij transferimi, të rrisë konkurrencën në skuadër dhe të shtojë përvojë në një grup që përbëhet kryesisht nga talente të rinj. Prania e Salah do të ishte një aset i madh në ndeshjet vendimtare, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë psikologjik